Nga Ervis Iljazaj
Pavarësisht se di do të shkojë procesi gjyqësor i Sali Berishës, duhet thënë hapur dhe qartë se ai e ka fituar betejën e tij politike. Sali Berisha edhe pse ‘non-grata’ dhe me të gjitha kancelaritë ndërkombëtare kundër, arriti ta fitojë betejën me Lulzim Bashën. Edhe pse në proces gjyqësor dhe me akuza nga SPAK, ai arriti të marrë edhe zyrtarisht logon dhe vulën e Partisë Demokratike zyrtare. Në këtë kuptim, ai është sot lideri kryesor i opozitës shqiptare.
Por çështja është më e gjerë se kaq. Në fakt, ka fituar politika e vjetër shqiptare. Politikën edhe për disa vite të tjera do ta dominojë binomi Rama-Berisha. Politika shqiptare po kalon një fazë që mund të quhet restauracioni.
Restauracioni është një koncept politiko-historik që vjen nga Revolucioni Francez dhe tregon kur e reja nuk fiton dot mbi të vjetrën. Prandaj, sot qartësisht mund të thuhet që tranzicioni shqiptar vazhdon.
Sepse të njëjtët aktorë që e kanë dominuar atë janë rikthyer fuqishëm në lojë. Shoqëria shqiptare nuk arriti dot të ripërtërinte klasën politike dhe të krijonte një klasë tjetër. Sistemi deri më tani ka fituar mbi anti-sistemin apo mbi politikën e re.
Ndoshta mund të ketë ndonjë surprizë në zgjedhjet e ardhshme, por duket shumë e vështirë ashtu siç është kristalizuar politika për momentin.
Nuk ka rëndësi nëse Sali Berisha është në opozitë apo mazhorancë, rëndësi ka që është në pushtet, pasi të jesh kryetar i opozitës është një pushtet shumë i madh në jetën politike. Kështu që, duhet pranuar se restauracioni i politikës me protagonizimin e Berishës të rifituar dhe rikthimin e tij si lideri i opozitës është i plotë. Dhe me rikthimin e tij, ka fituar jo vetëm ai, por sistemi politik i vjetër në tërësi.
Tashmë beteja politike nuk zhvillohet më midis aktorëve tradicionalë, midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por midis politikës që është bashkë dhe drejtësisë. Beteja e fundit që i ka mbetur politikës së vjetër për të fituar është ajo me drejtësinë e re. Ky është thelbi i ngjarjeve të fundit politike. Dhe pyetja që duhet ngritur është nëse me fitoren e politikës së vjetër, me rikthimin e saj, a do mundet ajo të kthejë dhe drejtësinë e vjetër duke eleminuar atë të renë?
Dihet qartë se drejtësia e re në Shqipëri u aprovua nga politika me një imponim ndërkombëtar dhe padëshirën e tyre. Ndoshta është aprovuar dhe në një mënyrë populiste për të treguar se ajo nuk ka asgjë për të fshehur. Mirëpo, tashmë që ka disa kohë që një pjesë e drejtësisë i ka dalë jashtë kontrollit, palët janë bërë bashkë për të përballuar një aktor të ri që ka dalë në qytet, që është SPAK.
Kështu që, për momentin, kanë lënë betejën midis tyre dhe janë bërë bashkë për të zmbrapsur aktorin e ri që po i prishë shumë punë dhe status-quo-n që kanë patur. Njëra palë, opozita, e sulmon hapur SPAK-un duke e quajtur organizatë kriminale, ndërsa tjetra, mazhoranca, bën sikur e mbron në publik, por nën rrogoz bën çdo gjë për ta penguar.
Nuk do ishte farë çudi që në javët, muajt në vijim apo edhe brenda vitit, opozita të marrë pjesë në komisionin e anti-Reformës në Drejtësi që drejtohet nga Xhafaj. Mazhoranca e ka lënë ftesën të hapur. Madje, në ditën kur Sali Berisha fitoi lirinë, Edi Rama vajti dhe mori pjesë në këtë komision në Parlamentin e Shqipërisë.
Interesat për të rikthyer drejtësinë e vjetër dhe për të eleminuar të renë janë të përbashkëta. A do t’ja arrijë politika e vjetër ta kthejë drejtësinë e vjetër? Kjo mbetet për t’u parë, por që restauracioni të jetë i plotë, duhet të ndodhë edhe në drejtësi. Përveç politikës së vjetër, duhet të fitojë dhe drejtësia e vjetër.
Ore po keta analistet jane bere si ato plakat qe meren gjithe ditet me filxhanin e kafes.Po si more ben bashke pd dhe ps kunder spakut.Po ju analist qe jene blete nga pd ,keni gjetir nje menyre oer te mbrojtor partine meme.E baraxoni me ps Po ai i gjati del cdo dite ne perkrahje te soakut dhe ijane futur me dhjetra oerfaqrsues partie e qeverie e nuk del ne mbrojtje.Po qenkeni shellire fare mor te mjere.Erdhen zgjedhjet dhe do tregojne kush eshte forca qe do populli.Le qe ju skeni turp ate qe peshtyni sote e lepini neser
Edhe mundet , Po nese mposhti anglo amerikanet , pa me ne shqiptaret ata ( Rama ,Berisha ) fshin mende...
o bole me ke do beje rotacion Rama.Ata qe ti aludon jane te gjith per ne burg kan vrar njerez o idjot .Rama ka difektet e tij por nuk ka vrare dhe nuk e ka penguar drejtesine te coje ne burg njerzit e tij.Ky qenka budall rotacioni behet kur ka kushte dhe e kerkon koha ecja perpara.Pse Berisha do i bej te mundur ecjen perpara.Atij nuk i rruhet nese kthehemi ne vitet 90 ai do te shpetoje veten familjaret e tij dhe rethin e tij nga burgu.Kaq nuk kupton ky bolja qe ka bere nje carcaf per te mbushur mendjen e rotacionit
2025 do jete viti i varrimit politik per Rama-Berisha.
Cdo te thote "restauracionit"?