8 Dhjetori na del 8 Nentori i Dyte

10 Dhjetor 2024, 00:10Blog Haxhi Isufi

 

8 Dhjetori na del 8 Nentori i Dyte

Kurrë nuk do ta bëja këtë shkrim, por shkak u bë takimi i Doktor Berishës mbrëmë me një grup të rinjsh, që për nga mosha ishin sa nipat e mbesat e tij, me rastin e 8 Dhjetorit.

Ndër të tjera, mbrëmë Doktori tha se studentët e Dhjetorit ishin bij kuadrosh, drejtorësh e kryetarësh kooperativash të Partisë së Punës. Nuk kishte asnjë student me biografi të keqe, se ata nuk i qaste kush në shkollë. “Ishte moment shumë i vështirë,” – tha ai, – “se studentët do të dilnin kundër etërve të tyre, dhe kështu bënë…” Me një fjalë, u shemb komunizmi.

Në atë kohë, Doktori ishte Sekretar Partie dhe iu bashkua studentëve, bile doli në krye të tyre… Dhe atëherë i bie që me Partinë në ballë u krijua pluralizmi politik në Shqipëri. Ne, populli, me dhe pa Parti, i mbështetëm studentët. Gjithmonë në atë kohë: “Çfarë donte populli, e bënte Partia; dhe çfarë thoshte Partia, e bënte populli.” Ishte koha e unitetit të çeliktë Parti-Popull. Më 8 Nëntor në Tiranë 1941 u krijua Partia e Punës dhe më 8 Dhjetor 1990 u hap rrugë për krijimin e rreth 5 Partive të Punës: Partia e Punës Demokratike, Partia e Punës Socialiste, Partia e Punës Republikane, Partia e Punës Socialdemokrate dhe një farë Partie Ekologjike e drejtuar nga i ndjeri Namik Vehbi Fadil Hoti, të cilit brenda vitit ia vodhën partinë, i futën dhe një dru të mirë, por “dru demokratik” për të thënë. E rrahën të shkretin Namik se ishte burrë plak dhe kishte qenë në burg. Nejse.

Në ato vite unë punoja te Hoteli Tiranë dhe takohesha gati për natë me Azem Hajdarin. Ishte djalë i shkathët dhe simpatik, kurajoz e trim. Një natë më tregoi se në familjen e tij kishte 17 komunistë. Unë i thashë se fatkeqësisht nuk kisha asnjë, por do të mbështesnim studentët për të shembur komunizmin. Brezi i studentëve të Azemit gati është zhdukur fare. Pothuajse nuk gjen asnjë te partia që krijuan. Dhe sot, pas 34 vitesh, i njëjti njeri, i njëjti ish-Sekretar Partie mbledh një grup të rinjsh që janë në moshën e nipave dhe mbesave të tij dhe u thotë se do të përmbysim diktaturën.

Kam qenë dhe unë më parë si ata. Kam marrë pjesë në dhjetëra mitingje e protesta të Doktorit, derisa u bëra budalla fare pas luftës së tij. Dhe pas 34 vitesh lufte të përditshme kundër komunizmit dhe diktaturës, budallallëkut i erdhi fundi. Ti, Doktor, nuk hape një dosje, por mbylle dhjetëra dosje e i bëre me poste. Dhe ti sot u thua moshave sa nipat dhe mbesat e tua se do t’i udhëheqësh në shembjen e diktaturës. Ke mbetur ekzemplari nr. 1 i gjallë në Europën Lindore që vazhdon akoma luftën kundër diktaturës.

Imagjino që një i ri si ata ka 30 vjet që të shohin në TV, mëngjes, drekë, darkë, duke luftuar diktaturën. Ti je i vetmi që e zhduk diktaturën, Doktor, dhe këtë e bën pa protesta e pa mosbindje civile. Ik ti, se ke mbetur i vetmi në Europë. Ike ti nga jeta politike, Doktor, se po ike ti, komunizmi dhe diktatura përfundimisht bie në Shqipëri. Ik, merre me nipa e mbesa, shkruaj kujtime dhe gëzo pleqërinë. Lëre rininë në PD të vendosë vetë. Nëse nuk ikën, ne prapë do të shohim pas dhjetë vitesh me një grup 15-vjeçarësh që do t’u flasësh për komunizëm dhe diktaturë…

13 Komente

  1. F
    Fadil Isufi

    Bravo

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rambo Kavaja

      Është bërë Sali Berisha, njesoj si shoku Pilo Peristeri që shkonte nëpër shkolla ku takonte pionierët dhe të ri jtë, e u fliste për formimin e Partisë, shokun Enver dhe diktaturën e proletariatit……. Nderkohë, sa del Saliu në TV, na tremben fëmija sa kanë arritur të thonë doli xhaxhi Saliu që të djeg e të vret dhe nuk na i zë më gjumi.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora1912

      Z. Haxhi Isufi, i madh....i thjesht...dhe shum i Vertet(dhe ca humor të hidhur). Problemi qëndron se Kafsha nuk e kupton intelektualin Haxhi Isufi. ..Problemi qëndron se kafsha ka rreth vetes edhe shumë kafshë amorale të tjera që kanë përfituar nga krye kafsha.... . . . . . Problemi qëndron se edhe përball kafshës Sali, ndodhen ca kafshë të tjera në pushtet, po aq amorale, të cilët së bashku kan ndërtuar një sistem ku Ata nuk largohen Kurrë. . . . Respekte z Haxhi Isufi

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Mos o Haxhio cna the...pse edhe pas 10 vjetesh do te jete ende gjalle ky rrangallo/kufoma. Kete vetem ti mund t'a besosh! LOL

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malesori pa ''Toke te xanun ''

          Artikull i sakte dhe i nevojshem per trushpelaret e PD-se .

          Përgjigjjuni
          1. P
            PD parti ish komunistash

            Mbase 15 vitesh lum kush të jetë. Por ndoshta Doktori me siguri do jetë në burg.

            Përgjigjjuni
            1. M
              MARSELI

              FERKOJE HAXHI FERKOJE.AI ESHTE KRIMINEL I HAXHI DHE VENDI TIJE ESHTE NE DHOMAT E BURGUT.ATJE TE SHKRUAJ KUJYIMET DUKEBI MARR NE VARR.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Arma

              Bravo,por kafsha mbetet kafshe ,keshtu qe most te presim,se Sali Kerma nuk ikn,vetem kur ti Dale shpirti nga b.....tha,atehere do bie die komunizmi.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Amerikani

                Sh. mire , me lakonizmin brisk , me leksikun pak te ashper , karakteristike vlonjate , "Vlora 1912 " na Ve perballe "Pictures " 32 vjecares , " Pictures " qe ulerin Po aq thekshem sa dhe Ajo e sh. Enver . E pra , asgje nuk ka ndryshuar ... Bijet Kane zevendesuar eterit . Enver , Sali , Fatos ( jeton si sheik andej nga Vjena me pasurite e semes e te jatit , thone ...) Ilir , Edvin . KY eshte realiteti , kjo eshte e verteta .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana TV

                  Bravo Haxhi.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Katnari

                    Respekte per shkrimin, PAK e SAKTE. Po si do shkoj puna me keta tru shpelaret e rinj, qe e ndjekin nga mbrapa, se dihet puna e mul nokeve e paloqeve, qe i lepine bythen.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Latif Dreqi

                      Je si uji i paket zoti HAXHI ISUFI! Shume respekt per personalitetin tend!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bureto

                        Pyetje 1 milion dollarëshe ke bërë o @katnar: Kam vrarë prej kohësh dhe ende e vras mendjen dhe nuk i afrohem dot gjëkundi përgjigjes së saj. Vetëm se dilema se pse ka të rinj që i shkojnë ende pas gërdallës nuk është e veçuar. Ka gjithëandej FRPD-ra, FRESSh-ra, FRLSI-ra etj., që për fat të keq, një dreq e di se ç'i shtyn këta apo këto 'njomcakë/e', që si dikur DEBATIK-sat u ngjiteshin komunistëve. Gunter Grass, sot nobelist në letërsi, 16-17 vjeç u bë anëtar i Partisë Naziste, por më vonë, kur u "poq", dhe atij iu desh të kërkojë ndjesë publike. Veç në këto raste populli ka shprehjen jo dhe aq të 'ëmbël' që: "Kur të vinë mendtë, s't'i hanë as qentë!". Se ndërkaq e keqja ka ndodhur!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje