Muli kërkon që propozimi i Tritanit për çmimin Nobel për Trumpin të futet në rendin e ditës në kryesi

20 Mars 2026, 18:41Antena TEMA

Një ditë më parë, Tritan Shehu këmbënguli që PD duhet t’i drejtohet Komitetit të Çmimit Nobel për Paqe që t’i japë çmimin Nobel Presidentit Trump për vendosjen e paqes në Iran.

Propozimi i Tritanit e gjeti Mulin në befasi dhe ai pyeti Lelon se sa serioz ishte.

– Tritani është shumë serioz në propozimin që ka bërë – tha Lelo – por propozimi është jo serioz. Si të të them… është si puna jote: ti e bën me shumë seriozitet këtë punën që të kandidosh përballë Doktorit, por kjo nuk është serioze si procedurë.

– E kuptova – tha Muli. – Domethënë Tritani do që të jetë në rregull me Trumpin, jo me çmimin Nobel?

– Pak a shumë po – tha Lelo. – Puna është që, si ka ardhur puna, kur gjithë bota është kundër Presidentit Trump, propozimi për çmimin Nobel mund ta bëjë të famshëm Tritanin. Se do bjerë në sy. Ndaj është mirë ta bëjmë si kryesi partie propozimin, që së paku të bjerë në sy te Doktori. Dhe kur të pyesë ai “kush është ky fansi im?”, t’i themi: është ai që duhet t’ia heqësh “non grata”.

– Ide e mirë – tha Muli. – Kështu ta bëjmë. T’ia heqim nga duart Tritanit këtë aset. Duhet ta bëjmë si kryesi dhe ta firmosë Doktori. Me siguri që edhe Saliu do jetë kundër, kështu që fitojmë edhe më shumë pikë.

1 Komente

  1. V
    Vlesht

    Po sikur Trump ta marri per tallje dhe per inat ta shpalli edhe Tritanin nongrata me motivacinin qe ka demtuar intersat e Amerikes pasi eshte tallur me Presidentin, Si I behet? Tritani duhet ta mendoj mire kyt pune? Te pyesi Salen dhe Latifin! Kujt do me jahedh ky Tertani, Presidentit Trump?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje