Muli shpjegon pse teta Lilit i takonte të hynte pa radhë tek homazhet 

19 Shtator 2024, 19:46Antena TEMA

Teta Lila me Gitën hynë sot pa radhë tek homazhet për Bogdanin.

Edhe pse njerëzit kishin nga një orë në radhë, ato shkaktuan shumë ilaritet kur hynë pa radhë, duke injoruar njerëzit që kishin kohë që prisnin. 

Pas kësaj Muli thirri Lelon, se si mund ta zbusnin këtë reagimin negativ të njerëzve. 

-Duhet t’u shpjegojmë demokratëve se nuk mund ta linin Doktorin vetëm, tha Muli.

Është 80 vjeç burrë, nuk mund të lihet vetëm në shtëpi, plus që penxherja është e hapur, ngaqë flet çdo mbasdite. 

-Jo, tha Lelo, se pastaj mendojnë që Doktori është plakur dhe nuk bën më për udhëheqës.

Duhet të gjejmë një arsye më të fortë. 

Duhet të themi që një nga qeveria dhe një nga opozita duhet të hyjë pa radhë.

Meqë Rama nuk ishte, opozita përdori të drejtën e saj.

Ne të tjerët në radhë ndenjëm, tha Lelo. 

-Problemi është se kështu duket sikur nr 2 është Argita, dhe jo unë, tha Muli.

Ka edhe shumë reagime dhe për deklaratën e saj, tha Muli.

Thonë pse ka përmendur vetëm prindërit dhe nuk ka ngushëlluar gruan. 

-Familja e Doktorit ka një standard të vetin për nuset e djemve, tha Lelo.

Dhe atë e aplikon dhe për të tjerët.

Për ta është i rëndesishëm babai dhe nëna, jo nuset e djemve.

Plus ajo grua u përqafua me Linda Ramën, nuk është e besueshme. 

-Sidoqoftë duhet t’i zbusim pak këto sharjet e njerëzve, tha Muli.  

-Është rast shumë i mirë që ato patën të dalin në public, tha Lelo, se kështu testojmë opinionin.

Ishte një shërbim i madh fakti që na u dha rasti t’i nxirnim në publik.

Kjo tregon që familja e Doktorit as nuk trembet, as nuk fshihet. Janë gjithmonë kryelartë. 

1 Komente

  1. S
    Svetllana

    Muli nuk e kupton akoma se ne krye te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi nuk eshte Saliu i Vicidolit, por Sllobodanka e Milices, koloneles se Serbise dhe PD-ne e Sali Vuk Karxhichit do ta marre Gita, mbesa e Milices.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje