Çmimi i naftës rritet sërish në bursë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Tregjet në udhëkryq

21 Mars 2022, 12:00Politika TEMA

Çmimet e naftës u rritën sërish këtë të hënë në bursë, pas uljes së vazhdueshme që pësuan për disa ditë. Nafta e papërpunuar Brent (BZ=F) u rrit 3.8% në 111.96 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta e papërpunuar e lehtë (CL=F) ishte 4% më e lartë në 108,90 dollarë në tregtimin elektronik në bursën tregtare të Nju Jorkut.

Njoftimi se Bashkimi Evropian po diskuton një embargo ndaj importeve të naftës ruse në përputhje me aleatët e tij perëndimorë, ka ndikuar sërish në çmimet mbi 100 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se rritja erdhi edhe sepse rebelët Houthi shënjestruan vende të ndryshme të naftës dhe gazit Saudi Aramco (2222.SR) në të gjithë mbretërinë gjatë fundjavës. Një pjesë e prodhimit u ndërpre përkohësisht, duke nxitur shqetësime në një treg tashmë të trazuar.

Ndërkaq, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka publikuar së fundmi raportin e Muajit Mars për Tregjet e Naftës ku theksohet se rritja e çmimeve të mallrave dhe sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë do të frenojnë ndjeshëm rritjen ekonomike globale.

“Perspektiva e bllokimit në shkallë të gjerë të prodhimit rus të naftës po rrezikon të shkaktojë një shok global të furnizimit me naftë. Përballë asaj që mund të kthehet në krizën më të madhe të furnizimit në dekada, tregjet globale të energjisë janë në një udhëkryq”, thotë raporti.

2 komente në “Çmimi i naftës rritet sërish në bursë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Tregjet në udhëkryq”

  1. Roberto says:

    Une do sugjeroja qe protesta te shkoje e te perqendrohet ne bursen e New Yorkut,ne Wallstreet. Mos harroni Alban Rexhen dhe ato tre gocat qe ulerinin si te cmenduar ne proteste se Saliu nuk vjen dot se nuk ka vize?. Ja,ka mekembesat e tij. Le ti dergoje njehere qe ta shohin sa i vlen lekura dhe pastaj le te ngrihet dhe shoqeria civile qe te na e rruaj para e prapa me “shqetesimet” e saj per respektimin e te drejtave e blla blla blla.

  2. Spiuni i Mirasit says:

    Ama rane cmimet e energjise elektrike.
    Sot cmimi i mwh ishte 224 euro. Te shohim me sa e kane blere mjeshtrat e KESH-it.
    Tani presim cfare mufke do nxjerre per neser qeveria se sot kaq eshte, ndersa cmimi i naftes qe keni sjelle ne tabele ka qe diten e premte ne fund te dites.
    Apo u kujtuan sot meqe do ndryshoje cmimi me ngritje.
    Shume dobet sot qeveria me propaganden, shume dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje