Të përflasësh Parashqevinë

16 Dhjetor 2024, 09:18Blog TEMA
Të përflasësh Parashqevinë

Nga Çapajev Gjokutaj

Lajm i fundjavës u bë videoja që tregonte një grua në një qendër sociale në ShBA. Dikush tha se gruaja qënkesh Parashqevi Simaku dhe kjo maftoi që videoja të bëhej virale e të ngjallte reagime të shumta, që u derdhën lumë në gjithë hapsirën mediatike, duke nisur nga fejsbuku e instagrami, duke vazhduar me portalet e duke përfunduar te gazeta e televizione me emër.

Mund të thuash se orët e para gjithë ky rrëmet reagimesh mbështetej mbi një hamendje përderisa askush nuk mund të thoshte me siguri se gruaja në video ishte këngëtarja e njohur. Rrjedhimisht, më shumë se me ligjërime për Parashqevinë patëm të bënim me përfolje të saj. Diku nga fundi i ditës së parë një zonjë postoi një video ku bëhej e qartë se gruaja e përfolur ishte vetë këngëtarja jonë e shquar.

Nëse arrin të lesh mënjanë anën etike (si mund të përflasësh dikë, qoftë edhe për disa orë, pa qenë i sigurt se ke të bësh me të), pyetja e dytë që të del përpara është: si shpjegohet  ky trazim mediatik kaq masiv, thuajse kombëtar?  Për më tepër se gjen në të thuajse gjithë spektrin e ndjenjave duke nisur nga dashuri, simpati, vlerësim për këngëtaren e dikurshme, duke vazhduar me keqardhje, mëshirë, nosalgji e empati për gruan e sotme që jeton me ndihma dhe duke përfunduar me keqdashje, përgojime, mëri e hakmarrje.

U tha se këngëtarja është divorcuar para dy dekadash nga i shoqi, i cili pat fituar të drejtën e kujdestarisë për fëmijën e vogël, sot djalosh në të njëzetat. U tha se më vonë, për fatin e saj të zi paska pësuar një goditje celebrale që nuk ka kaluar pa pasoja në shëndetin mendor. Fatkeqsi të tilla ngjallin keqardhje e mëshirë edhe kur u ndodhin njerzve të rëndomtë e të panjohur, jo më kur godasin një artiste klasi që e ke ndjekur e pëlqyer. Në rastin e këngëtares vepron edhe nostalgjia si ndjenjë e lidhur fort me muzikën që ke dëgjuar dikur. Por krahas nostalgjisë aktivizohet edhe empatia ngaqë të gjithë, kush më shumë e kush më pak kemi rropatje, pësime e dështime ndaj priremi të projektojmë veten tek fatkeqi, të hyjmë në lëkurën e tij. Kur fatkeqi është njeri dikur i shquar, prirja për të projektuar veten tek ai është më ngasëse e më ngushëlluese.

Nëse ndjek sado përciptaz reagimet në rrjet, dallon pa shumë vështirësi se rikthimi aksidental i Parashqevisë në ligjërimin publik u nxit në jo pak raste edhe nga motive negtive si keqdashje, mëri e hakmarrje. Shumëkush nuk ia fal dot faktin që këngëtarja shkëputi çdo lidhje me atdheun, madje shqipen nuk para e përdorte edhe kur e binte hera të bisedonte me shqiptarë. Braktisja e gjuhës dhe e identitetit shqiptar, që është edhe identiteti yt, nga shumëkush dhe sidomos nga njerëz vulnerabël, konceptohet si mëndjeshkurtësi madje edhe si tradhëti që meriton dënim e përgojim publik.

Qasjet negative në rastin e këngëtares duket sikur burojnë vetëm nga gjëra parimore: qendrimi ndaj gjuhës amtare e ndaj identitetit shqiptar, por thellë thellë lidhen me përjetime vetiake. Parashqevi Simaku synoi suksesin, famën e mirëqenien amerikane, por përfundoi në një dështim të plotë. Nuk janë të paktë njerëzit që diku thellë vetes, në kufijtë mes vetdijes dhe pavetdijes, përjetojnë ndjenja pasigurie, frike e dështimi vetiak dhe një nga mjetet për t’i luftuar këto ndjenja është të përgojojnë dështimin e të famshmit, ngaqë kështu ndjejnë një lloj qetësimi.

Parë në një rrafsh disi formal rishfaqja e beftë Parashqevisë në ligjërimin publik mori jetë edhe ngaqë kemi të bëjmë me një narrativë të strukturuar mbi një model të gjithkohshëm. Është subjekti i Hirushes a Maro Përhiturës, i kthyer kokëposhtë: transformim nga shërbëtore në princeshë, po kësaj here në të kundërtën, nga princeshë në shërbëtore. Të dyja këto kahje kanë ekzistuar si modele narrative universale dhe kanë qenë e mbeten shumë të pëlqyera, mjafton të kujtojmë se ka vepra ku të dyja ekzistojnë e shtjellohen bashkë, si psh tek ‘Princi dhe i varfëri’ i Mark Tuenit. Nuk është mbase e rastit që kjo novelë për fëmijë e Tuenit, megjithëse nuk numërohet në kryeveprat e tij, ka qenë dhe mbetet shumë lakmuar për t’u përshtatur e ripërshtatur në versione nga më të ndryshmet për skenën, ekranin e madh e të vogël, libra me figura, muzikale e deri tek videolojë.

Trazimi publik i kësaj fundjave për fatin e Parashqevi Simakut, sadoqë kakofonik, i zhurmshëm e i nxitur prej një morie motivesh shpesh edhe të kundërta, dëshmoi një gjë të rëndësishme: të lodhur e të mërzitur nga panairi i kotësive që na shfaqet çdo ditë i tejmbushur me politikanë të korruptuar, kriminelë e sharlatanë ekranesh, mbetemi të etur për personalitete e vlera që, qoftë edhe me fatkeqësinë e tyre, na nxisin ta ndjejmë veten pjesë e një bashkësie.

15 Komente

  1. M
    Mira

    prape ky debili?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muhabet bagetish

      Nuk e di a ka me debile se ti? Por ty te duhen te pakten 400 vjet te arrish ne nivelin e zotit Gjokutaj. Kenaqu duke share mbrapa tastjeres, kaq mund te arrije nje tru i goditur si i joti.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mira

        niveli i duket te ajo qe shkruan....... sa per bagetite si ai, si ti duket qe vetem me dhite keni pasur te beni ne breza...

        Përgjigjjuni
        1. q
          qerosi

          Funderrine spiun e hajdut me cizme eshte ky qelbesire gokutaj

          Përgjigjjuni
      2. E
        Emigranti

        Ja ke fut kot o gazetar. Parashqevi Simaku u adhurua si askush tjeter ne vitet 80 . Kete adhurim kete pelqim qe njerezit ne Shqiperi kishin ndaj saj ajo e shkeli me kembe ne njefare menyre. Ajo percemoj vendin dhe gjuhen e ketyre njerzve. Eshte e njejta sjellje si Pirro Dhima, Bejleri e.t.j .Sic duket eshte ne mode tek greket ne zemer dhe me lekur shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Sa me siguri flet ti mor emigrant??!! Parashqevi Simaku e ka akoma publikun e saj,shqiptare qe e adhurojne akoma,e qe do te ishin te lumtur qe ajo ti argetoje akoma me zerin e saj,nuk i ka bere keq askujt,eshte munduar per nje jete me te mire si te gjithe ne anembane botes,ajo nuk ka kerkuar asgje askujt ne Shqiperi,ka treguar dinjitet,pikerisht sepse ra ne nje situate fatkeqe,ju bashkangjiten edhe faktore familjare jo ne favorin e saj, tani ne duhet te kthejme krahet nga ana tjeter,te bejme sikur nuk eshte asgje?? Parashqevi Simaku si shume artiste te tjere,ben pjese ne jeten artistike te vendit tone,e qe jane ne gjendje te japin akoma,dhe duhet ndihmuar me patjeter,e nuk jane pak ata qe duan ta ndihmojne,vetem nje gje,ata qe nuk provojne keq ardhje per situaten jetesore te Parashqevi Simakut,qe nuk kane empati,nostalgji,e deshire per ti dhene ndihme artistes sone shqiptare,le te vazhdojne te rrine po ne ate pozicion nuk me duket se i detyron njeri te pergjigjen,por ama jane te lutur te ndalojne,denigrimin,fyerjet,e fushaten jo njerezore kunder atyre qe duan ta ndihmojne,ketu behet fjale per shqiptaret qe e duan Parashqevine ashtu si eshte,per shume arsye e duan,dhe duan qe ajo te ndihmohet!!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aliu nga Kukësi

          Akoma me Parashqevinë d9btë merreni? Lereni more rehat në fatin e saj. Nuk keni me se merreni...!!!???????

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            Cjanë këta budallenj që vënë në dyshim që ajo ishte Parashqevia. Jo vetëm që dukej që ishte, siç tha edhe dikush këtu, nga pamja dhe zëri, por ajo e kishte të shkuar edhe emrin aty, Simaku Nohle, mbiemri i vet dhe i burrit.

            Përgjigjjuni
            1. j
              joni

              Media nuk ka me çfar të merret prandaj mbushin programet ....sa për Parahqevinë atë rrugë zgjodhi dhe atë rrisë mori,çtë mbjellësh do korrësh me të vërtetë që Paro ishte artiste e madhe por e dridhet bishtin prandaj mos hani m.....

              Përgjigjjuni
              1. t
                thjesht neveri ndjen

                Pushkini, ky poet i madh, qe me siguri 95 % e gjindjes ne kete vend, nuk e njohin, do te shkruante shekuj para: ´´Ne te ndyrin shekullin tim--Njeriu ne cdo rrethane--Eshte tradhetar, skllav ose tiran´´. Dhe ketu, ne kete cep te humbur te arnautistanit, ku specia homo sapiens, ka pesuar mutacione gjenetike, nga shekuj te gjate pushtimi erresire te thelle shperfytyruse dhe komunizmi absurd, kjo qenie eshte shndrruar ne nje qenie zvaranike, me nje densitet te nje vrime te zeze brenda saj, vesesh antihumane: injorance,dembelizem, spiunllek, cmire dhe urrejtje pasionante, per aferndenjesin e tij, nje dashuri perverse e thelle, per pushtuesin dhe sunduesin, qe shpjegohet me ate qe ky lloj mutacioni i ka shndrruar ate nje nje lloj kafshe te percudnuar, nga lart deri posht, me se te peshtire, qe i duhet gjetur nje emer i ri ne latinisht.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Guess who?

                  Vuajne nga ASD (Anti-Social Disease). Semundja qe ka te beje me ndjenjen e te qenit anti shoqerore. Qenie te cilat kane humbur cdo ndjenje njerezore, te pa mend, pa moral, gati te bejne cdo poshtersi per te perfituar (kryesisht para). Krijesa qe gelojne ne llum, IDI i tyre eshte 2.1. dine vetem te mbushin barkun e te lehin per kedo qe i hesh nje kocke (madje kapardisen se jane te tille). Po pane dike jashte llumit te tyre bashkohen se ndihen te kercenuar prej kompleksit te inferioritetit dhe behen agresive. Si mund te beje hajer nje shoqeri me venje te tilla?

                  Përgjigjjuni
                2. t
                  tim

                  He mor idiot, po tani qe Parashqevia mesoi perseri shqipen, cfar thua?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luli

                    E sakte “PANAIRI I KOTESVIVE”!!!Bravo!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vaso Pasko

                      UNE NJOH ISH PEDAGOG UNIVERSITETI NE TIRANE E ISH TRUP DILPMATIK NE UASHINGTON QE TANI JETON ME NDIHMA SOCIALE NE AMERIK. KURSE NJE COP KENGETARE E PERBUZUR PER MORAL SHUME TE ULET OFENDOHET NGA NDIHMAT SOCILE NE AMERIK. KEJO ESHTE NJE NGA CUDIRAT E SHEKULLIT PER PUBLIKUN.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bumbum..bum

                        Doli edhe ky tjetri të na e sqaroj me injorancën e vet në të shkruar. O ju gazekara e anal- ista jeni llumi i shoqëris. Jeni vrasës të lumturis, perkrahni lloj-lloj plere politike per lek, vuajten e tjetrit nuk e respektoni. Ju qft kina e India rpot e mtortat Ku ti keni

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje