“Unë jam Zoti juaj më i lartë!”

19 Dhjetor 2024, 09:14Blog TEMA
“Unë jam Zoti juaj më i lartë!”

Nga Namir Lapardhaja

Idhujskalitës!

Popujt paganë, nevojën për adhurimin e idhujve e manifestonin edhe te krijimi i tyre prej frutit të hurmës. E krijonin me tulin e saj, i përuleshin dhe i luteshin sipas nevojës. Pastaj, kur niseshin për udhëtim dhe i merrte uria, e hanin.

M’u kujtua ky detaj kur dëgjova një riosh, i cili shprehej si idhulli i tij në politikë është Sali Berisha. Përpara tij një e re që e ndante historinë në dy epoka, në para dhe pas Edi Ramës. Për të mos folur për zëvendësin e Metës në krye të partisë, i cili, po ta vëresh me kujdes, në mimikë dhe lëvizjen e buzëve, në mos edhe ndarjen e fjalëve në rrokje, kopjon ekzaktësisht shefin e tij.

Ky venerim i të rinjve për liderët e partive politike hedh në kosh filozofinë e së majtës për mitin e rinisë si sjellës të ndryshimit dhe të progresit. Nuk qenka punë të rinjsh. Ashtu siç nuk mund të jetë as çështje të vjetërish, sepse përndryshe nuk do të kishim veteranë që dje i kërkonin Bashës t’i tregonte vijat e kuqe Berishës, ndërsa sot i thonë Berishës që ke gabuar me mbështetjen ndaj Bashës.

Me sa duket, politika shqiptare prodhon me tepri paradokse të tilla dhe ka treguar se, nëse do të trokasësh në dyert e saj, duhet të lësh te porta hyrëse dinjitetin, moralin, kurajon, guximin, koherencës, mendimin, idetë, nuk duhet të shohësh, të dëgjosh apo të flasësh ato që nuk i pëlqejnë shefit, por duhet të jesh vigjilent dhe gjithmonë një hap përpara për t’i lexuar mendimet. Fiks si ai zyrtari në një institucion vendor në një qytet muze, që çdo mëngjes i zinte ‘pusi’ gruas së shefit dhe interesohej për eprorin e tij: “I piu sot shefi ilaçet e diabetit?”

Nuk mund të shpjegohet ndryshe as pse komunizmi ishte aq i dhunshëm dhe aq kriminal në këtë vend, duke dhënë kontribut një shoqëri e tërë për të krijuar një diktator të përbindshëm dhe të papërmbajtshëm.

Është kjo lloj sjellje hipokrite dhe servile, është kjo mungesë dinjiteti dhe kurajoje, është kjo miopi dhe mungesë vizioni për të ndërtuar institucione të forta dhe jo liderë të tillë, ajo që e ka dëmtuar më së shumti politikën në Shqipëri.

Dhe pastaj të mos çuditemi ndonjë ditë kur të na dalë Berisha dhe Rama e të na thonë secili sipër mënyrës së tij: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!”

16 Komente

  1. r
    renato

    Namir Laprdhaja se bashku me disa fshatare si puna e nje fare (fshatari kulak)Erm...... Peqi dhe disa te tjere qe fatkeqesisht kane mbaruar per gazetari ,jane filizat e rrinj te Lulezim Bashes,duke propaganduar per te vdekurin politikan Lulezime Bashen.Po ti ndjekesh me vemendje kane nje dite qe bejne bilançin se sa kane kontribuar per Lulin ne dritaret e kazanit mediatik.Nje nga arsyet se perse ne Shqiperi nuk ndertohet ekonomia e tregut dhe kapitalizmi eshte se sistemin nuk e ka ne dore qytetaria por fshataresia koperativiste duke lene pak mjeker dhe duke prostituar tere diten e naten neper studiot dhe ekranet e kazanit meditik. Ndaj edhe sistemi kapitalist do shekull qe te instalohet ne kete vend ku 2/3 e popullsise neper qytete kane zaptuar ato duke u gedhire qytetare ,pa vizion,pa artikulim te fjales duke na pezmatuar ne rrjedhen e monotonise se ky vend nuk behet . Kjo eshte fatkeqesi shoqerore ku ne na ka ikur jashte kufive te vendit, intelektualizmi dhe qyteterimi e per rrjedhoje me keta fshatare te mbetur mundet qe vetem te bejme ndonje reforme agrare drejt sistemit qe lam pas ,por kursesi shoqeri te emancipuar te ekonmise se tregut dhe me nje sistem te paster kapitalist.Padyshim qe qeveria e simulon kete gjendje shoqerore sepse ndihet komode e vite drite large ketyre kulakeve qe duan te ndertojne sistemin kapitalist me fshtaresine kooperativiste qe kane zaptuar çdo institucion,media dhe rruget e kryeqytetit duke iu mbushur mendja se keta jane e ardhmja e Shqiperise, tashme e kthyer ne nje bordello te madhe ku ç'fryjne epshet e tyre lloj lloj fshatari e maloku duke na dhene receta per jeten ne dritaret e kazanit mediatik.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Renato të falenderoj shumë për këtë që ke shkruar.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Barbys

        I ke thene te gjitha Renato,nuk te shtoj asnje presje. Frika ime eshte qe kjo situate eshte e pa kthyeshme. Pra duhet te pershtatemi ose te reagojme kjo eshte dilema.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lami

          Namir xhananin e ke përshkruar shumë saktë! Po a ja vlen të merresh me një individ mediokër, që për të vetëmin talent ka konkurencën në garën e llomotitjeve idiotike me Spartak Ngjelën??!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolegu i SPAK

            Ku i ke kulaket në 2024 aman?? Sot komandon kush ka paranë! Shiko nivelin e deputetëve pastaj gjyko fshatarët që "zaptuan" qytetin?? O komunist bq lushishteje në kapitalizëm njerëzit levizin sipas nevojës apo deshe ne rrine në male si ne kohen e Enverit??

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vicisdoli

            Namir nje gje ngaterrron ti , kta te PeDese kan goditje ne tru te vogel ose kane copa muti kur vjen puna per Salihin e venereojn si yll hollivudi, kurse te majtet si rruhet kari njeriut per Ramen mjafton te bej detyren po e dhjeu e hedhin ne kosh

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mesuesi

              Namir , reagimi I Renatove , fundrrinave trushplare e leifenisto-komunisteve , per Ju , me siguri , eshte I pritshem , prandaj vazhdoni ... Ju e dini : per skllavin e ardhur nga viset enveriste dhe per keta qe Po ngjizen ne spoken berishiste , hapsira , liria Jane te huaja ... Sipas kesaj race : ekonomia e tregut , liria , demokracia Jane ekskluzive dhe prone e enveristo-berishisteve , Jo e bijeve te kulakeve . Kaq mjafton dhe teperon ...

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roçka pe korçe

                mediet shqiptare jsne kthyer ne kazane te çpuar, rrangalle te neveriteshme

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Roçka pe korçe

                  mediet shqiptare jsne kthyer ne kazane te çpuar, rrangalle te neveriteshme

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roçka pe korçe

                    mediet shqiptare jsne kthyer ne kazane te çpuar, rrangalle te neveriteshme

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Roçka pe korçe

                      mediet shqiptare jsne kthyer ne kazane te çpuar, rrangalle te neveriteshme

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Roçka pe korçe

                        mediet shqiptare jsne kthyer ne kazane te çpuar, rrangalle te neveriteshme

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Intelektuali i vertete

                          Kjo kategori servilesh qe kane shtremberuar shtyllen kurrizore duke u lepire para shefafe te tille paranojake na kane marre ne qafe te gjithwve ne. Mireketa tipa princash qe kane qef te na shtypin, por cuditem prej disave qe e mbajne veten per intelektuale dhe jane kthyer ne bythelepires dhe duartrokites per nje karrige deputeti. Turp! ......

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            saliu duhet te shpallet terrorist

                            Fshatare fshatare,por jane ber milionere,gangstere dhe qytetaria ka rene ne gjunje e ne gjume nga bashkepunimi i ketyre fshatareve politikane dhe grupeve banditesh fshataresk.Nuk mbahet familja e malokut komunist sali ku familja e tij pa asnje talent e aftesi jane ber super milioner nga babai tyre vampir,shiko familjen daun te fshatareve monika ilir,apo muli qe zbriti nga pema,edhe ne keto rruge te shtruara nga saliu e fatosi po ecin edhe brekgrisurit e rames qe po pushtojne e vjedhin ato qe lane cecenet e saliut pa pushtuar

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              faktet jane fakte

                              personi Djathtas - ka qene 5 vjet President e 8 vjet Kryeminister (gjithsej 13 vjet ne Pushtet) / personi Majtes - ka nga 1998 ne Pushtet si Min. Kulture, Kryetar Bashkie Tirane e Kryeminister (aktualisht 26 vjet ne Pushtet) Tani kuptojeni vete ku e keni ate, Zotin e ketij Namir Lapalase...

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pjeshka

                                Lexo doracin , Namo . Tulipan fallco . Arogant me te ftuarit ne salla . Mburravec kulmor ne paraqitje , nje kopje e Enverit - ne look . Nje sahat i kurdisur Skerdi , mburret . Veçmas , hurëma ka shie .

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje