Frika e pastrehë

16 Dhjetor 2024, 13:34Blog TEMA
Frika e pastrehë

Nga Eda Derhemi

Kur ika nga Shqipëria më 1990, nuk mund të isha në një pikë më të favorshme nga ana profesionale, nga pavarësia ekonomike, dhe sidomos nga miqësitë dhe forca e kapitalit social. Për t’u pasur zili! Që atëherë nisi një endje, ku u mësova me pasigurinë dhe luftën. Në vendin tim kishin pasur një tjetër formë. Por kthimin në Shqipëri për të jetuar nuk e pashë kurrë si një gjë të mundur, sepse nuk ka kuptim kur e ke kapërcyer ylberin. I jam kthyer vazhdimisht Shqipërisë, me mall dhe dashuri si për asnjë vend tjetër, si asnjë kthim tjetër. Se ajo mban të kyçur brenda thesarin më të madh të njeriut të rritur: gjithë fëmijërinë time, rininë, derisa u bëra grua “me punë të mirë, me burrë e fëmijë”. Njerëzit që desha dhe më deshën në kohën kur dashuria është gjithçka që lidh njerëzit, pa përzierje me ndjesi të tjera bërë pis nga koha, xhelozia, interesi… njëfarësoj kështu, ishin aty. Asnjëherë nuk e besova se ishte ora të kthehesha. Gjithnjë mendova se vendi im do të më gllabëronte në atë zonën e vet gri, nga e cila ika si fillim. Vendi im u bë kështu për mua një yll në qiell, që më ndriste orët e errësirës në zemër. Ia mbaja kyçur në sënduk të sigurt dertet. Bëja sikur nuk i kishte. Më sillte gjithnjë një gëzim të bukur. Me kujtime dhe me aq copa magjike pasqyre të thyer. Nuk përpiqesha t’i bëja copat bashkë për të krijuar të tërën. Më pëlqente të shihesha në to tamam ashtu si gjendeshin, në thyerje e përpëlitje figurative. Sido që Shqipëria me shtëpinë e madhe prej tullash të vjetra por solide ku u rrita, në mes të Tiranës, në një lagje denbabaden të atyre që kishin të njëjtin mbiemër me mua, më kish dhënë aq siguri sa mund t’i jepej një fëmije për një çati të sigurt, për një sobë në dimër me zjarr, për një krevat ku hyje dhe mbuloheshe me një jorgan të rëndë me lesh a pambuk dhe një velenxë sipër, për bukë e gjellë që i kishe gjithnjë gati kur ktheheshe nga shkolla, për rrugë përreth mbushur me kalamaj që i njihje aq mirë sa të bënin si njeri. Çatia qe dhe nuk pikonte.

Pastaj jeta më çoi në situata nga më të ndryshmet dhe drejt pasigurish aqfytyrëshe e të vazhdueshme. Me çapitje që s’pushoi asnjëherë, që të mësoj më shumë, të punoj më mirë, të jetoj më bukur. Aq më bën të shes mend dhe të them se ia kam dalë, se e di që t’ia dalësh kur je vetëm, pa një katapultë institucionale apo financiare që lejon një fillim mbi zeron, dhe jashtë qelizës familjare e sociale që të ka formuar, është jo vetëm punë, por edhe fat i madh dhe kompromis. Edhe lodhje e thellë e qelizës. Po. Jam me fat që jam sot me shëndet, punë të mirë dhe njerëz të dashur përreth.

Dhe tamam nga kjo pozitë sot kujtoj një imazh konstant që më lejon një perspektivë realiste të emigrimit: frikën e ditës kur nuk do të kisha më strehë mbi kokë. Po sikur një ditë të përfundoj në rrugë?! Të paktën fëmija im të jetë i sigurt, unë pastaj do të bëj diçka që ta shmang gjumin nën qiell të hapur! Po sikur vërtet të mbetem nëpër stacione trenash? Po sikur të jem duke bredhur nëpër qytete si endacake e ditur, por pa shansin e gjetjes së një pune? Si aq çuna e goca të mençur mbledhur në tufa të qëndrueshme nëpër stacione trenash e metrosh, me një tufë librash e qensh lidhur me bizhu argjendi të rëndë, nën qiej me paqe false? Nuk e besoj se e bëjnë nga qejfi. Se, pasi përfundon nëpër rrugë, edhe punën s’ke si e kërkon më, apo jo? Merr teposhtë! Dhe kush do të jetë aty të ndihmojë realisht një të pastrehë?! Të pastrehët janë flama e qyteteve, bezdia më e madhe e qytetarit normal. Po sikur? Po sikur në një çast dobësie a rebelimi të marr arratinë e të mos mund të kthehem mbrapsht, nën strehën e sigurt e të rehatshme, se s’dua apo se s’më lënë? Po sikur, që aty, të nisë shpërbërja e gjithçkaje në një rrëkajë që s’ka mur e gardh t’i vërë fre? Jo, nuk është e mundur të më ndodhë mua! Mua, nuk mund të më ndodhë! S’kam lidhje unë me rrugën! Por pse atëherë ky mundim që s’ma lë natën të ikë qetësisht prej shtratit ku fle deri në agun tjetër, pastaj tjetrin, pastaj tjetrin? Agime ku zgjohem vetëm, me askënd përreth që të më japë një dorë në ditë të keqe, se ditët e këqija gjithnjë vijnë edhe po vonuan, agime ku punoj, sepse pa punë s’ka jetë, agime ku përpiqem të ndërtoj ditë të reja, më të sigurta, pa frikën e agimit dhe të natës që vjen. Jam vetëm dhe kam një njeri të vogël, së cilës i duhet paqe e hare fëmije. Ndërsa truri im është rob i frikës nga mbetja në rrugë. Ankth. Ndoshta fobi. Çdo boshllëk, çdo gungë penguese e rrugës e ringjall frikën e të mbeturit në rrugë. E largoj. Ç’lidhje kam unë me të?! Studimet pasuniversitare të rinisura, të gjata e të lodhshme, risjellin të njëjtën frikë. Po pastaj? O punë perfekte, ose në rrugë! Të përfundosh në rrugë, e pastrehë, nuk është ekstreme. Sepse është e mundur. Për këdo. Ende e shmangshme. Por tensioni është aty. I vazhdueshëm.

Mendja kërkuese është më realiste se dëshira ime optimiste. Unë e di sa afër është shumica e njerëzimit me jetën në qiell të hapur, me të qenët pa strehë. Unë i mbaj sytë hapur. Sidomos kur mosha ka bërë të vetën. Kur një sëmundje e papritur të lë sakat. Kur nuk të ka mbetur familje ose e ke larg. Larg në çfarëdo kuptimi. Kur ke një natyrë ëndërrimtare e të palidhur varshëm me sensin praktik të interesit dhe jetesës materiale. Kur je krenar më shumë se ç’duhet. Kur nuk i bie në qafë kujt. Kur ke dobësi nga ato që janë krejt njerëzore. Kur lodhesh. Kur s’e ke menduar dot pleqërinë sa ishe e re. E pse ta mendoje?! Sidomos kur je në Amerikë! Sa njerëz do të jashtëqiteshin në Amerikë prej banesave të tyre të sajuara modestshëm, herë me fibra e qelqe të ngjitura, e ndonjëherë me hyrje butaforish helenike, sikur vetëm për pak muaj t’u ndërpritej rroga? Një numër i pamatë njerëzish! Niveli i pakapshëm i qirasë apo kësteve të hipotekës kur shumica nuk i zotëron shtëpitë e veta dhe jetesa nga rroga në rrogë, është normalitet i aq e aq të rinjve 40- a më pak-vjeçarë që mund të jetojnë fare mirë sot, por që nuk guxojnë as të lidhen me kënd, as të lindin fëmijë. Dhëmbët e konsumizmit u kanë kapur kryet, ndërsa ato të pasigurisë ekonomike u mbajnë ndër nofulla trupin. Por jeta vazhdon për ditë, si një zvarritje e këndshme me qejfe të vogla, argëtime, dhe njeriu nuk e sheh veten nga distanca, sepse kjo nuk i intereson. Së paku të mund të gëzojë të gëzueshmen. Dhe sepse, normalisht, nuk e ndryshon dot atë gjendje. Veç atyre të vullnetshmëve. Fatmëdhenjve. Parallinjve. Mbinjerëzve. Nuk janë të padëgjuar njerëz dikur milionerë, që janë pleqëruar rrugëve dhe të pastrehë kësaj Amerike gjithë shkëlqim! Por askush nuk do t’i shohë. Ata janë e përmjerrë. Përjashtim nga rregulla.

Jam në ditë disi të sigurta sot. Por frika e të përfunduarit në rrugë më ndjek pa zhurmë dhe pa dinakëri. Është aty, ndoshta jo më për mua. Por sa njerëz prej atyre që unë kam dashur apo dua sot, mund të kenë atë fat nesër?! Sa prej tyre do të bien përmes të çarave të shoqërisë sonë gjithë krisa e probleme?! Ndoshta ka të bëjë me llojin e njerëzve që unë dua. Njerëz që nuk dinë të bëjnë pare, me aftësi maksimale – sens praktik minimal. Me kryet nëpër re idesh. Vulnerabiliteti, si tipar moral – i pastër në një botë të papastër.

Një vegim i shumë vjetëve të shkuar ngrihet vrullshëm ndonjëherë: jam në San Francisco. Një fillim mbrëmjeje i patëdytë! Qiell i pastër i një fundi pranvere. Aromë pjalmesh. Endem vetëm rrugëve. Kaloj pa kuptuar nga një bllok në tjetrin ndarjesh të qeta me ndërtesa tipike, dyqane, parqe. Tek-tuk ka njerëz të mirëmbajtur përkorshëm. Dielli ka rënë krejt, por drita është ende e qartë. Aq sa për të parë mirë se jam rrethuar nga një ushtri të pastrehësh. Janë nga të gjithë krahët. S’di si ndodhi. Nuk para komunikojnë, por ecin në radhë. Një ushtri e paorganizuar, gjithsesi e rreshtuar. Ecin drejt një shtyse, rëndese joracionale, si valë deti. Unë jam një pikë uji në një trup ujor të lëvizshëm. Ku janë njerëzit e mi? Ku është qyteti im? Më kanë shkarë. Nuk i kam më aty. Atë fillim mbrëmjeje në San Francisco nxitova. U arratisa prej tyre. Shpëtova. Por në përjetimin e atij çasti nuk shkas dot aq kollaj. Mbetem brenda.

© 2024 Eda Derhemi. Të gjitha të drejtat janë të autorit. Fotoja në kopertinë ©Monica Kelly. Botohet në "TemA" me leje të autores.

14 Komente

  1. C
    Carpe diem

    E gjora eda, nje frike e parakoheshme, nuk e le te jetoj te tashmen normale, por i eshte qepur si nje obsesion, qe i mpak mendimin dhe shpirtin,me friken si gogol qe i afrohet e nesermja.Me vjen ne mend, nje tregim i nje shkrimtari italian: Shkretetira tartare, ku banoret merreshin gjate gjithe kohes me pregatitje per te pritur armikun. Dhe armiku nuk erdhi kurre dhe atyre u shkoi jeta duke pritur. Dhe per me tej moj eda e mbyllur brenda vetes: ” Me mire nje sokrat i vuajtur, se sa derr i kenaqur””.

    Përgjigjjuni
    1. i
      iliri

      varet carpe diem nga kendveshtrimi,ti qe mendon se jeton si derr ik largohu jeto si zotni

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti në Bruksel

        Ou! Po paska qenë shumë i mirë komunizmi...... . Zonja paska jetuar shumë mirë në atë kohë. Shkollë e mirë, edukim i mirë, gjella gjithmonë gati e ngrohte, punë plot, siguria maksimale, të gjithë të lumtur...... . Erdhi kapitalizmi, më shumë punë, më shumë pare', por më shumë vuajtje, më shumë pasiguri, më pak lumturi, më shumë njerëz që vuajnë....... . Oi, oi mjerë ne!.... . Me ç'lexojmë nuk dimë nga tja mbajmë.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperi te kam dhjere

          Ne Shqiperi une jam kthyere mbas 26 vitesh , isha betuar qe nuk do ta shkel ate vende por ne periudhen e COVID 19 te gjitha vendet kishin mbyllur kufijt dhe e vetmja ishte Shqiperia. Nuk doja por i vene ne pression nga familja detyrohesh te shkelesh edhe ate qe dikur je betuar . Impression : Aéroport i vogel me dy tre avion ulur nje piste e pa mirembajtje , kur dilje nga aéroport disa baraka kafe nuk besoje se do gjesh nje pesage te tille ajo qe me pelqeu ishte xhentilesa e njerzeve . Morem nje vêture me qera u nisemi per Tirana haaaaa megjithese kisha 26 vite pa u kthyere ndjeva nje tristesse nje qytet i shkateruar asgje e bukur , kam vizituar shume vende ne bote nuk munde ta krahasoje dot me asnje vende nga prapambetja kisha menduar se ishte Maroc PO kur e krahasone me Shqiperin haaaa Maroc eshte 10000 hère me i développer ne Casablanca kishte tramway . Morem nje hôtel i thoshin te blloku se çfare ishte blloku se kuptova , hôteli kishte nje asensore panoramique kur ngjiteshe shikoje catite e pallateve te vjetra mbushur me cisterna ujin . Hôteli ndertuar mbi nje pallat sic duket pa leje . Vazhduam deri ne Sarande ....nese Birrisha e shkateroje vendin , Rama s'ka bere asgje stagnation..... Çfare ishte nje perua e ujrave te zeza ne mes Tiranes qe kur kaloje uren te zije hundet . Lypsat rrugeve , qente rrugaç rrugeve, te semuren mendore rrugeve, asnje abrite de bus , trotuaret cope cope , dyqanet si vrime miu, fshataret ne çdo cep rrugice shisnin bidona qumeshti , hoxha pelliste me 300 décibels, femrat te mbuluara si ne Aghanistan. Policet te gjithe shtatezene ne muajin e tête barku fikse per police. Expérience me e keqe se kam perjetuar , ne Sarande rreshqas te deti dhe vritem keq , kemba gjak shkoje ne spital ishte nje monté hyje ne spital shikoje asnje réceptioniste nje koridore boshe , shikoje nje dere trokase dhe hyje per fate ishte inférmiere, nje mes te dhomes nje paisje qe ulesh per tu mjekuar dhe nje dru palette per te hipur si tipe shkalle. Fillone mjekimi e pastrone plagen me uje te oxigenuar dhe jodio njesoje si para 40 vitesh. Me thote inférmiere e ke te buavitur kemben , i thème eshte nga avioni nuk ka gje , ajo me thote Pse nuk kishte vende ne avion ke qendruar ne kembe poooooo mon dieu kjo zonje nuk kishte hipur ne avion. Kryeministeri thote Shqiperi touristique , zoti kryeminister nese nje i huaje semuren a e fini qe nuk ke spitale. Per mos tu zgjatur Shqiperia eshte kot

          Përgjigjjuni
          1. b
            bosarnova

            fine

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperi te kam dhjere

              Jam athe ...po nese une kam genjyere mu paksofshin vitet e jetés . Nuk e kam vizituar Afghanistanin por kam lexuar dhe i qendroje ides qe Afghanistani eshte me i zhvilluar se Shqiperia . Kur je Qorre te duket Shqiperia parajse . Ju garantoje qe jam me shqiptar se ju . Shqiperia dhe shqiptaret jane turpi , 40 vjet me Enverin dhe 40 vjet me Berrishen . Kur ke pare veç fshatit tende Tirana te duket paradis po kur voyagone kuptone qe Tirana dhe Shqiperia jane nje WC .

              Përgjigjjuni
              1. T
                T'Aristidhit

                Ç'vo pa , panë . Lëçit ! Vo i Massud edhe ay si i ati , i biri i vuaka , di . I Bin Laden , kashait mëzat . Turpe , vicka , pa voje , e , vërttjet mëhallës . Pakën ? Kanalizo . Mos e rresht .

                Përgjigjjuni
            2. H
              Haha

              Shqipëria të ka dhjerë ty tamam mu në kokë. Je ti që ke ngel njësoj sikur ike.

              Përgjigjjuni
            3. S
              Shqiptari

              Kurse ne gjithë shqiptarët nga jemi do mblidhemi të të dhjesim ty që të ka zënë tristezza. O komenti më idiot e më i mbushur me gënjeshtra që kam lexuar. Haha në 2020 kur dilje nga aeroporti i Rinasit përball kishte kafene, aman ore idiot dhe kokrra e gënjeshtarit pash nderin ku i ke gjetur këto idiotësi. Shqipëria nuk është Itali sigurisht, por italianët i ka lënë pa mend dhe mbushin rrugët e Tiranës. Ik o budall se po të kapën do të të rrahin, ky milet nuk e pëlqen gënjeshtrën

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kxaloida

                Ky milet pelqen përallat me mbret për allah pillon mjekërën si Sami të tërë si Abdyl e citon Naim per t'u dukur dituran kur ngre krye pillohet si Nol për zot i dorëzohet kujtdo e bie pa qit arm me u ba be i plot fuqi si një parambërllor shtrohet këmbkryq ëndërrimesh vjelë çakëre e pret të mbijnë qiqërat që as s'i mbolli t'i shkohen në hell e ngrsyet zen frymhuum fytkordat e shfryn për yll si Buda llambon këdo të pa kuar . Një kamineto . Solemn .

                Përgjigjjuni
              2. T
                Titulli i këtij artikulli është:

                "Parash-qe-via"

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ...

                  Faleminderit, Eda Derhemi.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    O te dhjefshin gjithe shqiptaret ty dhe gjithe robet e t'u po paten keto mendime.Ne Shqiperi hyjne me shume se 10 milione turiste ne viteve shumica jane te kenaqur.Sa per ndryshimet kudo ne kete vend veç ne mos ke dale nga ndonje spital budallenjsh e te kane sjelle këtu se pas 26 vitesh edhe te lagja ku ke lindur nuk do te dush te gjesh shtepine

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bronxminiac DC

                      Shum te drejt ke shpiqtar aty edhe pulat sot veshin tirqe e thonjtë i kane te prera . I sheh mbi taka rrugëve me baltë . Ah , e kaprodhet veshin çizme . S'i thonë më nevojtore .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje