E shohim plagën e madhe të Parashqevisë: Është djali i saj!

17 Dhjetor 2024, 16:02Blog Nga Alba Malltezi

E shohim plagën e madhe të Parashqevisë: Është djali i

Të na falin të gjithë shqiptarët për skizofreninë tonë mediatike në rastin e Parashqevi Simakut. Sidomos, që ende në 30 e ca vite të medias së lirë nuk kemi gjetur mënyrën e duhur, elegancën e duhur, taktin e duhur për të dhënë në publik një lajm të trishtuar, të vështirë. Ekzistojnë kode etike se si duhet të sillet një gazetar, por të gjithë i shkallmojmë e bëjmë sikur fajin e kanë rrjetet sociale që kanë kapërcyer çdo cak dhe na konkurrojnë. Gjejmë çdo lloj justifikimi për të shfajësuar veten dhe harrojmë se kultura e mirësjelljes, e respektit, e njerëzillëkut është e vetmja që duhet të gjejë vend mes nesh, në media, në politikë, në shoqëri, duke sjellë atë që duket se e kemi harruar ose degdisur diku pa kthim: Qytetarinë.

Por ndodh, që në brutalizmin e realitetit, të ngjarjeve dhe të rrethanave, kush dëshiron dhe kush ka sy, arrin të shohë. Dhe në intervistat gati Live mbi këngëtaren tonë të madhe, besoj se çdo nënë pa dhe njohu dhimbjen e një nëne për djalin e saj. “Po pres avokatin, - tha, ndërsa bashkëatdhetarja jonë i jepte një buzëkuq Dior për ta zbukuruar. Dhe me aq pak sa u pa, me aq pak sa tregojnë mes veprave të tyre “heroike” për ta shpëtuar, kuptohet se këngëtarja ka një plagë të madhe: Atë të humbjes së kontaktit me djalin e saj. Dhe nga ana tjetër, ne nuk dimë asgjë për djalin dhe gjysmën tjetër të familjes së saj. Ne të gjithë nuk dimë, nuk njohim asgjë. Prandaj nuk mund të gjykojmë. Duhet të lutemi e të presim që kush sot është afër saj të dijë të sillet me delikatesën dhe rëndësinë që kjo histori kërkon. Të jetë i vendosur si një kirurg, por po edhe aq delikat.

Është e qartë se dhimbja e një nëne për fëmijën e saj e kapërcen faktin e të qënit divë, e famshme, artiste, politikane, shkencëtare... Prandaj, pa e gjykuar, pa i kujtuar të shkuarën e saj të famshme apo jo, dhimbjet apo fitoret në rininë e Shqipërisë komuniste, pa ia rënditur e numëruar sot sikur duhet t’i paraqisim asaj faturën që nuk ja kemi dhënë as politbyrosë, të përpiqemi ta ndihmojmë në këtë plagë gjigande të saj e të kuptojmë se a është e mundur që një nënë të bashkohet me djalin që sot nuk e ka në krah?

 

8 Komente

  1. M
    Mitralozi

    Foli gruaja e hajdutit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mondi

      Fole ti hajdut bythqire

      Përgjigjjuni
      1. e
        em

        po boll moj me kete histori se na vjen per te vjelle.Lerini njerzit te bejne cte duan ne jeten e tyre aq me teper kur kane se kush te kujdeset.U cuat te gjithe sikur ju nxorri vullkani me llum

        Përgjigjjuni
      2. M
        Munika

        Na cate byfhen me keto sentimentalizma bordellosh. Djali eshte 30 vjec dhe I di vet detyrat e tij ndaj prinderve.Keto jane pune qe i perkasin personit e jo medias e cila pO i hedh kripe ne plage. Boll qelbesira qe s'po ngopeni me fatkeqesine shqiptare!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisniku i Freskut

          Une shpresoj se artisti Edi Rama do ta sjelle kengetaren tone te dashur te rinise ne Tirane dhe t'i jape shtepi dhe Pension Special, perpara Festivalit te sivjetshem te Kenges ne Radiotelevizion.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjola

            Te lumte Alba ! Me patjeter ajo nene duhet te qetesohet me nje psikolog te mire , qe gradualisht ta takoj djalin e saj.Djalit te saj duhet bere e ditur qe duhet te takoj te jemen .Sa ta takosh se e ke mama ti thone dhe do te shikosh pune tende .Problemi eshte delikat , por do dashuri dhe take per te dy ,ne vecanti per Parashqevin do shum kujdes qe te Mos lendohet por ta bejne optimistic. Ndihma eshte nje psikolog I mire urgjent. Nje njeri te sakte per shoqeri ose ta aktivizojne ne ndonje pune te thjesht qe te ndjehet e vleresuar ,.Malli per femijen te derrmon ! Uroj te gjej paqe !

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Shume mire qe Malltezji e paska zbuluar hallin e madh të Parashqevise: Djali! Por varet se nga ç'kend e sheh problemin. Se ja, a mos valle ishte më e vogël plaga e nënës së saj që për 20 vjet nuk dinte se ku ishte, dhe a jetonte vajza e saj, e cila vdiq më atë brengë në shpirt?! Se normal që mund të pyesim: Po Parashqevia a kishte ndonjë detyrim për nënën, sa që gjallë, njejte si i biri i saj duhet të ketë për të në këtë rast?! Nuk është kaq i thjeshtë problemi i saj, pavarësisht empatisë që mund të kemi për të, në radhë të parë si njeri.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bumbum..bum

                Do foli dhe kjo zhaba . Po rri moj qorre se nuk I lan dot hajdutlliqet duke u tregu humanitare me llafe. Bib.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje