Festat dhe teatri i kukullave në PD

10 Dhjetor 2024, 09:42Blog TEMA
Festat dhe teatri i kukullave në PD

Nga Ilir Yzeiri

Në nëntor e në dhjetor, ne kemi një problem të madh me kujtesën. Festat janë përkujtime apo nderime për ngjarje që kanë ndodhur në të shkuarën. Pjesa më e madhe e antropologëve bien dakord se celebrimet fetare u ngritën më së shumti mbi ato pagane për të përgjithësuar e për të mos prishur ritmin e celebrimit dhe për t’i bërë njerëzit që të besonin në kremtimet e reja më me lehtësi. Celebrimet laike, kremtimi i festave me natyrë njerëzore jo mistike, futi brenda ideologjinë dhe martirët e rinj shpeshherë kontestoheshin. Sot në Perëndim dhe në SHBA ka një luftë që përmblidhet në atë që quhet «Cancel culture». Por, nëse gjithë kjo narrativë, në Perëndim, zhvillohet përmes lëvizjesh dramatike e filozofike, në kuptimin që në këto përplasje marrin pjesë elitat dhe populli poshtë, ne, shqiptarët, kemi mbetur në nivelin e karikaturës dhe të teatrit të kukullave.

Në çdo nëntor ne rimarrim përsëri temën e Luftës Nacionalçlirimtare dhe fillojmë të projektohemi aty në dy mënyra: si komunistë e demokratë, duke fshirë nga kujtesa një periudhë të tërë atë që na reshtoi në anën më përparimtare të historisë dhe që ishte koalicioni anti-nazifashist. Shqipëria ka ndjekur edhe më pas këtë trajektore e, në kohën e sotme, ka qenëdhe wshtw e reshtuar në të gjitha aleancat kundër aksit të së keqes siç ndodhi pas sulmit mbi Kullat Binjake, apo edhe sot në krah të Ukrainës e kundër aksit të së keqes që udhëhiqet nga Rusia. Si për ironi të fati dhe si për të vërtetuar se në krahun e kundërt, disa herë kanë qenë edhe ata që janë identifikuar me nacionalizmin apo etnocentrizmin, edhe sot, Sali Berisha si përfaqësues par exellence i «antikomunistëve» si idhtar i atyre që identifikoheshin me antikomunistët e Luftës Nacionalçlirimtare, pra edhe Berisha sot është në krahun e kundërt.

Antiamerikan, antiperëndimor dhe i shenjuar prej koalicionit euroatlantik si person « non grata ». Në shumicën e rasteve, persona të tilla, në ato vende ku kanë kryer veprimtarinë e tyre, si rregull dalin nga skena politike, si, fjala vjen Gruevski. Mirëpo Shqipëria ka disa cilësi të tjera dhe këtu jeta politike zhvillohet më shumë në formatin e karikaturës dhe krerët e politikës shqiptare, me qenë se rrinë gjatë në pushtet, në fund të karrierës së tyre shndërrohen në kukulla dhe veprimtaria e tyre i ngjet një shfaqje me kukulla. Po çfarë është teatri i kukullava? Shfaqja me kukulla është një spektakël për fëmijët nën moshën 6 ose 7 vjeç. Atyre u paraqiten ngjarje që, më së shumti, merren nga bota e kafshëve dhe që shënjojnë koncepte etike si, e mira, e keqja, e bukura, i drejti, ai që bën keq dhe heroi që shpëton viktimën. Gjithë kjo lojë luhet në mendjen e në ndjeshëmrinë e fëmijëve me një formë që nuk gjendet në realitet, me personazhe që nuk jetojnë në ambientin ku jeton edhe fëmija.

Ata ndodhen në fantazinë e tyre dhe ushqehen nga rrëfimet e prindërve, nga videot pafund që realizojnë produksionet për fëmijë e kështu me radhë. Një pamje të tillë ka marrë edhe Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Berisha tani u shfaqet shqiptarëve si një personazh kukull që ka zbritur nga një realitet i largët e fantazmagorik dhe nis e vepron si të ishte në një skenë me kukulla. Të gjitha veprimet e tij mbështeten mbi të pamundurën dhe janë patetike ashtu si ato veprime që kryejnë personazhet e një shfaqjeje me kukulla. Diku ai shfaqet duke luftuar me përbindëshin e pafajshëm Lulëzim Basha dhe të duket si një bajloz që ka ardhur nga deti e Luli i shkretë si Gergj Elez Alia.

I mbuluar me tymin e barotit dhe të gazit lotsjellës ai ngjet me ata personazhet e Avatar-it apo të Mbretit të Unazave. Gjithë dinamika e këtij personazhi, sidomos pas shpalljes “non grata” dhe pas betimit për t’u rikthyer në skenë, shenjohet nga humori dhe karikatura sepse, ashtu siç ndodh në një vepër të tillë, pra në shfaqjet me kukulla, personazhet përsërisin veprimet e heronjve realë, por në një formë të tillë që shkëputet nga realiteti dhe luhet në fantazi. Gjithë ngjarjet që prodhon veprimi i Berishës nuk janë realitet, por fantazi.

Ai e ka shëndërruar personazhin e tij historik në një avatar karikaturor të atyre veprimeve që ai, kur ishte personazh real, nuk i pat kryer kurrë. Tani që ka zbritur në fantazinë e njerëzve ai mendon se është një fantazmë e vetvetes apo një avatar i atij personazhit të dikurshëm dhe del e reciton herë nga maja e ballkonit e herë nga skena e teatrit të kukullave të SHQUP-it përrallën e luftës kundër komunizmit e kundër diktaturës. Vëmendja që tregojnë gazetarët ndaj tij është si ajo çudia dhe habia që ndiejnë fëmijët në teatrin e kukullave kur shohin një Kukull të stërmadhe që kërcënon e lufton kundër një fantazme tjetër që fëmijët përsëri nuk e marrin vesh se çfarë është.

Ajo që i magjeps është veprimi kësaj kukulle që gjithmonë thërret për luftë, një luftë imagjinare të cilën fëmijët e adhurojnë se është një nga format e para të zbavitjes që ata mësojnë në lojërat e tyre. Pikërisht pse është kështu, opinioni në Shqipëri e ka rrethuar me indiferencë epike Berishën dhe askush nuk e merr seriozisht. Në nënvetëdije të gjithë e dinë që ky është një teatër kukullash me lojëra imagjinare me të cilën kalojnë kohën shqiptarët për shkak se gjithë vendi disa herë është një teatër kukullash.

8 Komente

  1. T
    Ta bej fytyren si kpuca komunist,ti me tregon mue

    Saliu me trushplaret e tij nuk kane gjetur akoma kur iku gjermani fundit se ka vdekur sheqerja qe e dinte,baba bariu dheneve i ka fol vetem per kuvajtin

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nua rroku

      Thjeshte organizata terroriste e sali bin ladenit duhet shkalafitur

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nua rroku

        Thjeshte organizata terroriste e sali bin ladenit duhet shkalafitur

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          A asht e verte qe me date 11.112024 dalin listat zghedhore!?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ain ə Zain

            Shqipfolës i cilëson , të gjithë .Ta lëmë ku ka vajtur . I përveçëm . Ka përvetësuar edhe Kongresin e Manastirit . Firmëtar si me qënë mendërisht atje , hu gardhi ! Gjumi i ja zuri luanin që i ish dikur zgjuar e po e tundin djepin hiena e çakej .Tani po los me , Naimin , hapa-dolla-pa dhe ka marrë , peng , garën . I kanë mbetur ende ca pengje . E bukura , mbeti n'gar .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi

              Nje shpjegim mjaft intelligent nga nje mendje prej qytetari intelektual

              Përgjigjjuni
              1. M
                Martin

                Nje pyetje kam une o Ilir Yzeiri: di gje ti se kush ia dha vulen, flamurin dhe seline e Partise Demokratike ne menyren me antikushtetuese, birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berisha?! Pergjigja eshte derrmuese dhe e tmerrshme: ia dha Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem te Shqiperise!? Tani cfare te beje Berisha me vulen, flamurin dhe seline e Opozites Demokratike, te heshte, te luaje domino? Kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha nuk duhej te lirohej, por te dergohej ne burg, pasi ka ne kurriz 38 akuza penale per vrasje, vjedhje e shkaterrime ne mbare Shqiperine. Sali Berisha i lire do te vazhdoje me parrullen e "Qeverise Teknike" te bllokoje rruget dhe institucionet me vagabondet dhe rrugecerit qe i ka rritur me duart e veta dhe i ushqen me para te vjedhura nga tenderat, firmat piramidale dhe pagesat marramendese te agjenturave serbo-greko-ruse. Pastaj do t'i kerkoje arumunit Edwin Rama fitoren e Partise Demokratike ne tavoline, sipas marreveshjes se alternimit te pushtetit te 21 prillit 2008. Ne vend qe te protestoni perpara gjykatave per lirimin e Berishes, ju beni gam-gam-gam neper gazeta!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tankist

                  Edhe arumuni do i jap pallen.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje