Nga Baton Haxhiu
Një foto familjare, e ndarë publikisht nga Albin Kurti për t’i uruar qytetarëve Vitin e Ri, shkrepur në 2021-shin, në shikim të parë ngjan si një moment i thjeshtë ngrohtësie dhe harmonie.
Në të shfaqen Albin Kurti, gruaja e tij Rita, vajza e tyre, dhe prindërit e Kurtit – një pamje që synon të përçojë atmosferën festive dhe unitetin familjar.
Por, kur kjo foto rikthehet sot, tre vite më vonë, në një realitet ku Rita dhe vajza e tyre vazhdojnë të jetojnë kryesisht jashtë Kosovës, ndërsa Kurti drejton vendin, ajo merr një kuptim tjetër: bëhet simbol i distancës – jo vetëm fizike, por edhe simbolike – mes jetës së tij private dhe pritshmërive të qytetarëve të tij.
Por përtej ngrohtësisë që kjo fotografi përçon, për ata që ndjekin me kujdes historinë personale dhe publike të Albin Kurtit, ky moment ngre pyetje të thella për simbolikën e vendimeve personale të një lideri dhe ndikimin e tyre në perceptimet e qytetarëve që ai përfaqëson.
Në zemër të këtij diskutimi qëndron një episod kyç nga e kaluara: pyetja që Kurti u bëri anëtarëve të partisë së tij për të miratuar martesën me një grua të huaj.
Kërkesa që Albin Kurti bëri para martesës me Ritën, për të marrë mendimin e partisë së tij, është një akt që fillimisht mund të shihet si një shenjë respekti ndaj bashkëpunëtorëve dhe një përpjekje për të harmonizuar jetën personale me pritshmëritë publike.
Por kjo qasje gjithashtu ngre pyetje të rëndësishme për një lider që e ka ndërtuar karrierën e tij mbi pavarësinë dhe fuqinë për të sfiduar normat tradicionale. A ishte kjo pyetje një reflektim i shqetësimit të tij për perceptimin publik në një shoqëri të vogël dhe konservatore si Kosova, apo një pasiguri më e thellë që sugjeron se një lider nuk duhet të kërkojë “leje” për zgjedhje personale që janë thellësisht intime?
Kjo ndjeshmëri për perceptimin publik mund të shihet si njerëzore dhe modeste, por në një mjedis politik ajo ekspozon një varësi të tepruar nga konsensusi kolektiv, madje edhe për çështje që duhet të mbeten private. Sot, kur zgjedhjet e tij personale përçojnë mesazhe simbolike që krijojnë distanca mes tij dhe qytetarëve, ai duket se ka humbur atë ndjeshmëri fillestare për perceptimet e publikut.
Fotografia e Krishtlindjes nuk është vetëm një urim festiv, por një kujtesë e ndarjes së thellë simbolike dhe reale që vendimet e tij personale kanë krijuar me popullin që ai përfaqëson.
Simbolika e distancimit dhe roli i Ritës si intelektuale
Martesa me Ritën, një intelektuale dhe grua me prani të fortë ndërkombëtare, kishte potencialin të përcillte një mesazh bashkëkohor dhe shpresëdhënës për Kosovën. Një grua që mund të ishte një model frymëzues për gratë dhe të rinjtë kosovarë, që mund të promovonte barazinë gjinore dhe një qasje më të hapur ndaj ndërkulturalizmit, është bërë një figurë thuajse e padukshme në jetën publike të vendit.
Përveçse shfaqet në ngjarje ndërkombëtare ose takime diplomatike në Paris, prania e Ritës në Kosovë duket se është reduktuar në minimum, duke lënë një boshllëk të madh në përfaqësimin e saj si një partner strategjik dhe simbolik i një lideri që pretendon të mishërojë shpresat dhe ndryshimin.
Mungesa e Ritës nga jeta e përditshme e Kosovës ngre pyetje: A është kjo një zgjedhje e saj për të qëndruar larg një mjedisi që ajo mund ta konsiderojë kufizues ose përçmues, apo një reflektim i një kompleksi të ndërsjellë, ku as ajo dhe as mjedisi nuk e gjejnë dot gjuhën e përbashkët? Çfarëdo që të jetë arsyeja, ky distancim perceptohet si një largim simbolik nga populli i Kosovës dhe si një dështim për të përdorur fuqinë e saj intelektuale për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të vendit.
Edukimi i vajzës dhe mesazhi për arsimimin në Kosovë
Ndërkohë, vendimi për të edukuar vajzën e tyre në Norvegji përçoi një tjetër mesazh zhgënjyes. Një lider që ka kritikuar vazhdimisht elitat politike për përdorimin e arsimit privat dhe shërbimeve shëndetësore jashtë vendit tani përballet me një paradoks të thellë: zgjedhja e tij për të mos edukuar fëmijën e tij në Kosovë përçon idenë se ai vetë nuk beson se vendi mund të ofrojë një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.
Për qytetarët që përpiqen të edukojnë fëmijët e tyre në një sistem arsimor me burime të kufizuara, kjo zgjedhje tingëllon si një ofendim ndaj përpjekjeve të tyre dhe një dëshmi e mungesës së besimit të liderit të tyre në institucionet vendore.
Nëse liderët vetë zgjedhin të largojnë fëmijët e tyre nga Kosova, çfarë mesazhi dërgon kjo për mijëra prindër që luftojnë për të siguruar arsim cilësor për fëmijët e tyre brenda vendit? Arsimi i vajzës së tij në Norvegji, ndonëse një zgjedhje private dhe legjitime për çdo prind të zakonshëm, për liderin e një vendi bëhet një simbol që nënvizon hendekun mes fjalëve dhe veprimeve.
Dy jetë paralele: Kryeministri në Kosovë dhe Rita në Norvegji
Kjo distancë fizike dhe simbolike bëhet edhe më e dukshme nga fakti që ndërsa Albin Kurti jeton në Kosovë, gruaja dhe vajza e tij jetojnë kryesisht në Norvegji. Një lider që udhëheq një vend të vogël dhe me sfida të mëdha duhet të mishërojë idenë e lidhjes së pandashme me popullin e tij. Prania e një lideri nuk kufizohet vetëm në zyrën e tij; ajo përfshin familjen, zgjedhjet dhe angazhimin e tij të përditshëm. Në këtë rast, ndarja fizike dhe konceptuale mes jetës së tij dhe jetës së familjes së tij krijon një distancë që qytetarët e ndjejnë dhe interpretojnë si një mungesë përkushtimi të plotë.
Fotografia e Krishtlindjeve dhe kërkesa e dikurshme për miratimin e partisë janë dy momente që zbulojnë një narrativë të ndërlikuar për një lider që është ndarë midis jetës personale dhe detyrimeve publike.
Nëse atëherë Albin Kurti kërkoi mendimin e partisë për martesën, sot ai duhet të tregojë një ndjeshmëri edhe më të madhe për perceptimet e qytetarëve mbi zgjedhjet e tij personale. Këto zgjedhje nuk janë thjesht private; ato përçojnë mesazhe të fuqishme për shoqërinë që ai drejton.
Për të rikthyer besimin dhe për të kapërcyer distancën që është krijuar, Albin Kurti duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të lidhur simbolikën e vendimeve të tij personale me përgjegjësitë e tij publike. Jo vetëm përmes imazheve festive, por përmes veprimeve të qarta që tregojnë se ai ndan realitetin dhe sfidat e përditshme të qytetarëve të tij.
Vetëm atëherë ai mund të rifitojë rolin e një lideri që mishëron jo vetëm vizionin për një Kosovë më të mirë, por edhe angazhimin e sinqertë për të ndërtuar një të ardhme më të afërt dhe të përbashkët me popullin e tij.
Po flet legeni qe merrte 18 mije euro ne muaj nga Spitali Amerikan si agjent reklamash. Mos eshte nen hetim ky spital ne Kosove o Baton?
Ore keto haleanalistet e Kosoves qenkan shume me legena se keto tonet. Do i vene bishta gjithckaje dhe te shprehin negativitet qofte kjo nje foto kaq e bukur familjare dhe ne nje dite paqe. Baton Serbi, Baton Vila.
E lexova shkrimin me kureshtje. Ajo që më ra në sy, shkrimi paraqet një përpjekje të sforcuar për të gjetur, siç thuhet, "qimen në qull". Të them të drejtën unë nuk kam njohuri për jetën politike në Kosovë. Por shkrimi më bëri përshtypje për faktin se sa pak hapsirë ju ka lënë Albin Kurti oponentëve të tij për t'a kritikuar me qëndrimet që ka shfaqur në qeverisjen e vëndit. Të krahasosh këtë aspekt kaq periferik që trajton shkrimi në jetën e një kryeministri dhe t'a krahasosh me qëndrimet e kryeministrit tonë ku edhe vetë qëni i uritur "nuk di nga t'a kafshojë", pasi nuk ka pjesë të trupit të mos e ketë pis, kjo flet qartë për ndryshimin e mënyrës qeverisëse në dy shtetet tona.
Ky Baton spiuni serb dhe figure perverse gazetareske, a nuk mendon se eshte me mire qe gruaja per aresye sigurie fizike, thashetheme shtypi, etj qe i di vete te jetoje ne Norvegji, por te mos jete hajdute e ndyre me histori mpafund me meshkuj e pasuri te dyshimta si nje grua tjeter, pronare e pafund pronash etj Turp Baton qe nuk di nga shkon per ca para qe nuk te shpetojn
baton shemtia!
Ky Baton spiuni serb dhe figure perverse gazetareske, a nuk mendon se eshte me mire qe gruaja per aresye sigurie fizike, thashetheme shtypi, etj qe i di vete te jetoje ne Norvegji, por te mos jete hajdute e ndyre me histori mpafund me meshkuj e pasuri te dyshimta si nje grua tjeter, pronare e pafund pronash etj Turp Baton qe nuk di nga shkon per ca para qe nuk te shpetojn
Ky Baton spiuni serb dhe figure perverse gazetareske, a nuk mendon se eshte me mire qe gruaja per aresye sigurie fizike, thashetheme shtypi, etj qe i di vete te jetoje ne Norvegji, por te mos jete hajdute e ndyre me histori mpafund me meshkuj e pasuri te dyshimta si nje grua tjeter, pronare e pafund pronash etj Turp Baton qe nuk di nga shkon per ca para qe nuk te shpetojn
Nje person eshte ne rruge te mbare kur kritikohet nga nje hajdut ordiner si Baton Haxhiu.
Mu duken si Parashqevia me Eltonin
Ne qofte se Albini gjen nje rrobaqepes te zotin per kostumin e tij ai do fitoje perseri. Me rrobaqepsin e deritanishem, nuk ka asnje shans, lol.
I sakte Albinin munde ta shashe vetem per kostumin qe kur e veshe i rri shtrembet dhe ngushte. Kurse si politikane i rruajne leshte politikanet e shqiperise ketu dhe ata te kosoves. Kurse Batua tregon nivelin e tije qe merret me jeten private.
Bazuar është bërë si Saliu, merret me përgojimin e grave të huaja.Kjo është një veti e delinxhijve dhe spiunave.
Nuk i ka fajet kostumi por shpina. E ka te demtuar nga torturat ne burgjet serbe.
Pirdh pirdh Bython Haqiu. Ca si ty, Ymeri dhe Vin Sociopati, Albini I bën me shurrë në muret e nevojtores ... As koqet nuk arrini tja lëpini...keshtu qe pirdhni pirdhni ne gojen e njeri-tjetrit ti me shokun Ymer Gël Baze.
Albin Kurti premtoi Vetvendosje, u votua per Vetvendosje e po i ofron kosovareve ate qe u ka premtuar e ate per te cilen eshte votuar - Vetvendosje. Keto pllaquritjet e kote te Bython Haxhivicit kunder jetes tij private tregojne se ajo Vetvendosja e Kosoves shqeteson njelloj si Serbine eshtu dhe sejmenet e saj shqipfoles kudo ku jane.
Cfare u premtoi e ca u afron nese e di.
Tankist lër semaforin edhe hajde merr tet shoqe se sla hajdar pa provuar tek zyrat e rripjelljes.
Kosova eshte krenar e se ka Haxhi Butonin si keshilltar te Edvinit dhe Meros
Kam pasur respekt dhe vleresim pozitiv per opinionet e tua ne pergjithesi,por ne kete shkrim ja ke fut kot.
I keni rene shume gjate. Deshtimi dhe frustrimi I Albinit lidhet me mungesen e aktivitetit seksual; largesa e gruas e privoka Albinin nga qartesimi I mendjes.
Shkrim katundaresh injorante!?Turp t’i vije gazetarucit per mender kete shkrim,per familjen e atij qe e urren materialisht
Nuk eshte problemi ku qendron gruaja e nje KM o Baton. Problem eshte kur gruaja e nje KM perfiton direkt ose indirekt nga prate e resurset publike, Problem eshte kur gruaja e nje KM ushqen, influencon e nzit egon e shfrenuar te mbajtjen me cdo kusht te pushtetit, te shkaterrimit te shtyllave institucionale e morale te nje shoqerie per hir te nje jete te shfrenuar luksi e vaniteti, problem eshte kur nzit bashkeshortin e saj ne urrejtje per njerzit e thjeshte dhe per ata qe nuk jane dakort me politikat e tij, problem eshte kur gruaja e nje KM kthehet ne nje keshilltare politike me peshe me te madhe ne politikat e qeverise se sa anetaret e kabinetit, se Parlamenti dhe opozita sebashku dhe keshtu politika shteterore eshte ne funksion dhe ne sherbim te familjes kryeministrore, problem eshte kur gruaja e nje KM kthehet ne nje Maria Antuanete e distacuar aq shume nga populli sa kur populli thote s'kemi buke ,ajo habitet pse nuk hane biskota.
Qenka pleher ky qe meert me grate e te tjereve si Kryekrimineli penecilina sali ! Ka grua ky ! nese ka ! ku e ka ! ja lexon gruaja ketij keto shkrime ne Gazete !
Te kishte qen grua batoni,do te ishte bere nje personazh ne kinostudion e edi rames.Ja qe eshte ai qe eshte ,i cili nuk perton te mirret si ato grat e fshatrave italiane (te para ne radiotelevizion)qe nuk i len dy gure bashk.Sikur te ishte i vellai i melaimit ky,kushuri me berat buzhala,komandant edi ramen?O Zot,ne kete dite te Krishtlindjeve,nje urate per batonin: marrte malet dhe perfundofte ne lumin Vjosa..
Kripto islamistet si Haxhiu, jane islamistet me te rrezikshem, per shqiptarine. Atij i vriten keq syte, kur shikon nje familje kosovare, rreth bredhit te Krishtlindjes, simboli i vllazerimit midis njerzve.Haxhiu duhet ta kete gruan me ferexhe, ne mos nga jashte, ajo rrobe e zeze, ja ka mbeshtjelle trute nga brenda, si dhe vet haxhiut.
Të gjithë ju pro serb në Shqipëri bashkohuni rreth Batonit atje ua ka dërguar Serbia se në Kosovë jo veq që e dekonspiruar por nuk i mbeti vend.Në vend që në Shqipëri Batoni të fillonte msheftas veprimtarinë pro serbe ai doli haptas dhe filloi nga Krueministri këshilltar i të cilit u zgjodh.
Batoni ne Shqiperi ka gjetur shesh,prandaj e bene pershesh!Ne te Kosoves e njohim si i biri i Fazli Qelit(Haxhiut),spiun i devotshem serb !Perndryshe,familja Haxhiu ,perfshire ketu dhe Batonin,jane familje spiunesh dem baba dem.Bashke me drejtoreshen e SHISH-it,te njohur si katundaresha 007 :)) jane leçitjet dhe jashteqitjet me te qelluara te Kosoves drejte Edi Rames.Ua pafshi hajrin :))
Ky shkrimi si pune thashethemaxhiu i katunit
NUK KA DAL FOTOGRAFI PER KRISHTLINDJE KURTI ,PO KA DAL PER BAJRAM ,,,SE BAJRAMIN FESTON SI MYSLYMAN ,,,KRISHTLINDJET I FESTON VUCICI QE ESHTE ,,KAUR ,,,,
Bajramin e ka festuar edhe Ismail Qemali ,Mbreti Zog,Isa Boletini që luftuan dhe udhëheqin Shqipërinë .E dij që ua keni inat që nuk iu lan ti bashkoheshin Greqisë.
Jo vetem Batoni kurve bordelloje, por edhe Gelbaze qe i ben jehone kesaj kurve te ripjelljes.
Baton Haxhi mutit i vret syte pema e krishlindjeve.Legen njeri pa pike karakteri.
Ky ia ben mire edi rames ia nxjerr dufin e shkaterron ramen nga nervat Cia ben mire albin kurti edi rames
ALBI THE GOAT.Po mire more Goat,i verber je? qe thua tja shohim hajri Batonit kur te gjitha komentete jane kundra tij apo hajt tu hedhim nje thumb shqiptareve se Batonin e ka keshilltar kryeministri.?Jeni vertet te pa ndreqshem.
Albin ti je Shqiptar patriot,mbro Kosoven mbro Shqiptarine.Mos e degjo ate te gjatin se ai vetem Shqiptar nuk eshte.
Komenti i Batonit per jeten failjare te Kurtit eshte pa vend edhe pse Kurti eshte person publik.Nuk besoj se i mori leje partise kur do martohej por thjeshte e ka njoftuar. Gruaja e tij eshte nje intelektuale qe puna e lidh me ambjentin e saj dhe si grua e emancipuar nuk do varet nga KURTI aq me teper qe eshte e angazhuar me lidhje nderkombetare.Si pasoje edhe vajza duhet te jete prane saj si e mitur. Cfare do beje Kurti ,ta mbaje ne KOSOVE dhe te paguaj nje grua tjeter te kujdeset per vajzen?/ Ato brockulla qe ta beje shkollen ne Kosove, qe te jap shembull, eshte qesharak dhe i qellimshem.Ata keshtu e kane gjetur zgjidhjen dhe lerini ne punet e tyre.Do i qajme hallin Kurtit qe nuk ka grua ne krevat pernate????????
Albin Kurti eshte gangrena e Kosoves. Pa ikur ai, nuk ka zhvillim dhe as paqe me nderkombetaret. Ka vetem bashkepunime me serbet.
Po ku e gjete kete sorre akulli o Albin,pak goca te bukura dhe te zgjuara kishte Kosova?
Flet jashtëqitja që ka zyra luksoze te Stadiumi i Ri në Tiranë, me lekët që vjedh nga taksapaguesit Shqiptarë dhe ato Kosovare, si nuk del dikush të t'a qepi halen ty nuk e kuptoj... Shumë durim ka populli shqiptar andej dhe këndej!
Martesa e Kurtit me kete akullnajen norvegjeze tregon se Kurti e ka nje drrase mangut.
Martesa e Albinit me kete norvegjezen eshte e qelluar,asnjeri nuk qesh natyrshem,Albini ngerdheshet kurse kjo nuk e njeh fare qeshjen.
Albini e fali Kosoven tek Serbia si te ishte prone e tija. Dardanet e hengren ate koqe ulliri, e tash nuk mbetet gje tjeter vecse te mbajne pergjegjes kultin e trullaneve te VV.
FAMILJA KURTOVIÇ NGA MALI I ZI FAMILJE GABELESH KRYE GABELI ALBINIÇ KURTOVIÇI KJO NUK DON KOMENT
Albin kurvi eshte aty ku eshte, me urdher dhe ndihmen e UDB serbe per te ulur kosoven dhe faktorin shqiptar ne ballkan aty ku eshte,ne gjunje, .Strategjia qe ndoqi dhe politikanet ku u mbeshtet u duken qartazi qysh ne diten e pare pas marries se pushtetit.Kamikazet islamike hajdute dhe injorante qe leshon neper forume,nuk mund ta mbulojne dot faktin qe kosova nen udheheqjen e tij eshte me e varfra ekonomikisht dhe me e dobta politikisht.Ne same te te politikes se tij si kukull e UDB kosova eshte nje fije larg nga humbja e sovranitetit,ndersa politika e jashte eshte zero (asnje njohje keto kater vite).
Rrunjani bolet ju Albinit, keni gjelozin ma te madhe se te serbeve kurdonqe shihni ne krye te kosoves nje intelektual. Ju nga shqiperia doni kosoven nem serbi , kjo asht dokumentue me 100here qe nga ‘90 e kendej. Ju shqiptaret e shqiperis jeni te fiksuar pas serbit dhe keni gjelozi eksteeme nga shqiptareve te kosoves.
Baton Haxhiu dhe Sali Berisha jane :majka i oca i sina i sve Srbsko(4xC).
Albin Kurti leader me integritet. Tju vi turp qe merreni me te. Baton and Co superimoralet
Baton, je helm. Sigurisht qe nuk e ke problem. Qingji i mrapsht si ti thith disa nana, tuj fillu ne Beograd.
Baton "s*llavi" ma kaloka edhe mua. Une thjesht rruaja çiftet nga pylli. Kurse ky u marrka me jeten personale te nje familje ne Kosove, aq me teper qe "kullot" ne Shqiperi. Pttuuuu, fare e keqe, qe dhe toka ku ke mbire duhet djegur me "napalm".
Baton letyra, c'behej andej nga SPAK-u mo pasha, cfare te thane kur vajte i maskuar si 'intervistues'?
Ku jane katandisur zagaret qe ushqehen vetem per te lehur kunder Albinit - po kerkojne gjilperen ne kashte! Ne keto momente po flet ne TV Linda, "Nexhmija" e rilindur! Te duket vetja se ndodhesh ne Korene e veriut! Po flet brockulla pa u lodhur! Propagande neveritese! Ka nje hall te madh mesa duket! Po ndjejne arome lageshtire!....
Albini eshte agjent futi udheheqesit e Uck ne burg dhe krahasoji LGbt me Uck Edhe pse te gjithe udheheqsit pas lufte si te babzitur si Saliu me Meten etj Bene gjithcka per te pasuruar veten jo shtetin Jane si perhere ne historine tone plackaxhinj Por gjithesesi luftuan dhe nuk meritonin burgun nga nje shtet tjeter duhet ti denonte kosova per korrupsion