Fjalimi i mjerimit politik: Kur lideri fajëson botën për dështimet e tij

19 Dhjetor 2024, 10:24Blog TEMA
Fjalimi i mjerimit politik: Kur lideri fajëson botën për

Nga Baton Haxhiu

Në histori, kanë ekzistuar liderë që për të mbajtur pushtetin nuk ndalojnë së ndërtuari mite rreth vetes, duke i trajtuar qytetarët jo si individë me mendje dhe zë kritik, por si turma të verbëra që duhet të adhurojnë liderin dhe të ndjekin “vizionin e tij të shenjtë”.

Albin Kurti, me fjalimin e tij të fundit në sallën “1 Tetori”, tregoi se nuk është asgjë më shumë se një version i përkohshëm i këtij arketipi. Një lider që përpiqet të shitet si shpëtimtari i vetëm i Kosovës, ndërsa çdo kritik, çdo zë kundërshtues, dhe çdo media shndërrohen automatikisht në “armiq të kombit”.

Kush janë këta njerëz që thonë: “Nëse më doni aq sa ju dua unë, jo vetëm 500 mijë, por 700 mijë vota do të marrim”?

Ky nuk është lider, por një predikues i dëshpëruar që ka humbur lidhjen me realitetin. Politika nuk është akt dashurie ndaj liderit, është një kontratë e qartë midis qytetarit dhe shtetit.

Kurti, me arrogancën e tij të paimagjinueshme, po përpiqet ta transformojë këtë kontratë në një akt përuljeje, ku qytetari duhet të ulë kokën dhe të pranojë dështimet e tij si “kurthe të armiqve”.

Në vend që të flasë për qeverisjen e tij katërvjeçare – që është një kapitull i errët i dështimeve në arsim, shëndetësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Kurti vendos të ndërtojë një retorikë përçarëse dhe fyerje ndaj të gjithëve: gazetarëve, analistëve, opozitës dhe madje edhe ndërkombëtarëve.

Ai flet për një Kosovë që duhet të lirohet nga Lista Serbe, ndërsa në Bruksel hap katër pika kufitare dhe zbut çdo pozicion që dikur e quante “të papranueshëm”.

Ky është lideri që na kërkon 500 mijë vota për të “mos qenë i varur nga të tjerët”? Me këtë logjikë, pse nuk i hap rrugë një referendumi ku qytetarët të votojnë për “shpalljen e tij si të përjetshëm”?

Fjalimi i tij nuk është vetëm fyes, por një reflektim i qartë i një mentaliteti autoritar, ku lideri nuk mund të pranojë asnjë dështim pa ia hedhur fajin dikujt tjetër.

Këto janë taktika të ngjashme me ato të liderëve si Hugo Chavez apo Aleksandër Lukashenko – një përzierje e propagandës populiste me premtime boshe dhe retorikë përçarëse.

Por edhe ata, në kulmin e tyre, ishin të kujdesshëm që të mos fyenin aq hapur qytetarët e tyre. Kurti, përkundrazi, e bën këtë hapur dhe me krenari.

Në një vend ku qytetarët presin përgjegjësi dhe rezultate konkrete, kryeministri na ofron një listë kandidatësh që shiten si “elita profesionale”.

A është kjo lista që do të shpëtojë arsimin nga grevat? A do të përmirësojnë ata marrëdhëniet me SHBA-të pas ftohjes historike që ka ndodhur nën qeverisjen e tij? Apo janë thjesht fasada që shërben për të mbuluar dështimet e rënda?

Nëse opozita, mediat dhe qytetarët do t’i përgjigjeshin Kurtit me të njëjtën gjuhë sulmuese dhe përçarëse, Kosova do të shndërrohej në një arenë konflikti pa fund.

Por për fat të mirë, qytetarët e Kosovës nuk janë aq të verbër sa të bien në këtë grackë. Liderët që ndërtojnë “armiq të paqenë” për të justifikuar dështimet e tyre janë të destinuar të dështojnë.

Dhe Albin Kurti nuk është përjashtim.

Betejën politike e ka humbur – tashmë i ka mbetur vetëm ajo elektorale. Dhe kur humbet edhe atë, nuk do të ketë më “armiq të paqenë” për t’i fajësuar.

Do të mbetet vetëm ai, vetëm dhe para dështimeve që ka krijuar vetë.

35 Komente

  1. Z
    Ziu

    Po pse Lideri jot nuk fajeson te gjithe dhe veten jo?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tonini

      E tmerrëshme, INA Zhupa nuk qënka në listën e Berishës, e urren Argita.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mentor Tori

      Baton je nje kellire gazetar qe pasi te doli zgjyra ne kosove u hodhe ne shkiperi ku ke nis po te njejtin aktivitet te gazetarit perfitues. Du me besu qe SPAk ka me ti qit pislliqet qe ke bo, qe nga vila ne Qerret dhe pislliqet me vllaznine Devolli etj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardani i Ri

        Albin Kurti, si nxënës besnik i kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, përfundimisht, e kurtizoi Kosovën. Do të thotë, e izoloi ndërkombëtarisht, rrënoi ekonominë, përçau politikën dhe popullin. Albin Kurti, pas Sali Berishës, është rreziku më i madh për Kosovën dhe kombin tonë.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Zotri, kap thelbin e asaj që shkruhet, çdo sundimtar tek ne kërkon t'i besohet pushteti në mënyrë totale thjesht dhe vetëm për të shmangur opozitën. Është e njëjta gjë, si tek ne dhe në Kosovë, tek ne sundimtari e donte dhe e do timonin tja japin vetëm atij për të mos u varur nga askush, po ashtu dhe Kurti do 500 mijë vota për të bërë siç do vetë. Janë njerëz që kërkojnë pushtet total, thjesht sepse duan të sundojnë, jo të qeverisin. Tmerri i tyre është të ndajnë pushtetin me të tjerë.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Guri

            Kurti nuk eshte kriminel dhe i korruptuar dhe nuk duhet ta ndaj pushtetin me bandat dhe kriminelet mafioz,,,,andaj kerkon 500mije vota......

            Përgjigjjuni
            1. V
              VINI GISHTIN KOKES

              O Loni . je vertet budalla , apo shtiresh si i tille ?! Beson vertet se feudali mesjetar Sali Karaxhici do mund te bente reformen ne drejtesi e nje sere reforma te tjera per te futur vendin ne BE ? A mund te ece perpara Shqiperia pa aleate dhe perkrahes nderkombetare ? Nje nder arsyet se perse deshtoi E.Hoxha ishte edhe fakti se beri armiq gjithe boten . A te kane mbetur vetem 5 gr. tru te shikosh se si jane katandisur Saliu , Luli , Iliri , Monika e kopeja e derrave antishqiptare te terbuar qe iu vene pas ?! Eshte interesant se ne cdo koment qe ben , e thellon me teper injorancen apo ligesine qe duket te gerryen nga brenda !

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Të kam thënë që nuk polemizoj me ty. Ti je "Doktori" por sot ke dalë me nickname tjetër, "Vini gishtin kokës". Është e thjesht për t'ju dalluar, komentet tuaja përmbajnë vetëm fyerje dhe kur rendit njerzit që e kanë qeverisur keq këtë vënd, je gati të përfshish edhe tët'atë, vetëm Edi Ramën jo. Je aq sipërfaqësor në gjykim, sa lemeris dynjanë. Dhe kjo sepse nuk të lë urrejtja të gjykosh drejt.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fierak

                  Z. Loni. Është e vërtetë që në një sistem vlerash demokratike, Rama mund të marrë notën 5 , kaluese, sepse 5 e më shumë gjëra nuk janë bërë, por ama edhe 5 gjëra janë bërë dhe ne dukshëm po ecim përpara. Kurse opozita jonë është 1, se është nota më e vogël, se në fakt meriton minus 1, për mua minus 5. Janë shkatërrues fizik dhe sidomos moral. Nuk duhet të konsiderohen fare, madje të luftohen sepse po na marrin energjinë dhe kohën me teatrin e tyre, ndërkohë ne presim të zhduken. Ka ngel në duart e Mul kuksianit dhe një kurve Elbasani. që s'po lënë asnjë tjetër me dy pare mend të bëj opozitë. U jepet pushteti këtyre?? Pastaj janë dhe ca çuna që flasin bukur në studio. Lali Eri është profesori i tyre, dhe si na doli? Eh Z. Loni, vështirë e kemi.

                  Përgjigjjuni
          2. P
            Patrioti

            Kur te flasesh per Abinin dhe per sherbiminqe i ka bere ai Kosoves, ti Baton duhet te lash gojen. Keta perralla ti i tregon vetem tek Cim Peka si agjente te Beogradit qe jeni.

            Përgjigjjuni
            1. V
              VINI GISHTIN KOKES

              O Patriot pa tru ? A nuk e di ti qe aleati me i ngushte i Al Bin Kurt -it jane pikerisht Sali Berisha dhe Ilir Meta , te cilet kane si megafon te tyre Cim Peken ? ! Kaq pa tru jini xhanem dhe e mbani veten per patriot ? ! Pse , a mund te gjenden lidere me antishqiptare ne mbare trojet shqiptare se sa Sali Berisha me Ilir Meten dhe tufen e derrave qe iu vene nga pas ? Po politiken tejet percarese nder shqiptaret ne rajon qe thellon cdo dite Kurti , gje qe e filloi ende pa u ulur ne karriken e k/ministrit , vertet nuk e sheh mor mjeran ?

              Përgjigjjuni
            2. T
              TIRANA

              Ne c'fare ka deshtuar Albin Kurti mor Haxhi Bythoni, qe nuk ka pranuar ate Asociacionin e ka qeveris me ate qe u ka premtuar kosovareve, pra Vetvendosjen? Albin Kurti ka fituar betejen politike - i ka dhene ate qe i ka premtuar Kosoves, Vetvendosjen! Nese kosovaret ndonjehere do cmenden e do kerkojne Vasalitetin ne vend te Vetvendosjes atehere do votojne dike tjeter! Ndonje qe ti shembelleje ca njonit ne Surrel...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dauti

                O Tirana, Al-bini nuk ka deshtuar ne misionin e tij kuder shqiptarise. E ka realizuar me sukeses kontraten qe ka nenshkruar kur e liroi nga burku Koshtunica me dekret te posacem. Sherbimi me i mire qe i ka bere Serbise eshte ftohja me faktorin perendimor dhe e futi kosoven ne sankskione njesoj si Rusia dhe koreja e veriut . Keshtu qe ska deshtuar ne misionin antishqiptar.

                Përgjigjjuni
              2. H
                Haka Tekizoti

                Drejtë sa thua për Kurtin, po....si Hugo Çaves etj. vallë jo si Sali Berisha? Pse nuk guxon ta krahasosh sidomos me këtë, po bën gjithë atê rrugë për t'i gjetur të ngjashmit e tij në kontinente tē largëta?

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Evisa

                  Sali Berisha kurrë nuk ka kërkuar pushtet i vetëm, ky është fakt. Natyrisht, ai mund të mos e ketë kërkuar pushtetin i vetëm sepse e di që nuk ka aq përkrahës sa duhen për të mos ndarë pushtetin me të tjerë dhe jo se nuk do e kërkonte po t'a dinte se mund t'a fitonte. Berisha, Rama, Kurti janë e njëjta gjë në raport me pushtetin, nuk janë qeveritar në psikologji, por sundimtar.

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Meti

                  Une nuk e kam preferuar me pare Albinin pasi me dukej konfliktual me nderkombetaret dhe ziliqar e inatci me njerëzit qe bene luftën ne Kosovë, Thaçi dhe kompani. Por tani mendoj se qendrimet e Albinit jane qendrimet me atdhedashese dhe ne interes te Kosovës. Mos harrojme se personalisht eshte i pastër dhe nuk mund te akuzohet Ky Batoni eshte pjesë e Kazanit Mediatik. Vetem parate qe ka marre tek Kompanitë private per "marketingun" qe i bente e zhvleresojne fare Thjesht eshte i pabesueshëm per mua, pavarësisht se bën si koken e madhe e gjeopolitikës.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alfred

                    Cfare del nese ne vend te emrit Albin vendos emrin Edvin?!...Kujt i shkon me shume kjo, "narrative" e Batonit?!...

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mazllumi

                      Ne or Bato, ketej nga dheu ´´ame´´, jemi nje corbe derri alla rami-sali, qe vazhdojme te verdallosemi reth nje strumbullar muti osmano komunist te ngulur thelle, ne shumicen e shpirtrave te shkaterruar shqiptar, duke lehur percart: te behemi si Europa, si Europa. Kurse ju andej, or Bato birazeri, jeni krejt nje corbe muti, te nje qenefi osman, qe ju pelqen aq shume era dhe shija e tij, sa qe gjate gjithe kohes, nga lart me al-bin dhe osmanen, dhe deri poshte, me shpirt dhe zemer nga erdogani, luftoni me heroizem ti hane buken kaurkes ´´kurves´´ se pa bese Europe ( megjithse ajo na dhuroi pavaresine) dhe te ´´pa beseve´´ amerikane, ketej dhe andej nga dheu i tyre. Prandaj Bato, e keqja e madhe e nahijeve tona, eshte se kjo teme egzistenciale, per demokracine, trajtimi i temes se rikthimit absurd drejt erresirave denatyruese njerzore, prej nga ne erdhem, vazhdon te mbetet tabu. Dhe per sa kohe kjo teme do te mbetet e pa prekeshme, vecanerisht nga ju gazetaret, kjo verdallosje do te vazhdoje pa fund, duke funksionuar si nje fshat i humbur anadolli, ne nje cep te Europes.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Operacioni Zjarri

                        Po flet ky palaçua qe paguhej 18 milione leke ne muaj nga Spitali Amerikan. Tani qe pronari spitalit eshte nen hetim per pastrim parash, del ky kellira dhe sulmon Albinin.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Humoristi

                          Kate drejte.Deshtim i plote i polikes shqiptare.Gazetaruci i Kosoves merr page 20 mije ero mujore te spitali Amerikan,pa asnje anerikan brenda.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kris

                            Kush e paguan Butonin dhe Meron per te ndrequr Kosoven?

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              ZDRAVO ish VV - anti anarkisti

                              PO, Kurthi me analfabetët funksional duke ulërit e digjeshit institucione e Kosovës për ta kap pushtetin me dhunë, rrena e mashtrimedhe bëtë atë nuk njihni asnjë institucion demkrtaik të shetit dhe bëtë MEGA korupcion ku gjysma e qeveritarëve janë nëpër gjykata dhe prokurori për hajni . Premtoje Bashkimi miqësi me Shqipërinë SHBA BE dhe vendeve që na ndihmuan ta kem i LIRIN DHE PAVARSINË dhe të gjithëve ua ktheve shpinën i fyeve e shave dhe i bëre armiq siç i konvenon Vuçiqit. e përçave kombin si ma zi. Tash jemi të izoluar me MEGA korrupsion, sanksione, varfëri, pa investime. pa rritje të pagave , me çmime të dyfishuar për arikujt më elemntar jetësor etj etj.Jemi të diskriminuar si banorë të komunave komunave që nuk iu votuan por bënë investime enorme ku janë të VV / ka vetëm 4 komuna me 8 % të banorëve / të cilat i financon me taksat tona i dënon për shkak të votës. Këto e shumë veprime tjera bënë që nga 2 milion tash jemi mbet në 1. 5 milion banorë kurse kolonat e shpërnguiljeve janë zgjatuar derji në Australi. Tash përsëri bije në gjunjë dhe nga analfabetet funksional siç i quan votuesit tuaj kërkon votë. Këto veprime të VV po ndihmojnë Vuçiqin fashist për të realizuar ëndrrën shekullore për botën serbe. Vaj halli për shqiptarët dhe Kosovën martire.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Realisti

                                Prandaj Millodheviçi ia rriti briret qe me daljen e tij para gazetareve ne burg dhe me pastaj. Po pse Ukshin Hotin , Millosheviçi nuk ia ofroj kamerat? Sepse ai ishte burre dhe patriot i vertet, prandaj edhe eshtrat ia dogjen.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Guri

                                  Ukshin Hoti ka qene politikan i vjeter dhe i rrezikshem per Millosheviqin,,,ndersa kurti ka qene vetem nje STUDENT I pa njohur,,,,mos ja fut kote.....

                                  Përgjigjjuni
                                2. X
                                  Xz

                                  Ec mor idiot , simpatizant i sistemit te ish jugosllavise Milloshevi’qi-nane . Ke luajtur rolin e shqiptarit te “ndershem” serb dhe qdo ndermjetsim qe ke ber ka qene fatale per qashtjen kombtare….ti me gjithe gjoksin ,dijen dhe llidhjet qe ke pas e ke shty oferten e Miloseviqit per autonomi substanciale nen Serbi. Je i frustruem qe sa here shkon diqka ne avantazh te kosoves ju jeni i tmwrriar nga dhimbja ndaj serbise sepse je ma i keq se vet serbi. Fundi une quditem me Edi Ramen qe te mbane afer se ti Baton je tipik pros serbo ruso-sllave basht siq ashte Sali Berisha i keq per Shqiperin qe asht pro serbi-ruso sllave .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kjo asht e verteta per kutin famekeq Kurti ne VV

                                    Batoni e ka krejt drejt, por tutet te thote se Kosova e Kurtit e ka hup perfundimisht Perendimin. Kurti fiton zgjedhjet ne shkurt 2025 sepse dardanet jane kthye zombi ne shumicen e tyne. Dhe zombit jane lloji i turmes qe nuk mund te veteqeverisen se u ka dek truni, duen vetem drunin e Serbise. Kosova nen Kurtin e humbi luften per te ardhmen e saj, te pakten per nje shekull tjeter. Dardanet e VV tanime nuk mund te quhen popull, por nje turme e coroditur trullanesh qe nuk mund te jetojne pa dajakun e serbve. Harram nese u ka mbet ndopak gjak arberor. Rrace e degjeneruar, antiperendimore, dhe hibride oa te ardhme.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Miri

                                      Batonoviç, berishoviç dhe shume viçeve te tjere po ju vjen fundi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        ILIR

                                        O Baton,je nje servil i padesherueshem i regjimit te ZULLAPIT Rama.Nuk ke pike burrerie,sahnlepires i peshtire.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Flamur Struga

                                          Fatkeqesisht brenda kombit tone jetojne edhe njerez me tipare djallezore qe i ka batoni.batoni xheloz,batoni dinak,batoni ne sherbim te armikut..Perse batoni shkruan dhe eshte kunder Kryeministrit Albin Kurti?.Batoni ka grumbulluar nje arsenal te madh urrejtjeje ndaj kombit te vet ,ndaj Republikes se Kosoves,ndaj vetvehtes dhe familjes te vet.Perse batoni kaq shume veti te keqija ke konsumuar ne shpirtun tent te shitur?i ke lakmuar dinarit serb,rubles ruse ,ke preferuar te jesh nje ahmet zogoll i ri,mbase edhe per te tejkaluar vepren e ti ne dem te kombit dhe trojeve tona?.Besoj se per te gjitha do sqarohesh per te dal e verteta per demin e madh qe po i shkakton kombit.Te eshte zvogeluar aftesija e trurit,te gjykojsh dhe vleresojsh drejt.Si nuk e kupton dhe e gjykon drejt edhe ate ushtarin me emer e mbiemer te UCK-ese te lavdishme se edhe ai eshte nje shpetimtar ,nje dragua per interesin madhor?.E kuptoj se kuptohet nga te gjithe shqiptaret se ti baton je nje kancer je nje besnik i armikut shekullor te popullit tone...Kur Albin Kurti si Kryeminister ,i numeron sukseset te cilat u fituan ne periudhen e kater vjeteve qe ai dhe Presidente Vjosa Osmani: mori pushtetin ne veri,hoqi dinarin,paralizoj instituvionet paralele serbe ,krijoi besimin se vetem nje veri i pastruar nga elemente te fashizmit ,eshte stabil dhe ne sherbim te te gjithe atyre qe jetojne atje.Por ti nuk do te besojsh sepse sukseset e kesaj qeverie per ty jane plumb ne zemer,ashtu sic e ndien edhe rusoserbia...Nje qen si ty,vetem leh por asesi te pengoj hecjen e Republikes se Kosoves,me kuadro si keto qe i ka kjo qeveri.Te mallkuar qofshin te gjithe ju si puna tende..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 7
                                            707

                                            SALA DHE ALBINI JANË ZAGAR TE SHKINISË TE DYTË JANË ARGAT TE SHKINISË DHE TE MALIT TE ZI

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              USA

                                              nje shkrim i bukur dhe i vertete

                                              Përgjigjjuni
                                              1. U
                                                USA

                                                nje shkrim i bukur dhe i vertete

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  RAIFI

                                                  Ky Batoni e futi Shqipërinë nën kthetrat d Serbisë dhe akoma po vazhdoni ti jepni hapësirë këtij agjenti serb e antishqiptar i tërbuar.Si nuk doli kush në Shqipëri nga intelektualet e gazetaret të ia thot në sy,apo mezi kanë prit një ndërmjetësues për tu lidh me Serbin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vezhguesi indiferent

                                                    Eshte veshtire te besh ndonje koment per Albin Kurtin, qofte per keq ose per mire (ndonese eshte pak veshtire t'i gjesh ndonje te mire), se idhtaret e tij fanatike e te pagdhendur shperthejne menjehere me sharrje e fyerje ekstreme, qe permbajne vetem fjalet "te qif...", dhe "te dhjef...". Sic duket nuk kane mesuar asnje fjale tjeter nga fjalori i gjuhes shqipe. Nuk e kuptojne te shkretet se jo kushdo pranon te bjere ne nivelin e tyre. Gjithsesi, kushdoqofte dhe cfardoqofte Batoni, shkrimi i tij eshte pergjithesisht realist dhe i sakte. Demi me i madh qe Kurti i ka bere Kosoves eshte prishja e marredhenieve me ata qe e ndihmuan te fitoje lirine e pavaresine e saj, pra me SHBA dhe BE. Aq sa ata u detyruan t'i vendosin saksione Kosoves. Ne nje shtet normal, disa nga qendrimet e Kurtit do te ishin te perligjura. Por ne nje shtet te krijuar me ndihmen e te tjereve, qe nuk eshte njohur ende plotesisht ne shkalle nderkombetare (nuk eshte ende anetar i OKB-se etj.), dhe mban ende ne territorrin e vet forca aleate (KFOR, Bondsville), per ta mbrojtur nga te tjeret, qendrimet e tij duken krejt te papjekura dhe aspak ne pajtim me keshillat e aleateve. Demin e dyte Kurti ia ka bere ceshtjes shqptare, duke futur hundet e duke percare faktorin shqiptar ne Maqedonine e Veriut dhe ne Mal te Zi. Nuk ia arriti qellimit ne Shqiperi, por te rri i qete se ketu jane ca te tjere qe mendojne e punojne fort per kete qellim. Pse sillet Kurti keshtu? Nuk e di, nuk dua te merrem me teori konspirative, por kam dy hamendesime. Se pari, me duket se Kurti ka nje urrejtje patologjike per luftetaret e UCK-se. Arsyeja? E di vete ai. Se dyti, Kurti e mban veten per neomarksist dhe njeheresh nacionalist. Jane dy gjera qe nuk shkojne bashke. Neomarksistet jane internacionaliste dhe antikapitalist, pra antiperendimore. Ndersa nacionalistet jane konservatore dhe jo fort dahamires me kombet e tjera. Prandaj, per mendimin tim modest, se pari Kurti duhet ta gjeje pozicionin e vet politik dhe pastaj te marre persiper qeverisjen e vendit. Perndryshe, do te mbetet gjithnje nje joke (shaka), qe askush nuk do ta marre seriozisht.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Edi

                                                      Albin Kurti eshte pasqyra ku Edi Rama duket qarte si Lolo servil i Vucic - Prandaj dhe Baton Haxhici Krrici i Rames ben zhurme kunder tij.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje