Nga Ervis Iljazaj
Në mbledhjen e kryesisë të Partisë Socialiste, kryetari i saj Edi Rama, kërkoi nga partia e tij identifikimin e të gjithë votuesve të diaspsorës. Duket qartë që vota e emigrantëve është shqetësimi kryesor i kryeministrit. Fill pas kësaj porosie u ngritën dhe diskutime dhe qëndrime të cilët e akuzojnë Edi Ramën për ngritjen e një sistemi të ngjashëm me atë të patronazhistëve në Shqipëri.
Sigurisht patronazhimi i votës është në kufijtë e ligjshmërisë. Mazhoranca e quan atë procedurë normale elektorale që e aplikon çdo parti dhe në shtete të tjera, edhe pse praktikat e tjera janë pak më ndryshe dhe kultura politike është e ndryshme po ashtu. Sepse të marrësh të gjitha të dhënat e votuesve se ku punojnë, ku jetojnë dhe çfarë problemesh kanë, sigurisht që është një armë e fortë në duart e pushtetit duke patur parasysh që vota në Shqipëri është kryesisht klienteliste, dhe fati i njerëzve varet nga politika. Ndërsa në vendet e tjera demokratike puna, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera janë të pavarura nga pushteti. Për opozitën sistemi i ptronazhistëve është plotësisht një manipulim elektoral.
Dhe kësaj here opozita ka ngritur alarmin dhe për patronazhimin e votës së diasporës. Jo vetëm PD, por edhe partitë e reja politike të cilat kanë një shpresë të madhe te vota e shqiptarëve në emigracion pasi shpresojnë që ata të gjykojnë më shumë me një lloj idealizmi, ndryshe nga ç’ndodh brenda Shqipërisë. Por pyetja që ngrihet është se a mundet të patronazhohet vota e diasporës? Vota e tyre duket që do të jetë beteja e fortë e të gjitha palëve politike duke parë që palët kanë një elektorat tashmë të kristalizuar në shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.
Jashtë Shqipërisë dihet që ekziston një Shqipëri tjetër. Janë pothuajse aq votues sa janë dhe brenda kufijve. Por jo vetëm kaq, me shumë gjasa dhe sjellja politike e tyre është ndoshta e panjohur dhe mund të jetë ndryshe. Interesat, kultura apo bindjet i bëjnë votuesit jashtë Shqipërisë një target grup të vështirë për politikën.
Edhe fushata elektorale që do të zhvillohet për zgjedhjet e ardhshme do të ketë dy regjistra për sa i përket retorikës. Ose më saktë, kështu duhet të jetë. Dy regjistra, pasi ndryshe politika do të duhet ti flasë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe ndryshe atyre që jetojnë jashtë saj. Nuk dihet ende gjithashtu se sa do të jetë pjesëmarrja e tyre në votimet. Të gjitha këto elementë e bëjnë votën e diapsorës një të panjohur të madhe.
Në pamje të parë duket sikur vota e emigrantëve shqiptarë nuk mund të orientohet apo të kontrollohet, pasi ata tashmë kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Shqipërisë dhe nuk e e lidhin fatin e tyre me politikën këtu. Ndoshta kanë një kulturë tjetër të sjelljes politike dhe kjo i bën që të jenë më autonomë. Mirëpo një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë akoma të kenë familjet këtu, të kenë probleme të pazgjidhura në vendin e tyre. Në këtë kuptim, pushteti ka të gjitha mundësitë të patronazhojë dhe votën e tyre.
Duke qenë se opozita ka shumë më pak mjete në duar se sa pushteti për të bërë fushatë jashtë Shqipërisë, atëherë vota e diasporës do të jetë një target edhe më i vështirë për të se sa i votës së shqiptarëve që jetojnë këtu. Prandaj aprovimi i votës së diasporës për të cilën opozita dha votën e saj, është një bast i madh për Partinë Demokratike. Mund të jetë një shans i madh por dhe një ‘boomerang’ për të cilën ndoshta do të pendohet. Megjithatë vota e diasporës e bën garën elektorale në 2025 edhe më interesate, edhe më kurioze nga pikëpamja politike. Sepse gjithçka mund të ndodhë!
Nuk ka dashur të thotë gjë…derisa flet budallallëqe.Çfarë bën patronazhisti ?Asgjë sepse….Askush nuk e ka nl dorë votën time veç i zoti i saj Forca politike që kërkon elektorat e fiton nga programi e pervoja ql ka në drejtim
Kur degjoj per patronazhistet me mer gazi.(jo gazbardhi).Ky term i shpikur ka dale per te justifikuar humbjen.Patronazhist eshte nje militant qe vullnetarisht ben propaganden e partise .Edhe ne SHBA-te qe jam une ne fushate shperndajne fletushka per propagande.Sa per ndikimin te diaspora ne kete moshe qe jam une nuk ka perendi qe me mbush mendjen per te votuar kunder deshires time .Te gjitha jane justifikime per te perligjur humbjen.Si mund te votosh Saliun 80 vjecar.Shoket e tij jane relike muzeu.Femijte e lindur kur erdhi ky sot jane bura.
Çfar ndryshimi ka midis patronazhistëve dhe militantëve që ndenjën një vit posht ballkonit,po me ata shpellarët që zbresin nga malet sa herë i theret non grata o shoku Enver se dhe koka e fondacionit tuaj të ndyrë bllokmen ka qenë ishte ai i çekut të bardhë që shkatërroi Shqipërinë prandaj e mori Zoti no mënyrën më të keqe....
Fjala "patronazhist", në kuptimin që përpiqet t'i japë autori, nuk është i saktë dhe shtjellimi që i bën kuptimit më pas, sidomos me emigrantët, ka kuptimin e kundërt ne çfarë do të sqarojë lexuesin. Patronazhin nuk është asgjë tjetër veç një udhërrëfyes, "propogandist", që i paraqet elektoratit, në korent të vazhdueshëm me të (që vetë është pjesëmarrës i bashkësisë), programin e partisë që përkrah dhe merr prej tij problemet që ka. Dhe të marrësh "të dhëna" prej bashkësisë se ku punojë, ku jetojnë etj, sigurisht që nuk është një favor në duart e pushtetit, pasi, pushteti i ka ato, pa ia kërkuar patronazhistëve (e ç'ka këtu të favorëshme dhe negative për një parti, që në prag zgjedhjesh kërkon të sqarojë elektoratin apo të sqarohet nga elektorati, prej influencierëve "patronazhistë"?) dhe nga ana tjetër, këtë mund ta bëjë dhe opozita, që kërkon të vijë në pushtet; ndaj është e ligjshme dhe përdoret kudo. Kjo s'ka të bëjë aspak me papjekuri politike dhe prapambetjen e sistemit zgjedhor dhe as se vota në Shqipëri është klienteliste. Propaganda elektorale është normale, sidomos në një sistem demokratik, shumëpartiak dhe treg të lirë. Nuk është më ajo kohë, kur dhe rojet në derë të një institucioni i caktonte Presidenti i Republikës, prej opozitës së sotme, që e quan "manipulim elektoral", sipas autorit, të propagandës elektorale me "sistemin e patronazhistëve". Nëse nuk është në shkelje të ligjit është e ligjshme dhe e drejtë. Aq më shumë për rastin e emigrantëve, që jetojnë jashtë dhe janë me të drejtë vote, dhe që sipas autorit janë më pak të influencuar nga opinionet. Atëhere, nëse botkuptimet (interesat, bindjet, kultura etj), i bëjnë votuesit jashtë Shqipërisë një targat grup më të vështirë për politikën, atëhere, ku qëndron e keqja, sipas opozitës, që do të sjellë "përmbysjen: e rezultateve në favor të mazhorancës? Puna qenka e zgjidhur atëhere: sejcili voton sipas botkuptimit, që formohet nga të gjitha faktorët material, shpirtëror e ideal. Po për të lëkundurit, se ka edhe të lëkundur kjo botë, po ka edhe indiferentë; atëhere, këtu hyjnë "patronazhistët", udhërrëfyesit, influencuesit, propoganduesit, që të bëjnë të mundur ndërgjegjësimin dhe tërheqjen në krahun e tyre të votuesit. Nëse emigranti ka probleme të pazgjidhura në Shqipëri, që nuk ja ka zgjidhur, ose, që nuk i jep shanse t'i zgjidhë maxhoranca në pushtet, atëhere, të votojë opozitën, që kur të vijë ajo në pushtet, t'ia zgjidhi; nuk ka "patronazhist që t'i afrohet një të tillë dhe nëse ia zgjidh pushteti, jemi në rregull, por ai nisur nga botkuptimi, mund të votojë përsëri opozitën, se ta zëmë ka lidhje shpirtërore me të, aq më shumë, kur pohoet se votuesi shqiptar nuk është i qendrueshëm. "Besoj se "patronazhisti" nuk i vete pas votës. Kjo paraqitje e problemit është një propagandë e pastër e "patronazhistit të paanshëm", për të justifikuar opozitën e sotme për pamundësinë e organizimit të udhërrëfimit të elektoratit të tij në zgjedhjet e ardhshme. Sa për papjekurinë politike të elektoratit shqiptar për të zgjedhur të përshtatëshmit, që t'i qeverisin, kjo nuk qëndron. Jemi populli, ndoshta, më i përfshirë në politikë në botë, or Ervis, dhe s'ka patronazhist, që na e kthen mëndjen, po nuk na u mbush vetë, duke parë realitetin! Dhë jemi aq këmbëngulës, sa mund të rrimë me ditë të tëra plot 333 ditë-netë, në një rrugicë, poshë dritares së katit të tetë, duke dëgjuar fjalën e njëjtë, si psallme, të udhëheqësit tonë shpirtëror, pa u pra.
O mallakastriot! .................. -- E para: - Nuk voton diaspora, por emigrantët. Diasporë quhet çdo shqiptar, edhe ai që ka ikur para 100 vjetësh, por nuk voton nëse nuk ka shtetësinë shqiptare.... . Në Gjermani psh, ka emigrantë që kanë marë shtetësinë gjermane, duke lënë sipas ligjit gjerman atë shqiptare. Nuk janë më emigrantë. Janë shtetas gjermanë. Janë diasporë. Por nuk votojnë në Shqipëri...... . Ndërsa shumica e emigrantëve që nuk kanë marë shtetësinë gjermane, mund të votojnë................................................... ----- E dyta : - Patronazhimin e bëjnë të gjitha partitë në Shqipëri..... . PS i quan patronazhistë. PD i quan kujdestarë, dikush tjetër aktivistë....... . Dhe të gjithë kryejnë të njëjtën punë, të ligjëruar në Kodin Zgjedhor..... . Listat e zgjedhësve ju jepen nga Zyra e Gjendjes Civile të gjitha partive. Dhe fillojnë punën, duke i marë me radhë. Për kë voton ky, për kë voton ai tjetri...... . Ky pse nuk voton? Po nëse shkon për të votuar, për kë mund të votojë..... . Ktë tjetrin as mos e tako, se nuk ndryshon kurrë...... . Kush ka ndikim tek ky fis, por tek ai person... . Kë dëgjon ai...... . ....... . Këtë e bëjnë të gjitha partitë..... . Por kush e kryen më me pasion dhe kush gënjen në raportimet që bëjnë në kryesitë e rretheve, kjo është tjetër gjë..... . Dhe pastaj thonë, pritshmëritë tona ishin ndryshe....... . Ja ky është patronazhimi. Ku është paligjëshmëria këtu?..... Ku është veprimtaria kriminale, siç thotë Berisha.....?. . ... . A e bën këtë gjë edhe vetë Berisha me militantët e tij. Sigurisht..... . PS ka më shumë potencial. Sigurisht që ka..... . Të mos i shfrytëzojë këto potenciale?................. . Kështu do të bëhet edhe me votën e emigrantëve....... . Secila parti, qoftë nga lista që do marë nga Zyra e Gjendjes Civile, por edhe njohjes që kanë, do të punojë që emigrantët që ata mendojnë se votojnë për ta, të regjistrohen për të votuar........ . Më pas dy muaj para zgjedhjeve Komisioni Qendror, do ti japë çdo partie listën e emigrantëve që janë regjistruar...... . Pse e jep këtë listë KQZ?..... Pikërisht që partitë të punojnë me ta për të votuar partinë e tyre..... . Pra që secila parti të zhvillojë sistemin e patronazhimit............. . Dmth, asgjë të ligë, çdo gjë me ligj...... . Por nkë gjë mbaje shënim....... . Votimi i emigrantëve do të jetë një dështim....... . Nuk do të regjistrohe më shumë se 50 mijë emigrantë...... . Plus të tjera.
Nuk kam asnje qasje apo "simpati" partiake,pervecse (besoj si shume nga ne) "alergji" dhe zhgenjim,tashme shume vjecar ! Por,roli i "patronazhisteve" po fetishizohet shume dhe pothuaj po konsiderohen si "sigurimsat" e dikurshem !? Pavaresisht menyres se si keta i qasen elektoratit,nuk besoj qe zgjedhesit brenda apo jashte vendit u "dorezojne" patronazhisteve ID'te e tyre,etj., ........ Gjithashtu vota eshte e fshehte si tek "kutia" ne Tirane,apo Lezhe,etj, apo edhe e emigranteve ,prej kudo qe ata do te votojne ! O njerez te mire,duhet kuptuar qe cdo zhvillim apo ngjarje ne jeten tone ka kuptimin relativ. ! Edhe ne votime,aty ku ne paraqitemi ,fatkeqesisht kemi vetem "Dy Kuti",ne njeren eshte Berisha dhe ne tjetren eshte Rama...... njeri i ka (dhe demostruar) te gjitha te keqiat,si : Shkaterrimin e shtetit qe ne nisje te Sistemit te Ri,Piramidat dhe Kaosi i 97's ( shkaterrim dhe mijera te vrare) - 98'ten si udheheqes i sulmit mbi shtetin - Gerdecin dhe Vrasjet ne Bulevard,Vjedhje pa fund te prones Publike,etj.etj ...... Ky qe eshte ne "Kutine" tjeter dhe Grupit qe ka mbrapa po ju faktohen cdo dite abuzime dhe vjedhje te prones publike !? Por te pakten Jo vrases ! Pra,deri sa te "shoh" nje figure te "re" qe te demostroje ato cka ne te gjithe desherojme,jam i "detyruar" te votoj ne kutine e dyte,sepse perndryshe shkojme ne Kaos,te cilin e kemi provuar disa here ne keto 30 vite !! Persa i perket pritshmerise re Votes se Emigranteve,duhet pranuar qe Rama ka krijuar nje "stature" te tijen,shume dinjitoze ne raportet e tij me te gjithe lideret perendimore,perfshire edhe me ata qe vijne nga forcat e djathta ! Duam apo nuk duam,kjo e ndihmon Shqiperine ! Si mendoni qe do te votoje nje emigrant ne Itali,ne Mbreterine e Bashkuar,ne France apo Gjermani,kur shikon se cfare marredheniesh ka Rama me lideret e atyre vendeve !? Asnje lider perendimor nuk mund dhe nuk do te "Pinte" as edhe edhe "kafe" me Berishen !! fatkeqesiht ketu kemi "ngecur" ! Lymi Tutit

Shoku ynë Tili : të kishe dikur dikë në patronazh fillonte që në fillore , kur një shok i klasës nuk nxinte e zysha të ngarkonte të ndihmoje shokun në detyrat që ai ose ajo rezikonte të ngelej në klasë .
Djelli rrezatonte atë ditë kur hyri në klasë . Rregullsi . Asnjë zhurm , asnjë mësues në korridor , asnjë tingull nga kabineti i muzikës . Heshtje rreziku . Të gjithë nxënësit ishin ulur në vendet e tyre atë ditë . Alketa , Tati , kokëulur të gjithë si të ishin marrë vesh parakrahët i kishin mbëshetetur mbi bango dhe kokat mbi duar . Heshtje ! Rreziku pat trokitur . U ul në vendin e tij në bangon e fundit pranë dritares . I pa të gjithë . Askush nuk po qante . Sytë i mbërthyen përballë dërrasën e zezë . Ju kujtua zysha e fizikës kur ishte në bangon e parë para disa ditësh dhe aroma e shkumsit . - Alban , ngrihu në mësim . - Mësuese , sot nuk kam mësuar . Si ? Zërin e rreptë e pasoi pëllëmba saj e rëndë . U ul të merrte syzet pas atij ndëshkimi , edhe notën , katër , në fund të klasës . U ngrit ! Eci drejt dërrasës së zezë , dhe i ra aq fort me grusht sa t'a thyente heshtjen e doli në korridor dhe u largua . I la pas , të heshtur me , rrezikun . Do pushtohej ky vend . Amerika . Në homazh , binte shi prilli .