Si e komenton Fatos Lubonja dorëheqjen e Bashës?

21 Mars 2022, 18:40Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja analizoi nga studio e News 24 fjalimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të Partisë Demokratike.

Lubonja u shpreh se fjalimin e sheh si një përpjekje të Bashës për të bashkuar Partinë Demokratike por pa Berishën.

“Evitoi konfliktin pse nis, si nisi. Nuk u mor me atë dhe tha do ta vërtetojë koha vendimin e 9 shtatorit. Kjo është e paqartë. A ishte i drejtë vendimi i tij për shpalljen e non-gratës? Këtë nuk e vendosi në diskutim.

Nuk dimë çfarë ka në prapaskenë. Unë jam midis dy gjërave, një dorëheqje po pa u vetë-poshtëruar, ose një dorëheqjeje që s’është dorëheqje që kërkon të vazhdojë luftën. Midis të dyjave jam në këtë fjalim.

Ai tha që unë do qëndroj me një tonë shumë të fortë dhe nuk kuptohet tani se kush ja jep këtë forcë. Nuk përmendi ose insinuoi ndarjen me Sali Berishën dhe njerëzit e tij në diçka më konkrete. U vetëmbrojt si i atakuar nga pjesa e Berishës.

Kjo nuk është shumë shpresëdhënëse për një lloj bashkimi me këtë grup. Dha idenë sikur më shumë e ka me të vetët se sa me ata që kanë mbështet Berishën. Ata sikur i lë në të njëjtin pozicion.

Lufta për mendimin tim është mbi tezën se unë dhashë dorëheqjen, por edhe Berisha nuk duhet të jetë në PD. Bashkim pa Berishën nuk bëhet aty. Lufta e tij është që unë dhashë dorëheqjen dhe lufta është për tu bashkuar po Berishën. I bie të jetë një garë pa Berishën dhe kjo në një farë kuptimi është vazhdimi i luftës dhe jo një falje për përjashtimin e Berishës”, tha Lubonja.

 

3 komente në “Si e komenton Fatos Lubonja dorëheqjen e Bashës?”

  1. Zhzh says:

    Doemos do flase patjeter ky kokeloqja, filozofi me i madh i te gjithe kohrave.
    Na çane trapin parazitet !!!!

  2. Hajro Lula says:

    Debil i betuar , e keqia me e madhe me kete trangull eshte se e ka besuar ne vetvete se eshte analist i madh ….eshte fatkeqesi per nje platforme ose nje portal ti jap kohe ketij , ky ka rjedhur e pjerdhur njeheresh ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje