2024, një vit i brishtë

23 Dhjetor 2024, 16:28Blog Nga Mimoza Cika Kelmendi

Vetëm edhe disa ditë dhe edhe viti 2024 do të jetë histori. Një vit, i cili riktheu Donald Trump në  Shtëpinë e Bardhë, viti ku koalicioni qeverisës në Gjermani humbi pushtetin, dhe viti ku regjimi i Assad-it u rrëzua. 2024 duket një vit i gjatë, sepse ky është viti i globalizimit të krizave dhe i sfidave të mëdha. Ja disa prej tyre….

Sulmi agresiv i Rusisë në Ukrainë po hyn në vitin e tretë dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë për vendin që të mbrohet. NdodhI diçka që e tejkalon listën e pafundme të mizorive: trupat ruse bombarduan një spital për fëmijë në Kiev. Në Evropën Lindore po rritet shqetësimi për një sulm nga Moska. Në mars, Alexej Navalny, ndoshta kundërshtari më i madh dhe më i rrezikshëm i Putinit, varroset në Moskë. Suedia bëhet anëtare e NATO-s. Ndërkohë SHBA, Gjermania dhe disa vende evropiane  vendosin të furnizojnë Ukrainë me më shumë armë për gjatë vitit.

Ndërkohë, lufta në Gaza vazhdon pa u ndalur. Hamasi ende mban pengje izraelite nën kontrollin e tij, dhe ende ndihet tronditja e 7 tetorit – masakra më e madhe ndaj hebrenjve që nga Lufta e Dytë Botërore. Në veri të vendit, luftimet mes grupit terrorist në Liban dhe forcave izraelite po intensifikohen. Po ashtu, edhe nga Gaza po largohen njerëzit – të paktën ata që mund të arrijnë të largohen. Sipas inforacioneve të fundit ka mjëra të vdekur, shumë prejë ë cilëve fëmijë. Më shumë se 100,000 palestinezë thuhet se kanë gjetur strehim në Egjipt.

Absolutisht jo normal ishte ajo që ndodhi  në SHBA. Kandidati për president, Donald Trump, qëllohet, por disa sekonda më vonë është përsëri në këmbë dhe vazhdon fushatën e tij zgjedhore. Presidenti Joe Biden dukej i rënduar për shkak të moshës, dhe nuk arrin të „shërohet“ politikisht. Nën presionin e partisë së tij, ai përfundimisht i hapi rrugën  Kamala Harris, por kjo nuk ishte e mjaftueshme: Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë SHBA, Gjermania dhe disa vende evropiane  vendosin të furnizojnë Ukrainë me më shumë armë për gjatë vitit.

Një nga të panjohurat më të mëdha, me të cilën po mbyllet viti 2024, është Siria. Rebelet islamikë nga veriu rrëzojnë brenda disa ditësh diktatorin e gjatë dhe "kasapin e Damaskut", Bashar al-Assad. Ushtria e tij nuk jep asnjë rezistencë dhe udhëheqësi arratiset në Moskë. Ky moment është një goditje shpëtimi për njerëzit në Siri, një humbje e rëndë për Putinin, i cili ishte i përfshirë në konflikt. Por e ardhmja e vendit mbetet plotësisht e pasigurt. Askush nuk mund të parashikojë se si do të sillen rebelët e HTS dhe nëse do të ketë mundësi për pajtim mes palëve të shumta të përfshira në konflikt. Me shumë mundësi, Siria do të jetë edhe në vitin 2025 një temë që do të dëgjohet shpesh.

Një tjetër sulm terroist në Gjermani trondit botën. Ndërkohëqë që edhe në Berlin ka krizë: Gjermania në muajin shkurt do të zhvillojë zgjedhje të reja të parakohshme. Në 2024 që po lëmë pas ndodhën shumë protesta si në Gjeorgji dhe përmbytje të mëdha në shumë rajone të Germanisë apo në shumë vende të botës. Por Kamponati Europian i Futbollit në verë u zhvillua me sukses dhe imazhet e bukura të tifozëve shqiptarë, holandezë dhe skocezë do të mbahen gjatë në kujtesë. Natyrisht edhe libri „Liria“ i ish Kancelares gjermane, Angela Merkel, si libri më i suksesshëm i vitit deri tani.
 
 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje