Gjenerali amerikan shpjegon si po i eliminojnë ukrainasit gjeneralët rusë

21 Mars 2022, 12:20Politika TEMA

Ukraina pretendon se deri tani ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë, që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë. Sipas zyrtarëve amerikanë, numri i viktimave të konfirmuara është vetëm 7000, gjithsesi një shifër tepër e lartë, krahasuar me konflikte të tjera të viteve të fundit.

Por ajo që bie më shumë në sy është se mes viktimave, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të vrasin edhe 5 gjeneralë rusë, si edhe shumë oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë kundërshtare.

Rusia, nga ana e saj, ka konfirmuar deri tani vetëm 500 ushtarë të vrarë në konflikt. Ndërsa sa i përket gjeneralëve të vrarë, nuk ka asnjë prononcim zyrtar.

Sipas Ukrainës, viktima në luftë kanë rënë:

Gjeneral Major Vitaly Gerasimov,

Gjeneral Major, Andrei Kolesnikov,

Gjeneral Major, Andrei Sukhovetsky

Gjeneral Oleg Mityaev

Gjeneral Lejtnant, Andrei Mordvichev

Sipas Gjeneralit të Forcave të Armatosura Amerikane, David Petraeus, tashmë të dalë në pension, është konfirmuar vdekja e të paktën katër gjeneralëve rusë. Në një intervistë për CNN, Petraeus, shpjegon edhe taktikën me të cilën ukrainasit kanë arritur të eliminojnë figura kaq të rëndësishme të armikut.

“Gjatë gjithë konfliktit në Afganistan kemi vetëm 1 gjeneral amerikan të vrarë. Kjo që po ndodh është shumë e pazakontë. Janë vetëm tri javë luftë dhe këta janë gjeneralë të rëndësishëm”, tha Patraeus. “E vërteta është se zinxhiri komandues është shkatërruar. Komunikimet janë ndërprerë prej ukrainasve, linjat e sigurta nuk kanë bërë punë. Më pas Ukraina bllokoi prefiksin rus, ndërpreu internetin 3G.

Praktikisht ata po vjedhin telefonat e civilëve për të komunikuar me njëri-tjetrin. Çfarë ndodh? Autokolona ndalon. Gjenerali i paduruar qëndron në makinën e tij të blinduar dhe shkon përpara për të marrë vesh çfarë po ndodh pasi ushtarët presin të marrin urdhra. Kur arrin aty, ukrainasit kanë snajperë shumë shumë të mirë dhe aty i kanë goditur. Të paktën 4 janë zyrtarisht të konfirmuar se kanë vdekur, por edhe i pesti do të konfirmohet shumë shpejt”.

5 komente në “Gjenerali amerikan shpjegon si po i eliminojnë ukrainasit gjeneralët rusë”

  1. anti25642654censurë says:

    në 10 vite lufte në afganistan BRSS ka humbur 13’300 ushtarë!!në luftën e dytë çeçene kemi deri në 3’600 po në 10 vjet!!
    në ukrainë,edhe nëse marrim për bazë vlersimin amerikan,kanë 7’000 në më pak se një muaj!!
    po përballen me një humbje shumë shumë të lartë!!
    gjat luftës së afganistanit amerika e nato kanë humbur në 20 vjet 3’600 ushtarë,në irak 4’800!
    në 20 vjet luftë!!

  2. Tirons says:

    Na hapet barkun mo me
    Kto lajme dylekshe ku njera pale del heroine tjetra del si ver llapa. Vk.

    1. e verteta dhemb says:

      ah mor Tirons, sa rehat e ke llogjiken. Si thot poplli – i mir po Tirons. Tironslliku shpjego ngadalsin ne te menume.

  3. Vin says:

    Kto lajmet2 jan si ato historite e partizaneneve me gjermanet ne kohen e komunizmit.komplet propagande.

  4. Romeo says:

    Ukrainasit po ju thyejne brinjer muzhikeve rus dhe kjo fare sherbimeve inteligjente amerikane dhe ato te NATO kopilet e kuq pro rus jane te zhgenjyer nga kjo po kujt i plas kari?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje