
Nga Eduard Zaloshnja
Si sot 34 vjet u shpall publikisht themelimi i Partisë Demokratike, para rreth 100 mijë qytetarëve të mbledhur në Qytetin Studenti. Meqë isha pjesë e grupit të pedagogëve dhe studentëve që një natë më parë diskutuam sesi do ta quanin partinë e re dhe se çfarë do të përfshinim në programin e saj, nuk mund ta harroj kurrë atë ditë të rëndësishme për historinë e vendit tonë.
Çdo vit themelimi i PD-së festohet, dhe mua më ka ardhur gjithnjë ftesë për të qenë i pranishëm në të. Në më shumë se gjysmën e rasteve, nuk kam qenë në Shqipëri. Por kur kam qenë, rrallë kam shkuar. Sa më shumë kanë kaluar vitet, aq më pak nga themeluesit kam gjetur atje – dhe shumica dërrmuese jemi ende gjallë!
Deri dhjetorin tjetër, kur të festohet 35-vjetori i themelimit të PD-së, ndoshta një brez i ri udhëheqësish do ta marrin stafetën në dorë. Dhe ndoshta edhe ne themeluesit e hershëm do të shkojmë me shumicë në festë. Ne ishim të rinj atëherë, kur diskutonim për emrin që do t’i vinim partisë (Berisha ishte më i madhi në moshë, 46 vjeç). Tani presim një brez të ri udhëheqësish që ta drejtojnë partinë që themeluam…
Shënim: Nga disa sondazhe që kam zhvilluar, disa politikanë të brezit të ri rezultojnë me kuota të larta për ta marrë stafetën e udhëheqjes së PD-së pas vitit 2025
Vazhdo sondazhet ti Zaloshnja, na trego sa vota vlen lekura e kriminel Sali nongrates. Po kujdes, mos ja shto perqindjen se e terbove fare, tregona te verteten qe nuk mund te jete 30% qe na thua ti.
Sondazhet e Zaloshnjes duhet te kene transparency. Te tregoje metodologjine dhe me sa staf I realizon. Gjithashtu dhe sa tatime paguan. Pra te deklaroje numrin e punonjesve bazuar ne sig shoqerore ose tatimin je burim qe u mban. Kam idene qe punon thjesh me nje telefon.
Soni ti jeton akoma ne shekullin XIX. Sot sondazhet mund te behen elektronikisht brenda dites
Jo...sondazhet serioze behen dhe elektronikisht dhe ne terren. Te pakten sipas statistikes. Sondazhet jane nendege e statistikes. Nuk kane lidhje me gazetarine.
Po na thuaj o Zaloshnja kush jane keta te "brezit te ri" qe ti njohin njerzit dhe ti mbeshtesin pastaj. Po te jete brezi i ri tip Gaz Bardhi apo karavidhe te tjera PD nuk reformohet as per 100 vjet. PD eshte nje kalbesire qe duhet hedhur ne koshin e historise. Kete fund do te kishte sepse ashtu u ngjiz: parti kriminelesh, hajdutesh, ish sigurimsa, komuniste me xhakete te kthyer (me te zinj se komunistet sic thoshte Haveli), me nje fjale llumi i shoqerise. Do vinte nje kohe qe llumi do shkonte ne fund si cdo llum. Me vjen keq per disa njerez idealiste qe ju bashkuan PD nga retorika mashtruese e komunistit te zi qe ligjeron nga kati i 8te. Por kjo eshte dialektika historike. Uroj vertet uroj qe te linde nje parti e re vertet serioze si alternative per "Rilindjen". Ndryeshe Rama eshte aty sa ti jape ymer Zoti.