Pak Sali, pak Assad

9 Dhjetor 2024, 16:55Blog Nga Frrok Çupi

Pak Sali, pak Assad

Nuk është se çdo pikë e dy pikturave është e njëjtë nga njëra te tjetra. Jo. Ka një dallim të qartë mes rrënjëve të Bashir Al Assad dhe Sali Ram Berisha. Bashir u ngjit në pushtet duke ardhur nga një dinasti, ndërsa Sali Berisha nisi të ndërtojë dinastinë e tij familjare pasi mori pushtetin. Saliu kishte konsideruar si dinasti Bllokun komunist, nga ku doli direkt në antikomunizëm. Mirëpo kjo nuk u pranua botërisht.

Berisha nisi t’i shërbejë paradigmës se vinte nga një familje e zakonshme në male, por që ishte patriote dhe thuajse me influenca botërore. Kur vizitoi Kuvajtin (vizitë e parë jashtë vendit si president i Republikës, viti 1992), në Kuwait City deklaroi se atë vend e njihte nga tregimet e babait të tij, Ram. Pas pak orësh gazetarët zbuluan se Berisha ia futi kot, babai i tij kishte jetuar para se të krijohej Kuvajti si shtet më vete, Kuvajti u krijua si shtet në vitin 1991.

E kështu Berisha nuk i ngjan Assadit në pikën e parë.

Ndërsa shumë e shumë të tjera janë krejt të njëjta.

Kur rebelët pushtuan selinë dhe garazhin e Assadit, dje, aty gjetën perla, flori e mallra të vlerave të larta…, gjetën edhe koleksion me makina të fundit Mercedes e Ferrari. E njëjta gjë ndodhi me Berishën kur pushtoi zyrat e qeverisë në shtator 1998. Gjithë ideja e tij ishte se aty mund gjente flori, por nuk ishte gjë. U tërhoq menjëherë dhe nisi pushtimin e ambasadës amerikane, po atë ditë. Floririn e vërtetë Berisha e mblodhi duke nisur në Krrabë bashkë me Metën, por më së shumti në korrupsionin gjigand që zhvilloi në emër të dinastisë së tij familjare. Apartamente në disa shtete të botës, bregdetin nga Jugu në Veri, vila, më në fund vetëm në Tiranë rreth 500 apartamente.

Të dy, si ai i Sirisë, edhe ky i Shqipërisë u vunë përballë Amerikës që e konsiderojnë si armike të betuar.

Pasi u godit nga ligji dhe nga Amerika, Berisha nisi të sulmojë Amerikën dhe të hedhë sytë nga Rusia. Ndërsa Assad u duk se e humbi mbështetjen e Rusisë ditën e fundit, por në fakt u strehua atje. Nuk i dihet se ç’ lajme të kobshme mund të marrim më vonë.

Fiks njësoj si Berisha, edhe Assad pasi mori pushtetin në vitin 2000, vuri maskën: Sapo u kthye nga Londra direkt në pushtet, bashkë me gruan dhe fëmijët deklaroi se ‘do të jetonin në një apartament në lagjen Abu Rummaneh të Damaskur’, duke shmangur luksin e pushtetit. Si të kishte folur më parë me Saliun. Saliu sapo erdhi në pushtet deklaroi se do të vazhdonte të jetonte në apartamentin e vjetër në lagjen ‘ Brraka’. Tani aty ka mbetur vetëm mbishkrimi “ Tuneli i Salës”, ndërsa Sala ka marrë rrugët e pasurimit të paligjshëm…

Njësoj të dy.

Njësoj edhe kur përqendruan pushtetin në duar të familjes së ngushtë. Edhe Assad deklaroi se ‘qendra e pushtetit’ ishte e shoqja Emma. Pjesën e hekurt të pushtetit ua besoi vëllait të tij më të vogël, motrës, kunatit, kushëririt…
Në këtë pikë nuk e arriti plotësisht Saliun. Assad nuk mundi ta fusë ndër shalë edhe qeverinë, Ndërsa Saliu i bëri ministrat lecka për të pastruar familjen. Tani familja e ngushtë e Berishës po pret radhën në hyrjen e SPAK, familja e Assad u fotografua dje duke bërë një shëtitje në Moskë.

Edhe në vrasjet masive të popullit të vet, si Saddat edhe Sali, ngjajnë si dy pika ujë. Assad, pas Pranverës Arabe, shkaktoi vdekjen e gjysmë milioni përmes sulmit me armë kimike. Dy pilotët shqiptarë që u urdhëruan në vitin 1997 për të sulmuar me armë kimike popullin e Jugut, sot e kësaj dite japin intervista që shkulin tokën. Ata nuk pranuan aktin e tmerrshëm, megjithatë edhe Saliu ka 3000 të vrarë në vitin 1997.

Edhe në këtë pikë sikur Assad të kishte pirë kafe me Saliun një ditë para ngjarjes tragjike. Saliu akuzoi Amerikën për ‘ rebelimin e vitit 1997’; edhe Assadi fajësoi Amerikën këto ditë, por duke thënë “ forcat e jashtme’.

Nuk besoj se, larg qoftë, Assad të ketë lindur në Shkëlzen, ose Saliu të ketë lindur në Damask. E pabesueshme.

17 Komente

  1. N
    Nua rroku

    Sali berisha se bashku me terroristet e tij po bashkepunon mire per ti ven minat SPAK dhe ambasades amerikane keshtu ka bere dhe ne 1997 kur deshi te vriste Mariza linnon KUJDES ESHTE I RREZOKSHEM

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Saliu te ha mutin.

      Përgjigjjuni
    2. A
      AT

      Cfar Asadi thu mo Frok? Po sali muti eshte me kriminel se Hitleri dhe Pol Poti. Eshte pjella e djallit per shqiptaret.

      Përgjigjjuni
      1. W
        Www

        Ky, lëpirësi i gjithë pështymave që ka hedhur, kthehet e pështyn prapë atë që ka lëpirë.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndoci

          Boo..sa i peshtire qe eshte ky Frroku... lepires kockash qe i hedh Fuga..

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anonym

            Zoti Frok , duhet pare testi I ADN ja Saliu ka rrenje Siriane ,ja Al- Sad ka rrenje tropojane dhe ne fund sa mire e ka bere zoti asgje nuk do marrin ne varr ketu do I lejne , .....

            Përgjigjjuni
            1. "
              " Mrekullia"

              E me te lumte Frrok, i ke rene pikes. Salehut i kane rene poturet, edhe pse don te provohet per here te trete. Eshte per te ardhur keq, qe ka akoma njerez qe I shkojne nga pas, si ata flamuj pa shkop. Koha e tij ka perfunduar. Po i terheq kembet zvarre per te shpetuar "sypeshkaqenin" e "juristen", e shmangien e denimit te tyre nga drejtesia, qe me ne fund po vepron.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati

                O Frrok ke harruar më kryesoren, edhe një gjë të përbashkët të tyre. Si Sali cjapi plak matuf serbo rus ashtu edhe Asadi kanë mbaruar për mjekësi, pra janë MJEKË, DOKTORA. Siç duket mjekët, doktorët kur drejtojnë pushtetin bëhen diktator të rrezikshëm. Saliu shqiptar ka në mendje fjalën që kërkon falje në fund për të gjitha krimet e bëra dhe korrupsionit. Ptu rracë e qelbur viçidolsi.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Keshille

                  I Frrok , te rujte zoti mendte e krese or ti se keq e ke kap me Salen ti. Asht tu te ba per spital. Lexoje çfare ke shkru e mandej e kupton edhe vete gropen ku ke ra.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mondi

                    Kur e kupton ti,nje cope dru malesh,nuk e po e kupton ai qe e ka shkruajtur.Hajt shpellar se te pret arusha.Boll u hoqe si intelektual I mbaruar.Mos harro te pastrosh pushken dhe sopaten se pa ato ti te ha ate qe nuk thuhet.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Keshille

                      Or mond po edhe Frroku malesor asht or tej, prej Mirdite megjithse ka fillu me ju mbush mendja se eshte nga Vlora. E ato te shamwt spo ti kthej or Mond se po vrehet se je IntelektuKA..

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Henk

                        Këshillë. Çfarë nuk kuptove nga ato që ka shkruar Frroku? Sepse ai e ka pikturuar shumë qartë Saleh pleh serbin.

                        Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dajti

                    Ne 1997 Frrok shqiptaret,si Sirianet sot,rrembyen armet kunder kriminelit Sali qen Berisha,por ata nuk e perfunduan punen e nisur. Ai u rikthye ne 2005 me i eger si me pare,vrau 4 te pafanshem dhe plagosi me qindra ne 21 Janar 2011. Tani ky plak i rrjedhur dhe kriminel i lindur do perserii pushtet.

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      une

                      Per te kuptuar se si shoku Frrok ja fut kot, po marrim nje fragment nga shkrimi qe fantazon Frroku. Frroku thote me siper se " babai i Sales kishte jetuar para se te krijohej Kuvajti si shtet me vete. Kuvajti u krijua si shtet ne vitin 1991". Tani sa per te kuptuar se sa shume shoku Frrok ja fut kot, Shteti i Kuvajtit eshte themeluar ne vitin 1756 nen udheheqjen e Emirit te Pare te Kuvajtit, bin Saabah Jaber. Edhe sot familja e fuqishme ne pushtet al Sabah jane pasardhers te Emirit ter pare Sabah. Aq injorant eshte Frroku sa kujton se clirimi e Kuvajtit nga koalicioni i udhehequr nga SHBA e 34 vende te tjera me 26 shkurt 1991 pas 7 muajsh pushtim nga ushtria e Sadam Husein te irakut, eshte data e themelimit te Kuvajtit. Me mendt e Frrokut shtetet europiane ai Franca, Holanda belgjika, Danimarka Plolonia, Ausria etj jane formuar si shtete pas clirimit nga nga nazistet gjermane, dhe po ashtu shteti shqiptar edhe themeluar ne vitin 1944. Tani kur genjen per fakte te njohura historike qe kushdo mund ti verifikoje me nje klikim ne Google , po per te tjerat cfare mund te genjeje ky. Tani pensionet jane te vogla ceshte e verteta dhe nuk i del Frrokut dhe duhet te genjeje nga pak sa per te marre ndonje bonus, por jo kaq shume se behet bajat.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pena

                        Koke e madhe je, o une, ruaje veten o derman, se ke per te vdekur nga marazi, qe Frroku po te shan Saliun. Frroku vetem nje gjynah ka, qe e mbeshteti ne fillim saliun, qe ai dukej qe ishte nje morr i kuq, por pas ketij momenti eshte luftetari kampion, qe po lufton per ta shkulur nga rrenjet kete fare te keqe.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lasgushi

                          Zgjuarsi dhe poshtërsi mirditore( Froku ish mik i Saliut). Thirrja e ti,që lidheni Saliun,se mundet të arratiset në Rusi,është serjoze.

                          Përgjigjjuni
                          1. u
                            une

                            O Pena, nuk kam asgje kunder Frrokut as pro Sales por thjesht kisha nje sugjerim per Frrokun te kete kujdes me shifrat dhe datat se ato jane te verifikueshme e del bllof e behet i pabesueshem edhe per gjerat e tjera. Se kur ja fut kot per Kuvajtin me 235 vjet diference nuk i beson kush as ato 500 apartamentet qe sipas Frrokut i ka Sala ne Tirane. Sa per ate se eshte luftetari kampion edhe une ashtu mendoj por duhet te shpejtoje procedurat per tu shpalle kampion si Dumani se po vjen administrata e re e Trump dhe mund te heq nongraten Berishes e i shkon huq gjithe ajo pune anti-Berishe ketij luftetari kampion.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje