Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

27 Dhjetor 2024, 11:50Blog TEMA
Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Nga Ardit Rada

Pak orë pasi u mor në pyetje nga SPAK, kryebashkiaku i Tiranës ka zbardhur denoncimin ndaj tij, duke hedhur dritë mbi disa detaje që publiku i tejkalon dhe politika i keqinterpreton. Bëhet fjalë për një ‘dëshmitar’ të fshehur nën emrin Nesti Angoni, që pas verifikimeve nuk rezulton në regjistrat e gjendjes civile.

Duke u distancuar nga ky kallëzues dhe duke mohuar çdo njohje me një njeri të tillë, Erion Veliaj kërkoi ballafaqimin me të. Dhe në fakt, i gjithë debati i zhvilluar më pas mes juristëve nxori në pah pikërisht mungesën e seriozitetit të këtij procesi nga ana e Prokurorisë së Posaçme, sepse në thelb një proces s’mund të ngrihet pa prova dhe mbi një njeri anonim.

Por ky zhvillim tashmë ka shtuar hijet e dyshimit mbi prokurorë të veçantë të SPAK, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje me rëndësi më të madhe, me viktima dhe kallëzues realë. 21 Janari i vitit 2011 që shënoi krimin më të shëmtuar shtetëror, të ndodhur në mes të ditës, mbetet një çështje me ndikim në shoqëri e politikë edhe në ditët e sotme.

Por çfarë ndodhi me ngjarjen? Teksa familjet e Aleks Nikës dhe familjeve të tjera kërkonin një hetim nga drejtësia e re, pikërisht SPAK e trajtoi krimin në fjalë si një ngjarje banale duke i rivrarë për herë të dytë katër viktimat e qeverisë ‘Berisha’. Së pari duke e dërguar çështjen në një prokurori të zakonshme si ajo e Tiranës dhe së dyti duke mos thirrur qoftë edhe sa për të dëshmuar, aktorin kryesor të asaj kohe: Sali Berishën.

Kështu, sot përballë anonimëve që akuzojnë Erion Veliajn ndodhen 4 të vrarët e 21 Janarit. Përballë kallëzuesit anonim Nesti Angoni është xhaxhai i Aleks Nikës që akuzon me fytyrë dhe me zë dhe që troket në dyert e drejtësisë prej vitesh. Dhe i gjithë serioziteti dhe vullneti i SPAK vihet në pikëpyetje në këto ditë bilancesh prej kësaj sjellje të pakuptimtë. Ndërsa Sali Berisha duket fare i pashqetësuar për krimin e katerfishtë të qeverisë së tij, të ndodhur para syve të gjithë botës.

Nesti akuzon nga anonimati i tij, Aleksi dhe të tjerët akuzojnë nga fotot që u kanë mbetur në duar familjarëve. Në fakt akuzojnë me gjakun e tyre, por askush s’i dëgjon. Janë të zënë me anonimët që godasin nga errësira.

25 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Nje rrealitet qe tregon se sunitet nuk bejne shtet( vec bektosh),kjo per faktin se arabet nga vet natyra jane rrace rrumpalle.......shkeles dhe moszbatues te ligjit,kshq vari kkkk.... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taku

      Motren ,çupen apo mamane po ti gezon greku…

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Interesant me artikullshkruesin, kur SPAK thërret Erjon Veliaj, këtij ju kujtoja "dhimbja" që ndjeka për katër të vrarët në bulevard. Harron zotëria, se SPAK e ka thirrur Erjon Veliinë dhe të tjerë, se janë këta që harruan të merren me gjakun e të vrarëve dhe ju sulën zhvatjes së fondeve publike. Të ishte vërtetë se Ramës dhe Veliajt e kompani do ju dhimbsej gjaku i të vrarëve, së pari nuk i çonin në khasapanë, por sidomos nuk bënin pa u tharë akoma gjaku, marrveshje me shkaktarët e masakrës duke i shpërblyer me ndarje pushteti dhe duke i vendosur në karrigen më të lart të shtetit. Pa u zgjatur, nuk ka turp dhe pashpirtësi më të madhe se ky shkrim, i cili mbi konsideratat e politikës "what about" tallet me gjakun e atyre fatkeqve, për të mbrojtur një hajdut ordiner si Erjon Veliaj.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni nga ushnja

          Qenke vertete Loni i mbaruar me nje fjale Berrisha i vrau Rama dhe Véliaj fajtore...te roni vete ngushellime per pellumbat qe te kane fluturuar

          Përgjigjjuni
        2. K
          K O R C A

          Je shuuume injorant or gjirizi i Athines ! Kaq gomar sa nuk lidh dot nje fjali , por perserit idjotesite e perditeshme si klishe bajate ! Fakti qe ti dhe kolonel Janulla shpresojne te perfitojne dicka nga keto ujrat e zeza qe ti nxjerr nga goja cdo dite , tregon se sa laaaaaarg realitetit shqiptart jetoni ju mesjetaret enderrimtare per te ngjallur kufomen bizantine !

          Përgjigjjuni
          1. P
            POCA

            Farketimin tuaj , s'do e kembejme me me EYPO m'atan bregut e nuk mbetet kriim te kryet me POCA

            Përgjigjjuni
        3. S
          Shkembi

          Bravo Rada. Kjo drejtesi shpellaresh eshte kaq e paskrupullt, sa cdo dite e me shume po I revolton shqiptaret

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Po kari po. Ku ishte ky bythqiri Veliaj kur dolem per proteste ne 21 janar? Smbaj mend te ishte me ne atehere kur ishte situata e rende. As ky as ato gojoret e tjera te Gojore 99. Saliu do kalbet per ate qe ka bere por edhe ky bythqiri nuk shpeton pa u lagur. Burg edhe per Lali Piçken.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirana

              Ne pi... te satmotre ti qirje Ngreqia i vendit te pedeve. Ne presim qe monstra e Serbit teVicidolit ta shohim pas hekurave ti na flet per Fisq.... e Janulles. Skupidhje.

              Përgjigjjuni
              1. _
                _(ro-dha-qi-na)_

                Safo ,,to rodhi" : ja jo je Sku-pon-das / i ; sku-pa / to ; sku- pi-dhi / ta ; sku-pi-dhja /

                Përgjigjjuni
              2. H
                Haka Tekizoti

                Te këta e ka fjalën Berisha kur e quan SKAP SPAK-un. Ai e di se prokurorët e tredhur prej tij nuk e kapin dot, sepse, me sa kuptohet, i ka kapur ai më përpara. Kaq e thjeshtë është pamja e gjërave.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Na mor ti idiot, që na pretendoke të 'vërtetën që dhëmb'! Nuk je ti dhe legenë të tjerë, si puna jote, ajo që është realisht e vërteta që dhëmb, bile akoma më keq ajo që 'vret'. Është pikërisht ajo që shkruan Ardit Rada, por që prej 14 vjetësh kështu e dinë dhe e ndjejnë mbarë shqiptarët. Këta nuk janë drejtësia si institucion që verdiktet i jep duke goditur me çekiçin e kadiut, por që kanë në dorë atë çekiçin tjetër më të rëndë, që quhet VOTË. Dhe, qysh se ka ndodhur ajo ngjarje tragjike, dhe akoma më keq nga mënyra se si ndaj saj u soll drejtësia, populli çekiçin e tij e ka goditur fort. Mu për këtë fakt, kriminelët ende nëpër këmbë, nën makthin e dëshkimit për gjakun e pafajshëm që kanë derdhur, i ka bërë të flasin përçart. Gjithsesi unë nuk jam pa shpresë, përkundrazi besoj se më në fund SPAK-u do ta thotë fjalën e vet. Më mirë vonë se kurrë! Uroj të mos zhgënjehem, mendim që përpiqem ta largoj.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E verteta dhemb....

                    Arapi mou ate qe do te marresh ti (e shume koqe si ti qe shpresojne ne SPAK-un arab) eshte "chekicin" me gunga....kjo pasi ne asnje vend Arab nuk funxionon Dhimokratia, shteti ligjor,ok. Sunitet and shiitet nuk mund te krijojne shtet,nga vet natyra,rrace rrumpalle.

                    Përgjigjjuni
                    1. ΑΩ

                      HAHA ,,I MADH JE ,BRAVO ,ME PELQEN ,,,

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Loni

                      Ky reagim duket sikur t'a kishte shkruar me dorën e tij vetë Rama, fillon me fyerje dhe presion për t'a tulatur kundërshtarin duke marrë po ashtu pozën e atij që e vërteta ka pronar të vetëm atë dhe askënd tjetër. Jo vetëm kaq, por "të thyen dhe hundët e të bie kokës" me çekiçin e votës së popullit, si e vetmja mënyrë që i ka mbetur për të treguar se të vërtetën e mbështet mbi këtë votë. Por është e kot t'a zgjasësh dhe ti thuash për mënyrën sesi e ka siguruar dhe siguron këtë votë. Dhe sidomos ti thuash se e vërteta kurrë dhe për asnjë rast nuk është e varur nga shumica, ajo buron nga mësimet e ndritura që ka shpërndarë Zoti me anën e birit të tij të pafajm Jezu Krishti... Po kujt i flas edhe unë me këtë gjuhë, një egërsirë xhungle!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loni haaaaaa

                        Loni haaaaaa Loni non grates

                        Përgjigjjuni
                    3. I
                      IDEALI

                      O LONI C'BEN KESHTU O LONI.PJESE NGA FILMI LULE KUQE MBI MUR.E KAM PER ATE PERSON ME PSEUDONIMIN LONI ME SIPER.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mua më duket

                        Ka një të vërtetë në shkrimin e mësipërm! Përse SPAK-u nuk merret me Berishën?! Kjo e dëmton rëndë reputacionin e këtij institucioni. Se merret pastaj me Ilir Metën, arben Ahmetajn apo edhe Veliajn bën shumë mirë. Por pyetja mbetet; përse nuk merret me Berishën?!

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jugu

                          Tani qe hetohet lali fiku na paska faj Spaku, ah pika o Rada o bythe lepires i pushtetit.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Flaka

                            pyet njehere plaken se mos ia lepin asaj. po zoteria po thote te verteten qe spaku berishen per 21 janarin e shmang, qe ka te beje me humbje jetesh. vrasje me sakte. veliajn per 4 bileta e godet sistematikisht. dhe spak nuk ka faj o cope mishi se spo te thote qe ka faj. por ceshtjet duan prioritet

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Bravo

                            Shkrime perfect ne français thuhet ( Bûche B )

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vajza

                              Bravo Rada, SPAK zgjohu dhe bej detyrën, te hetohet Saliu është ajo qe duan gjithë shqiptaret

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Anonimi Nesti

                              Nje indice per SPAK:- Kryeprokurori i ASPAK te njejtin mbiemer me kriminelin,sot "bashkepuntor" i drejtesise Nuredin Dumani.Me origjinen te perbashket Dibrane.A Kane lidhjet me njeri tjetrin?Sa u be kryetar i ASPAK Dumanin,u be bashkepuntor i drejtesise Dumani.Indicie per hetim

                              Përgjigjjuni
                              1. Çmpiet

                                Mbi u ^ bën S si ; bust . Në timbër bën - bushë ; si du/sh , e be ; si Be-rat . Rester bouche bée ou baba, être ébahi, abasourdi, stupéfait ou encore sans voix (en anglais : to be/to stand open-mouthed, to be flabbergasted, to be gobsmacked, to be stunned, to stand gaping)… Toutes ces expressions veulent dire la même chose : être si étonné qu’on reste la bouche ouverte sans rien dire.

                                Përgjigjjuni
                                1. o
                                  optimisti

                                  Me vjen shume keq per naivitetin e ketyre gazetareve qe vazhdone e shkruajne e shkruajne per Sali Berishen akoma.Sali Berisha eshte monument agjeturash e per rrjedhoje ,mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar.Me thote ndokush ne historine boterore kur nje kriminel vret dhe etiketohet urgjentisht "Burre shteti" si urdherdhenes i vrasjeve te 21 Janarit e cila duhej te shenohej ne kalendar si 4 Shkurti ,nje dite e zeze.Me thoni Ju ,ku dhe kush urdhezbatues eshte cilesuar "Yll ne ngjitje" dhe populli protestues qe u vra te quhet "popull i dhuneshem"?Mos harroni ju gazetare qe si shperblim te dy ketyre vrastareve njeri udherdhenes dhe tjetrit udherzbatues iu dha edhe godinaa e SHQUP-it si shperblim per merita te veçnta e udherzbatuesit iu dha edhe drejtimi i Bashkise se Tiranes ,me spetaklin e prestigjatoreve Amerikane ku ambasadori nxirrte nje fletushke dhe fuste dy deri sa e nxori fitues ish deshmimtarin e "shtepise se verdhe". Qe te mendosh ne kete menyre si shkrimi i mesiperm duhet te jesh shume naiv ,ose pa imagjinate ,sepse kryekrimi Berishe edhe sot eshte protagonist i ngjarrjeve ne Tirane,ne bllokim rrugesh,ne djegje karrikesh e venie tumuesesh ne sallen e parlamentit ku ndodhen me imunitet derra si Flamur Noket,guruni si Agron Gjekmarket dhe gore si Gaz Bardhet e koompani. Ne Shqiperi nuk eshte instaluar demokracia por demografia e ,qe ironikisht ju e ngateroni ndoshta pa dashje. Pyetja e dites sot duhet te jete :Valle do sajojne ndonje takim Tramp-Berishe ,nen nentekstin sikur gjoja ai nuk e dinte qe ishte non grata....?????? Koha do e vertetoje.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje