Prapaskenat e Elsa Lilës, ndarja e shpejtë me babain e vajzës dhe njohja me shqiptarin që e bëri pjesë të grupit kriminal

20 Mars 2022, 11:53Politika TEMA

Elsa Lila ka qenë kryefjala e mediave të huaja dhe shqiptare në ditët e fundit. Artistja, e cila prej vitesh jetonte në Itali, është arrestuar ditën e mërkurë, e përfshirë në një grup kriminal.

Ajo është arrestuar me 12 të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë. Artistja, e cila vite më parë provoi edhe muzikën në Itali, duket se e “gjeti” famën në grupin kriminal, ku kishte rolin e këshilltares. Ndonëse një imazh shumë i dashur për shqiptarët, pak dihej për jetën e 40-vjeçares në Itali, që herë pas here rikthehej në vendin tonë, për të ndezur famën që kishte lënë pas.

Mediat italiane “nuk e kanë kursyer” Elsën, ku pasi kanë publikuar pamje nga arrestimi i saj, kanë zbardhur dhe përgjimet, ku këngëtarja i këshillonte anëtarët e tjerë të grupit që të gjenin miq në qeveri, si bëhet edhe në Shqipëri. Flokët e mbledhur në bisht apo flokët e gjatë me të cilët deri pak vite më parë ajo zbriste shkallët e Aristonit i kanë lënë vend një kapeleje, një shamie për të mbuluar fytyrën, ndërsa Policia e shoqëron në godinën e Komisariatit.

Elsa Lila, fëmija i mrekullueshëm i këngës shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vjet më vonë, u arrestua. Me këngët e saj, “Valeria” dhe “Kuptimi i jetës”, ajo nuk pati shumë sukses.

Në vend të kësaj, në organizatën kriminale të mundur dje nga Antimafia, këngëtarja kishte fituar një pozicion të respektueshëm. Ajo kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha, mbante financat, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, dhe marijuanës. Elsa Lila ishte një lloj “këshilltareje”.

“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, tha ajo në telefon. “Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”.

“Nëse i hapin këto do të bëjnë një burg të ri në Romë”, thanë të dyshuarit, duke iu referuar telefonave të tyre të koduar. Në fund u hapën celularët, por “burgu i ri në Romë nuk u ngrit”, shkruanin mediat italiane.

Teksa vitet kalonin, shtohej edhe misteri i jetës private për artisten shqiptare. Nëna e një vajze 10- vjeçare duket nuk e ka pasur aspak të lehtë pas ndarjes nga partneri, vite më parë. Në një intervistë të dhënë kohë më parë për Arjan Konomin, këngëtarja rrëfeu si kurrë më parë për jetën private, ku dhe zbuloi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ajo tregoi gjithashtu për herë të parë se partneri i saj ishte italian dhe quhej Alessandro, të cilin e kishte njohur në Madagaskar. Megjithatë, dashuria e tyre mbaroi shpejt. E për arsye që nuk dihen.

“Alessandron e kam njohur gjatë një udhëtimi shumë të veçantë në ishullin e largët të Madagaskarit në Afrikë, vendi ku ai jeton që prej pesë vitesh dhe punon si zhytës profesionist. Ishte fundi i dhjetorit të 2008-ës dhe unë sapo kisha mbaruar së prezantuari për të dytën herë festivalin në RTSH. E lodhur dhe e stresuar nga puna e madhe dhe prapaskenat e pakëndshme që më ndodhën atë fundviti pune intensive, vendosa të shkoja diku larg për të kaluar Vitin e Ri dhe për t’u rigjeneruar disi psikologjikisht, shpirtërisht dhe fizikisht.

Unë dashuroj detin dhe mendova të shkoja në një vend të nxehtë, prandaj, pasi studiova për të qindtën herë hartën e botës dhe gjithë vendet nën Ekuador, nuk e di pse, sytë më shkuan tek ishulli i madh i Madagaskarit. Pa e menduar gjatë, organizova udhëtimin dhe si zakonisht vetëm (pasi mua më pëlqen shumë të udhëtoj vetëm) u nisa!

Nga dashuria e tyre, në orët e pasdites së 8 marsit të 2011-ës, lindi Evita, vajza e saj, e cila duket se ka trashëguar edhe talentin e saj për muzikën.

“Shtatzënia ime filloi në Madagaskar në qershor të 2010-ës. E zbuluam kur unë isha 5-javëshe dhe ndërkohë, duke mos e ditur që isha shtatzënë, vazhdoja të zhytesha çdo ditë (sport i cili është rreptësisht i ndaluar në gjendje shtatzënie), të hidhesha nga shkëmbinj 10 metra të lartë mbi ujë, me kishin pickuar ‘mokafui’ (mushkonja tipike të Madagaskarit që mund të mbartin dhe malarie), të haja nëpër barakat e ishullit ushqime, të cilat unë i pëlqej shumë, të gatuara aty për aty me mjete rrethanore nga banorët e ishullit në kushte jo të mira higjienike etj. Kur e zbuluam u kthyem menjëherë në Itali për të bërë vizitat mjekësore e për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, duke qenë se unë ‘nuk isha sjellë dhe aq mirë’. Dhe unë i propozova ta quanim Evita që në spanjisht do të thotë ‘Eva e vogël’. Eva doja ta quaja në kujtim të nënës sime”.

Por, lidhja me Alessandron përfundoi ashtu si nisi, rrufeshëm, duke e lënë Elsën të vetëm në rritjen e fëmijës së saj. Me aq sa dihet, ish-i dashuri i saj ka vijuar jetën e tij, duke shkëputur çdo komunikim me këngëtaren.

Por teksa jeta e saj sentimentale po përjetonte momente të vështira, jeta ekonomike po rritej. Pas njohjes me disa shqiptarë, ajo mundi të bëhej pjesë e grupit të drogës. Njohja e saj me Petrit Bardhin dhe shqiptarë të tjerë të përfshirë në botën e krimit, shpejt e çuan Elsën në një rol të ri, atë të menaxheres së lokalit, që realisht shërbente si mburojë për grupin.

Në mediat italiane është shkruaj se këngëtarja mbante llogaritë e kriminelëve, si dhe i këshillonte për lëvizjet e tyre të radhës. Mediat italiane shkruajnë se Lila, ishte ajo që mbante “kutinë e babagjyshit”, duke nënkuptuar këtu arkën me para që fitohej nga rrjeti.

Ata po ashtu kanë bërë publike disa përgjime, në të cilën implikohej këngëtarja. “Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet t’i ketë thënë Lila një trafikanti. Më shumë se sa policëve, Lila i frikësohej hajdutëve, që sipas saj mund t’i vidhnin kasafortën me para, produkt të trafikut të drogës.

“Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”. Në një rast në përgjime, Elsa Lila dëgjohet të thotë: “Më dhanë një gjobë, por më thanë të mos e paguaja, sepse nuk do ta kontrollonin. Sepse këtu si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë, pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.

Tashmë publiku shqiptar është “sy e veshë” për të zbardhur edhe deklaratën e saj përpara trupit gjykues, për të dëgjuar versionin e saj të historisë./Panoramaplus.al

16 komente në “Prapaskenat e Elsa Lilës, ndarja e shpejtë me babain e vajzës dhe njohja me shqiptarin që e bëri pjesë të grupit kriminal”

  1. Amadeus says:

    Natyra e tipike e femres. Kerkon te lidhet me hajdute bandite kriminele .Kjo e eksiton me shume se vete orgazma.

    1. K says:

      Sa bukur që kanë folur të gjitha mediat. E ad uroj e të gjithë per sa fisnike dhe e respektueshme është.

  2. Murati says:

    Ja varianti i saj:Ajo eshte infiltruar nga policia Italiane per te kapur grupin me te madh qe merrej me drogen ne zonen e Romes e me gjere!Pas ca kohesh “Elsa Conte” do te dale e do te jetoje ne ndonje vend tjeter me identitet te ndryshuar dhe gjithçka do te shkoje sipas rrjedhes!Kjo pak a shume eshte e verteta e Els Liles ne Itali.

    1. Arti says:

      @Murati
      Nqs eshte spiune e qeverise, ok.
      Por kam frike se dardha bie nen dardhe … njesoj si mamaja e saj. ??‍♂️

      1. Kacaku says:

        Shoku me inicialin “Arti “dicka te tille thane dhe per Liliana Kondakciun ne vitet 90-te se gjasme ja rasen kot , e kjshte futur qeveria italjane per kundrazbulim , dhe kesisoj karlliqesh per te justifikuar veprimtarine keqberese , dhe per tu hedhur hi syve njerezve …. e verteta qe komp!et ndryshe , ajo ishte nje trafikante e rendomte , kliente e pasionit te pasurimit te shpejte dhe te pandershem …..kaq e thjesht
        Shume persona VIP mbas viteve 90 , pane qe u iku jeta dhe nuk shijuan dot nivelin e larte te jeteses , duke iu drejtuar rrugeve te gabuara te pasurimit ,pasi e shikonin qe ylli ndricues i tyre po shuhej …..e tille dhe kjo , Kondakciu , ose dhe Zhysti ….
        Ske cben , kjo eshte jeta , sic shtron do flesh sot …..idjotesirat se ndoshta ezhte e vene nva Qeveria Italiane per kundrazbulim ndaj bandave te droges eshte hi syve ……..tung

  3. sabrima_ehhhh says:

    Elsa ka nevoje per psikollog apo psikiater, me shume se per burg. Per nje terapi te gjate e te stergjate. Me vite. Morri ne qafe jeten e femijes se saj, pa folur per helmin qe shet banda e saj.

  4. Nje Skeptik i Pademshem says:

    Enveri tha fajin e ka Zogu. Saliu tha fajin e ka Enveri. Fatosi tha fajin e ka Saliu. Saliu tha fajin e ka Fatosi. Edvini tha fajin e ka Saliu. Qi t’emen po presim te dali ai qe do te thote fajin e ka Edvini e deri ne fund te jetes gjithnje fajin do ta kete gjithmone dikush tjeter dhe asnje here une vete qe bej ate qe me do menderja po kur nuk me del mbare me siguri fajin e ka dikush tjeter. Hajt ju boft mire gjei i detit.

  5. Altini says:

    Eeeeeelsaaaaaaaaaa.

  6. Ledio says:

    The tani kenga “Fluturimi I Fundit”… ?

  7. mik says:

    Asnje njeri me mend dhe me zemer nuk do shkruante kete artikull tendencioz kunder Elsa Liles.
    Nese asht ba ndonje krim, asht ba ne Itali dhe jo ketu. Ç’lidhje kane mediat tona qe i jane versulur kangetares sikur ka ba kushedi se cfar ?!! Apo e gjitha ka lidhje me biseden telefonike ku thote : ” Si mund te gjesh nje shok brenda aparatit shteteror . . . . si ne Shqiperi ?

  8. Aqif says:

    Elsa, ose shoqja e partisë, korri ate qe mbolli. Italia nuk eshte Albanistan qe te mbroj partia. Elsa pordha te dh*esi ne uturak dhe pak e ka. Upsss se harrova: si shpjegohet qe partisë i eshte mbyllur goja? Mos ndoshta ajo shperndante mallin e partisë ne Itali?!

  9. Italiani says:

    Si nuk ju mbyll goja o milet llafazan, si ato llogje e pazarit. Boll ore u moret me jeten e te tjereve, shkoni e beni ndonje pune e fitoni ndonje leke, se keto llogje nuk sjellin gje, ose merruni me shtepite tuaja lerini shtepite e botes.
    A keni femije, a keni halle pse e mbushin koken me hallet e te tjereve, apo nuk dini si ta shtyni kohen.

    1. Arti says:

      Secili ka lirine te shprehet çfare mendon, sukurse dhe ti.
      Ne merremi me punet tona te perditshne. Por “Elsat” na e nxijne jeten me droga dhe veprime kriminale. Nqs ti nuk ndihesh i frikesuar qe ajo droge mund te shkoje tek familjaret e tu, atehere ti qofsh.

  10. Antonela says:

    O njerez te ligj qe shkruani pa menduar por thjesht me ligesine qe ju karakterizon edhe duket sikur jane shume por jo me shume jane shqiptaret e mire qe dijne te mendojne edhe kuptojne por jo te hedhin helm.
    O njerez te vegjel qe shqiperia kur nuk do eci me ju edhe ju nuk jeni gje tjeter por jeni ushqimi i perditshem i asaj klase politike qe ju perdor si te doje.
    Mos gjykoni o te ligj po shikoni te jeni pozitive edhe atehere kur gota e ujit eshte pergjysem edhe shikoni tek ajo qe eshte me uje plot.
    Njerez fshatar e katundar qe qelbni ere edhe duhet 7 breza te civilizoheni.

    1. Antoneli says:

      Ti Antonela ia paske fut nja dy viza, apo per ty spaçatoret e droges duhen perkedhelur se te bien ne qejf. Antonela droga eshte nje nga gjetjet kriminale per te mabjtur njerezine te shkujdesur nga problemet reale, prandaj mundohu ta kuptosh keshtu ate qe shprehin njerezit per kete Elsen, qe pse kendoi nja dy tre kenge nuk dmth se ka karta bianca per te bere cfare i do menderja. Bota ka shume fatkeqe qe nuk marrin rruget e lehta si puna e kesaj Elses.

  11. Arti says:

    ? prandaj kam thene “Por… ” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje