Nga Artan Fuga
O njerëz, duhet treguar një lloj mirësjelljeje!
U bënë kaq ditë që marrim nëpër gojë një zonjë, që dikur ka qenë këngëtare shumë e njohur, dhe sot del se ndodhet në një gjendje që është e vështirë për çdo njeri.
Tani, a nuk duhet bërë pak kujdes për jetën private të njeriut? Si është e mundur nuk kemi turp dhe mirësjellje të mos bëjmë publike një gjendje private të dikujt? Kërkoi gjë ndihmë ajo? Kërkoi ajo të bëni fushatë për të? E kuptoj se duke e bërë publike, rritet presioni i opinionit publik mbi donatorë të mundshëm, por a nuk mundet të bëhet kjo duke mos dhënë detaje të rënda, dhe duke mos e zhveshur krejt në publik?
Tani kemi filluar dhe i bëjmë gjyqin zonjës! Jo vetë deshi, jo harroi se nga kishte ardhur, jo se nuk pranonte të fliste shqip, jo se ëndërronte Hollivudin, jo se nuk pranonte të jepte intervista, e tërci e mërci?
E ja nuk donte, po pastaj? Punë e saj! Tani pa fajësuar dikë sa herë jepet rasti nuk rrimë. Fajësimi i tjetrit na është bërë si një lloj neuroze psikatologjike e fiksuar keq.
Ne jemi për t'u kuruar, jo ajo!
Se sipas kësaj, i bie që vlen të mbështetet dhe të ndihmohet në hall, vetëm ai që është i përkryer, vetëm ai që është patriot, mundësisht të dojë Shqipërinë etnike?
Po pse kushtëzohet mbështetja për humanizëm? Ejjjjjjjj! Hajdeni në vete!
Po ç'i kemi këto?
A nuk pushojmë dot së paku me gjykime kritike, me gjyqin publik që i bëjmë?
Kaq pa zemër jemi? Kaq harbutë? Kaq ziliqarë?
Bashkia e vendlindjes mos e zgjasë me deklarata. Të bëjë atë që duhet! T'i japë atë që sipas saj e meriton. Dhe t'i thotë, o zonjë ja ku e ke! Tani e do, a s'e do puna jote, ja ku e ke! Jo se po të ndihmojmë, por ta kemi borxh, e meriton!
Ta gëzosh!
Edhe po na shave, ja ku e ke përsëri!
Ta kemi borxh!
Nuk është puna të mbështesësh, puna është të dish ta bësh fisnikërisht! Se ai që ndihmohet, në ka dinjitet, e ka pak vështirë ta pranojë si lëmoshë!
Nuk keni pse e pyesni zonja dhe zotërinj! Bëni ç'duhet! Kaq! Se ju mbetet turpi në derë!
Dhe nëse bëjmë këtë, nuk ndihmojmë atë jo, por ndihmojmë veten, sepse janë mekanizma që forcojnë solidaritetin tonë, na ndërton si ngjizje kombëtare.
Se përsëri gjej rastin ta them! T'i lëmë budalliqet se gjuha e përbashkët na bën komb! Harrojeni këtë ide të Stalinit. Bashkë na bëjnë aktet e përbashkëta.
Ja pse duke ndihmuar atë, ndihmojmë veten! Pra, duhet ta falenderojmë përsëri!
O Fuga! Nuk është problemi se si po sillet shoqëria me Paren për çfarë i ndodhi asaj......... . Problemi mbetet për të nxjerrë mësime........ A i ke parë VIP-et dhe rripat që shfaqen nëpër ekrane..... . Çfarë dinë të bëjnë?..... . Çfarë dinë të përdorin?..... . Vetëm shalët dhe bythën e mirë........ . Ja po shikoj një farë Erjola D. në TCH....... . Çfarë do të bëj kur ti prishet bukuria?.... . Do të thotë, le të rrojë Shqipëria........ . Po motrat Vjollca, a do të kenë më aromë kur të vyshken........ Po ajo Bleona, që doli në foto me Trumpin kur ai po dilte nga banjo?.... . Po ajo që këndonte, "sa kam bëthën e mirë"?...... . Po eskortat si Antonela apo simotrat e saj....... . Ja kto femra duhet të shikojnë dhe zëvëndësojnë figurën e Paros me figurën e tyre, pas 30 vjetësh...... . Se vajzat bëhen plaka, rinia nuk vjen më....... . Se buzët e tua, do fishken, do plaken, këndon Aleksandri...... Dhe qaje, qaje vajzërinë, more bilbilo...... . Vajzëria nuk vjen më kurrë.
Të lumt, i the të gjitha "o bukuroshe që plaket".
Artan ! Per here te pare qe jam plotesisht dakord per cfare shkruan. Zonja ne fjale eshte teper e respektuar per kontributin e saj ne fushe n e artit, kaq ! E drejta e saj qe te zgjedh se si do ta manaxhoj jeten e saj. Po ne c'dreqin kemi qe duam te futemi ne jeten e tjeterkujt ? Ajo as i eshte ankuar kujt, as i ka kerkuar ndihme kujt, as, as....
A janë mekanizma që forcojnë solidaritetin tonë dhe na ndërton si ngjizje kombëtare ? Ils viennent jusque dans vos bras Égorger vos fils et vos compagnes Aux armes, citoyens (formez) Se përsëri gjej rastin ta them! T'i lëmë budalliqet se gjuha e përbashkët na bën komb! Harrojeni këtë ide të Stalinit. Bashkë na bëjnë aktet e përbashkëta. Allons enfant de la patrie Le jour de gloire est arrivé Contre nous de la tyrannie L'étendard sanglant est levé L'étendard sanglant est levé Entendez-vous dans les campagnes Mugir ces féroces soldats? Ils viennent jusque dans vos bras Égorger vos fils et vos compagnes Aux armes, citoyens (formez) Vos bataillons Marchons, oui, marchons Qu'un sang impur Abreuve nos sillons Sillons Ouh ouh Shqiptar edhe bëhesh , është si amballazh buzkuqi .
LUT DERVISH HALEJA ISHTE NGA ATA QE ME SHUME SHPIFI..........DHE MERO PORDHA NUK LEN SHTEG QE TEK SHKRIMET E TIJ TE BEHEN KOMENTE...
U rrite u poqe (ne fakt je shume i papjekur) e mbete kokloqe thote populli per njerez si ti artan fug cifutlliku me origjine hebreje
Po ti pse meresh me te mor koqe,qe na can trapin duke kerkuar te japesh mend per cdo gje !!
Saliu more Saliu kur do flasë se është edhe qytetar nderi i Kavajës
Z.Fuga! E meritoni titullin profesor me germa te medha. Por vec keni harruar, qe flisni para nje zooparku.
Qeke rrote kari si fugaxhiu dhe ti o kerma "ju lumte
Po i kujt eshte faji? PA dyshim i EDI Rames dhe i Partise Socialist SEPSE AJO e ka katandisur Parashqevine per faqe te zeze por dhe Xhorxh Sorosi nuk DUHET ti shmanget pergjegjesise.
Po i kujt eshte faji? PA dyshim i EDI Rames dhe i Partise Socialist SEPSE AJO e ka katandisur Parashqevine per faqe te zeze por dhe Xhorxh Sorosi nuk DUHET ti shmanget pergjegjesise.
Thote gjithollogu Fuga: "T'i lëmë budalliqet se gjuha e përbashkët na bën komb! Harrojeni këtë ide të Stalinit (?!) O gjithollog Stalini ishte burre shteti, jo gjuhetar. Ideja se "gjuha e perbashket na ben komb" eshte e gjuhetareve nder shekuj, nder ta edhe e gjuhetareve shqiptare. Thote gjithollogu Fuga, qe rrotullohet ne tavoline: "Bashkia e vendlindjes mos e zgjasë me deklarata. Të bëjë atë që duhet! T'i japë atë që sipas saj e meriton." Eshte e vertete se kengetarja jone e dashur doli ne skenen e madhe kur ishte punetore ne Fabriken e Qelqit te Kavajes, e cila ishte objekt i Ministrise se Industrise se Lehte dhe Ushqimore, te cilen dikur e pat drejtuar edhe yt at i nderuar Myqerem Fuga. Vertet Parashqevia doli ne skene nga Kavaja, por ajo nuk i takon vetem bashkise se "vendlindjes", por te gjitha bashkive te Shqiperise, e ne vecanti Bashkise se Tiranes, ku ajo dha kontributin e saj si kengetare e dashur e te gjithe shqiptareve.