Nga Dr. Arben Ramkaj
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luftën civile në Siri. Në fatin e tyre të keq, për shkak të padijes ose indoktrinimit të gabuar, ata u bënë lëndë e parë për grupet terroriste më të rrezikshme që modernizmi prodhoi në Lindjen e Mesme. Ngjarje dhe akte makabre, si djegia e një piloti jordanez të gjallë apo varrosja e kundërshtarëve të gjallë, dëshmuan barbarinë e këtij konflikti. Për gati një dekadë, kjo luftë civile rezultoi më e egër dhe me pasoja sociale më të rënda se ajo në Ruanda.
Bota mendon se konflikti po shkon drejt fundit. Me ndryshimet e reja në Siri dhe rënien e regjimit kasap të Bashar al-Asadit, shumë besojnë se situata do të stabilizohet dhe se qeveria e re do të jetë e qëndrueshme dhe me njohje ndërkombëtare. Pas ngjarjeve të vitit 2016, Shqipëria dhe rajoni miratuan një strategji për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Si rezultat, ndikimi i individëve që shkonin për të luftuar në vende të huaja pothuajse u zhduk. Kjo arritje ishte fryt i një strategjie multifunksionale të implementuar nga qeveria shqiptare.
Megjithatë, pas marrjes së kontrollit të Damaskut nga forcat rebele siriane, media raportoi se shumë formacione të huaja ushtarake, përfshirë një grup të quajtur “Formacioni Shqiptar,” i cili vepronte si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, kishin marrë pjesë në luftime aktive. Sipas ekspertit Adrian Shtuni, ky grup i strukturuar mirë dhe i përbërë nga individë me prejardhje shqiptare luajti një rol të dukshëm në disa nga betejat më të rëndësishme të konfliktit. Njohja e publikut me këtë formacion shkaktoi habi serioze dhe tronditi agjencitë ligjzbatuese dhe opinionin fetar në rajon. Në mendimin tim, ata dhe të huajt e tjerë të përfshirë në luftën civile siriane nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë apo kontraktorë ushtarakë privatë.
Mercenarizmi është një fenomen i njohur në historinë moderne. Nga lufta civile spanjolle e Gjeneralit Franko, trupat Wagner që veprojnë për interesat ruse, deri te formacionet serbe që luftojnë në mbështetje të Rusisë, ky fenomen ka lënë gjurmë të errëta. Opinionistë shqiptarë kanë deklaruar se disa shqiptarë kanë luftuar si mercenarë në radhët e ushtrisë izraelite gjatë konflikteve në Gaza. Rusia, gjatë bombardimeve të përsëritura të ambasadës shqiptare në Kiev, akuzoi qytetarë shqiptarë si të përfshirë në luftë në mbështetje të Ukrainës. Megjithatë, mercenarizmi bëhet veçanërisht problematik kur përzihet me ngjyrime fetare dhe glorifikim publik të kauzave. Në këto raste, pjesëmarrësit bëhen të dëmshëm jo vetëm për shoqëritë e tyre, por edhe për diplomacinë ndërkombëtare.
Një shembull konkret është rasti i Kosovës, ku diplomacia serbe ka tentuar të portretizojë shqiptarët kosovarë si myslimanë me prirje ekstremiste. Ky perceptim është veçanërisht i dëmshëm në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është jashtëzakonisht e ndjeshme. Në mendimin tim, mercenarët e huaj në luftën siriane së shpejti do të përballen me kërkesën e qeverisë së re siriane për t’u larguar nga vendi. Këta individë përbëjnë një barrë që qeveria e re nuk mund ta përballojë përballë komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu, ata do të hasin sfida serioze në vendet e tyre të origjinës, pasi kodi penal është i qartë për ata që kanë marrë pjesë në konflikte të huaja. Në këtë kontekst, shumë prej tyre do të gjenden në një vakuum ligjor dhe territorial.
Mercenarizmi si fenomen global është i pamundur të zhduket, por ai mund të reduktohet nëse ndërgjegjësimi dhe edukimi bëhen mburojë për të mbrojtur të rinjtë nga gabimet e së shkuarës. Çdo ide e gabuar luftohet me një ide të argumentuar. Të parandalohet në të ardhmen përfshirja e shqiptarëve në situata dhe konflikte ku nuk janë thirrur nga shtetet e tyre dhe të qartësohet se feja islame dhe interesat kombëtare nuk përputhen me mercenarizmin e tyre. Kjo është e domosdoshme për të mbrojtur jo vetëm reputacionin e kombit tonë, por edhe atë të besimtarëve shqiptarë përballë sfidave që i rrethojnë.
Edhe ky lloj doktori, me kete pamje dhe me keto qe ka shkarravitur me siper, kodra mbas bregut, per te fshehur origjinen e ketij monstruoziteti te islamisteve me ish banim ne token europiane kosovare dhe shqiptare, duket i sapo kthyer nga Siria.
Edhe mua këtë përshtypje më la autori i shkrimit .
Ky Ramkaj qe po perpiqet t'i justifikoje ne nje fare menyre mercenaret shqiptare, te cilet, bashke me te tjeret, kane bere krime makabre e monstruoze ne Siri e gjetke, ose eshte nje islamik ekstrem njelloj si ata, ose nuk e kupton fare qe ata kane bere krime kunder njerezimit ne emer te besimit fetar, njelloj si ne lufterat fetare ne mesjete. Madje, shpreh dhe nje fare empatie per ta se cfare i pret kur te kthehen ne vendin e tyre. Ministri Hasani, para ca ditesh, shkoi edhe me larg, tha te perpiqemi t'i kthejme shqiptaret qe jane ne Siri. Jo, ata nuk i dergoi atje shteti shqiptar ose ai kosovar. Vajten vete, me bindje e deshire, per xhihadin, per te bere luften e shenjte kunder "te pafeve" dhe per te krijuar nje kalifat qe te qeverisej sipas ligjeve te sheriatit. Ata jane indoktrinuar aq shume dhe u eshte bere nje lavazh truri i tille, sa nuk mund te integrohen ne asnje shoqeri tjeter. Prandaj, meqe kane nderruar edhe emrat, le te rrine atje ku jane. Po u kthyen vete, te ndeshkohen rende per krime kunder njerezimit. Me terroristet nuk ka gjuhe tjeter.
Mercenarizëm quhet kur ti shkon të luftosh për para! Kur shkon për ideal, siç ishte rasti i luftëtarëve të Spanjës apo këtyre haxhiqamilistëve në Siri, nuk quhet mercenarizëm. Ndryshe nga çfarë thotë ai ministri Hasoni këta xhihadistët nuk duhen pranuar në vend se përbëjnë kërcënim për paqen dhe tolerancën fetare.
Si malet bzain .
Eh mer beqir turkoshak nuk na the se cili eshte ndryshimi i sunitoshqipfolesve nga ata Arab!? Nothing! Athere ata jane terrorista si birazeret e tyre arabe....
MERCENARET TURKO SHQIPTAR ,,,