
Nga Ervis Iljazaj
Mbledhja e përbashkët midis dy kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithëse si slogan kishte bashkimin, nga ajo që u diskutua dhe qëndrimet që u mbajtën, nxori më shumë në pah ato që ndajnë dy shtetet e të njëjtës kombësi se sa bashkimin midis tyre. Ishte në fakt një mbledhje e sforcuar si pasojë e raporteve midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Nga fjalimet, por edhe nga gjestet si ajo e letrës që Rama i dërgoi Kurtit edhe pse pesë metra larg, dukej qartë një klimë e tensionuar. Dukej sikur secili e shfrytëzoi këtë mbledhje jo për të krijuar një bashkëpunim më të madh midis dy shteteve, por për të theksuar edhe njëherë linjat politike që ndryshojnë në mënyrë të qartë midis lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ka disa kohë që Edi Rama dhe Albin Kurti kanë futur në një spirale të rrezikshme marrëdhëniet midis dy shteteve dhe dy shoqërive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Një marrëdhënie e cila nuk është e keqe, por që nuk ekziston fare. Në vitet e fundit Kurti dhe Rama kanë patur qëndrime të ndryshme për çështje thelbësore të politikës së jashtme. Kurti një socialist-nacionalist dhe Rama një socialist-internacionalist kanë kërkuar zgjidhje për Kosovën në mënryra të ndryshme dhe me metoda të ndryshme. Sigurisht ndërhyrjet e Ramës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të kenë qenë të ekzagjeruara dhe të tepruara duke mënjanuar shpesh herë sovranitetin e Kosovës, por ama Shqipëria dhe ai si Kryeminsitër i saj shpesh herë ka hasur në radikalitetin e qëndrimve të Albin Kurtit,
Çëshjta e Thaçit gjithashtu, e cila është rimarrë sot në Kuvendin e Kosovës nga Rama, hapur dhe qartë duke kritikuar qeverinë e Kosovës, ishte një tjetër çështje që theksoi ndasitë midis dy qeverive. Këto qëndrime, për çështje thelbësore të Kosovës kanë krijuar aleanca të ndryshme midis politikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Fatkeqësisht në këto momente nuk kemi marrëdhënie midis shteteve, si dy shtete të një kombi, por marrëdhënie dhe preferenca për forca të caktuara politike. Dhe kjo ka sjellë që marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë të jenë si asnjëherë më parë. Kurrë më parë marrëdhëniet midis dy shteteve nuk kanë qenë të tilla dhe në këtë mënyrë.
Dhe padyshim një rol në këto marrëdhënie kanë patur Kurti dhe Rama. Dy lidera megalomanë, delirantë në shumicën e rasteve, të cilët janë qartësisht në konkurencë për të marrë primatin e lidershipit në botën shqiptare. Egoizmat politikë të secilit kanë penguar qartë marrëdhniet midis dy shteteve dhe kalimin e tyre në një nivel tjetër. Në fakt, këto mbledhje të përbashkëta, që më parë ishin të qeverive dhe tanimë të kuvendeve, nuk është se kanë sjellë ndonjë risi apo përmirësim të jetës së shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Ato janë mbledhje me shumë zhurmë, me folklorizma patriotikë të tepruara, por që në të vertet nuk sjellin ndonjë gjë në raportet midis dy shteteve.
Fatkeqësisht për sa kohë që në krye të qeverive do të jenë Rama dhe Kurti, duket sikur këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë të tilla. Egoizmat politikë të secilit nuk po lënë që energjitë e Shqipërisë dhe Kosovës të bashkohen për të sjellë zhvillim, prosperitet dhe zgjidhje të çështjeve thelbësore të politikës së jashtme. Nuk është rasti për të theksuar se i kujt është faji, por ama duhet theksuar fort se në këtë mënyrë po humbim shumë kohë për integrim dhe zhvillim të përbashkët.
Gjithecka qe torre ne kete shkrim permblidhen ne dy rrjeshta ne fund:- Edi Rama internacionalisti shkel sovranitetin e kosoves dhe ceshtjet " kurtnacionaliste" ndaj duhet te largohen.Simbolika e ketij kuvendit ishte e qarte:- unifikimi i veprimeve te te dy aneve per ceshtjen kombetare,bashkimin e shqiptareve.Dhe rruga e vetem pa' rreziqe krizash ballkanike eshte bashkimin nen flamurin europiane dhe ate kombetare.Ne permbajtjen kete theksoj Edi Rama,Jo Albini dhe Albinet.Nuk beri asnje sulm ,vec rekomandimeve per unifikimi te veprimeve ne rrugen e pavarsise dhe njohjes se saj.Sulme bene kosovaret,Jo Edi Rama .Arroganca nenvleftesimi,apo perbuzja,verja emrin si te duash ,u shfaq te Albini,Gerdalla.Nese Albinet nuk Duan udheheqesi e UCK,i Duan ATA ne Burg,Edi Rama i cilesoni si heronj,qe domosdo duhet te lirohen nga burgut.Gjyqi ndaj tyre ne cdo seance ,verteton se eshte nje farse,eshte balte ndaj pavarsise se kosoves e cila,sipas iniciatoreve dhe mbeshtetesve te tyre Ka ardhue nepermjet krimeve te UCK.Nese kjo shihet si goditjes ndaj Drejtuesve te sotme te kosoves,atehere them se e meritojne tua thuash me hapur dhe me Fort.Rezoluta ndaj drejtesise qe mban ne Burg pa' asnje fakt udheheqesit e luftes,eshte gur prove qe ndan ATA qe Duan pavarsine ,nga ata qe Jane kunder saj Duke u kamufluar ne emer te nacionalizmit.Sjellja e Albinit dhe Albineve,dje ,ne kuvend dhe jashte eshte ,si thote Populli," kujt i djeg,le te kruhet".Nuk duhet harruar,Nese Forcat tokesor te aleances qe cliroi kosoven,UCK,eshte kriminale,atehere Edhe ATA qe e mbeshteten,qe bombarduan ushtrime serbe deri ne Beogradin Jane kriminelet terroriste.Pra nenteksti eshte i qarte.Kjo e ben me shume te DMD rezoluten qe propozon Edi Rama.Dhe kete rezolute nuk e kerkon rrugeve ne Pristine apo Tiranes,por ne kuvendin popullor mbarekombetar te shqiptareve te Ballkanin.
Bashkim mes muslimon brothers....normalisht der ne shkumbini Ndarja ose mosbashkimi i dy kombeve ne Qipro tregon mese miri se sunitet nuk jane pjese e familjes eveopiane.
Shume zgjuar ky burre halesh
O gazetaret e pordhes! Ka ca veprime te dukshme te polikes se Kosoves, qe I ka e groposur keto marrdhenie. Kurti beson me shume Micotaqin qe nuk e njeh si shtet se sa Ramen. Te mos kujtojme klanin kriminal te Berishes, te cilit I perket Kurti Dhe Rama ben mire qe I ben mutin. Zgjidhj: Takohemi ne Evrope ne e paste edhe Kosova ate mendje.
Kur te hyme ne Europe nuk do jete as Kurti as Rama.
Z. Iljazaj, ju bëni mirë që shkruani por, jeni shumë larg realitetit. Mardhënjet politike, Tiranë-Prishtinë, janë krisur që në kohën e qeverisjes së Kryekriminelit tonë, Sali Shpellar Berisha dhe, Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova vdiq, pa u pajtuar me Berishën. Sali Berisha dhe Ashim Thaçi, përjetuan një krizë shumë të fortë të marrdhënjeve midis njëri-tjetrit. Kriza shpërtheu në medeiet e Tiranës dhe Prishtinës. Akoma nuk janë pajtuar. Pra, kriza e marrdhënjeve politike dhe vëllazërore, midis Tiranës dhe Prishtinës, është e kahershme. Të mos harrojmë edhe përplasjet mediatike midis Kadaresë dhe Qoses. Ju guxoni të njësoni në fajësi, Kurtin me Ramën. Nuk shkon fare. Kurti, gjatë gjithë kohës është munduar dhe ka treguar shumë kujdes, për rrëzimin e Ramës nga pushteti. Për këtë, ai eksportoi edhe VV në Shqipëri, erdhi dhe votoi vetë kundër Ramës. Rama është për njohjen e UÇK-së, Kurti dhe Berisha, kanë qënë, janë dhe, duket se do të jenë pafundësisht kundër saj. Bëni mirë që shkruani por, vetëm nëse shkruani atë që duhet, jo atë që doni. Edhe Kurit dhe Berisha, bëjnë dhe thonë ato gjëra që duan, kurrë ato që duhet. Ky është burimi i krizës, Tiranë-Prishtinë.
Plotësisht dakord me komentin e @Dardanit të Ri. Protagonizmi i politikanëve si dhe i personaliteteve të kulturës, e më tej, i kanë bërë dhe po i bëjnë një dëm të madh çështjes kombëtare, në krejt rajonin tonë dhe më tej. Për çka shkrova nënkuptoj jo vetëm ata në Shqipëri e Kosovë, por në gjithë mjedisin shqiptar, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Kurti e Berisha, siç i përnend Dardani i ri, thonë gjëra që duan dhe jo që dujen, sepse për ta e jo vetëm, veç protagonizmit si qëllim në vetvete u lipset vetëm pushteti. Sot, veçanërisht për Berishën, duhet shtuar dhe frikën për për t'u përballur me drejtësinë dhe kështu ndëshkimin e tij.
Gazetari eshte njeri i zgjuar, por i tredhur si gazetar. I paguar dhe ka frike te flase realitetin. Kurti dhe Hale Berisha jane kunder zhvillimit te Kosoves se pavaruar. Nen petkun e sovranitetit, ata perpiqen te shkepusin Kosoven nga aleatet qe e krijuan Kosoven. Ne bisedime me Serbine, Kurti refuzon cdo gje - gjoja si patriot, dhe keshtu ushqen Serbine per makiazh politik. Rama u tha troc. Lerjani bisedimet prinderve te Kosoves (dmth, ShBA dhe BE; se po te ishte per Kurtin, Kosova shtate pashe ne dhe do ishte), dhe beni cfare tju thone prinderit. Prinderit e krijuan Kosoven e pavaruar, ata do e rrisin. Kaq. Teorira se Rama socialist, pordhist, Kurti qurrash halesh, etc jane buudallalleqe qe vetem minjte e paguar si Bushati me Cim Peken i shesin.
Me sa di, social nacionalistë nuk ka, ndoshta edhe ka, e, nëse ka, janë nacional socialistë, pra nazistë. Bjeruni nazistëve, se kanë nisur e po ngjallen dhe po shtijnë botën më një luftë të re. ----------- Nuk ka politikë pa egoizama politike, qëllimi është marrja e pushtetit dhe realizimi i programit politik të forcës politike që përfaqëson, por duke iu referuar "folklorizmit patriotik" të sugjeruar nga autori, ky, nuk duhet ushtruar në dëm të etnitetit të ngjashëm. Lidershipi nuk është qëllim në vetvete, ai fitohet me punë e përpjekje përbashkuese dhe jo përçarëse (dhe këtu një rol negativ luajnë mediat), por rol pajtues dhe gjithpërfshirës, duke mos ndërhyrë e fryrë zjarrin e karakteristikave ndryshe mes etniteteve me bazë të njëjtë, të ravijëzuara nga të huajt e pushtuesi i të dyja krahëve të kufirit. Por kjo nuk do të thotë aspak që kryeministrat e dy vendeve të një etnie, të bien dakord me njëri tjetrin për çdo problem e pikpamje. Megalomania personale varet nga vetë personi dhe ambienti që e rrethon, pompimit në masmedia etj. Vesi i mosbesimit të tjetrit është një e metë e madhe për një drejtues se pengon vetë atë në realizimin e detyrave të përditshme dhe e raskapit personalisht atë, por kjo nuk do të thotë se eshtë megaloman; megaloman është kur nuk dëgjon as të tutë, kur me ndërgjegje e kupton se kanë të drejtë, por nuk nxë se e thanë "ata" e jo "ti", dhe i bije gjoksit mëkot për të pandodhura. Uni i pamerituar është megalomani; kolektiviteti, skuadra me një kapiten të mirë, që e drejton skuadrën drejt synimit, nuk është megalomani. Prirja "për tu dukur" është në natyrën njerëzore dhe ne shqiptarët e kemi "pak" të theksuar, ca si ballkanas që jemi, e ca si të vegjël, se nga përvojat shekullore, na duket sikur nuk na dëgjon bota. Duhet të thërrasim, t'i biem gjoksit, të përleshemi mes vetit dikur, që të dukemi se jemi dhe po bëjmë diçka, por rënia nga skena e dy kryeministrave aktual, kur ti vijë koha e të mos votohen apo dorëheqjen nga gara, nuk do të thotë aspak se do të ndryshojë gjendjen, pa u vënë në vend të drejtat e fituara me gjak e sakrifica nga të dyja anët, pa u lënë mënjanë "nacionalizmat" krahinore dhe pa cilësuar pozitivisht ata që punuan për shqiptarinë të papërzjerë me pushtuesin (si bashkëpuntorë të tyre) e shqiptarëve pavarësisht rrethanave historike, që ka sjellë koha, fuqitë e mëdha dhe ideologjizmat. A mund të arrihet kjo për dy vende, që për njëqind e kusur vjet kanë jetuar realitete të ndryshme dhe që qytetarë të të dyja krahëve në masmedia, për tu dukur trendi, nga mëngjesi në darkë shpërndajnë ngado dhe thellojnë anët më negative të realiteteve të jetuara më parë e tani; madje ka të tillë, që shpërndajnë të tilla negativitete, kur as nuk e kanë jetuar atë. A ka më negativitet kur diskutohet se në Shqipërinë e para viteve '90-të të diskutohet se nuk kishte as bukë, si nuk kishte, ne do të kishim vdekur, duke fajësuar komunizmin e Enverit (se kështu u kishte thënë Titoja dhe aleatët e tij, që përkrahin dhe sot Serbinë rudimentare të ish Jugosllavisë, për t'i lidhur shqiptarët e kosovës pas qerres së tij) dhe aspak nën frymën e patriotizmit, se Enveri, në kamuflazhin e komunizmit, ruante sovranitetin e Shqipërisë, që fqinjët dhe aleatët e tyre (tanët e sotëm, se kështu lëviz politika), duke arritur deri në sulme të hapura ushtarake, kërkonin trojet tona si këmbim për bukën, deri diku ngjashëm me Mitrovicën sot. Si mund të lidhej Shqipëria e varfër me aleatë që nxisnin fqinjët tanë për sulme ndaj tërësisë territoriale, kur ajo i kishte zbatuar vendimet e të treve për të mos cenuar kufijtë e paraluftës, me aleatë që nxisnin kthimin e bejletëve (shprehje e otomanizmit qeverisës, që edhe një lëvizje demokratiko-borgjeze do t'i kishte rrëzuar nga froni) në pushtet. Po me ata aleatë që dërgonin banda për të sabotuar ekonominë e ndërtuar me sakrifica të panumurta, ashtu, me varfërinë e tij, jo nga komunizmi - se komunizmi është ideologji - por nga populli shqiptar, si do të lidhte aleanca. E në atë kohë të vështirë, do të lidhej jo me ata që i kërkonin trojet, jo me ata, që po s'la trojet do ta linin pa bukë (siç bënë), por me ata aleatë që do ta ndihmonin të ngrihej sadopak; dëshmi janë "kuajt" e ndërruar në këtë rrugëtim sovran. Etj. ------------ Dikush mund të thotë se paskam ngelur para '90-tës, por nuk është aspak ashtu; nëse nuk sheshohen mes vetë dy shteteve, pastaj mes ne shqiptarëve hapësira historike që kemi jetuar të ndarë dhe ndryshe, as mos pritet një përbashkim i frytshëm, veç një mballomë, që gjithmon do të vërë në dukje peun me të cilën është qepur. Ndoshta mund të ndodhë dikur, pas dekadash, por jo sot. Kur vetë shqiptarët e kosovës nuk e kuptojnë njëlloj luftën e UÇK-së dhe t'i kthejnë në shtëpi fitimtarët - si dikur Rustemin me nota e telegrame, nuk ka se si, edhe vëllai të të ngushëlloi, dhe pse Rama ua tha disi këtë; ua lidhi, dhe pse nuk lidhen, por pranohen si pajtim edhe Rugovën me Thaçin si kontribues të vlefshëm të pavarësisë, me sa duket, duke hasur në refraksion të pakuptueshëm, ndoshta në këtë rast megaloman: po Albini ku mbeti me lëvizjet e tij në Mitrovicë?. Rilindësit janë gjithpranuar nga shqiptarët dhe njihen njëlloj nga të dyja anët e trojeve tona, se kanë jetuar në një kohë kur gjithjetonim në një territor etnik të pandarë me kufij dhe sisteme politike dhe aspirata ishte e njëjtë, krijimi i një Shteti Shqiprar (Lidhja e Prizrenit), që s'u bë realitet askur. Pse, nuk kishte atëhere gjakprishur, që donin veç Baba Dovletin? Kishte, or, si s'kishte, por ata shqiptaria i ka ndarë veç e i tregon me gisht si tradhëtarë; të tjerët, kush më pak, kush më shumë e kush me ndonjë devijim të vogël por gjithsesi mirë, janë në piedestal të kombit. -------------- U zgjata pak si shumë, por ndonjëherë problemet nuk janë ashtu siç shfaqen e që rëndom në publik hidhen të thjeshtuar, të qëruara, u shfaqet vetëm fasada, analizat e të shkuarës bëhen sipërfaqësore, me mëndësitë e të tashmes të mbushur jo gjithjë me të vërteta dhe iluzive, që pasi shfaqësit kanë lavazhuar apo shitur trurin e tyre, kërkojnë të bëjnë edhe lavazhimin e truve të botës, në dëm të kombit, për qëllime politike.
Nacionalist socialisti me i spikatur i botes shqiptare eshte i gjati i ripjelljes, politikani me i djathte ne Shqiperi,qe fshihet pas PS,por me sektin e ripjelljes i ka bere mutin mu ne te PS-se
Autori i blogut, të gjatin e ripjelljes e quan social internacionalist, jo nacional socialistë, si ju. Citoj: "Kurti një socialist-nacionalist, Rama një socialist-internacionalist...."; komenti duhet bërë brenda kontekstit. Pa, i djathë, i majtë, i qendrës apo içsocialist, këtë e gjykojnë në PS (është çështje e brendëshme e saj) dhe e elektoratit. Që të jesh politikani më i djathtë, nuk do të thotë që të jesh nacional-socialist.
(***) replika (sqarimi) juaj është me vënd, por jo për individë si @Real. Edhe pse nuk i drejtohesh me nick name-in e tij, kuptohet nga përmbajtja se kujt. Ndaj sidoqoftë bravo për komentin, jo për atë (kohë e humbur do thoja), po të tjerë që dinë e kuptojnë pak, aq më shumë sa u takon ideologjive i/e 'majtë' i/e 'djathtë' dhe më gjerë.
Gazetaruc kazani.Smbeti malo dhe fshatar pa u bere gazetar."Te dashur miqt "e hap dhe e mbyll emisionin kulaku Piçi.