
Teksti që kryeministri Edi Rama kishte përgatitur dhe e lexoi në Parlamentin e Kosovës, në takimin e përbashkët të të dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, do të duhej të ishte bërë temë diskutimi në nivel ekspertësh të gjeostrategjisë, të sigurisë kombëtare dhe të intelektualëve të të dyja anëve të kufirit, sepse, në atë tekst, Kryeministri i Shqipërisë, nga Prishtina, artikuloi disa teza kyçe që janë me rëndësi për perspektivën europiane të kombit shqiptar i cili, aktualisht, gjendet, në masë të madhe, veç të tjerash, edhe në dy shtete, në Shqipëri e Kosovë.
I konceptuar si një platformë gjithëpërfshirëse, ai tekst ishte ndërtuar me një kujdes të madh dhe zhvillohej si një zgjerim i platformës së hershme e të formuluar thjesht nga një prej politikanëve më të mëdhenj shqiptarë, Ibrahim Rugova, i cili, siç kujtoi në atë sallë Rama, pat bërë deklaratën monumentale « Objektivat e përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë janë integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës e të botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane ».
Pikërisht kjo pikënisje apo ky çelës i organizimit të tekstit e mbante Edi Ramën larg anësive apo keqkuptimeve që mund të lindnin në një rast të tillë dhe ua hiqte mundësinë edhe detraktorëve të tij që të shpallnin se ai po merrte rolin e mësuesit dhe të tjerët automatikisht të nxënësit. Kryeministri Rama paraqiti arritjet e Shqipërisë dhe përmendi sidomos faktin se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë vendi ku NATO e BE po kryejnë tani edhe aktivitetet e tyre të mëdha, si për t’iu përgjigjur kështu Rugovës se amanetin e tij, kjo pjesë e shqiptarëve, e ka mbajtur. Në fjalën e tij ai, ashtu siç pat bërë në Beograd, kur deklaroi në sy të Vuçiçit se Kosova është e pavarur dhe ju duhet ta njihni atë, edhe këtë radhë u sugjeroi vëllezërve të Prishtinës që ata të ngrijnë dialogun me Serbinë dhe të zgjedhin si partner të dialogut BE-në dhe SHBA-të, por duke u zotuar që të zbatojnë pa asnjë kusht rekomandimet e tyre. Dhe e fundit ishte qëndrimi dinjitoz për drejtuesit e lartë të UÇK-së.
Denoncimi dinjitoz që i ka bërë Rama Gjykatës Speciale është një gjë e njohur. Angazhimi i tij për të mos linçuar drejtuesit e lartë të Kosovës, po ashtu njihet, ndërsa artikulimi i kësaj çështjeje edhe në Parlamentin e Prishtinës e prishi status-quonë e papranueshme që është krijuar në politikën e Kosovës dhe sugjerimi i tij për t’i dalë në mbrojtje atyre burrave si një trupë e vetme politike shqiptare ishte një propozim dinjitoz dhe krejtësisht i paanshëm.
Teksti i Edi Ramës na zbuloi edhe një defekt që kemi ne shqiptarët në hapësirën ballkanike, që është mungesa e kohezionit politik e kombëtar. Ne nuk kemi një strategji të përbashkët kombëtare. Kjo sëmundje e vjetër që u kristalizua që në fund të shekullit të XIX e në fillim të shekullit XX, krijoi një hartë jo të bashkimit kombëtar por të përçarjes kombëtare. E gjitha kjo ndodhi sepse shqiptarët dhe elitat e asaj kohe nuk kishin një Perëndi të vetme ku të faleshin por i mbështesnin shpresat e tyre te fuqitë e jashtme. Italia, Austro-Hungaria, Serbia, Greqia ishin vatrat që mbanin ndezur ambiciet e elitave politike shqiptare për të realizuar Pavarësinë. SHBA-të që u shfaqën në fillim të shekullit XX dhe elitat politike që erdhën prej andej, nuk patën jehonë dhe nuk zunë vend në moçalin e politikës shqiptare.
Pastaj erdhi diktatura, mbyllja. Pas viteve ’90, duket sikur janë rizgjuar edhe njëherë qelizat e asaj përçarjeje. Edi Rama është i vetmi udhëheqës shqiptar që nuk e ka lëkundur bindjen e tij dhe aleancën me SHBA-të dhe me Europën. Falë kësaj bindjeje ai sot është partneri më i besueshëm që kanë pasur ndonjëherë SHBA-të dhe BE-ja në Shqipëri dhe falë kësaj vetëdijeje e kësaj bindjeje, ai shqiptoi në Prishtinë tezën e ndërtuar nga Rugave se shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë duhet të bashkohen në BE dhe në aleancë permanente me SHBA-të.
Llapisti me i madh, te shkruaj perdite mediat do qelbeshin shume e shume me teper se deri me sot.
Yzeiri, duke humbur inteligjencen dhe memorien minimale, shkon dhe rreshtohet qorrazi ,ne krahun e nje demagogu trivial te pa cipe. Gjykata europiane e Hages, qe ka treguar, nje paraqitje dinjtoze duke denuar ne menyre shembullore kriminelet e luftes, serb, boshnjak, kroat etj, kur vjen puna tek te akuzuarit per kriminele lufte komandante te UCK-es, Edi Rama, hiqet sikur i ka mbajtur pishen atyre gjate gjithe kohes se luftes dhe jo sikur ka qene ne emigrante, apo jetuar ne Shqiperi, guxon dhe del si kaposh i shemtuar maje plehu duke thene :Gjykata e Hages e ka gabim, se bashku me Brukselin, qe nuk nderhyn ne kete gjykate, mbas kesaj kakarasije te percart te ketij lloj piktori, ndodhur si kryeminister. Po ky piktor para disa vjetesh, drejtonte fjalet me ndyra, karshi ikones se politikes kosovare dhe asaj te Ballkanit, Ibrahim Rugoves. Dhe te gjitha keto pirueta vulgare ky i ben, per tu dukur si patriot i cartur i gjithe treves shqiptare.
Te lumte Ilir ! Lum kush punon per vendin e tij .Mjere Ata qe vetem llapin per vendin e tyre per keq ,nuk u ngopen se vjedhuri dhe shkaterruar kete vend .
Kryeministri Edi Rama ne fjalën e tij ne Kuvendin e Kosoves, nuk gaboi asgjë dhe qëndronte gjithçka qe e tha me dashuri te madhe shqiptare, por, i dolën perballe shqiptaro-jugosllavet e rinj te LVV qe e duan Shqiperine dhe popullin shqiptar nen këmbët e çizmes se tyre shqiptaro-titiste... Mire, ore, zotrote, Ilir Yzeiri, po, pse po provoni kot se koti te na shisni “dushk per gogla”!... Mos u merrni me rrena te trasha se “këshillat” e te “mëdhenjve” si Rugova dhe bashkepartiakeve te tij LDK, s’i duhen kerkujt, absolutisht! Shqiptaret, edhe sot ne Kosoven e tyre po e vuajnë te zitë e ullirit po prej LDK
Kryeministri Edi Rama ne fjalën e tij ne Kuvendin e Kosoves, nuk gaboi asgjë dhe qëndronte gjithçka qe e tha me dashuri te madhe shqiptare, por, i dolën perballe shqiptaro-jugosllavet e rinj te LVV qe e duan Shqiperine dhe popullin shqiptar nen këmbët e çizmes se tyre shqiptaro-titiste... Mire, ore, zotrote, Ilir Yzeiri, po, pse po provoni kot se koti te na shisni “dushk per gogla”!... Mos u merrni me rrena te trasha se “këshillat” e te “mëdhenjve” si Rugova dhe bashkepartiakeve te tij LDK, s’i duhen kerkujt, absolutisht! Shqiptaret, edhe sot ne Kosoven e tyre po e vuajnë te zitë e ullirit po prej LDK
LDK ka qene parti e Formular nga projugosllavet dhe te afermit e tyre.Kur e moren programin e LDK ,u larguan shume shpejte,intelektual dhe patriot,Rexhep Qosja,Milazim Krasniqi…..LDK dhe pjella e sajeVV jane per nje Kosove mbrenda Serbis.Asnje ldkeist dhe Vvist nuk do maredhenie me Shqiperine.
Ky ilir jevgu te keput ne sum't me analizat e tij! I ka keput dhe nje mjeker edhe ta shpif kokrra e jevgut!
Ore ti i mençem me pseudonimin "nje kryeminister prej koti"se edhe vete pseudonimi te le te kuptoshe se kush je dhe çfar ben por megjithate dua te te pyes: Sikur me nderhyrjen e te treteve te vinin ne shtepine tende dhe te benin masaker ti si do tu pergjigjeshe dhe pse.( Kujto serbomedhenjte,kujto te kaluaren ne bashkejetese po themi serbi kosova ,kujto çfar kane bere serbet me çfarrosjet etnike,kujto shume gjera po pate pak tru dhe pastaj mendo ne se di gje per veprimet e U;C:K-se ne kosove.mendo vrasjet ne Tirane kujto furnizimi i serbeve me korburant nga shqiperia etj:Pastaj fol per gjykaten e Hages se çfar ka bere dhe çfar po ben .Edepsez pa kufi dhe joshqiptar.Drejtusit e luftes ne Kosove me patjeter duhet te zene vendin ne tribunenen e popullit duane apo nuk duane berishleret e te dy aneve kosave -shqiperi.
Rama ne fjalen e vet ne Kuvendin e Prishtines tregoi qe eshte nje shqiptar i madh se i tille eshte te tilla i ka pas fjalet dhe qendrimet ne vazhdimesi. Kush shprehet dhe mendon ndryshe nga sa tha le te vazhdoje te kendoje me lahute kenge epike per lavdine e nje idioti si Albin Kurti maje malit ne pritje te balozit te zi qe nuk e di ku eshte e nga vjen se do ja shihni hajrin idiotizmave te tij. Bota i thote ja ku e ke axhenden e veprimeve e te qendrimeve atij i punon ora ne shekullin e kaluar dhe vazhdon kendon konge te vjetra trimerie qe kishin kuptim per kohen e tyre. Lider idiot dhe nje parti e qeveri idiote qe po terheqin zvarre nje popull te mire, puntor dhe patriot, te cilit duhet ti dale pija qe u japin te pije mengjes dreke darke kjo fare idiotesh dhe antishqiptaresh.