Sulm në qendrën tregtare: Mbështetësi i ISIS vret 4 persona

22 Mars 2022, 17:51Bota TEMA

Janë 4 viktimat, ndër to dy gra 30 dhe 40-vjeçare, e një sulmi në një qendër tregtare të qytetit izraelit të Beershevës. Sulmi sipas burimeve të personelit të urgjencës që u thirrën në vendngjarje, ka ndodhur nga një person i armatosur vetëm me një thikë.

Personi, sipas burimeve izraelite, është një beduin 34 vjecar, Mohammad Ghaleb Abu al-Qi’an, që dyshohet si mbështetës i hershëm i organizatës terroriste ISIS.

Sulmi i papritur ka lënë në tokë edhe një numër ende të paqartë të plagosurish, ku të paktën njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike pe rrjetën.

Kameat e qendrës tregtare po i tregojnë hetuesve furinë sulmit të atentatorit, që u vra nga rojet e qendrës tregtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje