VIDEO: Karvani i vdekjes, rusët e rënë në luftë po dërgohen fshehurazi në Bjellorusi

19 Mars 2022, 18:34Politika TEMA

Shumë është folur për karvanin e gjatë disa dhjetëra kilometra me ushtarë dhe armë të rënda ruse që po avancojnë prej disa ditësh drejt Kievit. Por një tjetër karvan, ai me ushtarë rusë të vrarë, raportohet të jetë formuar nga Ukraina drejt një qyteti kufitar bjellorus.

Trupat e pajetë e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë po dërgohen në Rusi përmes Bjellorusisë, me trena dhe avionë, në një operacion të fshehtë për të mos tërhequr shumë vëmendjen, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Në një video të publikuar nga Radio Europa e Lirë, duket një karvan me ambulanca ushtarake që po udhëtojnë përmes qytetit bjellorus Homel. Video raportohet të jetë realizuar në fillim të marsit dhe punonjës të një spitali rajonal aty pranë thonë se deri më 13 mars kanë dërguar në Rusi rreth 2500 trupa të ushtarëve rusë të vrarë në luftime në Ukrainë.

Ushtria e Ukrainës thotë se që prej nisjes së pushtimit, 14 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën, por Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, në një raport zyrtar, vlerëson se numri i viktimave është rreth 7000. Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka humbur vetëm 500 ushtarë në këtë luftë.

Banorët e qytetit bjellorus janë befasuar nga numri i ushtarëve të vrarë që po ngarkohen stacionin e trenit, një mjek në spitalin kryesor të Homelit tha se nuk kishte mjaftueshëm kirurgë për të operuar të plagosurit dhe se po dërgoheshin në shtëpi të sëmurët vendas, për të liruar shtretërit.

Homel është qytet kufitar me Ukrainën në jug dhe Rusinë në lindje, dhe është qyteti i dytë më i madh i Bjellorusisë, pas Minskut, si dhe një nyje kyçe transporti dhe tregtie. Presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, është aleat i Putinit dhe ka lejuar trupat ruse të futen në Ukrainë nga shteti i tij.

4 komente në “VIDEO: Karvani i vdekjes, rusët e rënë në luftë po dërgohen fshehurazi në Bjellorusi”

  1. Ngreu says:

    Mjerë ushtaret e shkrete.

  2. dyshuesi says:

    Lufta eshte nje makineri e cila ka per karburant gjak njeriu. Eshte si nje mulli i krijuar per te bluajtur jete njerzore. Kjo sa i perket luftes. Sa i perket informacionit na jepen tre shifra te ndryshme 14000, 7000, 500. Cilen duhet te besojme ?

    1. illyrian says:

      Bëj një mesatare dhe do gjesh më të përafërtën e tmerrshme dhe shumica e tyre janë djem të rinj që s’dinin dhe ku po shkonin… mjerë familjet e tyre dhe ata të shkretë që ikën mish për topa sepse dikush donte ta bënte të madhe dhe njëherë Rusin sikur nuk është mjaftueshëm e madhe …

  3. nje nga nje e qe te tere, do kalojne nga ajo vere….

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje