
Nëse ka një tipar që na dallon e nuk po na shqitet prej se jemi zënë si komb, ky është egoizmi, uni mediokër dhe mburrja e dukja, mungesa e bashkëpunimit dhe krenaria idiote e mbushur me vetëvlerësim banal. Pashë para pak ditësh një takim me rektorë të universiteteve private e publike, me pjesëmarrje ministrash dhe me praninë edhe të Edi Ramës aty, ku rektori i një universiteti privat, z. Ethem Ruka, shpalli një nismë apo një platformë, apo një lëvizje se ishte e vështirë ta kuptoje se çfarë ishte ajo, në të cilën forumet e larta të këtyre Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri, zotoheshin se do të sillnin studentë të huaj që të studionin në universitetet shqiptare dhe këtë do ta bënin më aksion.
M’u kujtua një skeç i estradës së Tiranës, ku një ekip amator detyrohej nga sekretari i partisë së ndërmarrjes që në ndeshjen e ardhshme me ekipin e ndërmarrjes tjetër të shënonin sa më shumë gola. Madje edhe portieri u angazhua që të bënte katër gola. Ajo skenë sureale aty paraqet gjithë pamjen e trishtë të frymës së kombit shqiptar. Përse ? E dhëna e parë katastrofike është se universitetet shqiptare publike e jo publike janë jashtë çdo rankimi në të të gjitha llojet e vlerësimeve që bëhen në botë. Me përjashtim të Universitetit « Epoka » apo UB-ja, që kanë një vlerësim modest në këto rankime, të tjerët janë inekzistentë. Shqipëria ka mbi tridhjetë vjet që jo vetëm nuk e ka shëndoshur arsimin publik, por nuk ka ndërmarrë asnjë reformë substanciale që ta përmirësojë atë. Universitetet jo publike, me pak përjashtime, janë edhe ata shëmbëlltyra e universiteteve publike.
Nga falimentimi shumë prej tyre i ka shpëtuar klientelizmi shtetëror i cili u ka mundësuar që të hapin edhe ata degë të infermierisë apo edukimit shëndetësor, sepse për këto programme, ka kërkesa nga që të rinjtë shqiptarë, në shumicë, mendojnë të punësohen në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të Europës Perëndimore. Struktura e Universiteteve publike shqiptare është ajo e konceptuar nga Enver Hoxha ku qëllimi ishte përgatitjae kuadrove në të gjitha sektorët sepse socializmi do të ndërtohej me forcat tona. Kush i ka penguar universitetet publike e jo publike që të bëjnë studime në hapësirën shqiptare të paktën dhe të shohin se çfarë mundësish kanë ato dhe çfarë programesh mund të hapen. Është e paimagjinueshme se si mes Shqipërisë e Kosovës apo Maqedonisë, mes elitave akademike të këtyre vendeve, nuk ka një bashkëpunim për të parë mundësinë që arsimimi i lartë në këto vende të unifikohet dhe të realizohen shkëmbime studentësh e profesorësh.
Por, secili për hesap të vet dhe kështu, me të drejtë, mund të themi se kjo është punë shqiptarësh, ku një qeveri krijohej në Durrës e një tjetër në Kongresin e Lushnjes. Ajo që më skandalizon është një anë tjetër. Prej kohësh, drejtues të Institutit Alb-Shkenca një organizëm mbarëshqiptar me personalitetete akademike që japin mësim nëpër universitetet të huaja dhe një ndër ta, Gentjan Zyberi, që është pedagog në Norvegji, kanë hartuar platforma dhe kanë propozuar rrugët se si mund të bëhet ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe askush nuk i përfill, megjithëse ato propozime ia kanë dërguar të gjitha instancave të shtetit shqiptar. Në studimet e tyre ata kanë evidentuar se në Shqipëri ka përafërsisht 4500 vetë personnel akademik, po aq ka edhe jashtë. Në qoftë se do të duam të bëjmë ndërkombëtarizimin e universiteteve ka vetëm një rrugë- përgatitja e kurikulave në anglisht dhe mësimdhënia në anglisht.
Fillimisht kjo mund të bëhet duke tërhqur këtu me kohë të pjesshme pikërisht një pjesë të këtij personeli, që ndodhet jashtë, të cilët i kanë gati edhe kurikulat edhe studentët e huaj që mund t’i ndjekin e, më pas, mund të shtrihet edhe në njësi të tjera. Si mund të vijë një student i huaj nga vendet arabe apo afrikane apo të Azisë apo nga çdo vend tjetër në vendin tonë kur programet e studimit të universiteteve tona janë në shqip dhe universitetet nuk i njeh askush. Për çfarë do të studiojë ai student i huaj këtu ? Ku do ta përdorë atë diplomë ? Sot interneti është bërë një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar arsimin e shkencën. Më thoni cilat janë organet që dalin në anglisht e që botohen nga universitetet tona me impakt në rrjetet akademike botërore.
Ndërkaq, është e pakuptueshme se si ndihmesa e një prej shkencëtarëve më në zë në Europë e në botë, prof. Arben Mekoçi, që drejton një departament të rëndësishëm të Nano-biosensorëve në Katalonjë të Spanjës, nuk po shfrytëzohet. Është ngritur prej tre vjetësh godina e Nanoshkëncës që do të mbajë aty Institutin ndërkombëtar Ballkanik të Nanoshkencës e Nanoteknologjisë por ajo nuk vihet në punë se Akademia e Shkencave dhe qeveria shqiptare nuk pyesin fare për një investim të tillë. Prof. Merkoçi ka doktorantë e studentë nga gjithë bota. Nëse do të çelej ky Insitut, aty do të transferoheshin departamente të tjera nga Italia apo Amerika sepse kushtet e punës, të klimës e të akomodimit janë të shkëlqyera në Shqipëri.
Dhe tjetra. Prof. Merkoçi organizon çdo vit në Shqipëri një Komgres Botëror të Nanoteknologjisë e Nanoshkencës dhe ka sjellë këtu edhe nobelistë. Por e dini më të bukurën ? Në kongresin e fundit, Universiteti i Tiranës nuk mori pjesë. E dini pse ? Sepse në një poster nuk dilte akronimi i tyre. Edhe kur ky gabim teknik u ndreq, atë përsëri nuk erdhën. E kuptoni se si jemi katandisur. Tani këta që refuzuan atë kongres zotohen para Edi Ramës që do sjellin studentë të huaj në Shqipëri. « O tempora o mores » do të thoshte latini. Pas atij modeli, një tjetër inisiativë nuk po realizohet.
Niko Qafoku është një tjetër shkencëtar i përmasave botërore. Ai punon në një qendër kërkimore të qeverisë amerikane (Pacifik Northëest National Laboratory) si Laboratory Felloë, Environmental Subsurface Science; Deputy Director of Outreach, RemPlex. Ai është përzgjedhur para dy vjetësh në 2% e shkëncëtarëve më me ndikim në botë. Prej vitesh ai kërkon të sjellë këtu një Laborator të atyre përmasave dhe të sjellë po ashtu edhe kolegë e bashkëpunëtorë në mënyrë që ky Laborator të jetë unik në Ballkan e në Europë, mirëpo heshtje, askush nuk merret me propozimin e tij.
Me rastin e emisionit tim « ADN » kam kontaktuar e më kanë kontaktuar me dhjetëra personalitete të tilla shqiptare që kanë dëshirë të bëjnë diçka për vendin dhe të sjellin përvojën e tyre këtu, por as unë nuk kam mundur ta bëjë të arritshme këtë kërkesë. Ndaj, kur sheh mbledhje të tilla si ajo e para disa netëve në një sallë të një hoteli në Tiranë, trishtimi bëhet i madh dhe ti bindesh se është e kotë. Përballë egoizmit provincial, mungesës së dëshirës për bashkëpunim mes shqiptarëve, ky vend do të shkojë ashtu si deri më sot. Mund të bëhet një fshat i madh turistik, por fshat do të mbetet. Tri gjëra nuk kanë dashur t’i ndreqin kurrë asnjë qeveri- arsimin publik, spitalin publik dhe televizionin publik.
Bravo Z. Ilir! Po kujt ja drejton kete artikull...? Mbyllja e artikullit, ne paragrafin e fundit i ve kapakun... Tenxheres se Fshatit Turistik!!!
Sa te jete ne krye te UT-se Dhori Kule e kompani, harroje kerkimin shkencor e nderkombetarizimin e universiteteve tona i nderuar!! Dikush do thote se nuk eshte me drejtues, por e ka gabim. Dekani aktual i FEUT eshte pjelle direkte e tija, rektori aktual i UT eshte direkt pjelle e tija. Hija e tija nuk i ndahet UT... Shume nga pedagoget tane jane personalitete ne fushen e tyre te studimeve neper Bote, ne Albanistan nuk ua var kush pikerisht sepse mediokriteti eshte ngritur ne sistem. Te rroje shoku Dhori dhe Partia, me ne krye Edi Ramen!!!!
Mendoj se ke bere nje hap cilesor Yzeiri, drejt trimerise dhe germes se pare te kesaj fjale, por me shkronja te medha te intelektualit te vertete, qe vazhdon te vuaje vetvrasjen shpirterore, ne kete truall Europe, qe vazhdon prej dekadash, te sundohet nga sundimtare dhe hordhite e tyre te pushtimit, dhe qe vazhdojne ta gremisin perseri kete vend drejt vrimave te zeza prej andej nga erdhem. Dhe megjithate Yzeiri, te mungonte ajo lloj kritike, per ti konturuar portretin,e njerit prej ideologeve dhe dirigjentit te kesaj gjeme, I cili prej mbi 13 vjetesh sundon mbi kete vend. Dhe se pari ai ka vec deshiren e semure dhe asgje tjeter per te sunduar kete vend, shoqeruar me disa cfaqie dhe bema prej rufjan sharlatani, dhe qe i shoqeron ato me mega shpenzime te medha te parakoheshme dhe jo ne drejtimin e duhur, dhe qe ne ecurine e tyre, kane mbartur korrupsionin galopant i perhapur si metastaza malinje ne gjithe vendin.Se dyti nuk duhet harruar, qe pamvaresisht nga nje oratori e kohes, qe ai di ta perdore, per te shitur veten tek naivet dhe tek tabori i shumte i interesaxhinjve qe e mbeshtesin, ai brenda vetes zoteron, vec nje arsim pikture, qysh nga shtatvjecarja, keshtu kjo e ben formimin e tij teper te cunguar, per te njohur, ndjekur dhe zgjidhur problemet kruciale te vendit. Si perfundim, ky lloj kryeministri as e ka arsimin dhe aftesine, por dhe formimin human dhe demokratik, per te bere ate, qe ne shekuj enderron shqiptari i stervuajtur i kesaj toke, por vec te jape cfaqie, prej prestigjatori, qe permbajne vec zhurme, per te terhequr vemendjen, per te mos pare mbretin, qe ai eshte cullak si nga brenda dhe nga jashte. Pra jo duhet te ikin lloji i salirave dhe ramive, por keta kurre nuk duhej te kishin ardhur.
Elita bythelepirese....ku te kaoin ndonje lek qeverie
... sa për saktësi: nuk ishte sekretari i partisë, por një person tjetër, ai që kërkoi të bënin gola të gjithë lojtarët, dhe kjo, jo në kuadrin që e përdorni ju, por të kritikës ndaj fenomeneve të tilla. Harrove kaq shpejt, që sekretari i partisë ishte pozitiv edhe me edhe pa humor, ndryshe të pinte e zeza. ... e di? Kur strukturat arsimore të larta shqiptare, nuk mund të funksionojnë sipas atyre të para viteve '90-të dhe nuk ka asnjë rankim ndërkombëtar që t'i njohë (megjithëse një pjesë e mirë mirpunësohen jashtë, madje edhe në rangje shkencore), atëhere, përse duhen; le të shkrihen fare dhe nevojat e pakta të vendit të plotësohen me të shkolluar jashtë, në universitete që njihen dhe rankohen. Më mirë e dimë që në Shqipëri nuk ka shkolla të larta veç për Bagëtinë e Bujqësinë dhe ç'xjerr "Epoka" e rankuar, se sa turturojmë vehten me içshkollë, që nuk nxjerr veç kuadro për fshatin e madh turistik, sipas jush, që në këtë rast nuk ndryshon shumë nga qyteti më turistik në botë. Pse, ç'është qyteti? Tjetër është të mbetesh me mentalitet fshati. Pse na duhet që lëndët të bëhen anglisht, dhe të thërrasim personel akademik nga jashtë, që të mësojnë studentët tanë shkencat e reja e të vjetra në atë gjuhë, se në gjuhën tonë shqipe nuk e mësonin dot. Pastaj, kush është ai pedagog i huaj, qoftë dhe shqiptar i punësuar jashtë apo i atashuar në projekte të huaja, që vjen tek ne për leksione me paga sa të pedagogëve tanë; veç në e ka lënë mendja e kokës. Ata shkencëtarë që i duhen vendit tonë dhe botës nga rraca shqiptare, atëhere, le të specializohen jashtë. Kushton më lirë për shoqërinë dhe e bën ai që ka mundësi financiare. Shkolla e lartë të thellon brazdën e dijes, nuk të bën as profesionist e as shkencëtar; për t'u bërë i tillë duhet përvojë. ... universiteti publik plotëson nevojat që ka shteti (pa tjetër që duhet forcuar nga ana cilësore, por jo vetëm ky; i gjithë sistemi arsimor, sidomos ai para universitar, se ka gjimnazistë që regjistrohen në shkencat e natyrës dhe nuk kanë as njohuritë themelore të aritmetikës) për kuadro me arsim të lartë. Është universiteti privat, ai që plotëson mungesat e publikut në specialitete; le t'i sjellë shkencëtarët dhe nobelistit e botës dhe mësimet le t'i zhvillojë jo në anglisht, siç sugjeroni ju, por në ç'do gjuhë të globit. Universiteti publik është kombëtar dhe leksionet zhvillohen në gjuhën amtare, ndryshe nuk ekziston si i tillë, por amerikan, anglez, francez etj, psh. Liceu Francez. Me suguri, e di se profesioni i mësuesisë po zhduket; madje edhe atje ku nevojiten mësues për shkollat e mesme! Filologjiku, Shkencat e natyrës etj, nxjerrin filologë, matematicienë, por jo mësues letërsie, historie, matematike, fizike, etj; dhe nga eksperienca e juaj, besoj, nuk është e njëjta gjë. Nuk them se nuk jep dot lëndën, por nuk është mësues. ... Nuk ka pse trishtohesh nga indiferenca e qeverive për të ndrequr sektorin e tre publikeve. Kjo është në esencë regjimi ekonomik që kemi zgjedhur, o Yzeir. Kështu ka ndodhur në të gjithë botën; këtë kalvar heqin dhe sot e kësaj dite jo shqiptarët, edhe ne shqiotarët që nuk e dashkemi të mirën e një shërbimi të përkryer shëndetësor, shkollor dhe TV publik falas apo të lirë për xhepin e fukarait. Na detyrojmë, o Yzeir, na detyrojnë kështu: privatja prioritare jo publikja; ndryshe, do të konkurrohet sistemi ekzistues i përbotshëm që është instaluar e mbrohet. Në udhëheqje të shtetit nuk ka qënë vetëm Rama, rektor nuk ka qenë vetëm Kule; të tjerë në qeveri, akademi dhe universitete kanë qenë pse nuk e kanë bërë të mundur ata më parë? Pastaj, profilizohet e arsimit të lartë nuk bëhen me një të rënë të lapsit. Imagjino: edhe biopsia për disa lloje sëmundjesh bëhen në laboratorë të caktuar, jo kudo dje në çdo vend. ... Prof. Merkoçi e zhvilloi Kongresin këtu, por e ke të sigurtë se vetëm akronimi mungonte? Dhe kështu, nuk është korrektësi nga organizatori dhe nëse mungonte akromimi (me apo pa qëllim, kjo nuk gjendet dot), a kanë qenë organet tona universitare, të cilës i mungonte akronimi, të lajmëruar zyrtarisht për këtë evenient të rëndësishëm të botës shkencore? Ke pyetur ti? Si qëndron puna e të munguarve, në këtë "qefmbetje"?, - për të qenë i paanshëm në konkluzion tuajin. Po për Qafokun, që do të sjellë laboratorin më të mirë në Ballkan, pse ka heshtje nga "ndokushi" (qeveria); ç'hall ka ajo, që u dhënka licenca gjithfarë subjektesh shëndetsore e estetike private dhe heshtka për Qafokun e famshëm të kërkimeve qeveritare amerikane, ke pyetur pse?, "vuv"-ët e qeverisë; mos ka ndonjë kusht specifik? ... nuk është faji i ynë, por edhe i yni, që na kanë lënë të katandisemi në një fshat të madh turistik. Ekonominë dhe bujqësinë na i prishën (i prishëm vetë, ata na detyruan, se ndryshe do të mbeteshim pa bukë, në këmbim të sitemit "jo efikas", që kishim). Nuk lamë fabrikë e uzinë më këmbë, që bënin bazën e qytetit. Domosdo, një oxhak ajrimit na e lanë: eksportim të kapitalit fuqi puntore, tregtisë dhe turizmit; mbetëm kështu shtet pa qytet dhe pa fshat, kur i kishim të dyja dhe as fshat i madh turistik, se mungon fshati: jemi thjesht "zona të banuara turistike", pa fshat të vërtetë, ku ma gjen; nuk do të ishte keq. Nga fshati, turistik apo jo, ka lindur qyteti. ... për mendimin tim, nëpër blogje, nuk duhet thjeshtuar problemi. Duhet pak thellim për problemin që trajtohet. Nuk besoj kurrsesi, që shkruhet sa për klikime, ndryshe ata nuk janë të besueshëm. Apo është kështu!?
Mund t'i bëni një intervistë ish-rektorit të Universitetit të Vlorës, Prof. Tanush Shaskës dhe do të kuptoni sesi dëbohen edhe ata që kthehen, jo më të tërheqim ata që janë andej. Do të doja shumë që ta njihnit botën pak më mirë, se çfarë ndodhe edhe në Itali apo vende të tjera. Pastaj mund të vazhdonit me vetë-fshikullimet se jo shqiptarët, jo tradhtarët, jo po ata që i përulen të vetmit që nuk ka një titull profesor, zotit Rama.
Kot je shqetsuar kaq shumë zoti Yzeiri, për situatën tragjike, të pashpresë në sistemin tonë të arsimit të lartë. Mbledhja e zhvilluar me rektorët e të gjithë universiteteve nuk ka për qëllim përmirësimin e sistemit, ajo bëhet në kuadër të fushatës për korrje dhe shirje votash. Pjesmarrësit në takim janë të interesuar për aq fonde sa të marin rrogat, pa për rezultate shkencore ata as që i ha meraku. Po në këtë kuadër edhe zoti Gjinushi bëri një takim me Baba Mondin dhe krerë të tjerë fetar, ku folën për rezultatet akademike në lëmin e fesë, kjo në kuadër të krijimit të shtetit bektashi sipas porosisë së udhëheqsit. Sa për arritje shkencore zoti Yzeiri, bënë mirë t'a dish, se partia ka krijuar dy institucione të reja akademike, Akademinë e barinjve dhe Akademinë e politikanëve të rinj të Partisë. Në të parën u mësohet barinjve si të kujdesen për delet, kurse në të dytën u mësohet deleve si të kujdesen për bariun.
Loni, lene, mos e cyt mo, se edhe barinjtë që kujdesen për delet duhen, se ç'do hamë pastaj; ka shku kilja e djathit si me qen prej flotinit, se po bohen delet fort të pabindshme. Sa për ata të politikës, nuk është keq, të patronazhojnë dele si ju.
Z. Ilir! Elitat shqiptare nuk dëgjohen jo vetëm ne Shqiperi dhe kjo qe keni thene ju këtu e me kete rast eshte shume reale, por, edhe me keq eshte gjendja ne “Republiken e Kosoves”, ku, ende, per elita merren e konsiderohen oborrtaret “shqiptare” te Jugosllavise, qe kane shëmtuar gjithçka ne jetën politike, kulturore, arsimore, ekonomike, shendetesore, juridike... te shqiptareve... Sepse, nuk kane lene as media te pavarura qe t’i hulumtojnë e hetojnë këto krime antinjerezore dhe antikombetare... Kesaj i thonë: Luaje mace kryet e buallit coftine!... DRENICA E KUQE
Kur ne nje vend me Politizmo (Culture "shqip") Greke ka per Baba te "Kombit" nje Genitcere si Deputeti ne parlamentin Osmane dhe Governatore ne Liban si Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet kur vellezerit e Tij Epirote,Ilyre,Maqedhonas me ne krye Arvanitasit kishin dekada te tera qe luftonin per tu cliruar nga barbaret osmanllinj cfare mund te presesh! Si mund te katandiset ky popull me Histori,Identitet,Ndergjegje Greke Epirote te mohoje figura si Pirro,Arxilea (Akili "shqip"),Megas Aleksandros,Perandorin Ilyre Greke Megas Kostantinos ne nje Pashallek turk me influence te armiqve te Pirros se Epirit fashisteve te Romes? Si mund te Nderosh nje Misionare me qellime politike antikombetare si Tereza mbi figura te permasave boterore per te cilat Bota i Nderon dhe i Respekton (Honor and Respect)? Eshte fatkeqesi te kesh per nje vend Strategjike si Turqia kur ne Historine e Arnautise (Shqiperise) thuhet qe Osmanet ishin "pushtues,vrases,perdhunues"! Atehere ku eshte Nderi dhe Respekti per Polisin ne nder te Perandorin Ilyre Kostantinopolin? Dhe me e Keqja dhe e pa Imagjinueshme (Imagine) te Urresh Greqine! Qe ketej fillon semundja.Turqia eshte ajo me ndihmen e fuqive te Medha qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.