Nga Namir Lapardhaja
Kohë më parë, mora pjesë në promovimin e veprës së një shkrimtari shumë të njohur, dhe shumë të mirë për nga kontributi letrar, në bibliotekën “Vexhi Buharaja” në Berat. Pasi kishim rreth një orë që bashkëbisedonim, që autori ishte vetëprezantuar dhe të tjerë folës vijonin të diskutonin për kontributin e tij letrar dhe për veprën e tij voluminoze dhe të shumëllojshme, dikush nga salla kërkon fjalën: dëshiron të bëjë një pyetje dhe të shpreh një pakënaqësi. Pyetja ishte kjo: Si e ka emrin shkrimtari që ishte përballë, ndërsa pakënaqësia ishte kjo: Ftohen në promovime librash dhe lihen të dëgjojnë dhe jo të flasin. (Pavarësisht në e njohin apo nuk e njohin veprën apo shkrimtarin, ata duan të thonë diçka për veten e tyre!!)
Në 18 maj 2010 nobelisti turk Orhan Pamuk u përballë me një situatë të pazakontë në po të njëjtin qytet, ku e gjithë administrata shtetërore, lokale dhe qëndrore, ia kishte behur në po të njëjtën bibliotekë, për të marrë pjesë në promovimin e veprës së tij. Përpara se të mbërrinte në ambientet e takimit, shkrimtari i famshëm kishte arritur t’i shpëtonte shpurës së shoqëruesve lokalë dhe ia kishte mbathur i vetëm rrugicave të Kalasë, nga ku zbriti me disa orë vonesë. Përtej pakënaqësisë që i dukej në pamje, ku e trajtuan si një objekt me të cilin mund të bëjë foto kushdo, nervoziteti i tij u duk edhe në futjen në sallën e promovimit, ku i çuditur nxori një aparat fotografik dhe fotografonte vetë sallën dhe ata që e prisnin.
Vite më parë nga kjo shfaqje me shkrimtar turk, një tjetër ngjarje tragjiko-komike luhej në ambientet e së njëjtës sallë, kësaj radhe me një shkrimtar shqiptar. Pasi kishte ardhur vetë Ismail Kadare për të promovuar veprën e tij, një nga këta pritësit zemërgjerë e mendjengushtë të qytetit, pjesëmarrës në çdo event të tillë, ngrihet dhe kërkon leje të marrë fjalën. Ia japin. Nuk flet për Kadarenë, por kërkon t’i dhurojë shkrimtarit të madhe veprat e veta të fundit. Kadareja nxin. Një fytyrë i vinte një i ikte. Ia merr dhe ia jep botuesit i bezdisur.
Këto imazhe më erdhën ndër mend teksa pashë promovimin e romanit të fundit të Ben Blushit në Berat. Pashë një sallë të madhe, nga ato të festave partiake, të mbushur plot. Më shumë se sa promovim vepre dukej një qokë e kryetarit të bashkisë ndaj shkrimtarit. Promovimet janë edhe punë qokash, mirëpo kjo mënyra e marrjes së gjithë administratës lokale në evente të tilla duhet të marrë fund, sepse është shumë e neveritshme. Njerëz që nuk kanë lexuar kurrë në jetën e tyre një libër, ftohen të detyruar të dëgjojnë me orë të tëra gjëra që nuk i interesojnë.
Pashë në foto edhe disa prej ‘problematikëve’ të këtyre takimeve. Me siguri do kenë folur edhe ata. Si gjithmonë, jo për veprën apo autorin, por për veten e tyre. Salla ka qeshur. Në fund, nuk ka mbajtur mend asgjë çfarë u tha dhe kush foli, por ka mbajtur mend vetëm marrëzirën e tyre. Edhe lehtësinë e përgjigjes së ftesës së detyruar të punëdhënësit.
Namir vellai!n E para, Buharaja nuk eshte shkrimtar (te pakten une nuk di te ket shkruar ndonje veper) por orientalist dhe perkthyes I shquar kryeveprash te orientation. E dyta edhe me e rendèsishme ku puqem plotesisht me ty: sepse me librin po abuzohet kaq ndyre, letersia eshte bere si tregu u gabit ku ulerqijne kapojte e fiseve e te klaneve. Shkurt ketu gjithcka shkon drejt peshtirosjes
Ke fol drejt o Namir. Blushi e klani Kukes Tropoj, jane bere vertet te neverìtur.
Shkrimi i vitit, më se e vërtetë,të lumtë!
Me Parasqevi Simakun u sollën poashtu: për ta promovu veten. Kush do të ndihmoj sinqerisht, e bën në heshtje.
Libri i Blushit është i kopiuar.
O lapardhaja, pioneri i lulit dhe temenaja e ylamdyrylamit( kur duhej ti kundervihesh sjelljes harbute dhe thellesisht orientale, te pamukut tend, qe ka fyer keq popullin e atij qyteti, i cili ka pritur me ore te tera pambukun, qe dhenia e cmimit nobel, ka pasur me teper motive politike, por qe nuk ekspozohen), Bertol Breht ka thene: Se pari vjen ushqimi, mbasandaj vjen morali! Historia tregon , qe kur njerzit kane mbetur pa ushqim gjate, jane shndrruar ne kanibal. Prandaj dhe ky populli jone, perjashto derrat e kenaqur , qe kemi siper, vazhdon te luftoje per ekzistencen e vet, brenda apo duke u arratisur jashte, natyrshem qe i vjen si fare i huaj emri liber.
Hynë me rëtë e tyre , brymën e Mangalemit sa të tërë be bënë për Shën Thoma e lexoheshin nga retë që sollën torbat plot deri te roba t'i përshtateshin luginës . I lanë stivë rafteve . Lëkuranë . Sa gurë u gdhëndën e koha lëmoi ! Ndrikët !Luspë sokaqet e prit e përcill me ç'u sollën . I ndriu lehtën , nga mbi to . Dana të shtirej s'dinte .