Nga Enver Robelli
13 vjet pas shpërthimit të luftës civile në Siri, duket se diktatorit Bashar al-Asad po i vjen fundi. Kryengritësit, shumica islamistë, janë duke iu afruar Damaskut.
1.
Kthesa e fundit dramatike në konfliktin e përgjakshëm e shumëvjeçar në Siri filloi më 27 nëntor. Brenda pak ditësh kryengritësit kundër regjimit të diktatorit Bashar al-Asad arritën disa fitore të rëndësishme.
Pushtuan qytetin e Halepit, i cili është metropoli i dytë më i madh i vendit pas Damaskut. Pastaj morën qytete të tjera dhe nisën marshimin drejt Damaskut. Për shumë njerëz, ofensiva ishte befasuese, por në të vërtetë ajo ishte planifikuar me muaj të tërë, siçraportuan për revistën gjermane DER SPIEGEL luftëtarët dhe vëzhguesit në Siri.
2.
Për ata që kanë harruar: lufta në Siri nisi më 2011, para 13 viteve, kur presidenti Bashar al-Asad iu përgjigj me dhunë protestave në shumë pjesë të vendit. Si pasojë e fushatës brutale të al-Asadit kundër popullit të vet, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, janë vrarë tashmë mbi 300 mijë njerëz. Pasi i shpëtoi rrëzimit në fillim të luftës,
Asadi arriti të konsolidojë pushtetin. Në vitin 2020 grupet e ndryshme të armatosura dhe regjimi i al-Asadit arritën një armëpushim. Nga atëherë diktatori kontrollonte dy të tretat e Sirisë. Rivalët e tij mbanin nën kontroll territore të rëndësishme në veri të vendit.
3.
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump shkroi të shtunën në rrjetet sociale mbi gjendjen në Siri: “SHTETET E BASHKUARA NUK DUHET TË KENË ASNJË LIDHJE ME KËTË. KJO NUK ËSHTË LUFTA JONË. LËRENI TË ZHVILLOHET. MOS U PËRZIENI!” (Në rastet kur mendon se po shprehet për ngjarje të rëndësishme, Trump shkruan me shkronja të mëdha).
Trump gjithashtu argumentoi se, nëse rebelët sirianë arrijnë ta largojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Asad, kjo “mund të jetë në fakt gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë” Rusisë, duke argumentuar se ajo është shumë e zënë me luftën në Ukrainë dhe nuk ka kohë të stopojë luftëtarët rebelë sirianë.
4.
Kush janë rebelët sirianë që po luftojnë Bashar al-Asadin? Në vijim një prezantim i këtyre grupeve, sipas CNN: koalicioni i kryengritësve të Sirisë përbëhet nga fraksione islamiste dhe të moderuara të cilat, pavarësisht dallimeve mes tyre, janë të bashkuara në luftën kundër regjimit të al-Asadit, ISIS-it dhe milicive të mbështetura nga Irani.
Disa nga grupet që formojnë këtë koalicion janë këto:
Hayat Tahrir Al Sham (HTS): Grupi më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm është HTS, i njohur gjithashtu si Organizata për Çlirimin e Levantit. HTS u themelua nga Abu Mohamad al-Jolani, një komandant ushtarak që fitoi përvojë si luftëtar i ri për al-Kaidën kundër Shteteve të Bashkuara në Irak. Ai themeloi Jabhat al-Nusra, dega siriane e al-Kaidës, dhe e drejtoi grupin deri në ndarjen publike më 2016 për shkak të mosmarrëveshjeve ideologjike dhe kundërshtimit ndaj ISIS-it. Jolani formoi HTS në vitin 2017. Pavarësisht përpjekjeve të Jolanit për ta distancuar HTS nga al-Kaida dhe ISIS, SHBA dhe vendet e tjera perëndimore e shpallën atë organizatë terroriste në vitin 2018 dhe vendosën një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij.
Ushtria Kombëtare Siriane (SNA): ky grup përfshin dhjetëra fraksione me ideologji të ndryshme që marrin fonde dhe armë nga Turqia. Pjesë e grupit është Fronti për Çlirim Kombëtar dhe fraksioni Ahrar al-Sham, që po ashtu synon përmbysjen e regjimit të Asadit dhe krijimin e një “shteti islamik të qeverisur nga ligji i Sheriatit.” Situatën e ndërlikon fakti që disa anëtarë të koalicionit kryengritës po luftojnë gjithashtu kundër forcave kurde. Javën e kaluar, Ushtria e Lirë Siriane, e mbështetur nga Turqia, deklaroi se kishte marrë kontrollin e qytetit Tal Rifat dhe qyteteve e fshatrave të tjera në pjesën veriore të krahinës të Halepit. Ato territore nuk ishin të kontrolluara nga qeveria e Asadit, por nga një tjetër fraksion i përfshirë në luftën civile shumëpalëshe, i cili quhet Forcat Demokratike Siriane.
Forcat Demokratike Siriane përbëhen kryesisht nga luftëtarë kurdë nga një grup i njohur si Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilat konsiderohen organizatë terroriste nga Turqia.
Në jug të Sirisë, luftëtarët nga pakica fetare druze janë gjithashtu të përfshirë në luftë. Druzët po luftojnë në qytetin jugor të as-Suvajda, i cili ndodhet pranë provincës Dara, ku forcat e opozitës pretendojnë se kanë marrë kontrollin e qytetit Dara.
5.
Duket se në mesin e ushtrisë së al-Asadit mbretëron panik. Më shumë se 1000 ushtarë kanë mbërritur në Irak përmes një pikëkalimi kufitar në pjesën lindore të Sirisë. Agjencia shtetërore e lajmeve të Irakut, duke cituar një burim ushtarak, njoftoi se “Iraku ka pranuar sot më shumë se një mijë ushtarë të ushtrisë siriane përmes pikëkalimit kufitar al-Kaim në provincën Anbar”. Zyra e presidentit bëri të ditur se Bashar al-Asadi nuk është larguar nga Damasku, pavarësisht faktit që kryengritësit po përparojnë drejt kryeqytetit.
“Disa media të huaja po përhapin thashetheme dhe lajme të rreme për largimin e presidentit Bashar al-Asad nga Damasku, ose për vizita të ngutshme në një shtet tjetër,” njoftoi presidenca në një deklaratë të shtunën. “Presidenti po ndjek punën dhe detyrat e tij kombëtare dhe kushtetuese nga kryeqyteti, Damasku”. Pyetja është – edhe sa? Dhe a është kjo nata e fundit e al-Asadit në Damask?
Rusia po përpiqet të bëjë “gjithçka” që të “mos lejojë terroristët të mbizotërojnë” në Siri, tha të shtunën ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Që nga viti 2015, avionët rusë kanë ndihmuar forcat e Bashar al-Asadit në sulmet kundër luftëtarëve kryengritës. Lavrov pranoi se Rusia është duke e përkrahur ushtrinë siriane me forca ajrore. “Cili është parashikimi? Nuk mund ta hamendësoj. Nuk merremi me parashikime.”
6.
Përveç nga Rusia, al-Asadi mbështetet kryesisht nga Irani dhe nga Hizbollahu, një milici shiite me ndikim në Liban. Pas sulmeve të ashpra të Izraelit, Hizbollahu është dobësuar ndjeshëm dhe nuk është në gjendje si deri më tani t’ia mbajë anën ushtrisë siriane. Për shkak të luftës në Ukrainë, Rusia ka zhvendosur fokusin atje dhe e ka lënë anash Sirinë. Kundërshtarët e al-Asadit duket se po e shfrytëzojnë këtë vakuum. Një rol të rëndësishëm në këtë konflikt luan edhe Turqia: ajo është që prej fillimit të luftës një nga mbështetëset kryesore të luftëtarëve islamikë në Siri që luftojnë kundër al-Asadit.
7.
Gazeta në gjuhën arabe “Sharq al-Awsat” me seli në Londër kështu e komenton gjendjen në Siri: “Që në vitin 2015, dukej se rrëzimi i al- Asadit ishte i pashmangshëm. Por ai arriti të shpëtojë politikisht edhe një herë. Sot, megjithatë, rrethanat janë të ndryshme. Lufta e fundit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe aleatëve të tij, ka paralizuar Teheranin.
Nëse trupat iraniane kalojnë tani kufirin me Sirinë, Izraeli mund të ndërhyjë. Al-Asadi shpreson kryesisht për ndihmë ushtarake nga Rusia. Por koha është e shkurtër, pasi fraksionet e armatosura po i afrohen Damaskut dhe Rusia është e angazhuar në një luftë më të madhe në Ukrainë. Al-Asadi mund të shpresojë vetëm në një mrekulli, dhe kjo mrekulli mund të vijë në formën e bisedimeve me Turqinë”.
I dashur gazetar i Kazanit !! Nuk quhet Halepi por Aleppo! Ne Shqiptarët nuk kemi asnjë arsye ose bazë historke që t'a quajmë Aleppo-n -Halepi...
Ka ngjashmeri me Halene, that’s why, lol
Gjtihmonë i kemi thenë Halep edhe para lufte, të paktën ne te folmen e vedit ketu tek ne ne Luginë. Shumë me e dhimbshme dhe e pa arsyeshme eshte emertimi në sllavishtë i qyteteve nga u debuan shqiptarët nga ana e shtypit të Shqiperisë si; per Leskocin-Leskovac, Vrajën-Vranje, Bujanocin-Bujanovac.
O sa mirë ke bër se këta gazetarë injorant, nuk janë të gjithë, por nuk shkohet më tej kështu, po na shkelni me këmbë gjuhën tonë të bukur. Ky është një gabim që vjen nga mos leximi ose dhe nga injoranca, por mund të jetë dhe lapsus. Tema paguani një korektor, nuk ju zvogëlohet fitimi, bëjeni për hir të brezave që do të vijnë.????????????????????????
E ke gabim, mer lal, ma mirë osht me e qujt Salep...
Te gjithe popujt u zgjuan e i qeruan diktatoret vetem ketij popullit tone nuk po i del gjumi ne kemi nje mut diktator vrase ( SALI KRIMINELIN ) te shume shume jeteve njerzore po edhe te shpreses te shqiptarve qe ka 34 vite e akoma vazhdon . Cohu o popull e zhduke nje maskara qe te ka masakruar e prap do te rikethehet me tere banden kriminale .
Pidhin e mames tende qero. Se po i thahet gjiza. O rrote kari. Berisha eshte ne pushtet o debil? Akoma se ke marre vesh se ke shfarosesin e shqiptareve prej 12 vjetesh Edramen? Yt qelbesire komuniste. Te kalbur ne shpirt e moral. Murtaje e 41-shit.
Shoku qytetar dixhital, Sali Berisha nuk ka pushtet dhe si i tillë nuk mund të quhet diktator, apo jo?
Hahahaaaaa!!! Ti qenke i madh! Ty te paska ngel sahati ne 2013! Ke 11 me Ramen nenpushtet o kar dixhital! Edhe kete s’e kisha degjuar: ngrihunpopull kunder opozites qe po na merr frymen!!! Me lot, lol lol lol
Ndonje me njohuri per ate rajon mund te na thote: eshte gje e mire apo jo rrezimi/ largimi i al-Asadit? Pranvera Arabe kunder diktatoreve, rezultoi me perhapjen e islamizmit ekstremist… boh!
Ja përgjigja.Siria do t'a pësojë fatin e Irakut.Do të bëhet shtet mish-mash."Pranvera arabe"ishte maskë para botës kinse demokracitë perëndimore po ndihmojnë në demokratizimin e shteteve arabe duke krijuar forca regresive islamike si psh ISIS,Al Kaeda etj,etj,Këto forca islamike janë të krijuara nga USA,IZRAELI!Pas ramjes së Asadit mbajeni mend kur Izraeli do të gjejë pretekst për t'a sulmuar Sirinë pas saj Libsnin,Jordaninë por edhe Irakun!
USA per ne shqiptaret eshte ALEATI i pare. Kush perhap propaganden SLLAVO/RUSE e arabe ekstremiste, anti USA e anti Nato e anti PERENDIM, eshte mje HAJVAN... GOMAR APO MAGAR si i thone ne Kosove. Lerjauni serbeve e ruseve, kinezeve e mjekerroshave arabe zhulsa... te shajne ata qe na cliruan Kosoven me Clinton , mbrojtjen pamvaresine e Shqiperise me Willson. NESE jeni shqiptare... per ate ZOT... tju vije TURP nese silleni si sllave e arabe kunder Amerikes.
Sa per Sirine, Turqia nga njera ane, dhe Rusia me Iranin nga ana tjeter, nuk lejojne as Ameriken te futet ne Siri... jo me Izraelin. Baza detare ruse ne Latakia qe prej 2015,eshte me e rendesishme sesa gjithe Ukraina per Rusine...kaq mjafton per te kuptuar. Mesdheu eshte me i rendesishem se deti i zi,pare strategjikisht. Rusia nuk iken me kurre prej aty.
Rusia do ikë me bisht nën shalë, siç thuhet.
Gje e keqe te rrije Asadi, gje e keqe ta marrin Damaskun islamistet. Sido qe te vije puna, Siria e ndare dhe me diktature do vazhdoje te jete; si Libia me fjale te tjera. Thjesht iken nje diktator dhe vjen nje tjeter.
@ pyetje, pyetja që ke shtruar është njëkohësisht dhe pergjigje.
Halep e quajne vendasit. Me mire te respektojme gjuhen e tyre kur flasim per vendin e tyre. Aleppo nuk eshte shqip.
Shikoni lajmet... thjesht vendasit ne tabelat rrugore kane shkruar pervec arabisht...ALEPPO dhe asgje tjeter. Kinezet pastaj, mongole e turqit, le ta quajne si te duan, por, artikulli siper pret KOMENTE SERIOZE jo vari...shqipot...e lagu se lagu bishtin skilja... muhabete kot. Nuk jane te zotet te lexojne, te kuptojne thelbin e diskutimit e pastaj ta komentojne, dhe... jo po kjo jo po ajo.... TA SHPIFNI... as filloren nuk e kaloni.
Sirine do ta katandisin si Irakun. Keq!
O Kazan ,ai qytet quhet veçse Alep, Alepo e quajne Italianet dhe kazanxhinjte tane gazetare kane vene emrin Alepo sic e kane perkthyer pa redaktim ne guglle. e thashe me qellim qe te kuptosh si perkthehet me rregullat e drejteshkrimit.
Mendoj se burrë më të fëlliqur se ky Asadi në këtë botë, vetëm Erjon Veliaj mund të jetë!
Jo, përpara Asadit është Saliqen Krimineli. Remind: ...1991...., 1994, ...28 maj 1996, ...piramidat..Sude e Gjallica..., Veriun kunder Jugut 1997, 3000 të vrare... ...2008 shitja korruptive e 4 hidrocentraleve Ulze, Shkopet, Bistrica1 e 2, ... ...2009.afera korruptive me CEZ...., ...26 te vrare në aferën VJEDHJE në Gerdec,... ...4 të vrarë me duar në xhepa në mes të bulevardit 21 janar 2012... ... Afera e tokës tek klubi Partizani eshte më e vogla e tij, e marrë në shqyrtim nga SPAKu qellimisht per ta nxjerrë lehte nga ndeshkimi (gjykim i tipit: "denohet me kohen e arrestit shtepiak")... .... Asadi ka bere më pak nga keto.
O Maznik, mos e merr me kaq vrrik se Erioni o tu hik
Rrezimi i Asadit nga pushteti nuk do jete gje e mire per rajonin dhe per vete Sirine. Do forcohet krahu islamik ne rajon . Vendi do zhytet ne kaos
Alep (Catalan*, Croatian*, French*, Romanian*, Slovene*), Alep - Алеп (Macedonian, Serbian)*, Alepas (Lithuanian)*, Alepo (Basque*, Esperanto*, Galician*, Spanish*), Ālèpō - 阿勒颇 (simplified characters) / 阿勒頗 (traditional characters) (Chinese)*, Alepo or Haleba (Latvian)*, Alepo or Ḩalab (Estonian)*, Alepo or Aleppo (Portuguese)*, Aleppo (Breton*, Czech*, Danish*, Dutch*, Finnish*, German*, Indonesian*, Italian*, Norwegian [Bokmål]*, Polish*, Swedish*, Welsh*), Aleppó (Hungarian)*, Aleppo - Алеппо or Khaleb - Халеб (Russian*,[KNAB] Ukrainian*), Aleppu (Sicilian)*, Alippu (Inuktitut), Allepo - 알레포 (Korean)*, Areppo - アレッポ (Japanese)*, Ash-Shahbā’ (lit., "the gray one") - الشهباء (Arabic [rare]),[KNAB] Beroea (Latin)*,[KNAB], Beroia - Βέροια (Ancient Greek), Chalépio(n) - Χαλέπιο(ν) (Greek),[KNAB] Hadad / Halab (Syriac), Halab (Uzbek), Ḥalab - حلب (Arabic*,[KNAB] Ottoman Turkish), Halab - Ҳалаб (Tajik)*, H̱aleb - חַלֶבּ / H̱āleb - חאלב / ארם צובה Aram Zoba - (Hebrew)*,[KNAB] Halep - Հալեպ (Armenian)*,[KNAB] Halep (Turkish)*,[KNAB] Heleb (Kurdish)*,[KNAB] Hələb (Azerbaijani), Vérria - Βέρροια (Hellenistic
Nuk Ka rendesi fare se Quhet Hale,Halep,Haelepi...E rendesishme eshte se Drejtuesit e ketyre " rebeleve" Jane kuadro qe ,sipas kalucit,Kane fiturar pervojen me drejtimin e Al- kaedes,ISIS,etj.Pra,organizimeve luftarake te shpallura terroriste,te krijuara nga Miku i paqes,SHaBAni i madh.Deklarata e Trapir? Per te mbuluar dhe distancuar nga deklarimet e mepareshme " organizzata terroriste",etjKur iu intereson i cilesojne terroriste,kur iu duhet per te zgjeriar vattene e zjarrit ne lehtesim te krimeve Izraelite " i nxisin,financohen ,armatosin.Te shohim fundin ,si do perfundoje dhe cilat do jene deklaratat e Trapir.
Vërtetë ishte nata e fundit e diktatorit Asad. Sot në mëngjes u zgjuam me lajmin se Bashar Asad iku me aeroplan.
Ja dhe nji shte laik modern po shkon per lesh si libia Tani terroristet e al kaides do hedhin syt me larg Te turqi e ballkan Padyshim qe ndihma nderkometare per kete grup terrorist eshte pa kursim