Juristja e njohur e ‘Shihemi në gjyq’, Eni Çobani përfundon në gjykatë. Report Tv mëson ekskluzivisht se Çobani ka kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur mbi 50 mije euro nga klientët. Çorati është arrestuar. Para gjykatës, në seancën e masës së arrestit, Çorati ka mohuar akuzën duke akuzuar Çobanin.
“Më përdori për të fshehur paratë. S’kam kryer asnjë vjedhje”, ka thënë ai.Çorati është arrestuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar.
Çobani në cilësinë e administratores së studios ligjore që administron ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati, menaxher i studios ligjore, nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike.
Çorati akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Çorati është lënë në arrest shtëpie. Prokurori Bledar Valikaj është shprehur në gjykatë se përtej arrestit prokuroria do hetojë nëse kemi të bëjmë me skemë mashtrimi ndaj klienteve dhe evazioni pasi pagesat e klienteve ndaj studios janë pa fatura tatimore të leshuara nga firma e znj.Çobani.
Në dosjen e siguruar nga Report TV sqarohet se juristja Eni Çobani herë pas herë ka marrë ankesa nga klientë të saj të cilët pretendonin se kishin bërë pagesa nga 30 mijë lekë deri në 400 euro për të dorëzuar dosjet, ndërkohë që Çorati nuk pranonte fillimisht të kishte marrë para. Më pas në një rast konkret ai pranoi dhe kërkonte të largohej menjëherë nga puna.
Vetëm pas 6 ditëve janë gjetur dosjet e fshehura nga Erik Çorati dhe ka rezultuar se ka marrë rreth 51 mijë euro.
Fillimisht dëmin pranoi ta paguante i ati Erik Çoratit, Agroni. Por sipas Çoratit Eni Çobani vijoi të rriste dëmin që sipas saj ishte shkaktuar. Fillimisht Çobani ka thënë që shuma ishte 10 mijë euro, më pas 30 mijë euro dhe në fund mbi 50 mijë euro. Kjo ka shkaktuar edhe përplasjen që ka shkuar në gjykatë. Në dosje është edhe dëshmia e Erik Çoratit, i cili teksa shpjegon të gjithë situatën sipas tij, thotë edhe se Eni Çobani e ka kërcënuar babain e tij se do ta vriste Erikun.
Per para nuk te fal as njeri as tjetri. Kjo eshte person i njohur. Gjithsesi askush sesht mbi ligjin. Pastaj pse kjo me shef. Kjo esht shefe vete, apo per ti shpetuar taksimit.
Po sikur te bente ndonje seance pajtimi mire do ishte.
gjelle qensh…
Si ka mundesi nje mashtrus ordiner te konkiroj me nje qelbesire mashtruese Eni cobqni, eni je bere aq e shpifet me ate emision sa nuk mban me
ai mashtruesi ta paska marre zantin
Te gjithe te koruptuar dolen Po ke te besosh Nje fjale thote Jo cdo gje qe shkelqen eshte flori
Shume persona ka zhgenjyer Eni. Me te thene e kam, mbase nuk eshte keshtu.
Shko ne Dubaj,atje eshte bukur,ka flori te thelle,aq sa thelle eshte dhe [email protected]@@i jot mor ndyreresire!!! Njerezit nuk kane te hane buken,dhe ti mendon per parate e [email protected]@@it te sateme!!!! Nena po humbasin femijet,gra po humbasin burrat,femijet humbasin prinderit e tyre!!! Dhe kjo [email protected]@@va kerkon para qe te zmadhoje buzet!!!!
Besoj qe jane llum te dyja palet. Hajduti ka vjedhur hajdutin.
TË NDERUAR LEXUES TË ZHGËNJYER NGA ZONJA ENI ÇPBANI TË CILËN UNË DIREKT NË SY TË SAJ E KAM CILËSUAR SI MBRETËRESHËN E DREJTËSISË SHQIPTARE , POR QË NË FAKTË MË REZULTOJ SI MASHTRUESJA MË E RREZILSHME PASI JO VETËM QË NUK I NJIHTE LIGJET MIRË POR SHTRËMBËRONTE TË VËRTETAT LIGJORE . KUR I TJASH QË JAM I GATSHËM TË PËRBALLEM ME TË PUBLIKISH NË TV KLAN TE EMISIONI I SAJ DHE GJITHË PËRFAQSUESIT E SAJ LIGJOR OSE PO TË DËSHIRONTE TË MERTE ESHE JURISTËT MË TË MIRË TË VENDIT . Nuk pranoj pasi tha smund të përballem me ju !
JAM GATI TË PËRBALLEM PËRSËRI ME TË NË MËNYR PUBLIKE PO QE SE ZONJA ENI PRANON !
PO JAP ANDRESËN TIME
Ali Polo
Qëndra Administrative Kozare
Bashkia Kuçovë
Pranë shkollës së bashkuar Havaleas-Kozare
Me shumë respekt për të gjithë të zhgënjyerit e kombit tim shqiptar !
ME SHUMË RESPEKT PËR JU ARDITË GJEBREA QË TË GJENI TJETËR PERSON PASI AJO PO SHËMTON EMISIONIN E SË DJELËS SHQIPTARE DUKE PËRÇAR SHPESH EDHE VET FAMILJEN !
Nga komentuesit e mësipërm kuptoj se sa inatçorë dhe ziliqarë jemi për njëri-tjetrin si shoqëri shqipëtare.
Juristja duhet të ketë një staf, dhe ai staf nëse pranon dosje, merr pagesën nga klientët dhe nuk nuk i shoqëron ato me fatura tatimore pa dijeninë e shefes, ky është një evazion fiskal dhe një abuzim me detyrën.
Nuk e besoj që Zj. Eni të ketë udhëzuar një gjë të tillë dhe më bëjnë shumë përshtypje komentuesit e mësipërm.
Znj. Eni !? Ha ha ha. Zonja!!! Jane bandite nuk jane as zonja as zoterinj. Ai dhendri i Bekteshit qe ben sikur nuk di se cfa ka ndodhur, u merr miliona leke te rinjve qe duan te marrin pjese ne Kengen Madhishme, shet genjeshtra me llotarine dhe mashtrojne bashke me kete baldraken bionde ne kete gjyqin e tyre ne TV. Keta jane per tu arrestuar per “truffa agravata ai danni di cittadini” por ky vend eshte djep i mashtrimit dhe mosndeshkimit. Ketu, mashtruesit e cdo fushe ndjehen ne shtepine e tyre. U hapen probleme vetem kur vjedhin njeri tjetrin sepse aty nuk te falin, dhe shkojne (oh cfare habie) ne nje gjyq te vertete dhe jo ne ate te tyrin qe e kane vetem nje vegel pune per te vjedhur te tjeret.
Kohe me pare cobani i Vlores mi kalonte ketej nga Tepelena bagetite , sherr e shamate cdo dite .Nje dite i thashe a bejme nje marreveshje . sa te bredhim gjyqeve e policive , njehere ti kaloj une bagetite ne sinorin tuaj njehere kaloi ti ketej nga ne .EEE kemi rene rehat tani.
Ta kam fut mer palle