Rama: Duhet të mësoheni me rritjet e çmimeve, nuk ka falas. Jemi të vegjël, s'kanë interes për Shqipërinë

19 Mars 2022, 11:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë lidhur me çmimin e naftës.

Teksa zhvilloi një takim me fermerët për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale, ai
tha se dje ka zhvilluar një takim me drejtorin e një nga kompanitë franceze më të mëdha të botës, për naftën dhe gazin.

Sipas Ramës ai i kishte thënë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Më tej, Rama shtoi se kompanitë e huaja nuk kanë asnjë interes për naftën në Shqipëri.

‘Dje isha me drejtorin e kompanisë Total, franceze. Një nga kompanitë më të mëdha të botës për përpunimin e naftës e gazit. Kanë ardhur këtu sepse duan të investojnë në Shqipëri. Ai ma tha qartë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Nuk është ka rënë prodhimi i naftës në botë. Dhe ata që kanë rezerva kanë rritur çmimin. Nëse lufta mbaron dhe nëse pasiguria bie, çmimi bie menjëherë. Kemi lidhje dhe ne si nuk kemi lidhje. Dëgjoni dhe këtë. Ne kemi këtu Shellin që po bëjmë një eksplorim të rëndësishëm. Kanë nxjerrë gaz në Shpirag. Është në fazën e kolaudimit për të parë sa është ky zbulim financiarisht interesant për ta. Flitet për një sasi të madhe gazi që do ndryshonte ekonominë shqiptare. Ende nuk dihet nëse kjo vjen me fitim sepse kosto e nxjerrjes është shumë e madhe. Kemi edhe En-in, një kompani italiane. Nuk janë të interesuar për naftën në Shqipëri. Për naftën tha nuk kemi asnjë interes. Është naftë e rëndë. Sasitë janë të vogla. Kosto e rafinimit është shumë e lartë. Të bësh diesel apo benzinë me atë naftë të del më shtrenjtë se ta marrësh në fund të botës. Ne naftë nuk kemi.’- u shpreh Rama teksa i ftoi qytetarët që të mësohen me rritjet e çmimeve.

10 komente në “Rama: Duhet të mësoheni me rritjet e çmimeve, nuk ka falas. Jemi të vegjël, s’kanë interes për Shqipërinë”

  1. Gabriel says:

    Po borxhin publik që e ke çuar në afër 90% pa rritur fare rrogat! Ku shkuan këto para?

    1. elida says:

      ali Berisha ka nxjerre ne proteste te gjithe ushtaret e dije deputete e ish deputete, qe kane marre e sjelle ne Tirane edhe militantet. me fal po si mendon se rritten pagat koh krize????

  2. Elio says:

    Nuk ka interes per shqiperine,ne shqiperi hyn me brek e del pa brek,(Alibaba me ministrat)

  3. luis says:

    Ktej nga italia nafta eshte 2.2 euro. Verte jan rrogat me t larta, po dhe cdo cmim eshte me i larte, pra kosto jeteses eshte shum me e larte.

  4. marilena says:

    Ore jemi ne lufte me. Prisni te behet jet e bukur me sh para kur ne bote luftohet per me mos lon nam me ngel pa buk e pa nafte e pa energjj.

  5. Ladi says:

    Paska ardh furnizimi i sufllaqeve. Qenkan zgjuar zorzopet e kuq te Ripjelljes

  6. Ilo says:

    Rrini.pa buke e vdisni rrugeve thote Rama se amerika
    e europa do green energji.
    Ik o pall merr kinezi India e pakistani Gaz NGA rusi e nafte te lire,shko.merre dhe ti o robq.r.
    KY palla do mbroj ukrainen?
    Europa perher na e Ka fut ,na MBA kot me llafe Jo BE jo lesh Jo presh.
    Ne kurre sdo na pranojne ne Europe ,ather hidh syte NGA Kina.
    Kina Ka investime ne gjithe boten perfshir amerik e kanada,KY zari gjoja pishtari I lirise.
    I lepin bythen amerikes e Europe’s qe ta mbajn ne.pushtet.

  7. aliu says:

    vetem per tu ankuar e ka mendjen populli turp. shikoni ju sec behet? rrini dilni me sjell pushtet salen rrini mjer ne

  8. ilir says:

    jane msu me salen kta mer vlla skan faj, se kuptojne se cfare deshtimi pesuan sot aty hahahha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje