Zoica Haxho diti të vdesë

19 Dhjetor 2024, 17:15Blog TEMA
Zoica Haxho diti të vdesë

Nga Frrok Çupi

Njerëz të mëdhenj që nuk u varen në qafë as lexuesve as spektatorëve të tyre të dikurshëm.

S’ka shumë kohë qyshse Zoica Haxho shkoi qetësisht për në jetën tjetër.

Aq qetësisht shkoi siç kishte ecur një jetë të tërë ‘majë gishtash’.

Balerina e famshme e baleteve të mëdhenj që nga Moska në Tiranë, kurrë nuk bëri zhurmë as bujë; por ama edhe largimin e pati siç luajti në skena ‘majë gishtash’.

Zoica është krijuese e heroinave të paharrueshme që nga Lola në baletin “Lola” te Franceska në “Franceska da Rimini,” Hajria në “Halili dhe Hajria,” Delina në “Delina” dhe Cuca në “Cuca e maleve”, e sa të tjerë.

Studioi në Bashkimin Sovjetik dhe luajti si balerinë e parë në ‘Balshoi Teatër’ (Great Theater). Balsshoi ishte shkollë e baletit në botë, që këtë vit, 2025, mbush 200 vjet jetë.

Zoica Haxho u shpall ‘Heroinë e Punës Socialiste’.

Që ditën kur shkoi, këtë Dhjetor ne datë 1, është kujtuar vetëm nga një shkrim i vetëm i botuar ‘copy paste’ në katër a pesë media.

Njerëz që idolatrojnë me figurën e artistes, idolatrojnë si me perëndinë e tyre, rrudhën ballin se ‘nuk u fol për Zoicën…, për kë tjetër do të flitet nëse jo për këtë?!’. Ka njerëz që, nga kinse dashuri, ia ‘marrin shpirtin’ shenjtores së tyre, siç po ndodh me ‘histerinë e artit’ këto ditë.

Kush adhuron kategorinë e artistes Zoica, edhe ky është i atij karakteri që heroit të vet nuk ia ‘nxjerr ujin e zi me vaje, psherëtima ose dhimbje’.

Zoica Haxho, prej kohe ishte futur në kohën e vet dhe në fund diti të vdesë.

Kur ishte ‘Heroinë e Punës’, ishte mes njerëzve dhe heronjve të punës, i kishte hije si rrallë kujt. Pastaj koha e saj shkoi. Edhe kombinati i madh i tekstileve në Berat ku kishte kaluar fëmijërinë, u dogj e u grabit…, atëherë ç’kuptim do kishte!? Edhe puna, si fjalë dhe si nocion, u hodh në gjërat e mallkuara… Atëherë ç’i duhej më Zoicës që mbante titullin njësoj si ndërtuesit e hidrocentraleve, si projektuesit kanaleve vaditës, si gjuhëtarët e mëdhenj, si minatorët…

Zoica nuk u shfaq më, jo për inat as për dëbim…, por se ‘mbaroi punë’. Kaq ishte. Edhe Ismail Kadare, ky artist i madh me përmasa botërore, vite e fundit kishte thënë shkoqur: ‘Ç’kisha për të thënë, e thashë…, tani nuk kam më!’.

Njerëz të mëdhenj që nuk u varen në qafë as lexuesve as spektatorëve të tyre të dikurshëm. Këta janë kolosë me limite, nuk janë lugetër që bëjnë dritë edhe në cungun e lisit të vdekur.

Vjen një ditë dhe kaq ishte. ‘Të vdesësh është art’, shkruan Margret Atwood, shkrimtare nga Kanadaja. ‘Siç edhe arti për të jetuar është e njëjta gjë’.

Ku do të jetonte Zoica Haxho, në tallava?

Qysh se u dogj kombinati në fushën e Beratit, në fushën e artit nisi të vërshojë ‘arti tallava’. Tallavaja u bë modë e ‘njeriut të ri’. Zoica as mund ta ndalte, as që i shkoi në mendje që të dilte në rrugë, të bënte heroin anti- tallava (do të quhej heroina anti- kohë), dhe as e bëri kurrë këtë shëmtim. As Kadare, as Agolli, as Zadeja, as Cingu, as Mula…, askush nuk u tundua për këtë luftë. I hapën rrugën asaj që po vinte, s’ka gajle pse aq e shëmtuar sa ‘tallavaja’ (!).

Tallavaja hyri në art, hyri në politikë, në marrëdhënien shoqërore, në gjykatë, në kisha e xhami, në dasma, në shijen e dobët të shtëpiakeve. Tallavaja është ngjitur deri në Teatrin e Operës apo Universitetin e Arteve.

Çfarë është kjo? Mijëra njerëz mund të bëjnë këtë pyetje, edhe pse jetojnë me tallavanë… Është një kulturë e ulët, e pa dashje për përsosje, e pa qytetëruar, e pa kohë. Nuk prodhon asnjë vlerë, prodhon vetëm klikime në media sociale. Klikimet bëhen si gjilpëra me ilaç të kundërt, ose si plumba…, që vrasin vlera.

Zoica do të ishte mes këtij ‘arti’, e prandaj qysh atëherë nuk u duk më.

Nuk kishte as më të voglën brengë pse nuk po e ndalte hovin e asaj që po vinte. As pse nuk po kujtoheshin njerëzit me mijëra që kishin pritur me orë në shkallët e ‘Operas në Tiranë’ derisa të shfaqej Zoica.

Jo. Zoica nuk jetoi me idenë se bota i ka borxh. Artisti, kush është artist, e di se bota nuk i ka borxh asgjë. Se në fund të fundit bota ka lindur e para.

23 Komente

  1. G
    Gjeli

    Sala yne nuk di as te vdesi si njeri,po si faqe zi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Veç lavderime per zotin Frrok. Artikull shume i goditur. Respekt.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Macgr

        Po te mendosh permasat e artit te Zoices (,aspak nuk e lidh me Heroin e punes edhe pse ato kishin vlere nga kontributi) me permasat qe perpiqen tu atribojne disa te tjereve qe jane te zakonshem, ahere kuptohet boshlleku i propagandes,pa u hedhur fajin vete personazheve qe perpien te promovojne.

        Përgjigjjuni
    2. M
      MAKSIM CELA

      NJE NGA ARTIKUJT ME TE MIRE TE FC ,URIME

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Shum i ngateruar ne mendime jam.Neqoftese Parashqevia ishte ikone sic po thone sot te gjithe zoraxhinjte po Vace Zela,Meliha Doda,Qemal Kertusha etj etj si ti emertojme?Paskemi qene vendi i ikonave

        Përgjigjjuni
        1. e
          em

          nuk jane te gjithe ikona por ne perceptimin e ndokujt.

          Përgjigjjuni
        2. P
          PROSHI

          Nuk ka më bukur. Artikull me vlerë.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rita

            O zot, sa mirë që shkruajtet Profesor. Na mbyti " Iliriani me pupla"Na dhunoi ditet tona të javës. I ra Paradhqevise me çomange, bam ne kokë" për puplat e tij të pulë- gjelit. Si të shpreheshin, të mbronim të drejtën më bazike, " individi ka të drejtë të jetoi si me mbare i vjen" . O zot, faleminderit që shkruajtet. Mbase ju ka mbetur ndonjë" bir veshi". Flm

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetare

              I bukur artikulli I ndjere dhe I vertete.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patriot

                Si gjithmon fisnik! I nderuar Frrok!

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tironci

                  S'ka asgje per tu cuditur o Frrok. Baleti eshte art elitar, nuk eshte ne shijet e shumices ndersa muzika e lehte dhe ajo popullore jane arte masive. Nuk ka asgje per tu cuditur qe njerezit mbajne mend dhe duan te mbeshtesin Simakun. Ne asnje rast Simaku nuk pretendoi se dikush i kishte borxh apo se shteti duhet ti pergjigjet, ajo iku qe ne 92 dhe nuk kerkoi asgje kurre por vajti te flere ne stacion te trenit pa bezdisur as familjen e saj. Prandaj leri keto qitje nga larg te shemtuara dhe pa piken e llogjikes.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Psikologu 1

                    Tironco qenke pidh sime ne kuptimin e tik-tokut

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vang

                      Ne se ka vertet nje goditje ,nuk eshte per Simakun dhe as per nivelin e kultures te kujtdo por godet perpjekjet e propagandas boshe duke fajsuar shoqerine shqiptare qe nuk ka asnje faj por perkundrazi tregoi ndjeshmeri.

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      Vala

                      Eh mor Frrok. Ti nuk e njeh mencurine e fisnikerine myzeqare, qe s'ka te krahesuar me keto bordello , ndaj te ben pershtypje kjo vdekje monumentale. Eshte tjeter brume Zoica Haxho I nderuar mik e s'ka asnje gjasim me keto rrospije qe qurrosen portaleve

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zaza.

                        Respekte per znj Haxho ???? Faleminderit Frrok Cupi shkruar bukur.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Endi

                          Bukur Frrok. Ke thene gjithshka.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Beni

                            Po ti o spiun sigurimi si do ja besh se shume gjynahe ke nga komunizmi.Prandaj ishe dhe bythe e breke me Saliun.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Minushja

                              Mos ju vij keq o popull. Zoica Haxho , Vaçe Zela ishin diva jo këto që përmendni ju. Respekte për veprën e saj, për atë vetë dhe për familjen e saj. Parashqevija ishte dikur shumë e mirë, unë jam gati vërsnike me të, por nuk mund ta krahasoj me Vaçen tonë, po edhe për faktin që ajo kur iku nik e deshi më atdheun, Shqipërinë, ajo ka hedhur pasaportën shqiptare kur ka mbritur në Amerikë. Prandaj boll se keni 5 ditë që na e bët kokën daulle me Parashqevin. Më vjen keq për ato që ka kaluar por nuk ka populli detyrin për të paguaj për të. Nuk them si Godolia që ajo i ka kënduar sistemit, ashtu ishte koha dhe babai Godoles ka punuar për atë sistem.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                VLONJATI

                                Nuk ka mundesi njeri indershem sado cmirezi te jete te mohoje artin dhe kulturen artistike ne periudhen 45 vjecare ne shqiperi Kishte talente qe u zhvilluan dhe na dhane cfaqje dhe libra te papare .Thenie reaksionare se ishin sallavo komuniste nuk e eresojne ate art tema dh qe ishje .Kishin mesuar jashte shtetit dhe pastaj ne shkollat tona jane fakte te pa kontestueshme Po efilloj me 'lalucet' e famshem ZOICA ,VACJA ,Jakov xoxe ,Naum prifftin ,kolosejte e piktures, skulpterer e kudo ndodhur ,artistete teatrit e baletit ,instrumentistet,shkrimtaret me fame boterore .KENGETARET EMUZIKES KLASIKE DHE TEMUZIKES SE LEHTE E POPULLORE ,TEATROT ,OPERAT.Eshani sate doni por me kujtohet ne fjali e te madhit Robert Radoja ,nuk kishim buke por kishim thjatro sipas gojes se mjeshtrit te madh.Nuk mund ti permendesh te gjithe por i kujtojme me respekt dhe dashuri nga brezi yne qe kahyre ne te 80 dhe po i shuhen si qirinj

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironci

                                  Rrespekte per kte artikull sa te vertet dhe brilant qe nxier ne pah njerzit me te mir te kti vendi , rrespekte zoti Frrok Çupi i vetmi gazetar qe i jep vler vleres se vertet ne kte vend .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Antonio Salvatores

                                    Ç'e lidhje ka Zoica me kombinatin e tekstileve në Berat?! Sa për Zoicën, ka marrë vlerësimin më të lartë si artiste dhe e ka merituar. Shumë njerëz të artit dhe kulturës janë lënë në harresë. Ky është fenomen shqiptar. Historia fillon me pushtetarët. I paharruar qoftë kujtimi dhe kontributi i artistes Zoica Haxho!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Take it

                                      Vdekjen e paça ! E vdekja , vetëm atë merr . Merr edhe kolosë e të pa rënë në frikë që frikë e kanë , ata thjesh , vdesin . Vde , si t'a kem unë ? Jetë , si t'a kenê ! Dikur ishte . Edhe i Rodit ra . Ndrika e Lirisë .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dhimiter Xhoga*Guri Naimit D.-*Pasardhes Veteran*

                                        Si Gjysh 88 vjecar.(nje jete MESUES mes Tiranes-Fshat -qytet)..mes nxenesve dhe me ARTISTET ATDHETARE Jetuar.Ata dhe Ju-ju PERSHDENDES-*TRINITRINA mare- nga shkrimi i Te madhit sa te Rrallit-Realist- FROK CUPI,me komentuesit e ndruar; si Komentuesi *VLONJATI* dhe *Tirasnsi*,(ky per sot)-Pershendet kete shrim sa komentet ne fjale...e Madhia artiste* Zoica Haxho-e rralle.Ju lumte sa beni me ATDHETARI. Mbrodhesi ju Uroj me ATDHEUN-kryefjale! Gezuar Vitin e Ri 2025! ...Pasardhesi Veteran*88 vjecar.*Biri i Danellise Naimjane-*

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje