Publikimi i një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.
Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.
Thirri Lelon urgjent se si mund të rregullohej imazhi i asaj video-je.
-Na gjeti pa përgatitur, tha Lelo.
Aq më tepër këto lajmet për arratisjen e Tigrit e bëjnë dhe më të ndjeshme, pasi duket sikur kanë shkuar të gjejnë ndonjë vend në Gjermani.
-Po pse në Gjermani, tha Muli?
Këtë duhet t’u shpjegojmë demokratëve.
-Duhet të hapim fjalë që Doktori ka shkuar për kontroll mjekësor, pasi vetëm në Gjermani ka besim.
Me këtë rast i bëjmë dhe sfidë francezëve që nuk e hapën atë procesin kundër Blinken.
-Ke të drejtë, tha Muli.
Po këtë punën që e shëron Zeni si duhet ta zbusim?
Se ti e ke parasysh nami që ka ai për lekët.
-Ne do themi që Doktorit ja bëjnë kontrollet falas në Gjermani, nuk i marrin lekë.
Madje dhe familjarëve, ndaj shkojnë atje.
-Sidoqoftë duhet të ndërtojmë një fabulë tamam, të qëndrojë, ku të sqarohet pse shkoi me Zenin dhe çfarë bëri.
-Nuk di si mund ta bëmë sa më të besueshme, por duhet të jemi të kujdesshëm.
Më mirë të shpikim një arsye shëndetësore, se kështu është e besueshme.
Çdo gjë tjetër duket si përgatitje për arratisje.
Dhe që të mos dëshpërohen demokratët, themi që analizat dolën shumë mirë.
Por do shtojmë se Edi Rama i ka vënë njerëz nga pas dhe e filmojnë kudo që shkon.
Kjo i tërbon demokratët dhe nuk pyesin për hollësi.
Lini një Përgjigje