Nga Denis Dyrnjaja
Një video ku mendohet se shfaqet ish këngëtarja e muzikës së lehtë dhe popullore e Shqipërisë Parashqevi Somaku, po përdoret masivisht nga njerëz të njohur e të panjohur në formë keqardhjeje. Në gjithë këtë koloni keqardhësish ka nga ata që vërtetë nostalgjia i lidh me kujtimet e së shkuarës dhe prej saj ndjejnë një lloj emocioni me kujtime e pasazhe të jetës së tyre, sikurse ka edhe nga ata që e kanë hartimin e radhës për pak vëmendje. Tani për të gjithë në tërësi pyetja që vjen natyrshëm është: po mirë përse kujtoheni gjithnjë për njerëzit, sidomos (të famshmit) o kur bien në hall, ose pasi vdesin?! Askush nuk kujtohet për ta sa janë gjallë.
Si jetojnë, ku jetojnë me çfarë jetojnë, a kanë mundësi të jetojnë, jetojnë me dinjitetin e merituar për atë që kanë dhënë për publikun dhe kombin? Jo për këto kujtohemi ose kur ata bëhen lajm për keq, ose pasi ikin nga kjo jetë, sepse harrojmë se edhe ata janë njerëz. Kanë një jetë sociale me ulje ngritjet e tyre. Dhe pasi ndodhin fatalitetet me ta, shfaqen nostalgjikët dhe elozhëtarët. Shfaqet i gjithë spektri i mundshëm i keqardhjes deri në për shpirtje, që në fakt është edhe cinizmi me i madh dhe hipokrizia më e neveritshme. Tani dy fjalë për Parashqevi Simakun.
Si miliona shqiptarë i përkas atij brezi që e kam njohur, ndjekur dhe adhuruar nga ekrani. Ishte e famshme në Shqipërinë e varfër nga diktatura dhe mesa duket Parashqevia mendoi se fama e këtushme konventohet edhe jashtë njëlloj. Përtej disa privilegjeve sa mund të konsiderohej e tillë edhe fama, të gjithë në Shqipërine e diktaturës ishim njëlloj të varfër e me pak mundësi ekonomike. Artistët dhe sportistët kishin një lloj privilegji nga pjesa tjetër e shoqërisë në tërësi për të patur disa elementë bazikë ekstra që ndoshta u jepnin atyre atë veçantësinë nga pjesa tjetër. Pra e gjitha ishte falë famës. Parashqevia ishte njëra prej tyre ndoshta dhe më e famshmja.
Ndoshta mendoi se atë që i ofronte Shqipëria nuk ishte ajo që i takonte. Dhe kështu pas viteve ’90 kur këtu nisi demokracia ajo vendosi të ndjekë ëndrrën amerikane të filmave që na dukej një mrekulli. E tentoi me të gjithë të drejtën e vet dhe të zotit të krijojë një jetë të re profesionale e personale. Dështoi. Është njerëzore. Nuk i ka ndodhur vetëm Parashqevi Somakut, por u ka ndodhur me qindra e mijëra personazheve të famshëm, në Francë, në Itali, Angli dhe sigurisht edhe në Amerikë dhe jo vetëm shqiptarë. Dikujt i prin fati e dikujt jo. Ka edhe prej tyre që e gjuajnë me këmbë fatin e tyre sikurse thotë një shprehje shqiptare. Ndoshta Parashqevia në kërkim të një fame më të madhe, në fakt gjuajti pa dashje me shkelm fatin e saj.
Një shprehje tjetër po popullore thotë “më mirë i pari i katundit se i fundit i qytetit. Ndaj se kush bën zgjedhjet e tij në jetë. Shumë kolege të Parashqevisë bënë një zgjedhje tjetër, qëndruan në Shqipëri e sot falë talentit, aftësive dhe dashurisë së publikut gëzojnë edhe respekt, edhe status shoqëror dhe status ekonomik dinjitoz. Motrat Libohova, histori suksesi, Aurela Gaçe histori suksesi, Eli Fara apo Bujar Qamili Gjithashtu. Ndërkohë Mertita Halili, e Gëzim Nika në Amerikë janë përsëri histori suksesi.
Përmenda vetëm disa emra për të ilustruar faktin se kush bëri zgjedhjen dhe mënyrën e duhur pati edhe fatin me vete. Ka shumë të tjerë si ata që u ka prirë e mbara sikurse ka edhe nga ata që kanë dështuar. E tillë është jeta, i tillë është arti, i tillë edhe fati. Pra njerëzit e zgjedhin vetë rrugën dhe në një farë mënyre e shkruajnë vetë fatin e tyre me atë që kërkojnë dhe pretendojnë. Parashqevia ndoshta disi nga pretendimet, disi nga fati i keq pati një histori dështimi dhe kjo për zgjedhjen personale të saj si të gjithkujt.
Tani për këta keqardhësit kolektivë që aktivizohen sa herë shfaqet një “viktimë” prej fatit të së cilës, a cilit kërkojnë të marrin vëmendje. Nëse keni pak njerëzillëk, ktheni sytë e vëmendjen te njerëzit e artit, kulturës e sportit apo njerëzit që kanë dhënë kontribute për vendin dhe kombin, jo kur ata janë rrënuar apo largohen kjo jetë. Jepuni vëmendje dhe dinjitet sot, tani, nesër dhe çdo ditë. Ata nuk i dëgjojnë apo lexojnë hartimet me keqardhje e hipokrizi kur nuk do të jenë më ose kur hallet e problemet e jetës i kanë vënë poshtë përdhunshëm. Ata kanë nevojë për dinjitet, jo për lëmoshë, sidomos lëmoshë me dashuri të rrejshme.
Boll bëtë sikur…një komb duket sa dinjitet ka jo nga fjalët, por nga faktet se si trajton elitën e tij, e faktet na turpërojnë. Ndaj Parashqevia është një mundësi për të kthyer sytë te ata artistë, sportistë shkencëtarë, poetë, studiues e shkrimtarë që t’i nderojmë me dinjitet dhe në kohën e duhur përmes akteve jo hipokrizisë e fjalëve!
Ket artiste te muzikes shqiptare ( lindur ne kavaje) qytetaret durrsake e pranuan ne gjirin e tyre... duke i dhene vend banim ne mes te bulevardit... nje pallatet me te mire te asaje kohe prane kinemase dmth me talentin e saje te muzikes arriti ne cdo familje shqiptare...
O Denis, lere Paron në hallin e vet, por jepu këshilla të famëshmëve që sot kndojnë këngën " Sa kam bythën e mirë"................... . Dhe thuaj. Mirë moj Erjola D. , sa ke bythën e mirë, po pastaj çfarë do bësh? .... Çfarë di të bësh? Apo ju moj motrat Vjollca, apo ti moj Antonela, po ti moj që ke kënduar këngën "sa kam bythën e mirë", dhe sot del foto me Donaldin........ . Mos të të duket çudi, që nesër në atë foto në vend të Paros mund të jesh ti........ . Sepse një ditë bytha fishket, dhe bythët kanë shumë konkurrencë.
E ke qarë, nuk i shtoj asnjë koment. Hipokrizia është bërë pjesë e shoqërisë sepse kapitalizmi ky është. Faleminderit për shkrimin!
Po o @Rezi, po! Hipokrizia është fenomen apo cilësi vetëm e kapitalizmit! Mos bré! Nuk e kam për polemikë me ti, sepse nuk e di se në ç'kohë ke jetuar. Ne, që për fat të keq, kemi jetuar pjesën më të madhe të jetës në Shqipëri, në rendin para kapitalizmit të sotëm, që rëndom quhej komunist apo socialist, që vetëm i tillë nuk ishte, atë kohë përveç diktaturës dhe një sërë privacionesh që e karakterizonin atë mu për shkak të saj, tipari dallues i njeriut në veçanti dhe shoqërisë në tërësi, ishte pikërisht hipokrizia. Të gjithë njerëzit, me përjashtine të rralla ishin hipokritë me veten, në familje dhe më gjerë. Ndaj, askush nuk pretendon se kapitalizmi është rendi shoqëror më i mirë, por siç ka thënë dhe Çurçill, më të mirë nuk ka. Kapitalizmi si rend shoqëror ekziston vetëm mbi bazën e Demokracisë, si sistem vlerash, kur sa më e arrirë të jetë kjo, aq më mirë funksionon dhe ai. Ajo që më shumë e karakterizon demokracinë është Liria dhe në kushtet e Drejtësisë, në kuptimin më të gjerë të saj, arrijmë dhe sistemin shoqëror më human, që sigurisht mbetet aspiratë e përherëshme e njerëzimit.
Eshte nje ligj real dhe i pa shkruar ne boten kapitaliste: Ti mund te jesh talent, por perfundon ne asgje, nqse nuk te prezanton ndonje pozicion me autoritet ne ate fushe. Dihet qe hollivudi eshte nje xhungel nga brenda, ku dhe vet duhet te luftosh fort dhe te mos dorezohesh.Por Parashqevia jone ish nje lule e brishte, qe e thane ato thellime te largeta, thellime qe i ndjen dhe shpirti jone, qe e deshte aq shume ate. Vec kesaj, ajo po te kish ndenjur ketu, brishtesia e saj e ndjente, qe kjo u kthye ne nje toke te xanun, nga tarafet e reja tribale, me llojin e folkeve te ´´te sukseseshme´´me ta qifsha ta lerofsha, apo tallavat orientale pa fund dhe pak me tej ´´muzika e lehte´´ me britma brutale ne kupe te qiellit, si menyre per te shprehur ndjenjat. Kjo ishte stina e vrasjeve te parashqevive.
Jo mo Denis jo, shqiptaret ndjejne dhimbje per çdo shqiptar qe katandiset ashtu dhe ne veçanti Parashqevin.
Po ça të keqe ka reagimi i shtetit??? Ja, prisni dhe ca e do ti japim dhe Parashqevis, urdhrin "Nderi i kombit" ose "Artist i merituar"... ....po si përher ( larg qoft) pas vdekjes....
Penis Dyrniaia sa ke bere gjithe kete artikull kontribuo i pari dhe hesht te te vleresojne te tjeret.Mos u jep mend nstalgjikeve qe kane pas dashuruar kengen shqipetare dhe artistet qe interpretonin.Ti na fol per Noizin,Klevion,Stresin,Tersin,Biben e mos u perzie ne ndjenjat nostalgjike te nje mase te madhe adhuruesish te muzukes shqipetare e interpretuesve te tyre.Ndoshta ka kalut peripeci ne jeten e saj atje ku jeton sepse jet nuk eshte e lehte e e shtruar me vaj ku edhe mund te resqashes .Emigrimi behet nga halli e jo nga malli,ku nese para viteve 90 beje nje jete mesatare e dinjitoze sot duhen pese jete te tilla per te perballuar veshtiresite.Do isha dakort me Ju,nese do i kishit sygjeruar te linte muziken dhe te behej gazetare kazani ku mund te fitonte dhe shijonte jeten pikerisht si ju te ketij kazani.
Penis Dyrniaia sa ke bere gjithe kete artikull kontribuo i pari dhe hesht te te vleresojne te tjeret.Mos u jep mend nstalgjikeve qe kane pas dashuruar kengen shqipetare dhe artistet qe interpretonin.Ti na fol per Noizin,Klevion,Stresin,Tersin,Biben e mos u perzie ne ndjenjat nostalgjike te nje mase te madhe adhuruesish te muzukes shqipetare e interpretuesve te tyre.Ndoshta ka kalut peripeci ne jeten e saj atje ku jeton sepse jet nuk eshte e lehte e e shtruar me vaj ku edhe mund te resqashes .Emigrimi behet nga halli e jo nga malli,ku nese para viteve 90 beje nje jete mesatare e dinjitoze sot duhen pese jete te tilla per te perballuar veshtiresite.Do isha dakort me Ju,nese do i kishit sygjeruar te linte muziken dhe te behej gazetare kazani ku mund te fitonte dhe shijonte jeten pikerisht si ju te ketij kazani.
Faleminderit Denis, per kete artikull,e ke qare!Si gjimone ka nga ata qe shohin enderra me sy hapur…si pune kesaj qe shkoi ‘si sepata pa bisht’ne Amerike!Pse?Se i kishte shkuar ne mendje qe te behej e famshme ne USA !!??Kur te vine mente-thote populli-si hane as qente!Ti ke dhene shume shembuj te mire,Denis,konkrete e qe jetojne shume mire ne vendin tone,e kane nje emer te vleresuar,ne Shqiperi,Kosove ,Mal te Zi e ne Maqedoni e kudo ku jetojne shqiptaret.Me sa duket,jo te gjitheve ju prin e mbara dhe jane te sukseshem.Me sa duketParashqevia nuk ishte e tille…..Emigracioni eshte i eger,sidomos per artistet….Nuk i thote populli kot-I pari ne katund se sa i fundit ne qytet…Aq me teper ne emigracion…
Po pse o gazetaruc i medja kazanit , pse mendon se eshte keqardhje hipokrite apo ngaqe e njeh mire hipokrizine te cilen jo pak here e ke perdorur ne menyren me bythlepirse ne favor te qeverise . Cfare mund te bejne shqipetaret kur askush nuk e di fatin e saj , nderkohe qe edhe te afermit e saj kane vite qe kane shkeput mardheniet , per faj te tyre por edhe te kengetares ? Mos i gjyko njerezit me kutin tend , sepse kam pershtypjen se me shume se ata qe kane shprehur keqardhjen e sinqerte per Parashqevine , je ti ai qe ke bere kete shkrim me nje hipokrizi te theksuar , sepseeee me statusin tend prej gazetari kazani mund te kishe kontribuar me kohe per te sensibilizuar opinionin dhe aq me teper qeverine per te nderhyre qe situata te mos agravonte deri ne kete gjendje .
Kush do te mesoje mbi realitetin e Parasqevi Simakut, le te me lexoje. Parasqevia iku nga shqiperia me te vetmim arsyetim se “ ajo i perkiste hollividit”. Pra jo per arsye ekonomike. Ja kishin mbushur mendjen “ intelektualet” tane se ajo do behej nje super star ne amerike. Perse do behej super star?! Se kendonte tallava ishte pergjigjia qe mbizoteronte ne “ rrjetet intelektuale” te asaj kohe. Ne te vertete, si parasqevia si dhe “ udheheqesit artistik” te asaj kohe, ishin ne injorace totale. Kjo “injorace artistike” deshmohet me se miri nga nje nder kompozitoret me te mire qe kemi pasur, agim krajka, i cili shiti firzamoniken e tij per te vajtur ne amerike( do behej edhe ky super star ne hollivud) ku do merrte shume lek e do bente muzike per filmat hollivudia. Perfundimi, agim krajka nga injoraca mbizoteruese, u katandis te luante firzamonik fundjave njesoj si parasqevia. Injoranca me e madhe qendron se agim krajka kishte ne pronesi (?) te tij nje nder firzamonikat me unike ne bote, por nga injoranca mbizoteruese, nuk e dinte qe kishte nje mjet muzikor qe ne ankand cmimi fillestar fillonte me shumen 100.000 dollare. Injoranca intelektuale e fillimit te viteve 90’ ( e cila pothuajse eshte prezente edhe tani por nga poshte lart, pasi intelektualet o na kane lene shendene o nuk flasin fare)i kishte rrenjet tek mos respekti mbi ate cfare kishim. Vertete parasqevia dhe te tjere ishin “ te paret” ne preceptimin popullor, por keta ishin aty pasi dikush tjeter i kishte shkolluar-mundesuar qe te ishin dikushi. S’dua te merrem sesi parasqevia arriti te ishte aq popullore ne publik pasi ne ditet qe po perjeton do ishte “ qellim me gure”, por do marr shembullin e agim krajkes, qe nje nder firzamonikat me unike ne bote, e kishte mundesuar ndermjet blerjes se “shtetit” , ku ai as ia kishte idene se cfare i blene dhe si e ndihmuan te behej ai qe ishte. Keto fjale, jane keshille edhe per disa aktor te vjeter, te ciler dalin e thone se po te kishin realizuar filmat e tyre ne hollivud, do kishin milona. Injoraca, nuk i le te mendojne se 99% te atyre filmave nuk do merrnin aprovim pasi kostua e realizimit do ishte nje risk qe nuk do e merrte persiper asnje producent. Pra, te dashur artista( aktor, piktor, skulptor,kengetar, valltar etj) mos shpregni mosrespek per “ shtepine” tuj pasi mundesite jane qe do u bier catia mi koke
I ke thene te gjitha bravo.. Ne fakt pervec injorances, ishte dhe naiviteti i theksuar dhe nje delusion qe ende e sheh ne Shqiperi por ne dallim nga ateher sot eshte shume djallezore.
Ja ke fut kot! Iku nga ky vend se kshte kohe qe kshte rene ne kthetrat e nje sigurimsi qe ja prishi jeten! Eshte nje histori e di gjithe Tirana e atyre viteve! Se ca enderronte pastaj eshte pune tjeter! Njeriu eshte i lire te enderroje!
People. ????????
Bravoooooo.... e ka treguar historia. Kush ka mosvlersim/ turp ose deshire tjetersimi prej nga vjen eshte i destinuar ne humbje. Asgje e keqe te pretendosh per me shume e te ndryshosh e drejta, e cdo njeriu POR duke mos mohuar ate qe ke dhe ishe.
Shiko ti derdimen Shqiperia kur Parashqevia kendonte vertet ishte e varfer (ashtu ishte gjysma e Evropes) por per artistet ajo Shqiperi e varfer kujtohej dhe ju siguronte dinjitet ne pune e ne jetese. Per sportistet dhe artistet kishte nje kujdes te vecante dhe respekt te thelle ne popull dhe nuk bente vaki qe nje artist i degjuar as sa gjysma e Simakut ne ate kohe te lihej ne harrese. Sot ne fakt qe jemi te pasur kemi rene rehat se nuk prodhojme me artista dhe as sportista por i importojme nga jashte. Te gjithe keta artistet qe u ankuan pas 90 se diktatura ju kishte rene ne qafe e su kishte dhene ate qe meritonin deshtuan ne Amerike apo edhe ne Evrope. Ata qe paten dy pare mende ne kok u kthyhen dhe i pertypen ato qe thane, te tjeret perfunduar si Parashqevia apo me edhe me keq. Bisedo me Leka Bungon se ta tregon ai Ameriken, ne fakt eshte i vetmi njeri qe mund te shkruaj.
Shume e vertete ,Guri i rende ne vendin e vet ???Thenia e popullit ??? Qe pas vdekjes se Enver Hoxhes filloi nje propagande e keqe ,shkak ishte ekonomia qe u fundos dhe jo te gjithe ishin me kembe ne toke , rembehashin nga theniet qe ky vend nuk behet , ketu nuk jetohet ja u benin fushe me lule boten kapitaliste ??? Keshtu qe jo vetm parashqevia ra ne ate batak por shume te rinj Shqipetare ???Filloi grindja neper familje dhe femija se degjonte prindin , degjonte shoqerine duhet ta provonte pa tjeter ishte periudhe shume e veshtire per ne priderit qe kishim femijet mbi moshen 18 vjec ???Sot na japin te drejte por ce do jo te gjtheve ju buzeqesh fati do vullnet te madh te perballosh ate bote te pa njohur vetem nga llafet ??? Si parashqevia kane perfunduar plot te rinj qe nuk kane aritur atje ku duan ?Keqardhje per te gjithe sa me ma pak dhibje per ata dhe prinderit e tyre ...Keta jane bijte e popullit se saliu te vetet i ka siguriar mire pa punuar fare jane milionere FATKEQESI
Merita Halili e Gezim Nika jane kengetare. Me gjithe nostalgjine e thelle qe keni per Parashqevine, ajo nuk ishte e atij niveli qe te mbante mbi shpatulla peshen e emigrimit. Nje kone e perkedhelur nga elita e muzikes ne Shqiperi. Dhe aty duhet te qendronte. Hollivudi eshte i veshtire per Amerikanet. Bote e madhe atje. E pesoi Anita Bitri, qe per mua ishte ku e ku me e talentuar nga Parashqevia. Dhe u be per ndjese e shkreta. Parashqevia nuk ishte me e famshmja, se late nam me injorancen tuaj, qe ketu e pertej Atlantikut. Te flasesh per Merita Halilin, po. Kishte ze me te mire, dhe ishte me e plotesuar si kengetare. Ajo mbajti zhanrin e saj te kenga popullore, dhe aty ishte mire. Nuk kish nevoje per Hollivud, po per dashamires te kenges shqiptare ne emigrim. Ndersa Paci vajti me mendjen se ishte ikone boterore. Naivitet fatal. Tani nuk ka me perendi ta ktheje Pacin ne gjendjen e meparshme. Harruat si u katandis Matilda Makoci? E beri Rama te merrte fund duke pastruar shtepite ne Greqi. PO e solli mbrapsht per hir te te birit Ku te kapet Paci e shkreta?
Me falni, ke quan "Elite" ky Denis Dyrnjaja? Dhe Denis, dhe Dyrrnja!! E kuptoni cfare "Elite" kemi? Ku i gjejne keto te drejta keta lloj debilesh ta vecojne veten nga populli dhe te quhen "Elite" Shko mor gjysmak. Ik merru me hallva e petulla, aq kapacitet ke. Elite thote, dhe i revoltuar pale. Cope idioti
@People. I ke thene te gjitha mos shkruaj me per 1 vit. ;))
Paro sic erdhi ashtu dhe iku. Lesh ishte,lesh ngeli. Paro mos harro te votosh se eshte ne anglisht. Populli po te pret. Aman hajde ne Kavajen tende.
Ti denis nuk ha mut kot, edhe ia shkrep ndonjehere po ai llagapi qe ke te nxjerr turk e bir turkut prandaj yxhym burdum shkruaj per te gjitha o gjithollog i sumes.
Ku eshte ndihma e Shtetit Shqiptar ?? Ku eshte Edi Rama qe lidh pensione ca klientelisteve ?? Ndihmoje o derase ne kemb se eshte nostalgjia e gjithe shqiptareve u ritem me kenget e saj , dhe nuk na vjen mire ta shikojme keshtu ….kaq e kaq milionere shqiptere ka ne USA …lidhu dhe ndihmoje se eshte ne hall tjetra …po je dhe artist o coralekuq , jepi nje dore te ngrihet ….