Nga Artan Lame
KTHIM, VI
Sot bëj 6 vjet që u nisa të shkoj nga s’vihet më, e më ktheu udhës i Gjithëfuqishmi që na ka në dorë të gjithëve, e s’di pse e ç’gjë kish në mëndje që më ktheu. Dhe si çdo vit në këtë ditë, më lini të përpiqem të kuptoj e t’u them diçka.
Dëgjoni pra! Ai është një ndër ata që në gjuhën e sotme i quajmë rëndom oligarkë. Është rreth të gjashtëdhjetave. Përpara përmbysjes së vitit ’90 bënte tjetër punë. Pastaj ndërroi zanat, filloi të merrej me tregëti, më pas me ndërtime ku edhe bëri pasuritë e tij, vit pas viti e qeveri pas qeverie.
Puna më ka lidhur me të që në vitet e Bashkisë së Tiranës, më pas në Ministrinë e Ndërtimit e tani në Kadastër. Gjithnjë i qetë, ngulmues në hallin e vet, asnjëherë nuk merret me biseda jashtë tullave, pronave dhe çmimit të ndërtimeve.
Sot ka e ç’nuk ka, sa as vetë nuk i di sa ka. Nuk ka vetëm një gjë, shëndetin. Sapo ka kaluar sëmundje zemre, hall i gjithë shqiptarëve, ka kaluar edhe problem stomaku, edhe ky hall i shumicës së shqiptarëve, me siguri vuan edhe nga koliti dhe, nga mënyra se si lëviz, ndoshta edhe nga artriti. Si për t’u vënë kapak të gjithave kovidin e kaloi rëndshëm dhe i la pasoja në mushkëri.
Me telefonon dhe kërkon të më takojë. I them të vijë kur të dojë dhe i le takim në zyrë. Atë pasdite arrin me makinën e tij të stërmadhe të zezë që i duhet gati një minutë për t’u futur në oborrin e ngushtë të Kadastrës. Zbret dhe i duhen edhe disa minuta të tjera të bëjë ato pak metra nga porta deri tek zyra ime. Hyn, është i zbehtë dhe i zverdhur në fytyrë. Edhe i parruar prej ditësh. Megjithëse e ka kaluar kovidin, ka frikë. Mban maskë dhe nuk më jep dorën. Ulet me vështirësi në kanapenë aspak të rehatshme të zyrës dhe merr frymë me zor. Ka veshur tuta dhe sipër tyre një xhup, pasi sëmudja, më saktë sëmundjet nuk e lenë të kujdeset për luk-un.
Pas si je si s’je, sëmundjet, shtëpia, zyra, që vazhdojnë nja 10 minuta (jo se themi shumë gjëra por se mezi flet), kalon tek halli. Është në konflikt prone me dikë tjetër. Nuk arrijnë të merren vesh për një problem që ka filluar që përpara 14 vjetësh. Dikur kanë qenë ortakë në ndërtime, ndërsa tani janë prishur e bërë lëmsh. Kanë bërë gjyqe, seanca sa s’mbahen mend, gjykatë fakti, pastaj apel, pastaj gjykatë të lartë, pastaj padi, kundërpadi, sekuestro, sigurim padije, bllokime, avokatë, noterë, dëshmi, pastaj prapë padi e prapë e prapë. Kanë 14 vjet që nuk arrijnë të bien dakord për përqindjet e ndarjes së një cope toke ku do të duhet të ndërtohet më pas një pallat.
Ai flet e flet më tregon për takimet që ka bërë me punonjësit e hipotekës ndër vite, për bllokimet, çbllokimet, kartelat e pasurisë, o zot sa e gjatë.
Ndërsa e dëgjoj ngadalë duke marrë frymë me gërvishtje çdo 3 – 4 fjalë, mejtoj me vete. Ka miliona – jo, miliarda – ka prona pa fund, ka pallate në ndërtim, e të tjera të ndërtuara e të pashitura, e të tjera të ndërtuara të shitura a të dhëna me qera, ka troje ku po bën plane të bëjë pallate të tjera, ka vila në bregdet në Lalëz, në Golem e në Dhërmi, ka impiante prodhimi dhe makina luksi, ka qindra punëtorë dhe dhjetra llogari bankare, ka një television dhe një radio të vetën, ka përqindje nëpër banka dhe në shoqëri sigurimi. Po ç’dreqin i do ato 8% të asaj cope terreni midis dy pallateve në Durrës, ku do që të ndërtojë pallatin e radhës që as që do t’i bjerë radha të shkojë ta shohë, po thjesht do ju nxijë jetën edhe ca banorëve të tjerë!!!
Mund të shohë një film, të shkojë në një koncert, të vejë në piknik, në pyll, në Dajt të dalë për shëtitje në bregdet, të shohë një film, të merret me një hobi, të pijë një cigare i qetë në verandën e vilës në Farkë, të bëjë çdo gjë të bukur të kësaj bote, por jo. Hiqet zvarrë zyrë më zyrë për të marrë 12% sa ç’pretendon, jo 8% sa ç’i jep ai tjetri. Në fund ikën nga zyra zvarrë zvarrë, duke e mbajtur për krahu shoferi i tij. I premtoj ta ndjek problemin dhe në fakt e verifikojmë me specialitët tanë, por nuk ka rrugëzgjidhje pa gjyq.
Mos u merrni me emrin e tij. Janë të shumtë si ai. Oligarkë e oligarke që i kanë të gjitha dhe nuk ngopen me gjithshka.
Kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët. Nuk e dinë që do vdesin. Po, po, të kuptosh që do vdesësh një ditë nuk është e lehtë, paçka se na duket se e dimë të gjithë. Kjo gjë është një prej bindjeve të mëdha të feve monoteiste dhe që kanë bërë të pamundurën të na i bëjnë me dije.
Përgjithësisht fetë kanë qëndruar në anën e vlerave shpirtërore, kundër parasë. Krishtërimi e filloi egzistencën e vet me përzënien e tregëtarëve nga Tempulli; ndërsa të dy besimet e mëdha, edhe krishtërimi edhe islami, e dënojnë pa kusht fajdenë. Pa prajtun pasunarit i kujtohej se një ditë do vdesë; se çfarëdo që të bëjë, më shumë se 2 metra dhé nuk merr dot me vete; çdo javë në meshën e të djelës apo në faljen e të xhumasë, i kujtohej vdekja me imazhet e saj; ritualisht pa prerë ditë pas dite, javë pas jave, ëngjej parajse e djaj skëterre, kafka e kocka të kryqëzuara, varreza që rrethojnë kishën e xhaminë, ngado imazhe të vdekjes në vendin e faljes. Të gjitha për një qëllim, për t’i kujtuar njeriut fundin e pashmangshëm, e kështu për ta frenuar në grykësinë e vet, në babëzinë njerëzore.
Ne shqiptarëve, këtë gjysmë-shekullin e fundit, edhe feja na mungoi. Feja si burim vlerash e zuri bjerrjen që me triumfin e ideologjisë ateiste më 1944, për t’u fshirë pa nam e pa nishan përfundimisht pas vitit 1967 deri më 1990. Brezat e shqiptarëve të asaj periudhe, janë lindur e rritur pa këtë çekan që ju rri mbi kokë e që i bën të kuptojnë realisht se çfarë është vdekja, e sa pranë nesh është ajo në çdo hap. U rritën jo thjesht pa frikë perëndie, por edhe pa kuptimin real të vdekjes. Kjo i ka bërë që psikologjikisht të mos e kuptojnë se një ditë do vdesin e do ikin nga kjo botë dhe kjo i bën të luftojnë qenërisht dhe thonjërisht për çdo gjë, sikur do ta kenë përgjithmonë.
Kjo e bënte të luftonte edhe atë oligarkun që, i kërrusur e duke marrë frymë me zor, zbriste shkallët e mia në të ftohtë. Eshtë rritur e formuar në kohën e shkretëtirës fetare të Shqipërisë së viteve ‘70-’80. Eshtë mendërisht i paaftë të kuptojë se mund të vdesë edhe nesër dhe do ikë pa mundur të kuptojë se ç’do të thotë që ti nesër të mos jesh, ndërsa bota të vijojë të gëzojë njësoj edhe pa ty. Dhe të gjitha ato që ka sot, pará, prona, vila, pallate, makina, firma, terrene, brenda një sekonde nuk do jenë më të tijat. Eshtë e kotë t’ia shpjegoj. Nuk do ta kuptojë kurrë, as ai e as shumë të tjerë e të tjera si ai. Do vijojnë të shtrijnë kthetrat mbi gjithshka, derisa t’ju vijë ajo sekonda që do t’ua marrë të gjitha. Në atë sekondë do të kuptojnë se kanë shpenzuar më kot gjithë jetën për të mbledhur ato që nuk i marrin dot me vete, por kjo do të shërbejë vetëm që edhe të ikin me maraz nga kjo botë.
Sa gabim beri qe te ktheu, nje hajdut me shume…
O Lame o kokrra e debilit. Po si mo si, perendia te thote se do vdesesh? ooo a i ke trute ne vend o idiot e shkuar idiotit? Po pikerisht kjo “perendia” te thote se nuk do vdesesh kurre o budall, kja “perendia” te thote se do kalosh nga nje jete ne nje jete tjeter!!! Po kete e di cdo njeri me 2 gram tru ne koke o Lame torrollaku. Eshte pikerisht “perendia” qe i fut njerezit ne ngasje, se ju jep “shpresen” e jetes se pertejme o psikopat. E bejne ne kete jete gjithcka “qe te pergatiten per jeten tjeter …”. O Lame Lengu! Eshte pikerisht ateizmi dhe filozofia materialiste qe ju tregon njerezve se ka vdekje reale (jo imagjinare), se vdes e behesh dhe’! I tregon te verteten o koqe kandari Lame, ndersa feja e mashtron cdokend qe beson ne idiotizmat e saj! O Lame o debil, qe te ktheu i “Gjithfuqishmi” o bole! Te kthyen mjeket o pallosh groshe, se “te gjithfuqishmin” e ka zon gjumi uahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
E cuditshme, more Artan! Si nuk e kupton ti qe krimet me te shemtuara qe po regjistrohen dite pas dite i kryejne pikerisht ata qe kane lindur ne kete token e begat plot kisha dhe xhamia qe u ngrihet minareja deri ne qiell? Si nuk e kupton ti Artan se ata xhihadistet e kane aq te pyllezuar shpirtin me pyje besimi tek zoti sa u marrin jeten te tjereve me thike si qengjit tek gryka, po ata te nates se Shen Bartolemeut i mban mend ti?
Ne jemi te mjere se nuk duam te mesojme se cilat jane shkaqet e babezise dhe te krimit. As librat e shenjte nuk dime ti lexojme.
Shkaqet e babëzisë dhe krimit? Sipas meje kjo thjesht është natyra njerëzore, me të mirat dhe të këqiat e saj. Janë rrekur që ta shpjegojnë ç’prej mijra vjetësh filozofët, por mesa duket nuk ia kanë arritur dot. Njeriu është një nga “kafshët e pyllit” natyror, tepër i komplikuar, ku ndeshen korteksi ose truri i vogël që përcjell irracionalitetin kafshëror të tij dhe produktit të evolucionit të tij në mijra e mijra vjeçarë atij që quhet truri i madh apo neokorteksi. Të dyja këto, veçmas apo në një mpleksje të ndërlikuar me njëri-tjetrin, nxjerrin në pah, vartësisht rrethanave natyrën e tij. Natyrë që e bëri Niçen, i cili më së shumti veprën e tij ia dedikoi njohjes dhe shpjegimit të natyrës së njeriut, në një rast, mesa duket i dëshpëruar në konkluzionet që i duhej të bënte, të shkruaj: “Kur njoha njeriun desha më shumë qenin tim!”.
Prona Prona Prona
Por eshte e ditur, thelbi i konfliktit historik njerezor eshte PRONA! Qe kur ne histori u shfaq shprehja “kjo eshte e imja”, njerezimi eshte ne konflikt vrastar te pafundem. Sipas te gjitha gjasave ( e thene qe ne shek V p.e.s nga filozofi kinez Konfuci) e vetmja zgjidhje eshte shoqerizimi i prones (pra prona te jete e te gjitheve). Askush te mos kete mundesi te kete nje prone, askush te mos kete mundesi te zmadhoje nje prone, askush te mos kete mundesi te sundoje mbi nje tjeter per shkak te prones, por te gjithe te kene mundesi te perdorin nje prone, e cila te mbetet prone e te gjitheve. Sot ne bote eshte e njohur se 90% te pasurise se saj e zoterojne vetem 5% e popullsise!!! E kupton se ku qendron problemi!? Pa u zgjidhur ky problem mbarenjerezor, shoqeria njerezore do jete gjithmone ne konflikt. Ky konflikt nuk zgjidhet me “lemoshe”, zgjidhje kjo e predikuar nga te gjitha fete (qe jane asgje tjeter vecse mashtrime dhe sundime shpirterore mbi njeriun). Pra nuk zgjidhet qe keta 5% te japin “nje pjese te pasurise” se tyre dhe t’ja u shperndajne ketyre 90%, pra t’u japin karamele njerezise (te ashtuquajtura “te drejta politiko-sociale” dhe “mireqenie ekonomike” gjoja), por nga ana tjeter sundimin e botes mbare ta kene ne dore keta 5% e njerezve, ndersa te tjeret te kenaqen me lemoshen e tyre! Zgjidhja e pronesise mbi pronen eshte e vetmja zgjidhje e problemit. Mjafton te kujtosh ate vargun e perkryer migjenian :
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsit një grosh të holl’ në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
MJERIMI S’DON MSHIRE! POR DON VETEM TE DREJT!
Artan, leri perrallat neper gazeta, po hap krahun sa nuk eshte vone.
Ik ore majmun se e ke hak burgun.Sa me shpesh flet aq me shume behesh i neveritshem.
O Lame nuk ka lidhje besimi tek perendia por tek kapitalizmi.. ne kapitalizem njeriu eshte ujk per njeriun. E nese mendon se u habite me oligarkun e Tiranes ka raste edhe me tragjike ne Evrope apo Amerike. Ja pershembull cfare do me shume nje miliarder si Berluskoni ne Itali apo Trump ne Amerike ? Ja nje pergjigje: ata gjalle i mban biznesi i tyre, nese pushojne se punuari vdesin. Mosha nuk ka rendesi , rendesi ka mendja. Sa per saktesim mos bej me gabime te tilla kur shkruan per marredheniet e shqiptareve me besimet fetare. Jemi i vetmi popull besoj ne bote qe nuk ka bere nje beteje (lere me lufte) ne emer te fese gjete gjithe historise qe nga koha e Skenderbeut po deshe. Ato perrallat qe tregon ti me komunizem jane gafa te renda.
O TEMA,PO VERTET KUJTONI SE I PLASI NJERIU PER KETE SURRAT MILINGONEN?APO KENI PARLARE NDONJE PRONE DHE TANI E BETE ME LETRA.
“Mesazh i rënfësishëm për ata që e kuptpjnë!Tek ne të gjithë janë politikan…
lumtë Artani!
“Mesazh i rënfësishëm për ata që e kuptpjnë!Tek ne të gjithë janë politikan…
Të lumtë Artani!
Shkrim shume i bukur. Pavaresisht se cfare mendoni se per autorin shkrimi duket sikur ka dale nga shpirti. Cdo gje e sakte dhe e vertete.
Nga pershkrimi qe ben artan lame per oligarkun ne fjale, i bie qe te jete pronari i vizion plusit, tan dulaku.
Artan dulaku ka nje televizion qe quhet vizion plus, nje radio qe quhet radio plus (ne mos gaboj).
Artan Dulaku ka nje kompani ndertimi, vila ne bregdet, ne durres, vlore. Ai ka edhe kep merli qe shkon deri ne 1000 euro nata.
Pra nga pershkrimi edhe fizik vetem Artan Dulaku mund te jete
Bravo. Feja pervecse se asht ushqimini budallenjeve eshte edhe strumenti i maskarenjeve si ky personazhi autor i shkrimit.
MEDEMEK ARTAN LAMJA KA VDEKUR DHE NE KEMI NE KRYE TE KETIJ INSTITUCIONI NGA ME TE RENDESISHMIT E LIGJERIMIT TE PRONAVE TE ZAPTUARA NJE TE VDEKUR QE NGA KJO ARSYE JA FUT ME TOP DHE BEN PAZARE NGA ME TE GUZIMSHMET. HAPJANI KARTAT LAMES DHE SHIHNI SE TE NJEJTEN GJE KA BO0 EDHE KUR KA QENE TEK MINISTRIA E TURIZMIT ME BAÇ FINON. PIKA RILINDJES QE DO TE NA RILIND ME KETA KUFOMA
MEDEMEK ARTAN LAMJA KA VDEKUR DHE NE KEMI NE KRYE TE KETIJ INSTITUCIONI NGA ME TE RENDESISHMIT E LIGJERIMIT TE PRONAVE TE ZAPTUARA NJE TE VDEKUR QE NGA KJO ARSYE JA FUT ME TOP DHE BEN PAZARE NGA ME TE GUXIMSHMET. HAPJANI KARTAT LAMES DHE SHIHNI SE TE NJEJTEN GJE KA BON EDHE KUR KA QENE TEK MINISTRIA E TURIZMIT ME BAÇ FINON. PIKA RILINDJES QE DO TE NA RILIND ME KETA KUFOMA
Artan … po thrret ne arsyetim siç hoxha thret ne lutje besimtaret. Kembanat bien per ate qe kane veshe . Zoti i plotfuqishem qe adhurohet sot , eshte kamja , eshte paraja. Paraja, sot , eshte njesia matese e te gjitha vlerave. Ekonomia e tregut , dhe teorite shpjeguese perkatese , librat me rregullat qe percaktojne ate qe duhe dhe qe nuk duhet bere , jane feja e sotme bibla dhe kurani i sotem. Kur shumica beson ne kete fe te re ajo behet feja dominuese dhe te tjerat duken perralla sado te llogjikeshme te jene.
Ja pra,… Kendveshtrimi se cfare jemi dhe si duhet te sillemi, se cfare eshte ‘fjala e dhene’ dhe si ndikon ajo ne te perditshmen tone, si shikohet ne shoqerine tone dhe si vlersohet nga pushtetetaret, eshte dhe thelbi i jeteses normale dhe te shendosh.
1.Fjala,kontrata,besa e dhene, per Lamen na qenken te pavlera persa kohe ke “pasuri”
Me kete precrptim qeverrisemi, mbi kete preceptim krijome shoqerine tone, dhe mbi gjykimin e hallit te tjetrit dhe jo mbi vlersimin e hallit te tjerit krijojme mentalitetin tone.
Totalisht gabim.
2. Ku ka me mire se te krihohej nje shoqeri mbi besen e dhene, kontratat e firmosura?!
Ku ka me mire se ‘ujdite’ e te berit biznes, e te berit tregeti, e te berit shoqeri, e cdo gje, te mbeshtetet mbi mardhenie fjalesh te mbajtura e kontrata te respektuara, si shoqerisht por sidomos ligjerisht dhe administratisht.
Por jo. Ne mendjet Lam-se, egziston “he mo se su be nami qe jemi nje shoqeri me njecik me ta futur, njecik me ta nxjerre, njecik nga te gjitha por kurre sakte”
3.Sepse ti Lame vajte afer botes tjeter dhe sidomos tani qe ke pushtet, i shikon gjerat me “afer Zotit” sesa realitetit, nuk eshte se duhet te te degjojme. Kjo duhet te shmanget rreptesisht.
Nuk krijohen shoqerite me “jemi afer vdekjes, s’ka gje”
Po si ti themi nje te riu a te reje qe do te gezoje jeten, te beje nje biznes, te krijoje familje o Lame, mos i respekto kontratat, mos i qendro fjales, je afer vdekjes?!
Si ske turp.dhe pse e pe fundin u ktheve për të zhvatur akoma
ARTAN !
NUK MA MBUSH DOT MËNDJEN, SIDOMOS QË ATË DITË QË TI, APO AI SPECIALISTI JOT, I THA K/MINISTRIT SE AJO PRONA BINTE NË VRIMË.
Ti je vetë specialist dhe e di që çdo pronë kufizohet nga vija kulmet e të cilave përfundojnë në pika me koordinata të përcaktuara, koordinata të cilat janë të pasqyruara në katër anët e planshetës.
PËRSA MË SIPËR PO TË PYES:
KOORDINATAT E KULMEVE TË VIJAVE QË KUFIZONIN VRIMËN KU BINTE PRONA, SA ISHIN ?
Pse nuk shkruan Shaban (Artan)Memia (Lame)për korupsionin në kadastër? Si duket nuk i ka trokitur SPAK-u si zoti për shëndetin!Uroj mos t’ja hedhi drejtësisë edhe ky “Putin”i vogël.
Paska heq vetllat dhe ky hajduti i pronave
Ik mer Lame urithi mos e nxirr ftyren se s’te shef dor njeri me sy
Fajin e ka Rama qe te mban aty ku je me institucionin me te korruptuar ne vend.
Thote populli : “Maskimi i tepert eshte demaskim”
Sic thote ..”Ato pordhe i pifte Hoxha”
PO Ti Artan (Leshi) ,nuk je kaqe burre i mire sa hiqesh,se nen hunden tende nderohen per abuzim kuseri, korupsion drejtore hipotekash,katastrash, specialistesh, qe do te thote,ti mer pjesen e luanit krye kusar.
E tani ben Komente sikur je Krisht a Muhamet…burre i felliqur.
Ti as vend vari sdo kesh se se ke ” hipotekuar” me moralin tend te felliqur.
Zoti marte haken e ketij Populli;
O Artan Lame!
Sa e ke numrin e telefonit të të llafos për një hajdut në hip o teke që thonë se është shok i Ball Taulantias.
E quajnë Mar..eng…len… Disha.
Mesazhi eshte ne te vertete i rendesishem. Mortja nuk ha mut!