
Nga Kimete Berisha
1. Duhet të jesh Çika e atij,
A po të kujtohet...!
2. Të jesh djali i asaj këngëtares!
3. Gruaja e atij dëshmorit të harruar, vrasësi i të cilit nuk kërkohet më!
4. Babai i një djali që politika ia shfrytëzojnë vdekjen për vota!....
E babai i të cilit nuk e kërkon të vërtetën për djalin e tij të vdekur në
burg dhe për gjurmët e tij të vjedhura nga shteti, por kërkon të bëhet deputet, në shpinë të vdekjes!
- Ah, sa e tmerrshme është kjo dashuria...!
5. Babai i një futbollisti të njohur, që nganjëherë jep gola për Evropën dhe fiton pare që nuk i ndan me popullin'!
- E në asnjë rast babai i një minatori!
6. Ajo që në emër të Drejtësisë, i ndihmoi kunatit të saj, i dënuar për krime, që të rivendoset në hotelin e burgut të Smrekovnicës!
- E një të burgosur shqiptar që iku nga burgu e u vra në Serbi, pasi që s'e kishte kunat, ministresha e quajti kriminel....!
7. Gruaja e askujt!
8. Ai burri i dashuruar në Albinin!
9. Burri që e ka rrahur gruan e tij dhe një lypësar!
10. Avokati i njohur që ecë rrugës me rrëmojse në gojë!
11. Milioneri i uritur!
12. Tregtari i flamurit!
13. Valltarja e Rugovës që nuk di ta lexoj letrën e vet!
14. Fabrika e Pambukut!
15. Gllavna Sestra!
16. Gruaja që vjedhte miell të gryt'!
- Asnjë poet!
- Askush i panënshtruar.
- Asnjë mendje e pabindur!
- Vetëm ndjekës dembelë që e njohin përmendësh veç një rrugë, atë të nënshtrimit!
17. Hamës...!
18. Dama me kamelie!
19. Gruaja që e fshehu pasurinë nga shteti!
20. Doktori që e kishte pasion të lozte me zemrat e shqiptarëve, dhe të bëhej i pasur nga kjo lojë... dhe, u tregua aq i mençur, sa i shpëtoi burgut!
21. Profesori nga Parisi i cili e ka idole Donika Gërvallën, për arsye sekrete, dhe Pecin, për dijet e tij të
thella për bujqësi!
- Askund militantët dhe paramilitarët që janë këputur duke sharë me nanë e duke akuzuar se kush shkruan kundër vjedhjeve të qeverisë Kurti, është
me Serbi!
(Po ti ku je, o xhan).
- Dhe ku është ai aktori i harruar që i shet librat si farat e kungullit në rrugë!
Sa e sa e shëmtuar është ajo dashuria e tij e sëmurë për Albin Kurtin, i cili anipse s'e bën hesap për njeri dhe e ka lënë të mjerë në rrugë, ky prap e do...thotë që e do,
ju ka tekë...
- Dashuri që kërkohet mëshirë!
- Asnjë varfanjak!
- Asnjë i papunë!
- Asnjë fshatar i harruar që netëve të
gjata të dimrit, pranë zjarrit të fikur, shkruan poezi mbi dashurinë për Zotin!
22. Këngëtarja pa dëgjues, e cila e ndërtoi karrierën e saj duke e portretizuar veten si grua serioze, që vishej me namus, e tash, që shoqet e saj kanë zbritur në tokën e Pambukut, ajo kish fluturuar, si qese e plastikës.
- Kryeministri, njëkohësisht dëshmitari i miellit të vjedhur, e përthekoi Listën e tij të trashë me rripin e shtrenjtë të Valentinos në belin e këngëtares dhe me një kazan botoks e rinoi Lëvizjen e tij të lodhur shpejt nga pushteti...
- Lista e tij është një cucëll e madhe me të cilën do ta mashtrojë veten në ditët pa diell!
Dhe me lullaby primitive të shkruara nga ndjekës primitivë!
- Pra, e vetmja mburrje e kryeministrit ishte Valentino dhe botoksi!
- Lumiri tha se është i rrethuar me një ekip të shkëlqyeshëm.
Por, çfarë të bëjmë ne që ky vet nuk është i shkëlqyeshëm, e ia ka dhënë Zoti të rrethohet me ekip të shkëlqyeshëm!
- Prap kish përbiruar Xhavit Hajdari, që duket si një hije e mesjetës, që s'ka kush që e zë...
- Ka edhe njerëz të mirë, anipse janë raste të izoluara, por tani s'kam kohë për t'i kërkuar!
P.S. f you miss the train I'm on,
You will know that I am gone...
Oj Kimete ,ti mirë e ke. Por në Kosovë e Shqipëri vetëm ata kanë ngelur. Pjesa tjetër janë kalamajt dhe pensionistët. Ata duan të jetojnë me djersën e ballit dhe REHAT, KANË IKUR.
Po garën për KurvëDeputet në Kosovë kush e fiton ? Sepse në Kosovë, si gratë si burrat, të gjithë kurverojnë….. të gjithë qihen, parç e prapç.
E léxova njé emer té njé kandidati pér deputet,dhé u tmerrova,sepse gjaté shkollimit i kishte notat mé té dobéta né gjithé europén.Po si viné né shprehje sidomos keta té dobétit e jo shembullorét kété nuk po mund ta kuptoi.Po kosové bre jemi Ne,ska me NE.Lavdi Marrive té turpit.
Aferim,bravo se né shpejtésiné e vetimé i hjekni komentimet e Granitit.
Mercci
Pas disa ditësh, ne të gjithë do të ri-shokohemi nga një tjetër ndodhi . Monotonë ! Të , mësohen , të respektojnë , që të i'u jenë më të afërt në , dhimbje. Monotonë . Ah , të lindjes , dhimbjet , edhe ato janë , dhimbje . Qetësohen , dhimbjet edhe ato posi !? Në një vaskë me ujë të rrjedhshëm , të nxehët dhe , i rijmë mbi kokë , deri sa i bëhen të padurueshme , në masë ! Më ideale ndjesia e mbritjes , e më pas humbja e ujrave . Më idealja , të plasnin në maternitet . Lindja , një tjetër tmerr dhimbjesh deri çastin kur e prek . Pa t'i rrisim ? Hyjnore ! Zot ? S'e njoh ! Djall ? As atë , fare ! Janë shpallur në kërkim . Kush i njeh , të i dorëzojë .
Me qenë siç duhet 10 dhjetë ditë para zgjdhjeve do t duheshin me e shpërnda këtë shkrim të Kietes të gjithë n Kosovë, nëse dojnë me pa çka e kend kanë me votu..!!!