Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…

13 Dhjetor 2024, 17:24Blog TEMA

Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin që zhvillova këto ditë për Report TV, plot 2227 zgjedhës të prirur për të votuar (2004 të vendosur dhe 223 ende të lëkundur) iu përgjijgën një sërë pyetjesh rreth aktualitetit politik. Por ndryshe nga sondazhet paraardhëse, në sondazhin e fundit u shtua edhe kjo pyetje e karakterit historik: “Qysh nga themelimi i PD-së, a keni votuar ndonjëherë për të? (Pavarësisht se çfarë prirje vote mund të keni sot)”.

Plot 51% e të anketuarve u përgjigjën që kanë votuar të paktën një herë për PD-në në historikun e saj 34-vjeçar. Madje përqindja ishte më e lartë ndër të anketuarit jashtë Shqipërisë – plot 55%.

Ndërkohë, vetëm 28% e të gjithë të anketuarve (31% e të vendosurve për të votuar qysh sot) votojnë aktualisht për PD-në. Me fjalë të tjera, pothuaj gjysma e zgjedhësve të prirur për të votuar (të vendosur plus të lëkundur) kanë votuar dikur për PD-në, por tani nuk votojnë më për të.

Në sondazh nuk ishin të përfshirë ata që nuk votojnë për asnjë parti. Dhe ndër ta mund të ketë shumë që kanë votuar dikur për PD-në, por tani nuk duan të votojnë fare…

 

 

7 Komente

  1. L
    Loni

    Zoti Zaloshnja! Ju po kryeni shumë sondazhe për një periudhë të shkurtër kohe. Në këtë të fundit thoni se keni intervistuar 2227 persona. Atëherë le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Duke konsideruar se ju i kushtoni 3 minuta një interviste, i bie që për sondazhin në fjalë keni shpenzuar 6681 minuta. Pjesëtuar kjo me 480 minuta në ditë, i bije 13.91375 ditë. Kuptohet, kjo pa bërë asnjë sekond pushim. Por unë, zoti Zaloshnja, për moshën që keni, gjykoj se nja tre apo katër herë në ditë ju duhet të shkoni në hale, për t'i dhënë mëmës natyre atë që i keni marrë një ditë më parë. Po ashtu një kafe, mëngjesi dhe një drekë fare e thjeshtë, ashtu siç edhe vetë jeni, kërkojnë edhe këto kohën e tyre. Kuptohet, kjo do t'i shtonte disi ditët e nevojshme për sondazhin. Një kohë të domosdoshme, natyrisht, kërkon edhe analiza e rezultateve para se ato të publikohen. Tani pa u zgjatur, ju botuat edhe para një javë një sondazh me 1007 të intervistuar. Edhe kjo, gjithashtu, kërko kohën e nevojshme. Pra, ju keni bërë dy sondazhe në dy javë. Tani që të jem fare i qartë; jam vërtetë shumë i shqetësuar për ju zoti Zaloshnja, a mos po e stërmundoni vehten me një ngarkesë rraskapitëse, e cila duket jashtë mundësive njerëzore? Apo veproni si një kompani ku keni të punësuar shumë njerëz për t'a përballuar gjithë këtë volum pune? Na i bëni të qartë zoti Zaloshnja mënyrën e realizimit të sondazheve tuaja, sepse po na krijohet bindja e gabuar sikur ti sondazhet i bënë sipas dëshirës dhe oreksit të qeverisë, në tavolinë dhe rezultatin e vendos aq sa t'a kanë kërkuar? Sepse duhet pranuar, kemi një qeveri e cila sipas shumë fakteve në drejtime të tjera, shpenzon shumë për jetëgjatësinë e pushtetit të saj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      O Loni na ngrenc mune! Sondazhet sot behen me Internet dhe kjo llogaria jote eshte nje idjotllik I madh.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Për çfarë sondazhi e ke fjalën moj "Munika", nga ato që bëjnë gazetat me nga një pyetje dhe përgjigjet i vlerësojnë si opinion publik dhe jo si orientim i lexuesve të saj? Pastaj pse i nxjerr nga goja ato që dalin nga tjetër anë, apo edhe sistemi i jashtëqitjes të ka ndërruar drejtim me 180°? Një sondazh i vërtetë kërkon kohën e nevojshme, jo të bëhet apriori në tavolinë ashtu siç t'a kërkojnë.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Lutemi "Munika", na jep linkun e sondazhit online. Dhe meqë ti je thellësisht i zgjuar dhe i familjarizuar me teknologjinë bashkohore të komunikimit, këtë të kishe bërë jo t'më fyeje.

          Përgjigjjuni
      2. K
        Keshtu eshte

        Prit e mos e lodh shume koken me llogari mor Loni, ke kohe per ti bere lligarite e Pd-es pas 11 Majit. Aty do shohesh se si ka firapsur elektorati i asaj partie. Mos i mat me veten qe ke qelluar shkemb graniti, ja qe te tjeret na dolen prej balte. Ruaj shendetin Loni. Sa i perket pleqerise se Zaloshnjes dhe i permend se shkoka 6 here ne hale , e teperon nje cike o Loni , se sipas kesaj i bie, qe Saliu ta beje jeten e tije vetem ne hale dhe pastaje ai nuk i duhet me as dreqit e jo me Pd-es.

        Përgjigjjuni
        1. u
          une

          O Loni , mos u bej cmirezi. Nuk thua qe jemi me fat qe kemi Zaloshnjen e po na sqaron cdo dite se per ke duhet te votojne shqiptaret, po merresh me dengla jo i del jo si del koha per keto sondazhe kaq te shpeshta. Harron zoteri qe ky eshte edhe nenshtetas amerikan, ka dy pasaporta pra punon sa nje shqiptar dhe nje amerikan sebashku. Pastaj ato sondazhet ne amerike treguan se jane shume te sakta ne parashikimin e tyre dhe ketij si atyre do ti dalin po aq te sakta.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tellalli

            Nuk dua të futem në debatin me Lonin , vetëm t'ju kujtoj që , Zaloshnja gjithmonë i ka rënë në kokë me sondazhet e tij votës së shqiptarëve . Tashmë ai është specialisti i vetëm që kemi në këtë fushë .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje