Nga Mentor Kikia
Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut dhe Nertila Kokës. Unë bëja pjesë tek “grupi i Parashqevisë”. Pas ’90-ës, Parashqevia dhe Nertila ndoqën jetën e tyre, duke mos qenë më prezent në skenën e këngës, ndërsa ne mund të adhuronim edhe këngëtarë e grupe të huaja…
Por, së fundmi, Parashqevia na u rikthye “dhunshëm” në vëmendje, jo me artin e asaj por me jetën e saj dhe, jo me dëshirën e saj por me imponimin e të tjerëve.
U bënë të gjitha bashkë: Kurioziteti për këngëtaren që shumëkush e kishte në memorie me sharmin dhe talentin e saj, dëshira e pastër e shume shqiptareve për ta ndihmuar me zemër e shpirt, media online e etur për klikime me titujt “joshës”, mëshira publike për “yllin që kishte përfunduar rrugëve duke lypur”, ironia, bullizimi, adhurimi, humori i zi… Nuk mungonin në këtë parashqevimani as tituj lajmesh të tipit: “Shikoni se ku ka degraduar këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku”, “Parashqevia lyp rrugëve”….
U nxorrën nga sepetet e arkivit intevista e shkrime, me rrëfime dhe aludime të kolegëve për dashnorët e Parashqevisë…
Në fakt, çfarë i ka ndodhur Parashqevisë?
I ka ndodhur ajo që mund ti ndoshë gjithkujt!
Ajo iku në Amerikë me një ëndërr, por ëndërrat jo gjithmonë realizohen. Jeta i mori jo për mirë dhe ajo vendosi, apo iu dorëzua jetës, dhe e jetoi atë siç mundi, ku mundi, me çfarë mundi dhe pa i rënë kujt më qafë, në asnjë lloj forme. Ne këtu dinim që Parashqevia është në SHBA dhe nuk po bën jetë arti. Kaq, të tjerat nuk kishin interes publik.
Nuk di të them nëse rikthimi i saj në vemendjen publike kaq vrullshëm ishte një “skenar konspirativ” PR-i, ishte një dëshirë për ta ndihmuar pastërtisht dhe vërtet(por që doli jashtë kontrollit), apo thjeshtë një mjet për të bërë “lajm” dhe marrë klikime, siç rëndom përdoret çdo gjë sot nga rrjeti… Por reagimi që prodhoi ishte vërtet i jashtëzakonshëm, në përmasat e një fenomeni social. Kishte nje solidaritet te jashtezakonshem, vertet, por mania për të rishpërndarë videon që tregonte se “ku kishte përfunduar Parashqevia” u shndërrua në një lloj dhune verbale. Edhë ata që e mëshironin, mëshirën e shprehnin publikisht shoqëruar me videon e pamëshirshme. Ishte si ti kërkosh falje dikujt pse i ke publikuar një foto të padëshiruar, dhe tekstin e faljes ta shoqërosh me të njëjtën foto.
Por në mesin e kësaj zallamahie online, kur shumëkush mund të ketë parë “imazhin e shëmtuar të një shoqërie”, unë pashë një shoqëri që qëndronte më lart se një pushtet, siç është media. Etja për audiencë(klikime) dëshmoi se nuk njeh as parime, as kod etike, as mëshirë.
Në mesin e turmave që garonin të merrnin pjesë në këtë kuvendim të llahtarshëm për jetën e një njeriu, pa pyetur fare për atë, pashë njerëz të ndershëm që evokuan kohët e arta të këngëtares. Rikthyen këngët e saj si një kundërpeshë ndaj “diskreditimit” publik që po i bëhej. Parë në këtë këndvështrim, ishte një fenomen për tu analizuar nga specialistët e komunikimit publik.
Jeta të vë para sprovave. Mund të detyrohesh të shesësh shtëpinë, nëse ta lyp nevoja. Mund te jesh “dikush” sot dhe detyrohesh nesër të punosh edhe “punë të rëndomta”, edhe pse unë mendoj se punë të rondomtë nuk ka. Nëse jeta të vë për poshtë, të tjetërson, ajo nuk ka mëshirë. Por ajo nuk ta merr as emrin e mirë, as faqen e as integritetin. Ai që është i varfër nuk është pa dinjitet.
Dhe këtu, më shumë se sa fati i keq, ai që ta vë shkelmin në fyt, është ai që gajaset me fatin tënd. Ai që thotë: Ja si ka përfunduar!
Ai që ta zë frymën, është ai që salçiçet e ndihmës që të jep, më parë ti var në qafë dhe të filmon, për tia hedhur videot turmës së uritur të mediave.
Kjo histeri tregoi se edhe fatkeqësinë duhet ta ruash për vete, pasi edhe vdekja e dikujt shërben si ushqim për dikë tjetër.
Ndërsa, sa për Parashqevinë, ajo e fitoi “debatin”, pasi këngët e saj u rikthyen sërish në vëmendje, për të na kujtuar madhështinë e saj si këngëtare dhe për të na treguar se ne nuk i detyrohemi mëshirë Parashqevisë, por i detyrohemi ta paguajmë për këngët që ka kënduar e kënaqësinë që na ka dhuruat(sipas të drejtës së autorit, meqë jemi në ekonomi tregu).
media e shpetoi o filozofer studiosh televizive
Edhte kontradite e madhe ne gjithe kete histori. Fakti eshte qe ai person qe ju afrua dhe e ndihmoi konkretisht,po masakrohet nga disa qe po te donin mund ta ndihmonin vete me ato standartet morale qe ata vete kane dhe kerkojne nga te tjeret. Me beri pershtypje Robert Alia,gjuha e perdorur prej tij nuk le vend per koment, harron,ose nuk i shkon ne mendje qe njerzit nuk jane njesoj,nuk mendojne njesoj dhe nuk veprojne njesoj,ai vete do te gjeje njeres qe do te deshironin te mos shprehej ne ate gjuhe,po ja qe ai kete stil komunikimi ka pasur,ska pse te pretendosh perfeksionin,sepse thjesht nuk egziston percaskend,prandaj eshte e udhes qe te shifet ana pozitive e gjithe kesaj situate. Po te mos ishte bere "sebep" Fevziu,apo ata qe i derguan vidiot atij,po te mos kishte dale ajo gruaja ti bente videon e pare,ajo me buskuqin e perfolur,po te mos kishte shkuar ta ndihmonte ai sipermarsi "sharlaran",si e quan R.Alia me nje lehtesi vullgare tipike te tij,po te mos flisnin mediat anembane,me gjithe standartin e ulet moralwe kane oasir ne kete ngjarje,sot Parashqevi Simaku fo te ishte ne harrese akoma,prandaj,nuk eshte mire te gjykojme ndihmen qe i dhane ,apo qe po i japin artistes, qe ne Shqiperi e duan,dhe ndjejne keqardhje per fatin e keq qe e ka ndjek ne dhe te huaj,dikush,konkretisht edhe pse do te donim pa ze dhe pa kaq rremuje,po e ndihmon!!
Parashqevi në Amerik ka jetuar me shtresën vunerablë (emigrant afrikan,arab), ndaj u ambientua me këtë jetë.Melania Trump e Sllovenis fle te shtëpia barrdhë ndërsa Parashqevi e Kavajës mbulohet me rroba të vdekurish dhe shtrihet te shinat e trenit.Parashqevi mendon se kulla ka vetëm New York, ndërsa Shqipëria ësht ajo e viteve 88.,dhe në dhjetor të 2024.
Edhe shoqria e jonë në tërsine e saj, ne bëm sigure po na qane shumë zemra kure na she dikushë, a po kurë jemi në rrjetët socjale. Po nga anë tjeter vrasim njëri tjetrit për një fjalë gojë dhe bëmë kasaphanë, seç ishtë ajo në Athine para 2 diteve. Në kemi medaja dhe të gjitha instututsjonet të degjenerume sot në Shqiprie, perjashto Spakun sot për sot.
MBASE Parashqevise nuk i pelqejne diamandet, as apartamentet luksose ne qender te qytetit, nuk i honeps darkat falas, dhuratat nga te huajt qofshin edhe simpatizant te sajin. Parashqevia, doli vete nga skena , arsyet i di ajo. Meshira dhe trajtimi si kukull prej lecke, eshte poshtrim.
Veshtrim sinoptik i nje jete fatkeqe ,nga nje shoqeri e kamufluar dhe e coroditur 1.Emigracioni nuk eshte atdheu ,ku ke njerzit e tu te dashur! 2.Njerzit e perkedhelur,ne se bien nga fiku,perfundojne ne "cross of street" 3.Jemi ne epoken ku media te mbyt. TV portalet rrjetet sociale celulari thashethemnaja tik-tok gazetat liria e cfrenuar e shoqerise....mund te bulizojne nje te forte sa nje dem ose nje te mencur sa nje filozof