Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar gjatë takimit me fermerët se dy pika karburanti kanë shkelur rregullin e luftës.
“Tani na kanë lajmëruar që janë dy pika karburanti që e kanë shkelur rregullin e luftës”, tha fillimisht kryeministri.
Rama sqaroi se për rastin në fjalë do shkojnë inspektorët, do shkojë policia dhe do merren masa.
“Në kushte normale, këto janë skandale nga ana jonë si shtet, kurse në këto kushte është skandal nga ana e tyre që të shkelin një çmim të vendosur bashkarisht edhe të thyhet një rregull”, theksoi kreu i qeverisë më tej.
Paralajmërimi i Ramës ishte se “kjo gjë do t’iu bëhet edhe të tjerëve, në rast se luajnë nga ajo që dakordësohet”.
Gjatë takimit me furnizues të naftës, kryeministri shqiptar deklaronte se do të kishte masa deri në mbyllje për abuzuesit me çmimet.
“Nuk do të ketë asnjë tabelë në çdo pikë karburanti ku do të shfaqet një çmim pa u aprovuar nga bordi, kush e bën do të humbasë karburantin”, nënvizonte Rama.
Referuar këtij vendimi, kryeministri ka sqaruar se “është luftë”.
turp per faqe te zez, perfitojne dhe hedhin balte kot mbi qeverine, bashkohuni o njerez te gjithe se bashku jo revolta e protesta me nxjerr saliun n pushtet se latt nam
sa t pangopur paskena qen si komb m,as 1 rregull nk e zbatojm dot
masat qe do merrni per abuzuesit urojme ti bejne te ndergjegjesohen….kshu vazhdo edo
le te jete nje mesim i mire per te gjithe ….
Sa mire pra keshtu . te jepet shembulli qe te vene mend te tjeret. rregullat jane bere per tu zbatuar, jo shkelur e te krijohet kjo kakofonia
Po ma do mendja ja u ka vene syrin Kastrati peer ti blere, keshtu qe i ndersen shtetin dhe i ble Ceti per cope buke.
Kush vjedh fukarane eshte legen