Radiografia e shuarjes së protestave

21 Mars 2022, 09:24Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ndërsa në orët e tensionit pas rritjes së çmimit, qarqet që sulmonin Edi Ramën, e akuzonin atë për mos ndërhyrje, sot të njëjtat flasin për ndërhyrje të tepruar etatiste në treg.

Nuk se duket se kemi të bëjmë me prpverbën: “çfarë uji i ke dhënë gomarit”, por realisht jemi në kushtet tashmë të njohura prej shumë vitesh, kur një protestë konsiderohet nga ata që janë si “detashment opozitar” në opininionin publik, si një rast për “kryqëzatë”.

Protestat janë reagime krejt normale në shoqëritë e zhvilluara perëndimore, ata gëlojnë papushim dhe nuk varen nga zhvillimet politike, megjithëse është krejt normale që të kërkohet një apo shumë aleanca politike për të sjellë rezultat.

Por në Shqipëri, kemi parë që protestat, përveç asaj të studentëve që ishte edhe frymë, përveçse se kontestim, vijnë ose si ultimatume, ose si një axhendë e grupeve ekonomike të interesit.

Në protestën e çmimeve të karburanteve, pamë sesi kërkesat e atyre që quhen liderë të saj, ishin thjesht fiskale.

Vetëm në Shqipëri ndodh që protestuesit të kenë kërkesa fiskale, pra për ulje taksash. Në të gjithë botën, protestat bëhen për të rritur barrën fiskale, e jo për ta ulur, duke kërkuar më shumë investime nga ana e shtetit, duke rënduar dorën naj miliarderëve.

Nëse shikojmë në rrjetet sociale, njerëzit më të pasur të botës, si Elon Musk përshembull, i cili është aktiv, gjithë inatin në politikë e ka me Presidentin Biden, apo me aleatin e tij majtas, senatorin demokrat, Bernie Sanders. Pse? Sepse ata i marrin më shumë para si taksa, atyre që kanë më shumë-me një fjalë njerëzve si Elon Musk.

Në protestat tona për karburantet, pati një reagim të ashpër ndaj rritjes së çmimeve, që në ditët e para ishte reaktiv. Që u ushqye edhe nga reagimi provokativ nga qeveria, e cila, reagoi menjëherë. Reagim që solli frenimin e rritjes e më pas uljen e çmimit. Pra, protesta e arriti qëllimin e saj logjik. Por më pas ajo u ushqye nga segment politikë se duhet të vijohet, në një reaksion popullor që do të sillte një zhvillim politik.

E këtu në fakt qëndron e gjithë çështja. Forcat që mbështetën në fillim ndezjen e kësaj proteste, pra “Shtëpia e Lirisë” siç ka ndodhur gjithmonë me politikën e Berishës e Metës: kërkonin një shesh për “përsheshin e tyre”. Por që në fakt gjërat nuk janë tamam ashtu. Pasi protestat nisën nga një grupim ose nga disa grupime, të cilët ndër vite janë mbështetës ose nismëtarë të shqetësimeve që dalin, duke i dhënë nxitje reagimeve, grupime që nuk duan që të lineohen.

Ndaj dhe nisi sulmi dhe njollosja e tyre. Siç ndodhi në vitin 2018 me protestat e studentëve. Nëse i kthehemi me detaje kronikës së protestave për çmimet e karburanteve, kemi dy fytyra të saj. Flasim për ditët e para: njëra e qetë ara qeverisë, e një radikale në rrugët e unazës së vogël të Tiranës.

Njerëz që ishin tashmë të njohur si “aktorë” të foltorës së Berishës, të cilët para televizioneve araqiteshin si “revolucionarë të çartur”. Edhe pse një rol në uljen e protagonizmit të tyre e luajti edhe policia që i ndaloi, fakt është që në ditën e tretë të protestave, nisi sulmi ndaj drejtuesve publikë, madje disa prej tyre avash avash u mënjanuan.

Ndryshe nga axhenda e protestuesve që donin një protestë para selisë së qeverisë, dikush orkestroi dhe organizoi protesta në të gjitha qytetet kryesore. Kush ishte ai që i organizoi? Natyrisht jo drejtuesit e protestës së Tiranës. Opozita? PD i bojkotoi duke nxjerrë në pah nismëtarët e vërtetë të këtij zhvillimi.

Dështimi i protestave në Gjirokastër e Shkodër, si pasojë e mos organizimit nga strukturat e PD, ishte dëshmia më e qartë e kësaj skeme kaotike, e cila pikërisht nga kaosi tentoi të prodhojë një lëvizje politike.

Por nuk mbaron me kaq, këtë e kanë shfrytëzuar edhe grupime brenda mazhorancës për të treguar fuqinë e peshën e tyre.

E në fakt, kjo është e tepërt. Një reagim apo protestë, kur nuk është e organizuar nga një parti, ka një kokë drejtuese jo partiake si shoqatë apo sindikatë. E si pasojë ka kërkesa, afate e natyrisht ultimatume. Të cilat përgjithësisht nuk janë fiskale, vetëm nëse protestuesit financohen nga korporata, siç ka ndodhur me disa mbështetës mediatikë të tyre.

Megjithatë, kemi parë mbështetjen e qartë të Sali Berishës për protestat, siç ka ndodhur edhe me LSI. Madje njerëzit e saj kanë shpërndarë edhe mesazhe në rrjetet sociale për një “protestë qëndrueshmërie”.  E duke u nisur nga kjo, mund të thuhet hapur se “Shtëpia e Lirisë” është një parti virtuale, që më 6 mars ka arritur një rezultat me anë makinacionesh, që në territor nuk se ka numra. Sepse përndryshe do t’i çonte në shesh.

Ndoshta Edi Ramën nuk do ta rrëzonte, por do të mësonim se kush janë “militantët” e Berishës dhe Metës në terren. Deri më sot, protestat janë bërë nga strukturat e PD-së, e në momentin e parë që selia blu vendosi të mos atashojë ato, skema dështoi. Duket se gjërat nuk janë realisht ashtu siç duket…

7 komente në “Radiografia e shuarjes së protestave”

  1. shaqiri says:

    Protestat deshtuan sepse nuk morren pjese militantet e pergatitur te toto Likes!Aresyeja eshte sepse ai do tu tregonte aleteve se tash nuk eshte me force e pare opozitare as PD dhe as “Shtepia e Lirise”por ne korrik do te jete force e pare “Shtepia e Munikes” ! Kete do te dije ta demonstroje me se miri fshatari Ilir Meta qe mendon se meqenese eshte zhytur ne flori ,mund te manipuloje çdokend per te arritur objektivat e “Shtepise se Munikes!Ndaj ky ishte nje test ndaj edhe zgjodhen disa humorist qe tashme u eshte mbushur mendja qe jane police te vertete dhe disa Llapa-j qe me zgjuarsine e tyre te shpalosur ne dritaret e tv Kllanit dhe te Ylli Raqipit mendojne se ka arrdhur koha qe popilli ti ndigjoje e ti ndjeke!Ndaj kjo proteste ishte test per opoziten e cila tregoi me se miri qe pa “shtepine e Munies” nuk mund ta rrezikoje pushtetin!Protestat e radhes do te jene ne shtator e deri atehere edhe Ilir Meta ose do te shpallet “nongrata” ose Berit do ti hiqet damka “nongrata”!
    E gjithe protesta deshtoi se gjithkush nga protestuesit fshatare apo malsore tashme e kane te qarte qe nuk mund te vijne dot e te zaptojne prona e toka ne Tirane sepse tashme ato jane sot me pronesi e per pasoje eshte tejet e veshtire tua fale kerkush.

  2. Roberto says:

    Mua me beri shume perhtypje histeria e ketyre tre vajzave qe jane ne kete foto. Nje histeri prej skizofrenesh qe mos them ndonje fjale akoma me te ndryre sepse e meritojne 100%. vetem nga thirrjet e tyre te cmendura per tu dukur dhe bere protagonistet ne proteste e cila ishte sa drejtte per cmimet aq dhe e shtyre nga uqrit e vjeter qe kerkojne puushtet.

    1. Jimmy, Olbany, New York says:

      @ Roberto mese e vertete…komplet grupi aty nuk kane dale per cmimet…ato jane hajdutet, “toke e xanun” te 5 Majit. Jane grupi me agresiv qe shenjestronin largimin e Edi Rames dhe te qeverise me shprese se keshtu do te gezojne placken e vjedhur. Qeveria te gjitheve ketyre sebashku me Loke Lizen dhe Blendi spikerin e TV te Berishes ne krye, duhet t’ua ngarkoje leckat neper kamiona dhe bashke me keta siper t’i degdise andej ne te semes nga kane ardhur. Nuk eshte e drejte qe keta shkeles te ligjit te shperblehen me shtepi. Ata duhen te gjobiten per grabitjen qe kane bere dhe te shkojne andej nga kane ardhur. Keshtu funksionon shteti ligjor ketu ku jam une. Ketu nuk guxon te shkelesh nje milimeter ne parcelen qe shenon “Prone private”, menjehere vjen policia dhe te arreston. Per te mos folur per thirrjet qe ata benin ne publik per vrasje, varje, therrje etj. etj. FBI ne moment do t’ua kishte vene prangat dhe do t’i rrraste pas hekurave dhe jo t’i perkedhelte dhe t’u jepte edhe shtepi.

  3. Të manipuluarit dhe shpirt shiturit nuk kanë njohuri për vlera njerëzore dhe kulturë demokratike e aq më pakë vizion për të ardhmen dhe rrolin e tyre për kombin dhe shtetin. Për pak para dali e shkarraviten e shqyen gërmazin për pushtetarët e korruptuar.

  4. titi says:

    Mungesa e Evi Kokalarit beri qe dhe protestat te deshtonin.
    Cu be kjo republikanja e thekur e Trump-it ne keto dite te veshtira qe po kalon globi kjo eshte bere teper inaktive.

  5. Qytetar says:

    Ylli, pa gjykuar analizën tënde mbi protestat dhe “revolucionet” paqësore, të lutem bëj një kurs gjuhe, për të mësuar rregullat e përgjithshme të ligjërimit, si fillon e si mbaron fjalia, ku vendoset . (pika) dhe , (presja). E bën shumë të lodhshëm leximin e tekstit në këtë mënyrë.
    Kjo është dhe një kërkesë për Tema-n, për t’i hedhur një sy shkrimeve redaktori (nëse ka të tillë) përpara se të publikohen, qofshin edhe përkthime të lajmeve me burim nga portale të rëndësishme ndërkombëtare.

  6. niva says:

    ________MERI

    MOS U LODHNI KOT DUKE SHKRUAJTUR O NJEREZ SEPSE , KEMI 30 VJET QE PO ULURASIM DHE NUK PO BEJNE ASGjjE SEPSE, SPAKU ESHTE BASHKE ME KRIMINELET, HAJDUTET DHE TRADHETARET E ATIJ KOMBI FATEKEQ. JANE SHPALLUR GJOJA “NON GRADA” DHE SI SPAKU DHE QEVERIA FLEJNE GJUM KANE HEDHUR GREPIN DHE PO KAPIN KESAJ I THONE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje