Kush “ia prishi lumturinë” Parashqevi Simakut?

15 Dhjetor 2024, 18:10Blog TEMA

Kush “ia prishi lumturinë” Parashqevi Simakut?

Nga Eda Kola

Kur mendon se po shkon drejt së një ardhmeje më të ndritur, drejt të mirës materiale, por gjatë atij udhëtimi po humbet më shumë se ç’po fiton në realitet… dhe dëshpërimisht e paguan shumë shtrenjtë duke humbur çfarë nuk blihet dot me para.

Parashqevia është e njëjta, akoma flet me finesë e ëmbëlsi si në herën e fundit që u intervistua pasi u largua drejt “ëndrrës amerikane”, është po aq e bukur paçka se vitet i kanë pllakosur rrudhat në fytyrë. Por çfarë e ndaloi ambicien e saj për të kapur Hollywood-in, kush e prishi lumturinë dhe ëndrrën e ikonës së muzikës shqiptare?

Si një rezidente amerikane tashmë, kam pasur rastin të shoh nga afër të mirat e të këqijat e Amerikës nga A në ZH, dhe më besoni kur ju them që asgjë nuk është ashtu siç reklamohet dhe duket.

Të krahasosh një vend të vogël si Shqipëria ku shumë vlera akoma ruhen me rreptësi, me një “makineri gjigande” si Amerika, nuk është gjëja e duhur për t’u bërë.

Të vendosësh të jetosh në Amerikë, e sidomos në New York, do të thotë të bësh kompromis me shumë gjëra, që nisin nga të pranuarit e të qenurit vetëm. Nëse nuk e keni bërë deri më tani, ky është momenti e shenja që çdo shqiptar të jetë mirënjohës për atë çfarë Shqipëria të ofron, dashurinë për njëri-tjetrin. Mbase e zbehur paksa kohët e fundit por akoma e pranishme.

Amerika nuk i njeh këto ndjesi, madje nuk jam e sigurt të ketë ekzistuar ndonjëherë.

Nëse ti një ditë për një mijë arsye të ndryshme zgjedh të mos zgjohesh nga krevati, vështirë që dikush të marrë mundimin të pyesë në je mirë apo jo. E nëse zgjohesh dhe zgjedh të nisësh ditën e të shkosh në punë, është e pashmangshme që rrugës për atje të mos shkëmbehesh për tre minuta në një stacion treni me 10 endacakë.

Me shumë gjasa një ndër to mund të jetë Parashqevia, e ndoshta jo ajo saktësisht por një “Parashqevi” që për të njëjtat arsye ka zgjedhur të jetë aty.

Të jesh endacak në New York nuk domethënë domosdoshmërisht që nuk ke mundësi ekonomike dhe përfundon i/e pastrehë. Në shumicën e rasteve të jesh në atë rrethanë, domethënë se nuk ja ke dalë të fitosh luftën me realitetin dhe mendja jote i është nënshtruar perëndisë së depresionit.

Për qindra arsye të ndryshme që asnjë nga ne nuk i di dhe nuk mund të ngremë hipoteza të pabaza, Parashqevia është aty ku është, në të ftohtë, vetëm, mbase me barkun bosh. Diva shqiptare e viteve 90 ka përfunduar “homeless”.

Herën e fundit kur ajo u intervistua në 97, u shpreh shumë e dashuruar me partnerin e saj dhe foli për lidhjen e ngushtë që kishte me familjen e saj të cilët edhe mundohej t’i ndihmonte. Tha gjithashtu se po punonte të arrinte qëllimet që i kishte vënë vetës për pasionin e saj, muzikën.

Sot, me dëshirën e madhe për ta gjetur e për të mësuar më shumë prej saj, shkova ta kërkoj. Nuk e gjeta. Më shumë sesa për ta ditur se çfarë ndodhi me të, doja të merrja një mësim jete nga ajo. E di që ajo ka shkëlqyer e ka qenë në maja, jam e sigurt që nuk ka qenë keq materialisht dhe moralisht gjithmonë, por di gjithashtu që fija që ndan fjalën “Amerikë” dhe “depresion” është shumë e hollë. E të jesh njeri me ambicie të madhe dhe të përfundosh në skutat e errëta të depresionit, nuk është e pamundur.

Nuk do ndaloj së kërkuari atë, jo për t’i thënë që Shqipëria të pret mbrapsht për të të ofruar atë pension që jam e sigurt që ajo është e aftë për ta fituar mbase me një ditë pune në New York, as për ti bërë një video sa për të përfituar nga situata e për të ushqyer rrjetet sociale, por për t’i ofruar një vesh që ta dëgjojë e ta mbështesë për të dalë nga errësira.

67 Komente

  1. l
    lek mirakaj

    Ne fillimet e ndryshimeve ne Shqiperi,rastisi qe nje I afertt i imi kishte kriju mundesine te komunikonte me te afterm te tij te arratisur qe jetoin ne Amerike.E kishte pyetur te afermin Amerikan se cfar eshte Amerika.Pergjgjija e tij me eshte ngulitur ne mendje.me pak fjale i kishte dhen ter idene se cfar ishe Amerika.Amerika i kishte thene ,eshte nje kantjer I madh pune,me nje ritem te jashtezakonshem,kush i pershtatet arrine aty ku nuk ka enderu,nese nuk i pershtatet ka nje zgjidhje ,koken ne shinat e trenit .Nese dikush perfundon ne rrotat e trenit nuk eshte faji i Amerikes,thjesht nuk ka qene i adoptushem me jeten amerikane.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Torino

      Ka nje video me te fundit@Nje Shqipo me zemer te Madhe i ka paguar hotelin ne mes te Manhaten!

      Përgjigjjuni
    2. U
      USA

      Parashqevia i hipi gamorit mbrapsh kur erdhi ne Amerike,me kujtohet i ndjeri Krajka kur tha”ju luta Parashqevise,mos Ik ne Hollywood se nuk eshte per ty”. Iku e provoj dhe perfundoj rrugeve. Tamaja e madhe thot populli te le pa gje. Ketu po punove dhe je racional je OK-ej.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bla blat na mbyten bla blat dhe te shumditurit

        O debil , nuk i hypi gomarit mbrapsh , shkoj per nje jete me te mire si gjithe te tjeret …vec jeta te sjell shume gjera qe nuk i parashikon , pastaj Simaku nuk shkoj kurre ne Hollywood …dhe nuk pretendoj se nje dite do harinte te shkonte dhe nuk pretendoj kurre se ishte e afte per atje …..as Bitri nuk shkoj askush nuk shkoj atje , thjesht u munduan te ingranoheshin ne jeten amerikane dhe te ushtronin profesionin e tyre te dashur neper shqiptere kudo qe ndodheshin ….Parashqevia qendroj perhere ne New York se clidhje ka ketu New Yorku me Hollywoodin vetem ti e di …..tani se perse nuk i shkuan punet mbare ne jeten e saj ka shume arsye , vec jo ajo qe shkruan …ke mahnine te thuash dicka te kundert dhe te kritikosh gjithcka …ju lut Krajka qe Hollywoodi nuk eshte per ty ….e degjove ti ?? Atje afer ishe ?? Po ti perse ike ? Apo shikon vetem gungen e tjetrit …mer nje pesqyre e shiko veten dhe pyete …..mos u mer me te tjeret …leri ne hallet e tyre ….

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRONA

          I madhi Agim Krajka e ka thene boterisht ne interviste. Dhe me te ajo fitonte shume. U largua per nje ender te parealizushme me burrin e ardhshem qe falimentoi nga paaftesia per te konkuruar ne USA dhe qe dihej braktisja dhe vuajtja e saj shpirterore per djalin . Even So ajo ka nevoje per per perkrahje morale dhe materjale.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergji Simaku

            Krajka e ka deklaruar ne interviste i dashur. Nuk eshte shpikje. Paraçja kujtonte se ne Shqipni do shkonte dem. Shkoi ne USA dhe perfundoi si dashnore koqevareve ne klubet e tyre. Pra shiste picken per ty ushqyer. Edhe ne Albania e kish shit picken por per karriere ama. Ne USA vec kar koqevaresh they ndaj i iku kaplloqja. Nuk do as men as kalem...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Durrsaku vjeter

              Bla bla bla,,tralala,,,ike kangur andej,,mos na jep men ti,,emigrimit i do bolet katrore,,,parashqevia ishte e perkedhelura e regjimit,,,degjo interviste e gjergj lekes,,dhe do kuptosh edhe parashqevise,,,shum nga keta ju turren burrave te te huaj ne emigrim,,si kjo eli farà me shoqe ,,hodhen grepat Ke burrat benestante,,,se vet nuk dinin te benin gje tjeter,,vetem ti fusnin nje tralala me mikrofon ne dore,,,ke inxhinjire e professora universitetit,qe i kan dhene shqiperise me vite,,dhe atje kan ber punet me te rendomta,,,,provincialia nga kavaja,,mendoi se ne amerike do hash buke vetem me tralala,,, edhe te mesmen e beri me korrespodence bujqesore shkozet,,,ik mos na hap barkun amon,,,se komb34 vjet vete ne emigrim,,,i do katrore bolet emigrimit,,

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fredi

              Jo tamaja por tafmaja …..o kungull …. nuk ju lut Krajka qe mos te shkonte ne Hollywood dhe, por mos te shkonte ne USA ….pastaj ku e di ti qe i tha ?? E cna gjeti , mire qe na ngordhi kali po sna len rehat as mizat ….

              Përgjigjjuni
              1. p
                paemer

                ja ka thene dhe e ka shprehur ne nje interviste vite perpara or mik....

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taku

                  Kraja i ka thënë publikisht do pak vite më parë, me zë e figurë, pikërisht këto fjalë... meqë ishe në hall të madh...

                  Përgjigjjuni
              2. Z
                Z

                Kush ja prisni lumturine Parashqevise,titulli i shkrimit, Vete-vetja,askush tjeter,mos te hyj vetja ne qejf thon ne Shkoder…!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Big like! Shkrimi me I mire.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taqi

                    Si se thote njeri qe jeten ja prishi Luan Pobrati ish kreu i sigurimit te shtetit.Ka qene e lidhur shume vite me te sipas informacioneve, ai e beri te njohur por e rrenoi njekohesisht.Keqardhje e madhe, bukuria e saj ishte dhe mallkimi ne nje kohe lakejsh si komunizmi!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tori

                      Taqi,bravo,,shum e drejte,,e shfrytezuan ate kohe,ihapeshin dyert gjithandej,edhe ne shkozet qe jepte priibimet e matures me korrespodence ne shkollen bujqesore,vinte me veturat e sigurimit,,

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Ermal

                      Ti me emrin eda duhet urgjentisht te shkosh mbrapsht ne halene shqiperi, nuk e meriton ti ameriken me kte mendje debile qe ke. Nuk dua te hyj me thelle po vetem te te pyes ashtu kot a mendon ti se jane te lumtur ato qe jetojne ne halene albanistan, apo te ka ngel ora kur ke ik ti truthare qe ke jetu socialenverizmin?!

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xheJ.eN.Bi

                        O ermal ,po je koqe fare e derrëziu ti.Po nuk e kuptove shkrimin lexoje dhe nja dy herë të tjera dhe pastaj trego sa i "zgjuar" je.Meqënëse nuk ke intelekt për ta kuptuar po ta shpegojë.Eda nuk thotë se në Shqipëri hanëe lugë floriri.Mund në Shqipëri të mos rrosh mirë,po autorja e ka për Parasjqevinë se do ta nderonin dhe do ta ndihmonin si qeveritarët edhe njerzit ,se në Amerikë nuk do t' ja dijë njeri kush je.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Shkrimi i Edes ishte shume realist. N.q.s nuk te pelqen mos e shaj.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Good

                            ????

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koli

                              Zonja ka shkruajtur shume mire. Ti si fillim paske probleme qekur vendin tend e barazon me hale. Vendi yt o vlla quhet Shqiperi dhe jo Albanistan. Fati, historia dhe ata pinjollet e enverizmit qe i ke sot me shumice ne pozite dhe opozite na katandisen keshtu. Me keqardhje vej re si te vuan nga semundja qe pershkruan zonja, mungesa e empatise! Ajo lloj indiference eshte e frikshme. Te uroj me gjithe zemer shendet dhe harmoni shpirterore. Mos harro se ne Amerike thone qe per te pasur sukses duhet te dish kush je, nga vjen dhe cfare do... Parashqevia ka qene drite ne nje kohe te erret. Historite me Luan Pobratin nuk e di sa te verteta mund te jene, s'vej doren ne zjarr per njeri. Por dicka e them me bindje, per talentin dhe bukurine qe kishte ajo, nuk ja kishte shume nevojen Luanit, se bente dallim nga te tjerat. Me vjen keq kur lexoj kaq mllef, por gjithashtu duket qarte qe shoqeria jone paska nevoje per psikolog se frustrimi paska kapur nivele stratosferike. Jetoni jeten o njerez per veten tuaj, mos u helmatisni kot, se njehere jetohet. Beni mire nese mundeni, po hiqni dore nga teorite e inatit dhe cmires.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Deni

                                Ermalo nga ato qe jetojne akoma ne kete vend,padyshim qe ka dhe te lumtur…nuk esht me shqiperia e 90 mer shok…(se ndoshta ke vite pa u kthyer) se je i palumtur ti nuk dmth qe jane te gjithe…respekt per opinionin tend por secila kanopinionin dhe mendimin e vet dine vete ca me bo…me qene i zori e me dit e ke dhe ketu ameriken apo BE

                                Përgjigjjuni
                              2. O
                                O

                                Shikoni Merita Halilin,punoj,krijoj familje,sakrifikoj per femijet,sot eshte nje zonje e nderuar ne USA dhe ne Shqiperi. Parashqevia donte te behej yll ne Hollywood perfundoj ketu ku eshte. Keqeardhje!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Toni New York

                                  Merita Halili u divorcua nga i shoqi, tip abuzues, dhe shume mire beri qe e ndau. Shyqyr qe pati fatin te njihte nje njeri te mire me te cilin krijoi familje dhe pati jete te lumtur. Parashqevia nuk e pati kete fat. Cfare ka ketu per ta perbuzur? Se donte te shkonte ne Hollywood? Dhe cfare problemi ka ketu? Nuk e kuptoj? 90% e artisteve duan te shkojne ne Hollywood dhe deshtojne. Problemi eshte se nje pjese vazhdon vuan nga kompleksi komunist "i te shkelqyerit" kudo dhe kurdo. Jo zotni, jo, jeta nuk eshte ashtu. Probabiliteti per te deshtuar dhe per tu zhgenjyer eshte shume i larte. Edhe truri eshte kokerr gruri. Mendoje veten tende pa asnje mbeshtetje ne nje qytet marramendes, je nje pike ne oqean paraprakisht. Shtoji kesaj dhe sedren e semure qe gjithe brezat e lindur para '90 e kane, per fat te tyre te keq, se askush nuk i detyrohet askujt shpjegim, prevec prinderve qe te kane bere koken. Parashqevia te behet mire per veten e saj dhe te jetoje denjesisht se e meriton. Nese krijohet mundesia une personalisht mesa mundem e ndihmoj me shume kenaqesi. Do zoti djali ta kerkoj nje dite dhe vendosin kontakte. Nje dite nena kerkohet se s'ben!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Futja kot

                                    Kush te tha ty qe Merita eshte e lumtur???

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mesoni drejteshkrimin

                                      E di zgjedhimin e foljeve ti? Mesoni shkrim e kendim o njerez dhe pastaj merrni mundimin te komentoni! Nuk kam asgje me permbajtjen, por me acaron kjo injorance drejteshkrimore. Nuk ngaterrohet e tashmja e vetes se pare (une sakrifikoj) me te shkuaren ne veten e trete: Ai/ajo sakrifikoi

                                      Përgjigjjuni
                                    2. F
                                      Fansi i Parashqevise

                                      Shikoni si perfundojne artistet ne shqiperi kur dalin ne pension. Nuk jane shume larg. Kujtohen per ta"kur i varrosin. Qani hallin e amerikaneve Parashqevia duket qe ka problem shendetesor dhe kjo e ka penguar te kujdeset per veten. Ska ngelur fshatar apo malok ne Amerike pa u bere DJ ose kengetar. Perndryshe nje pune si kengetare do ta gjente kudo ne cast. PAK BUZEKUQ VURI DHE PERSERI U BE YLL

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nje shqiptar ne Amerike

                                        Jane disa te verteta qe duhen patur parasysh kur vendos te jetosh ne Amerike. Kjo sipas eksperiences se atyre qe kane treguar . 1. Eshte shume e veshtire te fillosh nga e para, pra ke lene prapa cdo gje qe ke arritur ne vendin tend 2. Pa pune nuk mund te arrish asgje, asgje fare. 3. Por ne fund te fundit dije se Amerika eshte Amerike, per kedo qe e ka mendjen per pune dhe jo per tu hallakatur.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ilirjan

                                          Aman ooo njerez... jepni gjykime per te tjeret, por nuk dini as te shkruani!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asd

                                            Parashqevia ishte midis dy situatave ne Shqiperi. Nga njera ane ishte artistja qe e respektonin dhe e perkedhelnin te gjithe. I rrinin pas kompozitore, muzikante, poete, drejtore te institucione e artistike, regjisore, drejtues artistike, vete festivali i kenges dhe RTSH, deri tek ministra e anetare byroje. Ishte nje yll i vertete ne ngjitje. Ky rrethim i kendshem i krijoi dy probleme qe do ti shfaqeshin me vone ne token amerikane; projektet artistike i vinin te gateshme, po ashtu muzika, teksti, ambjenti ku do te kendohej gjithshka gati, perfshire edhe publikun me gjithe duartrokitjet. Kjo e dembelosi Parashqevine dhe se dyti e genjeu te besonte se talenti i saj ishte i pamate. Nga ana tjeter (situata e dyte) Parashqevia ishte qender e shume thashethemeve te asaj kohe si nje vajze e hedhur qe jepej lehte. Keto thashetheme ishin te shumta sa mund te beje nje mal te barabarte me suksesin e saj. Keto ishin dy arsyet pse e bene Parashken te largohej nga Shqiperia me betimin per te mos e kthyer me koken mbrapa. Me siguri qe ajo eshte habitur qe ne Amerike as ulej ta degjonte kush se cfare dhe si kendonte. Midis deshtimeve dhe shpreses koha fluturoi. Shto ketu edhe deshtimet familjare dhe ja ku eshte sot larg endrrave te saj. Kush e ka njohur nga afer Parashken e di qe ajo ka qene e zgjuar, lozonjare, kapriciose por dhe shume kokeforte. Parashka vazhdon edhe sot me kokefortesi te mbaje fjalen qe i dha vehtes kur u nda nga Shqiperia dhe shqiptaret; Lypese do te behej dhe nuk do te kishte më kthim mbrapa. Besoj qe e ka vendosur se nuk do te kthehet ndonjehere.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              COMUNISM VS CAPITALISM

                                              TE GJITHA ATO QE MARKS KA THENE PER AVANTAZHET E KOMUNIZMIT JANE GENJESHTRA, POR FATKEQESISHT TE GJITHA ATO QE KA THENE PER MANGESITE E KAPITALIZMIT JANE TE VERTETA. KOMUNZIMI ISHTE DIKTATURA E DREJPERDREJT E POLITIKES MBI EKONOMINE DHE NJERIUN, KAPITALIZMI ESHTE DIKTATURA E TERTHORTE E EKONOMISE MBI POLITIKEN DHE NJERIUN. PRA MENYRA TE NDRYSHME POR EFEKT I NJEJTE: DIKTATURE. SHBA ESHTE NJE ALTER SOVIET UNION.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Z
                                                Zuzari

                                                Ti që quan hale Shqipërinë të kesh turp për çfarë thua. Shqipëria është e bekuar nga zoti.,ti dhe sorollop jot ini halet e kombit. Turp

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kris

                                                  Meshire per ate gjykohet nga nje turme hajvanesh dhe pelash te terbuara

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    mirel

                                                    I lini keto idiotizma.. jo po u martua Merita Halili, dhe eshte zonje dhe sot.. Parashqevine e shtyu ne Amerike mentaliteti i qelbur shqiptar qe konsideron femren kurve. Merita pati fat dhe u martua me burre te mire. Paci iku per te gjetur burre, se ne Shqiperi ja kishin vene nofken. Asnje shenje nuk ka qe ka qene kurve. Thjesht naive dhe e pamesuar me djallezite dhe poshtersine e botes. Iku per te bere familje, sic iku Anita. Anita iku dhe nuk u kthye, te pakten kjo eshte gjalle. Kaq duhet ti gezohen shqiptaret. Pavaresisht se jane popull i ndyre e i poshter, prape u ka ngelur pak humanizem. Per mua nuk ka qene kengetare klasi si Vacja, Liljana, Ema, Lindita, etj, po ama ishte kengetare e kendshme. Suksesi vjen nga ata qe te rrethojne, ne Shqiperi pati artin, dhe aty shkelqeu. Cfare e rrethonte Pacin ne Amerike? Asgje.. Ashtu dhe Anita, iku dhe i binte pianos kot, te bente kenge. Po ku bente dot kenge Anita. Anita dinte te kendonte. Per kete ishte yll.. Amerika nuk te ben artist, as producent, as regjisor, as shkrimtar dhe as muzikant. Je kengetar, kendo.. Merita qe ishte kengetare me e fuqishme kendon dhe sot. Ishte ze i padiskutueshem, ndersa Paci ishte me e lehte ne vokal.. Ate qe arriti, e arriti per shkak te rrethanave dhe njerezve qe e perkrahen, sic e thashe me siper. Ne Amerike kishte vetem enderat, asgje tjeter. Shyqyr qe eshte gjalle, dhe mbase i vjen ndonje e mire nga shqipot qe jane atje. Ishalla e merr veten Kaq ti urojme Pacit, dhe nje dore ndihme e meriton sepse ka lene kujtime te embla te ky popull kanibal, qe e mori me qafe, dhe tani e qan me lot

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Edi durres

                                                      Duket qe nuk je nga durresi dhe nuk e shihje te dolce vita te shkembi i kavajes.ishin ishin '98/99..dhe po i lejme emrat

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. K
                                                      Kjo qe ka harruar gjuhen shqipe

                                                      Kjo deklaron nuk jam shqiptare, nuk flase shqip , e ju çfare MUTI doni se mereni me nje endacake rrugesh nje ( SDF sans domicile fixe) Kjo eshte ne Kavaje thoshte jam vllahe. América eshte toka ku endrat kthehet ne realitet per ata se duan te punojne per drogmene , alkolike , dembel si kjo bretkoska e kane vendin poshte ures . Nuk jam forte patriot shqitaromadh , kam me shume se kjo zhabe ne émigracion por te thoshe kam haruar gjuhen kete clocharde dhe Rita Ora kam degjuar qe iku 15 vjeç ne Angli dhe harroje gjuhen. Kenaqem qe kjo bajge endet rrugeve .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. n
                                                        noname

                                                        askush nuk di asgje me siguri per kete zonje ,as arsyet pse eshte aty ku eshte .Ne doni te jepni nje opinion jepeni po skeni pse dilni me pseudofakte e vendime "gjykate"..... sa per ameriken kuptoni se shumica e emigranteve etiketojne jete me te mire te pasurit me shume para......kur vjen nje kohe e caktuar kupton qe vlerat e rendesishme jane te tjera .....pse kadareja nuk rrinte dit ne paris ku kishte shtepi ,para ,miq te letersise e sigurisht jete me komode? E megjithate kish 4 vjet qe ishte vendosur perfundimisht ne Tirane....mos beni llogarite e te tjereve ,emigrimi ne aspektin emotiv eshte drame ,le rrugicat e femijerise,shoket,shoqet ,miqte ,le ate vend ku cdo cep te kujton dicka dhe mbetesh vetem per ca leke me shume per te cilet kupton me vone se nuk te bejne te lumtur ......Problemi i madh i shqiptareve eshte qe identifikojne vendin/token me politikanet e tij/saj.....amerika eshte fools gold.....

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. F
                                                          Flamur Struga

                                                          Humbi nje ikone,nje meteor i kenges shqiptare e cila me zerin e saje ,i dha vlera te medhaja folklorit shqiptar me zerin e saje te rralle dhe plote muzikalitet.Ajo si nje kurreshtare e plote e perplote njerez te artit,e krijoi enderren e vet ,per nje te ardhme me te lumtur.Fatkeqesisht ,fati nuk deshi ta ndihmoj ,mbase edhe vet ajo nuk e ndihmoj vetvehten.Keqardhje per ate.Pasi kjo fatkeqesia qe e paska percjellur sapo doli ne skene,nuk duhet ta gjykojme as Parashqevin dhe as te dytin te tretin te katertin te pa njohur,Parashqevia ,u shenderrua ne nje ekuacion pa emerues te perbashket.Ajo erdhi ketu por ndihme nuk pati qe te realizoj synimet e veta,duheshte ti pervishet punes qofte edhe ne ndonje restorant te pastroj pijata,ne ndonje shkolle.....por ajo nuk mendoj as edhe me ndonje shqipetar te martoheshte te krijonte familje..nuk dua ta gjykojme,ndie keqardhje ,marr pjese ne kete dhimbje kur e shoh ne kete gjendje te mjeruar...Parashqevia humbi si nje meteor,por mergata shqiptare duhet te organizohet per ti dhen nje mbeshtetje ,te vjen te qajsh kur e sheh shpirterisht te shkaterruar,depresioni ja ka shenderruar ,humbur identitetin personalitetin ..Keqardhje...Sa mire qe e kan thene te paret tane: guri i rend ne vendin e vet..A thuaj do sherbej ky rast per vajzat tjera shqiptare qe ti binden te vertetes?...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. n
                                                            na cate trapin me Shqevine

                                                            boll o se na cate karin me gjithe Parashqevine. Me dhjetra vite e si kishim degjuar emrin, tani na e keni bere si buka me djath mengjes dreke darke

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Askushi

                                                              Te gjithe kete fortune ne gote, e mendoj si nje Krim te “medias” shqiptare. Qe thur e tjer nje lajm dike mos u marre me aspecting njerezor te lajmit. Fatkeqesia qe i ka ndodhur kengetares nuk mund te trajtohet si fatkeqesi kombetare por ne aspektin njerezor duhet ndihmuar shpirterisht dhe materialisht. Fat I madh qe ka akoma njerez qe duan ta ndihmojnen realisht.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Seriozisht?

                                                                Analize naive dhe komplet boshe. Mesa duket kushdo mund te shkruaje per Temen. Amerika ka te metat e veta, po te vish te flasesh per Shqiperine si nje vend me vlera te medha e shoqeri kohesive, nuk e di nga ta jep mendja. Nje vend qe po boshatiset dite pas dite, prej kasapeve qe hiqen si doktore e gangsterave qe jane gjykatesa. Ne qe jetojme ne Amerike e dime qe shpesh here kane qene amerikanet qe kane shtrire doren per te na punesuar e jane gjendur afer, dhe para shqiptareve. Largesia dhe shoku kulturor jane plage reale po jo sa te arrish te shkruash keto budalliqe

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Toni

                                                                  O sipershkrues... Te siguroj qe nuk e njeh aspak Ameriken... dhe shume llafolloge si ju, nuk e kane idene se cfare eshte Amerika... Amerika or mik kerkon njeri te afte menderusht, dhe ti jep te gjitha mundesite. Amerika nuk eshte per kategorine tende apo edhe shume si puna jote qe vetem flisni, kerkoni te jepni mend edhe atehere kur nuk kini mend per vehten tuaj...Amerika kur je I afte apo ne nivel mesatar intelektualiteti te paguan mesatarisht $120.000 ne vit... po flas per nje punonjes me kualifikim normal...sepse ke rraste me mijera Shqipetaresh punetore qe vetem me pune land scaping ose bahcevan lulesh qe i thoni ju... numerojne pasuri disa milone dollareshe te vene me djerse... Shkurt eshte ceshtje intelekti... Mos ja qani hallin Parashqevise sepse atje ku eshte ...eshte e qete dhe e lumtur edhe pse juve e quani homeless apo endacake... Me shume se gjithecka flasin syte e saj dhe buzeqeshja qe tregojne paktin me fatin dhe vehten... A e dini ju se ne cfare grade jetojne koleget e saj ne ate Shqiperi....??? Po po mesojeni... aty jetojne ne ferr... sepse Shqiperia dhe mentaliteti i Shqiptarit vlereson bythen e Ciljetes, dhe breket e Noizit apo Stresit... ata jane vip-at dhe modeli i artit ne Shqiperi... Lereni Parashqevine ne jeten e saj te bukur me gjithe hallin qe ka...Zeri I saj... syte e saj...sjellja e saj...folen sa 1000 fjale. Mos e ngateroni fatin e nje individi me te pergjitheshmen.... Mesojeni o Shqiptare...Ne Amerike behesh milioner duke I sherbyer atij qe ke perballe... Ne Shqiperi behesh milioner duke vrare, vjedhur, droguar apo cuar per prostitution ate qe ke perballe...

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Shkurt e shqip

                                                                    Rri o Toni mos na shit dëngla me Ameriken, po shko paguaj morgiçin edhe brohorit presidentin menderisht te manget qe zgjodhet. Ketu ne BE, vertete po shkojme per lesh prej dekadash, por te pakten jemi te ndergjegjshem mbi çfare po ndodh ne bote. Ju o te shkrete mbetet delirante si ne fillim te viteve 90-te. Zgjohuni se ka ndryshuar bota. Eshte Azia ne vend te pare.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. L
                                                                    Lekondi

                                                                    TE PERSHENDES EDA KOLA. TI JE NJERI I VERTET. NJEREZ TE VERTET KA KUDO NDONSE ME SHUM PAKIC EDHE NE AMERIKEN E SUPER PERZIER KU FLITEN MBI 120 GJUHE. PERSA I PERKET VETMIS ESHTE SHUME HERE ME MIRE VETEM SE ME PALO SHOQERI. ME SHOK TE MIRE DESHPERIMET PERGJYSMOHEN DHE GEZIMET SHUMEFISHOHEN, PO GJETE SHOK TE MIRE MOS E HUMB. .UNE E NJOH MIRE AMERIKEN. NE QYTETE TE VEGJEL GJEN SHUME NJEREZ POZITIV, SIDOMOS NE TEKSAS, KOLORADO, ARIZONA, OREGON, NORTH KAROLINA, IDAHO, MONTANA E GJETK. MUA TE ME FALISH GJITH NIWYORKUN NUK JETOJ DOT ATJE. IK NGA NEWYORKU. NE QYTETET E MEDHA JANE RREMUJAT E RREMETET E MEDHA.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      Durrsaku

                                                                      Parashqevia i hipi kalit mbrapsht qe ne shqiperi,,ishte e perkedhelura e regjimit,,,i hapeshin dyert kudo,,dhe kembet kudo,,,edhe shkollen e mesme e morì me korrespodence,ne shkollen bujqesore shkozet durresi,,,kur vinte te jepte provimin kishte 2 apo tre gallofa nga mbrapa,,e jo me autobuz por me mjetin e shtetit,,mori pashaportizimin ne durres,mori shtepi ne durresi vetem 24 vjece ne ate kohe, ,,pallati me i bukura ne mes te durresit ku u sistema e gjith paria e sistemit te asaj kohe vitet 87,,,degjoni interviste e gjergj lekes dhe do ti kuptoni te gjitha,,,emigrimit i do bolet katrore,,,sidomos amerika,,,,

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. e
                                                                        emigranti

                                                                        mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. e
                                                                          emigranti

                                                                          mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. e
                                                                            emigranti

                                                                            mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. e
                                                                              emigranti

                                                                              mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. e
                                                                                emigranti

                                                                                mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. e
                                                                                  emigranti

                                                                                  mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. e
                                                                                    emigranti

                                                                                    mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. e
                                                                                      emigranti

                                                                                      mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. e
                                                                                        emigranti

                                                                                        mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. e
                                                                                          emigranti

                                                                                          mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. e
                                                                                            emigranti

                                                                                            mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. e
                                                                                              emigranti

                                                                                              mos flisni shume sepse dhe amerika nuk eshte e lehte , fajin e ka dhe burri i saj, sepse sduhet vepronte ne ate menyre

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. r
                                                                                                rita

                                                                                                Amerika asht ajo qe asht sepse ka mujte me i ruejte shume vlera edhe pse asht nji "makineri gjigande". Pse ti nuk e njef ate Amerike, asht faji i jot Eda. Asht faji i jot se si ke zg'jedhe me e jetue jeten ketu ne Amerike. Kur ambicja asht e para qe te drejton ne jete, atehere ke me arrite . suksesin material por ke me mbete vetem. Thjeshte me vjen keq per ty, Eda!!

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. A
                                                                                                  Artan

                                                                                                  Shkrim I bukur

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. E
                                                                                                    Emigrant

                                                                                                    Te jetosh ne amerik apo ne londer duhet te ndash mendjen o puno fort me dy pune o ktheu ne shqiperi Por andej ka dhe nji mundesi tjeter por jo per njerezit e ndershem dhe puntor Kjo eshte te merresh me pune te zeza si shtepi bari apo prostitucion kete qe parashqevija se bente dot Tani parashqevis i uroj jete te gjate dhe kthim ne atdhe Dje pash nji vidio te saj me nji riqon nga tepelena ku po i jepte ndihm dhe strehim

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. N
                                                                                                      Nje i Moshuar

                                                                                                      Po i pergjigjem Titullit te shkrimit : Kush ja prishi lumturine Parashqevi Simakut ??? Mendja e vet i ka bere llogarit pa “hanxhine “thot populli ??? Nuk ishte adoleshente kur mori vendimin per te ikur ???Ishte me moshe por e pa pjekur perderisa nuk diti te rregulloj jeten e vete ??? Mos e justifikoni me fatin? Fatin e ben njeriu vete me te gjitha mundesite qe zoteron ndac ketu me Shqiperi ndac Amerike apo Europe ??? Por do kurajo,vullnet dhe mbi te gjitha te jesh puntor pa pretendime per atje ku shkon ??? Parashqevija nuk kishte asgje nga keto virtyte prandaj ka perfunduar lypsare ose eshte ndonje loje per te fituar ndonje para dhe mbeshtetje qyl ???Per te tille njeres nuk duhet ndjere keqeardhje sepse eshte zgjedhja e tyre dhe turperoni vendin tuaj nga vini ?? Ka plot Shqipetare qe jane ndeshur me hallet e jetes dhe i kane perballuar kush flet per ta? Dhe ska pse te flas ,jeta eshte LUFTE, lume ai ose ajo qe di ta perballoj

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. L
                                                                                                        Li

                                                                                                        Po si ka mundesi qe ne shqipot s’dim të mbyllim gojen. Por presim viktimen e rradhes qe ti hidhemi si hiena per ta denigruar. Juve ja marshi të keqen Zonjes Simaku. Degjojeni si flet dhe kuptoni veten. Ka qen dhe ngelet DIVA shqiptare. Thjesht bukuria e saj verbonte syt e maskarenjve qe sipas komenteve të shkruara paska me shumic akoma dhe sot. E lençin hallet Zonjen e ju zençin juve llafazaneve qe jeni ber me keq se Berisha.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. x
                                                                                                          xhim

                                                                                                          Këta e quajnë Amerikën shesh me lule....në këtë vend çtë mbjellësh do korrësh haku nuk të hapet prandaj mos bëni bla bla bla.

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. D
                                                                                                            Drini.

                                                                                                            Tiranasit perdorin fjalen lloqe per te tallur me fjalen qe s'ka buke Puna qendron ne faktin se te tere ju merreni mw problemin pa propozuar zgjidhje ,pra merreni me lloqe. Nuk merrni shembull nga judejte ,qe per bashkekombasit e tyre nuk bejne llafe jo sa i bukur eshte ky, sa budalla ,koka ben e koka peson ,sa dashnore ka patur .Qendrimi i tyre eshte se ky eshte ne nevoje ,komuniteti i tere vihet ne kerkim e cdo gje rregollohet ne cilin do cep te botes . Hajt pirdhuni mos u merrni me llafe ,o me falni me lloqe.

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. a
                                                                                                              a.a

                                                                                                              Parashqevi eja ne Shqiperi se pasurohesh brenda dites. Pyet Moniken ku i ka bere operacionet plastike se ti paguan shteti shqiptar , pyet dhe liken ku e beri operacionin e stomakut te dobesohesh dhe konkuron kengetaret e reja per bukuri se shqiptaret nuk rrine dot pa idhull, shyqyr qe te gjeten. kot ja veme fajin Xhaxhit per vitet e diktatures por ai kuptoi mentalitetin shqiptar shume mire dhe beri si deshi.

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. V
                                                                                                                VOLLODJA

                                                                                                                Ne doni te di I c'eshtd AMERIKA pyetdni XHEVAIR ZENELI

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. V
                                                                                                                  VOLLODJA

                                                                                                                  Ne doni te di I c'eshtd AMERIKA pyetdni XHEVAIR ZENELI

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. D
                                                                                                                    Drejt

                                                                                                                    Eshte me mire te provosh te besh dicka qe do se sa jo. Te pakten nuk je pishman gjithe jeten pse nuk e provova. Pastaj ne fund te fundit vendos fati per mire apo keq.

                                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                                    1. A
                                                                                                                      Ajani

                                                                                                                      Parashqevia ishte ikone dhe u perndoq deri ne amerike nga ai ish sigurimsi krimonel Lyan Pobrati. Ai maskara burre vdiq para dy vjetesh dhe ndaj doli kjo historia tani. Arsyeja psr beri buje mediative tani eshte ndodta se kjo historia do mbuloje nje skandal tjeter ndodta arrestimin e Veliajt etj etj

                                                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                                                      Lini një Përgjigje