
Nga Eduard Zaloshnja
Në sondazhin që zhvillova para një jave për Report TV, ishte edhe pyetja: “A mendoni se prokurorëve të SPAK-ut u duhet dhënë mundësia për të rikandidaur për një mandat të dytë 9-vjeçar?”. Plot 72% iu përgjigjën pozitivisht kësaj pyetje dhe vetëm 26% negativisht.
SPAK-u nuk është një instucion politik, e për rrjedhojë përkrahjen ndaj prokurorëve të tij nuk mund ta përkthejmë në përkrahje elektorale. Në fakt, shumica dërrmuese e të anketuarve që e donin rikandidmin e prokurorëve të SPAK-ut ishin ose votues të PS-së ose të partive të vogla.
Por pyetja për personazhin zyrtar/politik të vitit që bëra në sondazhin e JAVANEWS gjatw fundjavës hedh dritë politike tek 72-përqindëshi që përkrahte prokurorët e SPAK-ut në pyetjen e mësipërme.
Kryeprokurori Dumani rezultoi personazhi i vitit me një kuotë sa dyfishi i Ramës dhe sa katërfishi i Berishës. Dhe ndër ata që zgjodhën Dumanin si personazh të vitit (e jo Ramën, Berishën apo ndonjë tjetër) kishte një përzjerje të anketuarish që nuk kishin votuar fare vjet me disa që kishin votuar për kryebashkiakë të Ramës, pak që kishin votuar për kryebashkiakë të Berishës, dhe disa që kishin votuar për kandidatë të tjerë. Përkrahjen për personazhin e vitit Ramës dhe Berishës ia dhanë vetëm simpatizantët më të zjarrtë të tyre.
Kuptohet që përkrahja për Dumanin nuk është politike (sepse SPAK-u që ai drejton nuk është një institucion politik), por mesazhi i kësaj përkrahje është politik. Përkrahësit më të vaktë të partive të vjetra janë tejngopur me korrupsionin e partive për të cilat kanë votuar ndër vite, dhe tani ata përkrahin drejtuesin e një institucioni që po e godet fuqishëm korrupsionin e politikanëve më të lartë të partive të vjetra.
Mbetet të shihet se sa do të jenë në gjendje partitë e reja të ecin në brazdën elektorale që u ka hapur SPAK-u…
Po ca thua o zaloshnja , megjith respektin e padiskutueshem qe kam per ty , nuk eshte logjike ta shtrosh problemin keshtu .Po te ishte Spaku parti politike do vleresohej nga faktore te tjere qe prokuroret e spakut mund te mos marrin note kaluese nga populli.Le te bejne ate pune qe kane dhe qe po e bejne mire dhe mos u hap oreksin te turren nga politika.
Spaku është i mirë për misionin që ka, zoti Zaloshnja, ai duhet të vazhdojë rrugën e nisur. Natyrisht, ju doni t'a nxirrni nga shinat duke bërë supozime si ky juaji, sepse nuk po ju zë gjumi derisa t'a përzieni dhe bëni njësh me politikën. Është për t'u habitur kur njerëz të shtypit, të cilët duhet t'i kuntribuojnë ndarjes së qartë të pushteteve, si përpjekje për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë tek ne, shkojnë dhe bëjnë analiza akrobatike duke përzier grurin me egjërin dhe bërë kokteil me pushtetet në këtë vënd.
O Zaloshnje si nuk ke iden e politikes , na e beni kete Dumanin sikur e çliroi Shqiperine , po ky Duman ne kohen e saliut gjykoi 21 Janarin , nuk e kuptoj keq dashamirsin tuaj si ishte dhe si u be Shqiperia , ju kane plasur syte qe nuk e shikoni dhe nuk kuptoni .Pika analistqener qe jeni .