Prodhoi 8 dhjetori udhëheqësit e korruptuar, apo ata prodhuan 8 dhjetorin?!

8 Dhjetor 2024, 17:30Blog TEMA

 

Prodhoi 8 dhjetori udhëheqësit e korruptuar, apo ata prodhuan 8

Nga Marko Caka, Nju Jork

Sot është lëvizja e 8 dhjetorit, që sot e quajmë dita e Rinisë. Megjithë madhështinë që ka kjo ditë, përsa I përket gjendjes mizore që u gjetën shqiptarët brenda një sistemi totalitar që kishte bllokuar të gjitha venat e lirisë, atë të shprehurit e të lëvizjes së lirë të qytetarëve. E vetmja gjë që kishte mbetur ishte marrja frymë për së gjalli nën rrënojat e prapambetjes. Pra asgjë nuk mund ta mohojë etjen e një kombi për ta dalë nga zgjedha e katër mureve me vargonjtë nëpër këmbë që nuk bënte dot asgjë, por që e mbante gjallë vetëm shpresa për të dalë në botën e lirë. Kjo ishte një lëvizje që vinte natyrshëm nga të gjithë shqiptarët por me fuqi motorike rininë studentore, që u bë forca e vetme e guximit dhe e shpresës për ta përmbysur regjimin më të egër të Europës. Sot për këtë ditë foli edhe Presidenti i vendit, i cili ndër të tjera tha- "Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Nder përjetë!”.  Duke cituar vetëm këto rreshta të dalë nga sensi pozitiv  i Presidentit Begaj, unë e kam më të lehtë për të  kuptuar qëllimin madhor që kishte gjithë ajo turmë e madhe studentore, të cilëve pasi u kishte ardhur shpirti në majë të hundës nga regjimi totalitar, dalja në rrugë ishte më se e natyrshme pa qenë nevoja të nxitën nga të tjerët. Sepse këta të tjerët që më vonë do të sundonin politikën e vendit, shfrytëzuan turmat për qëllimet e tyre për ta sjellë vendin në këtë gjendje pas 34 vitesh. Ishin po këta parardhësit e presidentit Begaj që morën frenat e drejtimit të vendit dhe që prishën gjithë atë inspirim dhe frymëzim të dhjetoristëve duke na sorollatur në dyert e europës si delet pa Zot,  duke mos  bërë realitet edhe sot e kësaj ditë ëndërrën tonë për t'ju afruar, e jo më për ta bërë Shqipërinë si Europa. Fatkeqësia e vendit ishte se në atë lëvizje dhjetori për demokraci nuk u derdh aspak gjak por pushtetet kaluan ashtu si  donte vetë  regjimi i nomenklaturës  duke na servirur të gjithë ata që kishin gëlltitur një qorbë të prishur për të vjellë gjithë jetën. Sepse vetëm ashtu mundën  ta mbanin vendin pa ndëshkuar të kaluarën, pa ndëshkuar krimet e tyre. Në krye të lëvizjes së dhjetorit duhet të ishin vetëm ata që u persekutuan nga ai regjim, ku shpirti i tyre sakrifikues për demokraci vuante për dekada të tëra duke u dergjur burgjeve nën torturat më monstruoze nga ata njerëz që i sherbyen me devotshmëri sistemit totalitar.  Por në krye të lëvizjes dolën disa halabakë, disa karrierista që vuanin për tu kapërdirë përpara kamerave dhe mikrofonave se gjoja "Zoti i tyre"( mos të bëjmë mëkat me Zotin tonë) i kishte sjellë në tokë  për të "shpëtuar" kombin. Mjafton vetëm të shikosh asokohë disa video të kamerave të rralla në tryezat e këtyre politikaneve, të mbushura plot dhe që sot janë bërë dhe virale me fjalorin banal të tyre, për të kuptuar se kujt ky popull ja ka besuar fatin e tyre. Ata shfrytëzuan një popull të raskapitur nga diktatura për të përmbushur qëllimit e tyre kriminale, për të pasuruar familjet e tyre, por kurrë për të qenë një frymëzim i të ardhmes se vendit  siç po na e servir sot me mesazhin përshendtës  Presidenti pasardhës i tyre. Ata ishin dështimi më madh që ka patur historia politike e Shqipërisë duke na lënë sot pas 34 vjetëve jo vetëm larg dyerve të BE-së  por në një nga vendet më të varfra të Europës. Çfarë mesazhesh duam sot nga këto politikanë që në çdo përvjetor kanë pushtuar ekranet e televizioneve dhe podiumet e ceromonive dhe të kollarisur  e me aksesore firmato na mburren për arritjet e tyre, ku ne  duhet të inspirohemi jo për arritjet e vendit por për arritjet e tyrë, të zhytur nga luksi me anë të aferave korruptive dhe rreth tyre një Shqipëri tjetër e zhytur në skamje. Derisa këta politikanë të jenë në skenën politike dhe që mbajnë peng fatet e vendit, ne  nuk festojmë kurrë 8 dhjetorin, sepse si mund të gjejmë   tek dështuesit  frymëzimin e atëhershëm me shpresën e gjithë shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë jo si Zvicra por të paktën si gjithë Europa.

25 Komente

  1. E
    Epirioti II

    Hartim koti. Fatkeqesia ka vetem nje emer Sali Berisha. Ai mesoi dhe frymezoi politikberjen e mbrapsht ne Shqiperi, por mbi te gjitha i hoqi shtetit çdo themel.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta qe dhemb!

      Thënia E duam Shqipërinë si gjithë Europa e hodhën sigurimsat e Ramizit dhe të Salës që populli të besonte se vërtet rregjimi po ndryshonte. Të gjithë e hëngrën sapunin për djathë. Studentët të parët, të persekutuarit të dytët dhe më pas gjithë populli. Të mallkuar qofshi!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Sali Berisha nuk do bënte asgjë, nëse në ato fillime, si emisar i Ramiz Alisë, nuk do të ishte nën diktatin e tij dhe, pas 1992 kur erdhi në pushtet, bashkëpunime në dëm të demokracisë, edhe me Fatos Nanon, delfinin tjetër të Alisë. Pas largimit të Nanos, loja e Saliut vijoi me Ilir Metën, i cili me çarjen që i bëri PS, bëri të mundur pas vitit të zi 1997, të paimagjinueshmen, rikthimin e Saliut në pushtet në 2005, dhe më tej, në disa momente deçizive, edhe pse "vllezër ujqër", dhe me Edi Ramën. Mjafton vetëm marrëveshja midis tyre në 21 prill 2008, për ndryshimet e Kushtetutës së vitit 1998 miratuar me referendum, dhe kështu me to, nën frymën e "Katovicës", të çimentohej rokadimi i pushtetit vetëm midis PS dhe PD, këtyre dy gjysmave të PPSh, dhe të nomenklaturës komuniste prodhuar prej saj ndër vite, për t'i vënë kështu përfundimisht minat demokracisë funksionale kaq shumë të aspiruar, por që sot pas 34 vjetësh nga 8 dhjetori 1990, duket kaq larg. Saliu vërtet është një përbindësh, por gjithsesi është pjesë e lojës së kaherëshme që: Pushteti dhe Pasuria, të jetë vetëm në dorën e ish nomenklaturës komuniste dhe të pasardhësve të tyre.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Sali Berisha nuk do bënte asgjë, nëse në ato fillime, si emisar i Ramiz Alisë, nuk do të ishte nën diktatin e tij dhe, pas 1992 kur erdhi në pushtet, bashkëpunime në dëm të demokracisë, edhe me Fatos Nanon, delfinin tjetër të Alisë. Pas largimit të Nanos, loja e Saliut vijoi me Ilir Metën, i cili me çarjen që i bëri PS, bëri të mundur pas vitit të zi 1997, të paimagjinueshmen, rikthimin e Saliut në pushtet në 2005, dhe më tej, në disa momente deçizive, edhe pse "vllezër ujqër", dhe me Edi Ramën. Mjafton vetëm marrëveshja midis tyre në 21 prill 2008, për ndryshimet e Kushtetutës së vitit 1998 miratuar me referendum, dhe kështu me to, nën frymën e "Katovicës", të çimentohej rokadimi i pushtetit vetëm midis PS dhe PD, këtyre dy gjysmave të PPSh, dhe të nomenklaturës komuniste prodhuar prej saj ndër vite, për t'i vënë kështu përfundimisht minat demokracisë funksionale kaq shumë të aspiruar, por që sot pas 34 vjetësh nga 8 dhjetori 1990, duket kaq larg. Saliu vërtet është një përbindësh, por gjithsesi është pjesë e lojës së kaherëshme që: Pushteti dhe Pasuria, të jetë vetëm në dorën e ish nomenklaturës komuniste dhe të pasardhësve të tyre.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Sali Berisha nuk do bënte asgjë, nëse në ato fillime, si emisar i Ramiz Alisë, nuk do të ishte nën diktatin e tij dhe, pas 1992 kur erdhi në pushtet, bashkëpunime në dëm të demokracisë, edhe me Fatos Nanon, delfinin tjetër të Alisë. Pas largimit të Nanos, loja e Saliut vijoi me Ilir Metën, i cili me çarjen që i bëri PS, bëri të mundur pas vitit të zi 1997, të paimagjinueshmen, rikthimin e Saliut në pushtet në 2005, dhe më tej, në disa momente deçizive, edhe pse "vllezër ujqër", dhe me Edi Ramën. Mjafton vetëm marrëveshja midis tyre në 21 prill 2008, për ndryshimet e Kushtetutës së vitit 1998 miratuar me referendum, dhe kështu me to, nën frymën e "Katovicës", të çimentohej rokadimi i pushtetit vetëm midis PS dhe PD, këtyre dy gjysmave të PPSh, dhe të nomenklaturës komuniste prodhuar prej saj ndër vite, për t'i vënë kështu përfundimisht minat demokracisë funksionale kaq shumë të aspiruar, por që sot pas 34 vjetësh nga 8 dhjetori 1990, duket kaq larg. Saliu vërtet është një përbindësh, por gjithsesi është pjesë e lojës së kaherëshme që: Pushteti dhe Pasuria, të jetë vetëm në dorën e ish nomenklaturës komuniste dhe të pasardhësve të tyre.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dikur ne Tirane

            "Levizja" e Dhjetorit..ishte nje Uzurpim nga "Kalecat" e Sigurimit ,flase per "Udheheqesit" e kesaj Levizje.. TURPE,,,dhe vetem Turpe...qe Lejuan nje Komuniste dhe Spiune si Sali Berisha te Behej "Leader of Demockraci"????????????

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gk29

              Levizja u organizua nga ish oficer te gestapos qe me vone u infiltruan ne Stazin lindor. Nipi i Gebelsit qe u martua me vajzen e Gabriel Kepling luajti rrol kryesor nga viti 1983-1991 kryesisht ne sponsorizimin dhe stervitjen e bandave te Xhevdet Mustafes etj ne Qipro dhe Guatemala.

              Përgjigjjuni
            2. 1
              1

              Shprehja me e sakte ishte 8 dhjetori solli ca halabake.Per mua kjo date ishte data me e zeze ne historine e popullit tone.Iken nje pale qe e pranonin qe ishin komuniste dhe erdhen nje pale komuniste antikomuniste.Te paret u strehuan ne pulari te dytet ngriten vila qe ua ka zili dhe borgjezia europiane.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Portokalle Pogradeci

                8 Dhjetori prodhoi udheheqsit e gabuar, qe pastaj pordhen Dhjetorin dhe dhjene demokracine

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkelqimi

                  Sa t’jet gjall komunist Salia zvarree do hiqe t Shqipera!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Si eshte e mundur nga ai 8 Dhjetor ka ngelur vetem

                    Nje shkrim domethenes.Kur pas 34 vitesh shikon SB i ndjekur nga nje turme e verber I cili jo veten PD e ka kthyer ne prone private per interesat e veta ,por dhe 8 Dhjetorin qe me paturpesine me te madhe erdhi atje si I derguar i RA morì fershellima ,sot kerkon ta privatizoje dhe ate.Keta jane shqiptaret,qe nuk shkeputen dot nga relikat .

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati i tradhetuar

                      8 Dhjetori prodhoi buken e Ramiz Alise per dorzimin e kontrolluar te pushteti me anen e te caktuarit te Ramuz Alise Sslu Ram Berish

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Te tradhetuar jemi te gjithe.

                        Mese e vertete cdo fraze e shkrimit. Dalja nga erresira e regjimit u krye e studiuar mire nga Gorbatcov ne BS dhe u eksportua si metodologji ne gjithe Lindjen. Tek ne u perzie edhe me injorancen e shtrire qe na la regjimi si edhe ikjen masive te shume intelektuale elitare ne emigracio. Kush ngeli ngeli dhe u la ne hije se nuk mund te pajtoheshin kjo tipologji njerezish me uzurpimin korruptiv. Sot ky uzurpim eshte bere kulture tek brezat qe pasojne aq sa megjithe ndershkimet e deritanishmr nga SPAK, prape nuk ka nje stepback nga me te rinjte e uritur per uzurpimin e radhes. Shpresa vdes e fundit thone. Mbase eshte vertet ashtu ta shohim ket vend te normalizuar ku shteti eshte funksion i njerezve, jo e kunderta siç na ka percjell ne 35 vite deri tani.

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pal Vata

                        8 Dhjetori prodhoi Sali Kermen dhe maloket eTropojes kaq fund i njerzimit mbreteria e shpellareve hajduteve vrasesve krimibeleve te llojit Shaban Dpiun Kace Memia

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gur

                          Mos u zini kot.Sistemi falimentoi ekonomikisht... politikisht.... duke u vetëdiskretutuar në çdo aspekt...Ramka(Ramizi) e organizoi gjithë atë që ndodhi...

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Guri nuk mund te behet flori, gur mbetet

                            O Gur, qenke vertet gur nga menja. Boji t'fala trunit te Saliut.

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Tiku

                            Gagçi kerkon metro

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patrioti.

                              Për M.Cakan:z Marko kush sipas teje që na bënë me dije nga matan oqeanëve duhet ti japim pushtetin pas ozurpimi të saj në1992 nga tradhtadët(me plotë gojën agjentë të shërbimeve të huaja dhe në dispozicion të krye agjentit R.Alia dhnjë pjese të byros politike tëP.P.SH.),apo ty o Marko mëndie ndritur????Sa përtë kujtuar një gjysëm vargu të një ...mjaftë punuat për të tjerë o të mjerë por kujto vëndin tek ke lerë....etj.Mëndje ka dhe këtu por kollaj është të japësh mënd dhe jo kontribut.Ka vënd edhe për ty dhe të tërë të ikurit.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qit

                                Ç'fshihesh ti n'ptrit m'i del shpesh ti - pikësonob , helms ,- e pa rreng - u llaparsh çorrodi ! Hesht e merr harkun , shkrehe shtizën , e ushtën shtire - Qitëna !

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Palmer

                                  Ju mund te kishit shpetuar Adianin nga fataliteti . S'do ju ketë pritur në papafingo kur u gjend pas dere .

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Texas

                                  Linda e degraduar e socializmit u perdor e u administrua ngadal prej vitesh ne bashkepunim me njerez te brendeshem , Ramiz e kompani dhe te huajt percaktuan e aprovuan udheheqesin e ardheshem Sali Berisha.dhe ushtrine e gjithe bashkepunetoreve te Sigurimit qe random quheshin me biography te keqe , qe patjeter u erdhi dita te kontribuonin

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Studentet u keqperdoren nga sigurimsat dhe saliu

                                    Marko, te dyja ndodhen njekohesish: pordhoi dhe pordhuan, studente ne cliruan, saliu na shkaterroi ardheun e na vrau te ardhmen. Mot populli do vrase te ardhmen e saliut dhe kultit te tij te verber nga trute, ose klanit te tij zombi qe jeton pa oksigjen.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alb

                                      Cfare naiviteti!!!! Po sigurisht superstruktura e Diktatures, ata qe Diktatura i mbajti ne carcafe te bardhe, ata do i merrnin te gjitha!!! Dhe bashke i ndane midis tyre... Mbeshtetje pa rezerva SPK!!! FBI ka 25 vjet, qe i ka lokalizuar parate e vjedhura te neokomunisteve neper Bankat amerikane dhe kryesisht ne Boston.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Qytetar

                                        Thuaja emrat mos na ca trapin! Njeriu qe do bente ndryshimin ishte nga pjesa me e prapambetur e vendit ku deri 1990 ju dergonin brigada kulturore me studente per ti mesuar si te jetonin dhe keta i pruri ne krye per te bere ndryshimin njeriu me makaber dhe mizor qe ka pasur ky vend turmat e tyre pushtuan Tiranen dhe tabelat e tokes xanun ju servirnin pllaken e varrit kush guxonte ti prekte. Ky pra ishte preludi I te ardhmes kafshet e kane vendin ne shpelle dhe jo qyteteve gjithe alibite per ngecjen e kane zanafillen aty ka edhe shkaqe te tjera si paaftesia gjenetike qe kemi si komb qe nuk bejme dot shtet por levizja e pakontrolluar dhe grabitja e shkaterrimi I prones se perbashket jane thelbesoret mendoj.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Ishte nje pisllek qe prodhoi njerin dhe tjetrin.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje