Nga Aranit Muraçi
Pamjet e trishta që mbërritën nga Nju Jurku, për Parashqevi Simakun, këngëtaren tonë ikonë të muzikës së lehtë së fundviteve ‘80 (mund të jenë edhe shumë më tepër) por të paktën i dhanë shoqërisë sonë ndihmë për të njohur vetveten, përmes disa mësimeve të vlefshme pesë prej të cilave janë përzgjedhur si më poshtë.
1. - Si është e mundur që Parashqevi Simaku, nëse është ajo në atë video, shfaqet e braktisur dhe e lënë totalisht në harresë. Për shumë vite është lënë në harresë më e paharrueshmja, e talentuara, e bukura dhe e famshmja, idhulli i rinisë së 30-40 viteve më parë? Parashqevia na mësoi të gjithëve se ku mund të përfundojmë në çdo vend dhe në çdo kohë ne të tjerët; dhe se sa lehtë mund të harrohet njeriu në jetë!
2- Si është e mundur që, nga një këngëtare ikonë për publikun tonë e cila mund të fitonte shumë më tepër dhe të jetonte shumë më mirë në Shqipëri, gjithnjë nëse është Parashqevia në atë video, shfaqet në prag pensioni duke jetuar falë ndihmave në SHBA! Parashqevia u mësoi të gjithë atyre që nuk e kanë përjetuar ende ose i harrojnë shpejt vuajtjet e emigracionit se sa i vështirë është kurbeti. Edhe ëndrra Amerikane është thjesht e tillë! Jo një fushë me lule!
3- Si është e mundur që, shteti ka lënë totalisht në harresë një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës sonë të lehtë, duke mos ditur për vite dhe dekada asgjë. Akoma më keq, duke mos shfaqur asnjë interes për të. Parashqevia na mësoi se cili është në të vërtetë interesi që shfaq shteti shqiptar për shtetasit e tij, me ose pa halle, kudo qofshin ata, në ShBA, Australi, Kanada, Angli, Greqi etj.
4 - Si është e mundur që, nëse është vërtet ajo që u shfaq në videon e trishtë, brenda pak orësh u derdh si një lum e tërë hipokrizia dhe gjoja dëshira për të ndihmuar Parashqevinë, kur ajo nuk kërkoi kurrë dhe në asnjë kohë, asnjë ndihmë. A vërtet mendojnë ata se Parashqevia pret sot ndihmë veçanërisht prej atyre të cilët i kanë pasur mundësitë por nuk kanë dhanë kurrë ndonjë provë se duan të ndihmojnë njerëzit në nevojë, të famshëm apo jo qofshin ata. Të gjithë, veçanërisht ata të cilët duan ta ndihmojnë patjetër sot, Parashqevia i mësoi se duhet të kuptojnë që nuk janë asgjë më shumë se sa të vonuar. Dhe të njëjtët pa u vonuar për të kryer “misionin e tyre fisnik” duhet të dinë që kanë të tjerë sa të duan, për të ndihmuar në vend të saj, në emigracion apo edhe në mbarë Shqipërinë.
5- Si përfundim, nëse është e vërtetë që nëna e saj ndërroi jetë një vit më parë në Durrës pa ditur gjë për fatin e vajzës së saj, siç raportohet nga disa dëshmi të të afërmve të tyre ende të paverifikuara për saktësinë por të publikuara me shpejtësi, dhe nëse Parashqevi Simaku ka vendosur me dëshirën e saj të braktiset, këngëtarja i bëri një nder të madh elitës sonë: i dha jo vetëm provën e hipokrizisë por edhe të dështimit të saj ‘spektakolar’. Nëse nuk do të kishte qenë Parashqevia në atë video, me siguri ajo do të kishte reaguar. E lënë në harresë dhe nga fatkeqësia që ndoshta e ka shoqëruar në jetë, heshtja e saj sot, i dha një mësim të çmuar shoqërisë sonë, mësim të cilin as pesë universitetet më të mira në botë nuk do të mund t’ia jepnin dot.
Doli dhe Ky, Rrot Kari te na boj moral.
Ne emigrantet jo vetem japim jeten por japim dhe gjithecka kemi me te shtrenjte per lulezimin e gjembaceve ne atdhe:voten
Të gjitha superlativat s'bëjnë gjë tjetër veçse i fryjnë balonën e delirit, nëse vuan prej tij. Ata qē dëshirojnë vërtet të harrohen janë më tē kthjellëtit në raport me botën ku të ha përbindshi i zhurmës e hipokrizisë.
Nuk di se per cfare te thone ‘puna mbare,or ti shkrues i artikullit.Por ja ke fut kot me artikullin qe ke bere,por kot fare!!??Se pari -Parua e la veten jashte publikut e u harrua,per nje jete me te mire e per fame;se dyti-ke te drejte ne ceshtjen qe ngre,njeriu eshte i rende ne vendin ku e njeh njerezia,pra sa i rende eshte kurbeti;se treti-je kontraditor or shoku ne piken e trete dhe te katert kur thua se si ka mundesi qe shteti te mos……dhe piken e katert kur thua qe ajo asnjehere nuk kerkoi ndihme….dhe se fundi,boll me me keto nostalgji per ikonen e saj….,boll me deshirat per te ndihmuar kete e ate….boll me sensibilitete per kete e ate…Ajo e braktisi kete vend per emer dhe per fame(ka shume artiste qe kane bere emer ne vend…)…boll me me keto hipokrizi…
Bravo qoftëlargu. Sidomos pika 3 . Sipas autorit shteti shqiptar duhet të pyesë një e nga një çdo shqiptar kudo që jeton "hë mo si je, a ke nevojë për ndihmë". Pikë e zezë çfarë na duhet të lexojmë.
Aranit pllazma, ti futet kazmës, se nuk është më e mirë se prindërit tanë që sakrifikuan për ne. Boll na catë karin, artiste e madhe e këtij timit.
Unë nuk di për kë flet ky Araniti, por e sigurtë është që flet “Kodra pas Bregut”. Shteti dhe Individi mgjs janë dy nocione në mardhënie të pandara, kanë edhe disa sinore mes vedi. Është cinike që këtë analizë ta bësh mbi fatin e një personi konkret, aq të dashur e të famshëm, por të shfaqur në këtë formë, dhe në pamundësi për ta saktësuar informacionin dhe rrethanat, të paktën hë për hë. Lërinë p…t, lëreni tangërllikun, mos nxitoni në leksione e konkluzione, e nëse s’keni b… jo vetëm për të ndihmuar Parashqevinë dhe ato/ata mijëra parashqevi që kanë aq nevojë për kujdesin e shtetit e të shoqërisë, më mirë mos flisni.
Nuk jane ndertuar shtetetet nga shpellare antikombetare dhe halabak qytetare apo koke lope katundare por jane ndertuar nga pinjollet e aritokracise moderne intelektuale dhe jo nga halabak shpellare varfanjake me valixhe druri dhe kallare gjumi qe kane lakmi hajduterine dhe gjakun. Zoti i denofte ne 100 breza keto shpellare qe vodhen e vrane shqipetare.
Sa keq NUK me vjen per nje idiot si ti qe nuk percjell asnje vlere. Shkrim i deshtuar nga mendje e deshtuar. Ec!
Njemije here me mire endacak ne USA se rezident i Shqiperise! Kete nuk keni kuptuar dhe nuk keni per ta kuptuar ju vegjetuesit shqiptare. Mos u shqetesoni te beni analiza e te qani hallin e shqiptareve ne USA. Nuk e keni as idene me te vogel se ku jetoni e sa mbas Bote jeni ne ate hale vend. Vereni vath ne vesh. Kurre nuk kthehen shqiptaret e Amerikes ne Shqiperi pervec deshtakeve qe nuk gdhenden e jane funderrina.
Kam lexuar shume komente: U braktis nga shteti shqiptar!!!! Shteti shqiptar o njerez nuk do ndjek miliona emigrante qe kane ikur neper bote! (Asnje shtet tjeter nuk i ndjwek emigrantet kemba kembes!)) *Nuk eshte ndihmuar nga askush thone??? Mire por Ajo "Ikona" e kenges i ka shkeputur lidhjet edhe me familjaret!!! *Eshte katandisur per ibret shkruajne shume te tjere! ..Perse? Pune ka Amerika!!! Ne se nuk ja del me kenge mund tja dalesh me muskuj...ne restorante, nee hotele, ne fabrika, ne Fast foode,.....PUNE? Sa te duash per ata qe duan te punojne. Ajo ka edhe avantazhin qe flet mire anglisht! *Por kryesorja ne kete TELE NOVELE eshte se ne nuk dijme tamam arsyet perse eshte ndare nga burri, A e suporton burri?? ku jeton,si ushhqehet? Mos valle eshte krejt ne rregull?...Edhe ne video e pame si zonje, Ishte veshur mire, Komunikonte gazmore, shiste apo falte rroba (Puna e saj) dhe nuk lypte ne ndonje qoshe. Bile eshte edhe simpatike per moshen .....etj. etj. C'jane keto historira ? Apo se i tha Fevziu ca hamendjera dhe o burra.....!!! Fevziu ne fakt nuk kishte arsye te bente surprizat. ...Fevziu Ka para, Punon ne nje media te pasur dhe te madhe ...ka shoqeri,ka mundesira qe ta zbulonte gjendjen e PARASHQEVISE pa bere zhurme fare dhe pastaj te na tregonte rezultatet....KAZAN>>>>>>KAZAN>>>>>KAZAN!!!!! Cfare llaf klasik.... Shekspirjan ke thene per median o i GJATI i shqiptareve!!!
Dua te pyes dike neqoft se une e braktis vendin tim ku linda,u rrita me dha dituri e karjere dhe shkoj diku e merrem me cfaardo gjeje dhe nuk behem ai qe enderroja dhe nuk e ktheva koken asnjhere nga shteti im cfar detyrimi ka populli ti paguaj pension nje te tilli…..
“”(Për të gjitha këto e ka fajin Edi Rama )””???????????????????????????????????????????!!!!!!????????????????????????
Budallalleqe me bririe...te 5 ashtuquajtura mesime jane te njejtat me formulime te ndryshme...hahahahah polo gazetar
Ajo iku ne Amerike te luante filma porno ne Hollivud , ne kerkojme ti lidhet pension suplementar , hajde mendje delirante hajde . Po mir po per ata profesore , inxhiniere , apo edhe minatore qe kane dhene kontribute kushedi sa here me te mbedha se Parashqevija , po qe nuk kishin fatin te dillnin ne televizor , pse nuk kujtoheni te thoni nje fjale por per kete " yllin , diven , qe kendoi 3 kenge qe ne vite × , po u beka nami.Le te punoje sic punojne te gjith emigrantet , pavaresisht endrave te gjithsecilit . Dalin ca per klikime dhe per show dhe i filmojne edhe kafshiten e bukes qe i japin apo edhe nje buzekuw te markes ( dhe zonja do ket mare nje shume te madhe per reklamen qe i beri asaj marke ) kur zoti thote qe edhe dora e majte nuk duhet ta dije cfar fal dora e djathte . Lerini hipokrizite o njerez te shtirur , mendoni njesoj per te gjithe hallexhinjte qe i kemi perdite rrugeve te Tiranes , sepse jane jete njeriu pavaresisht se nuk kane kenduar ndonje kenge apo nuk kane dale ne tv . Leteni Parashqevine ti dale zot vetes se eshte ne vendin e mundesive te pafundme dhe shikoni keta mjerane qe vendi i tyte nuk u jep asnje shans per te mbijetuar