Kandidatja e Elbasanit, Balliu, është tërhequr nga lista e PD dhe ka shkuar të kandidojë për një subjekt tjetër, pasi ka prova se është kërcënuar nga banda e Çapajve, të cilës Muli i ka futur një kandidate në listë të sigurtë.
Zhurma e madhe që po bëhet pas denoncimeve të saj, e vuri Mulin në siklet.
Sidomos kur i tregoi dhe sms-të e tij në televizion.
— Na duhet ta neutralizojmë këtë historinë me këtë vajzën, Balliun, tha Muli.
Duhet të frenojmë pak në media.
— Nuk është aq e lehtë, tha Lelo.
Tani këto mediat, boll të jesh i gatshëm të flasësh dhe të vënë mikrofonin para.
Ti e ke parë se ç’na bëri zonja Karo para listave.
Na bllokoi gjithë ekranet duke bërë intervista personale.
— E di, tha Muli, por të gjejmë një argument pse nuk ka qenë në listë.
— Unë them ta quajmë kushërirë të Kleves Balliut, tha Lelo, dhe të themi që nuk mund të kishim dy Balliu në listë të sigurtë.
Meqë kishim një në Tiranë, nuk mund të vinim dhe një në Elbasan.
- Mirë të ka shkuar në mendje, tha Muli.
E di që do më akuzojnë mua si mbështetës të Klevesit, po më mirë kështu se të na hapë këtë muhabetin e Çapajve.
Se duket sikur tani është radha jonë të kemi banda në Elbasan, meqë këta të PS u arrestuan të gjithë.
— Dakord, do punoj në këtë drejtim, tha Lelo.
Do them: ose Balliu mashkull, ose Balliu femër mund të ishin.
Sa ta sqarojë ajo që nuk janë kushërinj, mbaroi zhurma.
— Duhet folur dhe me Klevesin, tha Muli, se mos del ai e thotë se kam gjë, se ai nuk e duron dot tradhtinë ndaj PD që po bën ajo dhe do të mos ketë njerëz me biografi të keqe në fis.
nuk eshte nga capjat goca mos shkruani kot o mero trimi eshte nga capjat qe jane njerez puntore dhe shohin punen e tyre mersini gjyshi i goces ka wene njeri i nderuar