Nga Preç Zogaj
Një zgjedhje për të cilën qytetarët shqiptarë do të shprehen me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit të ardhshëm është kjo: me ndëshkueshmërinë e re apo me pandëshkueshmërinë e vjetër.
Ndëshkueshmërinë në sferat e larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar po e normalizojnë ditë pas dite SPAK dhe GJKKO.
Pandëshkueshmërinë, gangrenën e tranzicionit, po përpiqen ta kthejnë siç ka qenë aktorët e kastës politike plurale solidare që e kanë krijuar. Natyrisht edhe bota e krimit në përgjithësi.
Kjo është arena, këto janë skajet e litarit.
Populli nga do t’ja mbajë, nga do të tërheqë?
Në fakt kjo “enigmë” merr përgjigje në kohë reale nga sondazhet periodike të mediave dhe agjensive të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Që fotografojnë pa dallim mbështetjen masive popullore ndaj SPAK-ut në veçanti dhe drejtësisë së re në përgjithësi.
Por sondazhet dhe zgjedhjet nuk janë e njëjta gjë. Sondazhet mbështeten mbi një kampion të kufizuar votuesish. Zgjedhjet janë popullore. Sondazhet masin mbështetjen për një çështje të caktuar. Zgjedhjet për një shumësi temash. Sondazhet janë orientuese. Zgjedhjet vulosin.
Ato të 11 majit do të vulosin edhe për fatin e drejtësisë së re, për këtë realitet të ri që ngërthen përpjekjen më të madhe në gjithë historinë e shtetit të ri shqiptar për të vendosur, “askush mbi ligjin”, në gjithë piramidën politike-shoqërore të vendit.
Zgjedhja popullore “me ndëshkueshmërinë e re apo me pandëshkueshmërinë e vjetër “ nuk do të merrte trajtën e një sfide sikur PS dhe PD do t’i jepnin një mbështetje parimore pa ekuivoke hetimit. Duke ua lënë avoketëve dhe vetë të akuzuarve nga sferat e tyre të larta mbrojtjen në gjykatë ndaj akuzave individuale. E gjithë kjo edhe me reflektimin se për faj të tyre kriza e stërzgjatur e drejtësisë sonë ka qenë pikësëpari kriza e akuzës, pa të cilën gjykata s’ka çfarë bën.
Në të vërtetë, faktet tregojnë se, pavarësisht aparencës, betejën kryesore këto dy parti e kanë më pak me njëra-tjetrën dhe më shumë me SPAK-un, me akuzën, me burimin nga merr rrugë drejtësia. Në këtë pikë u bashkohen interesat. PS-së sepse po del se është e krimbur në afera korruptive të zyrtarëve të saj të çdo niveli; PD-së sepse ka nën akuzë liderin e saj Sali Berishën, i cili përcakton qëndrimin e gjithë subjektit.
Në fakt, Sali Berisha kërkon as më shumë, as më pak por shbërjen e SPAK-ut dhe të drejtësisë së re. Kurse Rama me të tijtë i vinë rrotull me kujdes dhe presin momentin e përshtatshëm të nxjerrin nga mënga të ashtuquajturën “reformë të re të drejtësisë”, që në rastin më të butë do të këkojë t’i fusë ujë rakisë dhe të frenojë SPAK-un. Të dyja partitë e patën votuar njëqind për qind reforën në fuqi në vitin 2016, duke shkuar me mendimin se do ta kontrrollonin e kastronin përgjatë zbatimit. Hapur opozita, duke hedhur gurin e fshehur dorën qeveria. Dështuan. Falë mbështetjes së përditshme të drejtësië së re nga SHBA dhe BE.
Tani, tek e ka bërë rastin e tij, si person i akuzur që pret të gjykohet, kriter të qëndrimit të PD-së ndaj drejtësisë së re, Berisha e ka pozicionuar partinë në një qëndrim qartazi antielektoral, antieuropian dhe antiamerikan. Ai nuk është naiv, e di këtë, por ndërsa di edhe tjetrën se nuk llogaritet nga partnerët, gjithë objektivi i tij është të sigurojë mbështjen e një pakice anti-Spak, të identifikohet me të, të bëhet zëri më i qartë i të ndëshkuarve dhe atyre që e kanë bërë veten të ndëshkohen nga drejtësia e re, të marrë rolin e shpëtimtarit që do të marrë hak edhe për ta. Duke rivalizuar në këtë pikë me Ramën, në një garë të padukshme se kush e ka vullnetin dhe forcën më të madhe për t’i ndalur hovin e thyer qafën SPAK-ut.
Për këtë Berishës i duhet një fabul e re sikur me instalimin e Tramp në Shtëpinë e Bardhë, “reforma e Sorosit” në Shqipëri do të flaket, madje nuk ka hezituar të marrë rolin e zëdhënësit të paautorizuar të Presidentit të porsazgjedhur amerikan, tek iu drejtua fill pas zgjedhjes së tij kreut të SPAK, Altin Dumanit, “po tani ku do të shkosh ti”!?
Është e vërtetë se me rikthimin e Tramp në Shtëpinë e Bardhë, Berisha po shkon me shpejtësi në takimin përfundimtar me të vërtetën e tij, por reforma jonë në drejtësi, institucionet e së cilës u ngritën të gjitha gjatë mandatit të parë të Presidentit Tramp (2016-2020), është një realitet që ka lëshuar rrënjë. Ajo jo vetëm nuk preket, por pritet të ketë një mbështetje edhe më të madhe nga SHBA. Siç është tradita e pushtetit të republikanëve. Nuk bën vaki që SHBA t’i pështaten zvogëlimit ‘alla’ shqiptarçe të madhështisë së tyre në përmasat e meskinitetit të bajraktarëve politikë në nahijen tonë. Por gjithsekush le të shijojë iluzionet e veta.
Opsionet e zhbërjes së SPAK nga PD dhe uljes së hovit të tij nga PS llogarisin të prodhojnë një mesatare që ‘de fakto’ do të vinte nën kontroll pandëshkueshmërinë, duke i caktuar një vijë të kuqe të pakapërcyeshme. Kjo do të thoshtë që metastazat e vjetra të mbeteshin.
Partnerët janë këtu që kjo të mos ndodhë. SPAK dhe organet e drejtësisë së re, duke qenë përpara partive me bilancin e tyre, janë një garanci tjetër se nuk ka kthim prapa. Disa parti të reja janë qartazi në mbështetje të drejtësisë së re. Por ato duhet të gjejnë rrugët e bashkimit për t’u përfaqësuar në Kuvend, përndryshe fjalët e tyre do të mbesin në nivelin e retorikës.
Të kthehemi ku e nisëm: “Me ndëshkueshmërinë e re apo me pandëshkueshmërinë e vjetër”? Zgjedhja sillet nga sillet e kthehet sërish te qytetarët, te vota e tyre. Të gjithë duhet ta dinë: Pandëshkueshmëria ka qenë dhe në një masë të caktuar mbetet ende, pavarësisht goditjeve që po merr, sinteza e gjithë të këqijave të tranzicionit shqiptar. Do të jetë në dorën e tyre të zgjedhin çfarë duan.
Ky barazon qendrimi e PD ndaj SPAK me ate te PS por jane krejt te ndryshme kete e di dhe njeriu me i zakonshem ne Shqiperi nuk mund te behet pis njera pale meqenese pala tjeter opozita eshte e tille
Prec Spiuni nga Mirdita , Frrok Zagar Cupi nga Mirdita spiun , Nikolle Lehesi Zagari nga Mirdita spiun , Remzi Lani spiun kryetare i shoqates se gazetaareve spiuna sigurimi Prec pa turp paske qene pa cipe pa..pa pa ...fytyre 34 vjet spiun me Graden Kolonel Preci ne qarkullim....vetem Ssliut ju perdorte per pune te zeza...
Prec Spiuni nga Mirdita , Frrok Zagar Cupi nga Mirdita spiun , Nikolle Lehesi Zagari nga Mirdita spiun , Remzi Lani spiun kryetare i shoqates se gazetaareve spiuna sigurimi Prec pa turp paske qene pa cipe pa..pa pa ...fytyre 34 vjet spiun me Graden Kolonel Preci ne qarkullim....vetem Ssliut ju perdorte per pune te zeza...
Pyetja do ishre e sakte ke doni per drejtesi kete te DUMANIT qe godet ndonje lepur deri minister te Rames , apo drejetine e premtuar te Salkarit me ne krye GJIN kurvat e GJIN shkerdhatat me minister drejtesie FLAMUT KAKE NOKEN e te shihni seanca pa fund kur ta denojne Ramen , Bashen e tere ata kane kundershtuar Salmutin . Mjer ky popull qe i kane rene per hise me te poshtrit . Pati nje shprese te madhe ne popull me kete si DUMAN se do beje ndonje pune , po ai vec llafe na tund dekoratat nga SHBA godet ndonje lepur te Rames e ata me poshtrit SALMUTI ME shoke qe e kane cuar vendin dy here ne kufijte e ekzistences , kane vrare e prere si u ka dashur qefi pa ju dredhur syri fare , kane vjedhur si e sa kane dashur per vehte e per soj e sorollop , e jo vetem si gjen gje po na shesin edhe pordhe . Po eshte nje tjeter drejtesi ajo e Lek Dukagjinit kupto ( Sali halese ) qe premton se me te fituar zgjedhjet : rikethim i tere Gjin Gjonave aty ku ishin pasi jane larguar kot e ata dijne te bejne drejtesi . I gjori popull pati shume shprese tek DUMANI po e paguan sa nuk i vlen puna ai na tund dekoratat e SHBA e tere kasta qe nga ish krye minister ministra drejtoara qe kane bere kerdine ne vjedhje shefa policije te kapur ne flagrance , qe e kane vjedhur e vrare kete vend askujt nuk po i hyn gjemb ne kembe . Tere prokurore e gjukates qe u larguan per korrupsion e shperdorim detyre me pasuri marramendese askujt nuk po i fillon ceshtje . Pec ketu ne kete vend duhet te ngrihet nga varri ENVERI e tua shkedheje te gjithve qe kane vene dore mbi pasurine e ketij populli ti nxjerre para toges te pushkatimit ti beje kerrme se me keta DUMANE E GJIN KURVA ata me te poshtrir na shiten per ndershem .
Sa poshte ka rene njerezimi dhe ndergjegja... edhe pse duhej te fshifej dhe mos te dilte me as ne rruge e jo neper Intervista duke bere dhe rolin e Analistit ! me duket se njerezit nga Veriu qe ishin me te shtypur ne kohen e Dikatures , paskan qen njerezit me te shfytezuar nga Diktatura ! dhe paftyresia i ka zhveshur nga morali njeri ! Turp Turp ..
Sa poshte ka rene njerezimi dhe ndergjegja... edhe pse duhej te fshifej dhe mos te dilte me as ne rruge e jo neper Intervista duke bere dhe rolin e Analistit ! me duket se njerezit nga Veriu qe ishin me te shtypur ne kohen e Dikatures , paskan qen njerezit me te shfytezuar nga Diktatura ! dhe paftyresia i ka zhveshur nga morali njeri ! Turp Turp ..