600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada

10 Dhjetor 2024, 13:57Blog TEMA

600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit

Nga Eduard Zaloshnja

Sipas buxhetit të miratuar për vitin 2025, pothuaj 600 milionë euro do të shpenzohen vetëm për interesat e borxhit që shteti shqiptar ka akumuluar ndër dekada – stoku i borxhit publik pritet të arrijë në 14 miliardë euro më 1 janar 2025 (Shënim: Borxhi që ishte akumualuar nga shteti komunist u ristrukturua/reduktua ndjeshëm në marrveshje me kreditorët tanë më 1992, dhe pastaj është akumuluar nga viti në vit deri tek 14 miliardë eurot).

Dhe çdo vit shteti shqiptar merr borxhe të reja, për të shlyer borxhe më të vjetra, ndërkohë që stoku i borxhit dhe interesat që paguajmë për të rriten nga viti në vit. Por një zbutje të këtij problemi për buxhetin e shtetit mund ta bëjë Banka e Shqipërisë.

Jo pak banka qendrore në botë kanë ndërhyrë në dekadat e fundit në tregun e obligacioneve shtetërore dhe të bonove të thesarit, duke i blerë drejtpërdrejt ato, njësoj si bankat e nivelit të dytë. Edhe Banka e Shqipërisë mund të blejë direkt obligacione/bono thesari kur ato emetohen, meqënënse bilanci i saj është tejet i shëndoshë (falë një menaxhimi të kujdesshëm në dekadën e fundit).

Nga intersesat e obligacioneve/bonove të thesarit shqiptar Banka e Shqipërisë do të nxjerrë fitime, si çdo bankë. Por duke qenë në pronësi të plotë të shtetit shqiptar, fitimet do t’i derdhë në fund të vitit në Thesarin e Shtetit.

Me futjen e Bankës së Shqipërisë në trgun e obligacioneve/bonove të thesarit, bankat e nivelit të dytë do të kenë më shumë fonde në dispozicion për t’u dhënë kredi bizneseve dhe konsumatorëve. Dhe për sa kohë dhënia e kredive prej tyre vazhdon të bëhet sipas kritereve të shëndosha financiare, shtimi i parasë në qarkullim do të balancohet me një ofertë më të rritur të mallrave dhe shërbimeve. Pra, inflacioni i çmimeve në treg mund të mbahet nën kontroll!

 

6 Komente

  1. R
    Robi

    Shkrim i paplotë dhe i sipêrfaqshëm. Që të bên tê mendosh se 14 miliardat borxh vikan nga sistemi i kaluar! Çfarë çmendurie! Sa ka qênë borxhi në vitin 1985, 1990, 1997, 2005, 2013 dhe sot? Këto duhet te shkruajë dhe përshkruajë ky Zaloshnja. Dhe po të dojë tê zgjerohet duhet të tregojë edhe sa ishte GDP-ja në 1985, 1990-tën, ... sot etj etj. Ekonomia është së pari shifra dhe numra.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "..."

      Borxhi është borxh, ngado që ta marrësh, duhet kthyer me kanatë, nëse nuk mundesh, do të marrësh tjetër për ta shlyer, nuk ka institucion që të bën derman, ngado ta kthesh; ndaj një i mënçur ka thënë: mos merr borxh, se bëhesh rob i saj.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ja kaq

        Borxh Shqipëria? Çne unë di se vetëm Greku ka borxhe! Pastaj ça janë 14 miljard euro i bie nga 4666 euro secilit. Dhe më e forta është që sa herë marrin borxh nuk thonë morëm borxh, por morëm një fond dhe idjotët mendojnë se është dhuratë. Dhe sa për idiota ky vend ka me shumicë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          A

          Ka 1 dallimqe greqia e ka 40.000 euro per koke borxhin e jo 4400 euro.mos fol kote budallalleqe, gjithe shtetet kane borxh.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Te ka lala xhan te don lala shume.

          Shoku Zorrloshnja shteti komunist nuk la asnje qindarke borxh, shumicen e tregetise e bente me klering dhe prandaj ne fund te viteve '90 te shekullit te kaluar ne treg nuk gjeje as karrota te hyfshin ne bithe dhe qytetaret u kenaqen me nje cope leter te ardhur nga Meksika qe ishim me te ush-qyerit ne Evrope. Ky eshte kapitalizmi qe kerkuam dhe ndertuam borxhi publik eshte 14 miliard euro kur PBB ne Shqiperi arrine ne 6-7 miliard euro gjysma e borxhit eshte ne xhepat e hajduteve oligarke dhe te pushtetareve nje pjese e konveertuar ne pasuri te patundeshme vila dhe aktivitet ne Perendimin Kolektiv. Kapitalizmi u realizua vetem per nje grup hajdutesh qe sot udhehiqen nga Ed Ali Baba me 400 hajdute.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pickaxhiu

            Ti lale qenke rehat me ekonomine...buxheti eshte 8 miljard € ndersa PPB diku me teper se 25 miljard

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje