Nga Ylli Pata
Organizimi i protestave menjëherë, sapo u rrit çmimi i karburanteve, pati një impakt normal, madje edhe më shumë se aq në publik.
Siç realisht janë pritur gjithmonë protestat në Shqipëri pas vitit 1990. Sa për dijeni, nga viti 1990 janë bërë dhjetëfishi i protestave që kanë ndodhur nga 1992 kur “fitoi demokracia” deri në vitin 1997. Sepse policia e “demokracisë së fituar”, protestat e opozitës i linte te fusha “Ali Demi”, kurse protestat e të përndjekurve, sindikatave, pronarëve, artistëve etj, i mbyste në dru.
Ka shumë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve, e njëri, një nga sindikalistët e parë që rrëzuan qeverinë e Fatos Nanos në vitin 1992, do të jetë personazh i një shkrimi tjetër.
Pa i hyrë historisë, protesta e nisur nga disa nismëtarë që janë persona publik, por edhe njerëz që marrin pjesë në disa protesta, madje që kanë qenë edhe aktivë në “marrjen e Kështjellës”, pra të selisë së PD-së më 8 janar, pati si objekt çmimet e karburanteve dhe artikujve të tjerë. Si rezultat pati një lëvizje e qeverisë, e cila bëri të ditur përgjigjen e saj.
E pikërisht këtu nis ajo që i jep protestës kuptimin real të fjalës, kur qeveria reagon. Nis të formësohet ideja dhe vizioni i protestuesve, kërkesat, konceptet, zgjerimi deri në një farë mase, deri për t’i dhënë protestës një fuqi dhe një fitore.
Natyrisht asnjëherë fitorja nuk ka qenë, është apo do të jetë e plotë, por gjithsesi një protestë me një rezultat është një ngjarje e rëndësishme. E nga këtu, do të përvijohej, një vizion për të monitoruar mbajtjen e premtimeve të qeverisë dhe të kërkesave të protestuesve.
E kështu, avash- avash, ngrihet, trajnohet, fuqizohet një lidership i një kauze, që nuk mund të jetë “kauzë hidrokarburesh” por i të drejtave sociale apo edhe politike e themelore, quaje sit ë duash.
Por në këtë rast, pra në protestën e nisur për hidrokarburet, ne jemi përballur me një kaos lidershipesh ao një “luftë civile” lidershipesh, që ka qenë në çdo protestë. Sepse në fund, ideja e çdo proteste do të hynte na suazat e “kauzës” së Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Siç hyri edhe protesta që nesër mban “natën finale të festivalit”, i cili ka pasur një krizë prezentatorësh.
Disa i sulmuan si sorroistë, disa si të futur nga qeveria, e shumë shumë akuza të tilla, pasi është normale që të ketë një garë për protagonizëm . E gjithë kjo betejë ka pasur një qëllim, për ta future protestat në brazdat e një axhende që shkon drejt e te “Shtëpia e Lirsë”.
Kjo do të jetë e qartë nesër, por edhe sot bëhet edhe më shumë pa mjergull. Njerëz të LSI-së, publikojnë axhendën e protestës që nuk do të jete me orar por “qëndryeshmërie. Pra siç tha një pjesë e “paramilitarëve” të Ilir Metës: do të ngrëmë çadra.
Ja ç’shkruhet në një nga njoftimet që japin zyrtarë të rëndësishëm të LSI-së.
“Ditën e Shtunë ora 11:00
Kalohet në fazën e dytë, nga protesta me orar në protestë qëndrueshmerie.
Studentët
Minatorët
Naftëtarët
Fermerët
Mësuesit
Mjekët
Kamionistat
Taksistët
Të përndjekurit politik
Emigrantët nga e gjithë diaspora.
Të gjithë së bashku në Shesh deri ne plotësimin e kërkesave”.
E me anë të hashtagëve, del se protesta nuk do të ketë vetëm përkesat ekonomike, por edhe për reformën në drejtësi, kundra Lulit, apo edhe reformës zgjedhore e çështje të tjera që shtetësojnë “shoqërinë”.
Ndërkaq, janë thirrur të vijnë edhe “personalitete nga jashtë”, siç janë disa teologë që janë VIP-a në rrjetet sociale për “teorinë e Tokës së Sheshtë” dhe kundër Covid 19 e vaksinave të tij, që përpara se takojnë Ilir Metën e Monika Kryemadhin, kanë zhvilluar bisedime me kreun e negacionistëve shqiptarë, që nesër pritet të jetë një nga folësit. As më pak dhe as më shumë por Alfred Cako.
Një “2 mars 2020”, ku do të shohim mjaft detaje e të forta, ku sipas gjasave do të ketë edhe një përplasje për lidershipin. Po çadrat? Kjo duket edhe enigma; do t’i hapin të shtunën, apo do t’i lënë pas Novruzit…
Haaaa peco vasili ne i votuari me 300 vota deputet
Proteste e leshit lsi parti me 4 deputet
SIgurishte do kete leshmene qe do shkojne ne proteste, do kete si ta them nje lloj sallate me lloj lloj salcash, lakrash, qepesh e ku e di une cfrare po qe ne fund te fundit sdo kete asnje lloj lidhje me nje sallate normale, te thjeshte por me cdo gje qe i duhet te quhet sallate, Ose ne je kendveshtim tjeter, nese ju kujtohet filmi aq i arrire, KAPEDANI, dhe pikerisht fillimi i tij, ku xha Sulo e dinte veten komandant e madh, por qe sja vinte veshin njeri,,, dhe nga ana tjeter po vershonin hordhi, si puna e asaj sallates qe permenda me larte,,, turq, jenicere, romake, mongole, germane , italiane.. partizane, nje turli i vertete marshonte drejt kalase dhe xha Sulo qe shkulte mustqet nga marazi se nuk i bindeshin per urdhrat e tij,, hehehe.. tamam keshtu me duken keto lloj protestash,,,
rrote ca.. i sdi te lidhesh dy fjale dhe ben si filosof. ketej te ka marre uria si qen cdo krahasim e ben me ushqimet dhe andej ben si lamash. rrace koti
Leri keto z.ja Pata, kush hyri, kush doli, kush do te dale ne krye e kush ne bisht, a do te ngrene çadra apo do te rrine ne diell e ne shi. Kryesoren perse nuk e diskuton: kane te drejte keta protestues apo jo. Po te kene te drejte, shko edhe ti e bertit bashke me ta. Po te mos kene te drejte na e thuaj arsyen dhe shaji sa te duash. Nese me pyet ku jam une qe po shkruaj, per fat te keq (ose te mire!), me duhet te them se jam shume larg Shqiperise.
joel, jo nuk kane, sepse ata pretendojne se protesta u nxit se Rama tha nuk do te beje asnje pakete lehetesuese kur kjo nuk eshte e vertete. Mund te shkosh ta shikosh tek faqja e tij ne FB apo ne YT ku mblodhi median ne KM ne 8 Mars per te folur vetem per krizen dhe se brenda javes do te dilte me nje pakte lehtesuese per krizen. Keta e moren vesh qe ai do te dilte me kete pakete dhe para se Edi te kthehej nga Dubai nxiten protestat dhe tani those se, Rama e beri edhe kete pakete sepse u vu ne presion nga protesta, ndaj duhet te vazhdojme protestat per ta bere qe te na plotesoj cdo deshire. Dihet qe deshira e sharlatanve te paguar nga Sali Meta eshte te rrezohet qeveria.
Nese je z.ja Pata, faleminderit per sqarimin, nese nuk je, une pres sqarimin nga personi qe e ka shkruar artikullin.
Cadrat per te shpetuar nga burgu familjen Berisha
Pata. Ke harru me radhit 2000 polic, qindra bomba tymuese, 5 makina me pompa uji, etj.
Patat e Patoket e Rilindjes mbetur ne tentative gjithe sy e veshe tek protesta, se mbajne sikletin e Rames qe nga protestat i fillojne Dhimbjet e lindjes…
Ata qe organizojne protesten, Florian Binaj, karagjoz dhe Adriatik Lapaj patriot i takimit te Agimit Arte me 50 euro nje vote me Ilir Meten, njeri ne sokaket e Vlores naten si hajdute dhe tjetri ne Vranisht te Vlores me propozimin per president te kombit deri tek shqiptaret e Ukrahines , jane filtruesit me para te pa ngopura te asaj qe ben dhe Putini, nepermjet Sali Berishes qe pardje tregoi vete para mediave krimet e tij dhe SPAK e prokurore e gjykates bejne sikur s’degjojne e s’shohin se numurojne parate e s’kane kohe. Ju kujtohet tek “Princesha Argjiro” vargjet e Kadares? “TRADHETARET NEN ULLINJ, NUMUROJNE TANI FLORINJTE” Kot e ka emrin Florian ?! Po neser ujqerit do ti rrembejne postin. Ata qe mendojne se Saliut dhe tropojaneve apo atyre qe i shkojne pase, do ti ngrihet prape, harrojeni. Sali dhe… nje rruge kane: varrin sepse ketyre lloj kurrizosh vetem varri u drejton kurrizin e shtremberuar qe ku Sheqerja ngrohej ne zjarr me Karaxhiçin. Keta mendojne se parate do u çojne ne varr pas ca vjetesh qe jane dekompozuar!
nuk i shpeton nga ndjekja penale kjo proteste as Non Graten as Ilir Meten Ne protesta dalin vetem ca idiote qe jane protestues profesioniste dhe jane aty per 5 euro sa te blejne nja dy byrek .Kjo eshte nje proteste qesharake qe do marri fund ne menyre qesharake pasi eshte organizuar nga njerez qesharake si Salih Ram Berisha dhe Ilir Meta
Na hoqi mallin duçes ky llapaj kur fliste para turmës. Të gjithë ata që dështojnë në jetë me integridetin e tyre profesional, turren të kapin flamurin kombëtar si koha e amerikës kur pushtonin dhe vinin kufirit tokave për ti bërë të tyret. Para disa muajve lideri i Astirit ishte balliu i famshëm, lideri i bathores sot është Adriaki Llapaj me sekretarë pedagogun dhe florianin. Këta bërtasin kundra atyre që kuptojnë shifrat dhe i argumentojnë , ndërsa këta duke bërtitur si elifi matrak. Prandaj dhe protesta e tyre ka fytyra si berisha dhe meta, që identifikohen me aq turmë, ku bërtasin nano ik, sepse akoma e kan të takuar çipin tek nano. Këta janë si gjyzeni beut që donte të prishte koncert 1926 . Të fala liderëve të protestës.
KUNDER EDI RAMES MASHTRUESIT ME TE MADH QE KA NJOHUR HISTORIA SHQIPTARE PAS SALI RAM SHIQERE BERISHES. QEVERIA E RAMES NA KA Ç UNË ZGRIP TË VARFNISË DHE SMUNDET ME PRIT ALA ME NA GROPOS NE DHE SHQIPNINE. NDAJ SKA KURFARE RENDESI SE KUSH VJE NE PROTESTEN QE NUK E NDAL DREJTESINE TE BOJ PUNEN E VET NESE KA SUM ME E BO. HAPJANI KARTAT BERISHES, MONALIZA KRYEMADHIT, ILIR METES, LUL BRAVES, FATOS NAS NANOS, PAND MAJKOS, CAC MAMUTHIT TE KORRUPTUM E BATALIAONIT TE KORUPTUMVE QE NISIN ME ABUZU PUSHTET NGA VITI 1992. PO KA SUM DREJTESIA E RE LE TE BOJ DETYREN DHE SKA ASKUND KUSHT ME QENE ED KRISTAQ RAMA ME PATJETER NE QEVERISJE. E VETMJA LIDHJE E PROTESTES ME ED RAMEN ESHTE SE DUHET QERUAR NJE ORE E ME PARE QE TE SHPETOJ SHQYPNIA E GJORE. KY O KUNDER POPULLIT QE E SHA DHE FY SA HERE LSHO BROCKULLA. E URE POPLLIN QE E KA BO MILIARDER. PROTESTA DUHET ME MOS U NDERPRE.
Keta jane shpellaret qe duan Sali non graten dhe Like floririn….