“Berisha do të përfitojë nga demokratët, nuk i hyn më në punë Partisë Demokratike”

20 Mars 2022, 10:47Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano shkruan se çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë Partisë Demokratike, duke iu referuar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. 

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shano shkruan se nëse Berisha i rishfaqet demokratëve si alternatië ai po tenton të përfitojë prej demokratëve, dhe jo demokratët prej tij.

“Çdo individ i cili nuk fiton votën e mazhorancës se shqiptarëve nuk i hyn në punë Partisë Demokratike, pavarësisht sa e duan shumica, gjysma apo çereku i demokratëve këtë individ.

Nëse ky individ i rishfaqet demokratëve si alternativë, ai po tenton të përfitojë prej demokratëve, dhe jo demokratët prej tij. Ky është rasti i dy kryetarëve të fundit të Partisë Demokratike.

Pikërisht për të evituar këto raste, partitë politike mbrojnë interesin, konkurrueshmërinë, dhe besueshmërinë e tyre në elektorat, duke  kufizuar mandatin e kryetarit.

Tributë, dhe/ose shpk-të politike, siç edhe kemi parë, sillen ndryshe.

Suksese në jetë!”, shkruan Shano.

4 komente në ““Berisha do të përfitojë nga demokratët, nuk i hyn më në punë Partisë Demokratike””

  1. Taku says:

    ________BESA
    _____________ZOTI SHRHU SHKRIMI JUAJ ESHTE MESE AKTUAL, ,, PERSHENDETJE.

  2. ce says:

    Flitet se kandidati i mundshem per kryetar te foltores pas dorheqjes se Vucidolit per shkak te non grates do jete dhe Klevis krrici i faros me 2 gishta lart duke bere garipin mbi furgonin e policise.

  3. kasemi says:

    E sakte.
    Eshte per te ardhur keq se mbas 31 vitesh pluralizem Pd nuk ka altenative fituese ndaj Berishes.
    Ky fakt na bind qe ne ose jemi popull idiot, ose Pd nuk ka patur dhe nuk ka as sot demokraci brenda saj.
    Kete te vertete e provon me se miri thenia : te rithemelojme Pd; Pyetja eshte kush ia shkateroi themelet Pd, qe paska nevoje per rithemelim?
    Sa me shumtuar dhe pis te sillet Basha, aq me fajtor eshte Berisha.
    Do mjaftonte vetem kjo si arsye qe Berisha nuk meriton te jete ne krye te Pd.
    Mjaft eshte mjaft, meqenese Berisha ka vendosur te kandidoje na verteton se atij nuk i dhimset Pd, nuk i dhimsen demokratet e me gjere, por i duhet Pd per ombrelle.
    Demokratet votues duhet ta kuptojne e te vendosin mbi kete arsyetim.

  4. Një qytetar says:

    Vetëm të marrët besojnë se PD do të shpëtojë nga Berisha. Edhe lojrat zbavitëse me gjoja do të kandidojë Paloka janë sa për të bindur ndonjë deputet të PD të kalojë me nevojtoren e Berishës. Basha dobiçi, ka mësuar çdo hile nga babai i tij politik dhe tani e sulmon me armët e tij. Thënia ” unë jam i gatshëm për çfardo zgjidhje që do të çojë në ribashkimin e PD” është thjesht retorikë, pasi kundërshtarët në PD që kërkojnë largimin e tij, e mbështesin me arsyen që edhe Berisha të bëjë të njëjtën gjë. Tani Berisha nuk e zë më askund Bashën me gojë sepse e di që kërkesa për largimin e Bashës është njëkohësisht edhe kërkesë për largimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje