
Qysh prej herët këta morën në duar kalendarin e të keqes dhe i zgjodhën ditët ‘për me i nxi’…
Sot është një ditë para ‘Natës së Krishtit’. Do ta nxijnë, do të bllokojnë rrugët në çdo ‘kryq’. Mijëra qytetarë shqiptarë do të ngecen në rrjetën e bllokimit ‘të zotit të keq’. Janë nisur nga anë e anës për t’iu bashkuar familjarëve, të tjerë kanë mijëra punë e detyrime familjare që t’i mbyllin në vigjilje të festave… Shumë e shumë të tjerë kanë thjesht lumturinë që të festojnë për Ditën e Krishtit dhe për Vitin e Ri.
Në çdo kryq rruge sot do të ketë bllokim. Këta thonë ‘3 orë’, por në jetën e njeriut i marrin jo veç 3 orë. Në çdo kryqëzim të keq kombi ynë ka provuar se ka humbur shumë jetë në përpjekje me ‘djajtë e vet’.
Vendimi për të bllokuar kryqëzimet është marrë në njërën nga Partitë Demokratike, bash në atë thelbin anti-krisht dhe anti- njeri që i shkaktoi vetëm dhimbje vendit dhe njeriut.
Kështu e nisi kjo celulë, qysh para ditës së parë:
31 mars 1991.
Sot është dita e parë e votimeve pluraliste. Por sot është e Diela e Pashkëve Katolike. Kurrë nuk u lejua, katër dekada e ca. Dom Simon Jubani dha meshën e parë, por pa asnj 137rin nga PD. Nuk durohet as dhunimi as kryqëzimi i kësaj dite. Po duam të shkojmë në botën e qytetëruar, por askush në botën e qytetëruar nuk e zë me politikë ditën e Krishtit. Ne dhamë sinjal të dyshimtë. Vetë PD e kërkoi me ngulm këtë ditë te Presidenti i Republikës. Antikrishti që në themel. (E pashë shtetin duke rënë)
19 shkurt 1993, presidenti turk Ozal viziton Tiranën.
Lajmi i keq: Me rastin e vizitës së presidentit të Turqisë, në sallën e madhe të Pallatit të Brigadave u hoq busti i Gjergj Kastriotit- Skënderbe. U hoq pak para darke. Busti i Heroit Kombëtar ndodhej aty që nga dita e ndërtimit të Pallatit Mbretëror. Presidenti turk nuk e kishte kërkuar largimin e bustit. Lajmi nuk u përgënjeshtrua nga Presidenca. ( Po aty)
23 janar 1996:
Nesër në 24 janar pritet që vendin tonë ta vizitojë i pari president kristian, presidenti i Hungarisë Arpad Gocz. Deri më tani presidenti ynë ka takuar presidentë nga Malajzia, Libia, Bahrejn, Irani, Kuvajti, Arabia Saudite. (Pak më parë zyrën e presidentit e kishte vizituar vetë Osama Bin Laden, që u shpall lider i terrorizmit Islamik kundër botës perëndimore).
A ka kuptim politik vizita e presidentit të Hungarisë, 3 vjet pas vizitës së presidentit të Turqisë? Të dy shtetet ishin dy Imperatori. Të dyja kanë në mes heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Por në sense të kundërt.(Gazeta KJ)
14 gusht 1994:
Presidenti urdhëron që nesër, në 15 gusht të nisë gjyqi kundër ‘5 krerëve të Omonias’, organizatë politike e minoritetit grek në Shqipëri. Çdo gjë e urdhëron presidenti. Ai nguli këmbë ‘në 15 gusht gjyqi’.
15 gushti, dita e Shën Mërisë u zgjodh si sfidë kundër pesë të Krishterëve Ortodoksë, mediat e venmdit6 dhe greke ngritën zërin në qiell. Shteti vendosi që, simbolikisht, ditën e Shën Mërisë ta varë si litar para syve të të Krishterëve.
28 Janar 1997:
Freno kalin zoti President. Dy herë u kryqëzua si Krishti dhe u dogj Shqipëria nga PD, herën e parë kur erdhi dhe hera e dytë kjo e tanishme kur po shkon. (E pashë shtetin duke rënë)
1 mars 1997:
Nata e djeshme ishte e tmerrshme. U gjakos populli i dashur i Vlorës, u flijuan jetë njerëzish… Kur kriminalizohet shteti, është shumë vonë për të folur me Zotin. Është shumë vonë për të shkuar deri atje…( Libri)
Sot përsëri 23 dhjetor:
Ditën para Natës së Krishtit po bllokojnë rrugët e zemrës së vendit, kryqëzim. Janë po ata, po ata! Sa shumë paskan qenë! Apo ‘zoti i keq’ i shumëfishon hijet?
Fara e keqe turke ka qelbur,qelb e do te qelb edhe per shume shekuj ate vend te mjer.....allah uakbar
Keta qe do bllokojne kryqat e rrugeve nuk kane kryq,keta jane kryqezatat e saliut qe duan gjakderdhje e shkatrrime e vjedhje,ashtu sic kane ber ne keto 30 vjet,dhe e cuditshmja eshte se protestojne te gjithe milioneret e tokave te xanuna me shprese se ka ngele ndonje toke pa u xane
Paraaktet . Fjalë tragjikisht aktuale. Fjalët e thëna nga zëdhënësi i ISIS, Ebu Muhamed el-Adnani el-Shami në vitin 2014 : “Mbytni jobesimtarët në cilëndo mënyrë, amerikanë ose evropianë, australianë apo kanadezë, duke përfshirë edhe qytetarët e vendeve që hyjnë në koalicion kundër Shtetit islamik, dhe sulmoni civilë____@[…] Nëse nuk jeni në gjendj__e të gjeni një armë zjarri, merrni një gur dhe atë, çani kokat e të pafeve, therini me thikë, shtypini me makinë, hidhini nga një shkëmb, ose helmojini dhe mbytini. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni gjithçka, digjini shtëpitë e tyre, bizneset e tyre, fushat e tyre”. Fjalë tragjikisht aktuale.
Injorojini, mos shkoni në të tilla protesta që synojnë të realizojnë gjysmat e opozitës, do ju vrasin dhe do ju vijnë në varrim. Këtë bën Sala, vrau Azemin dhe tani e quan hero. Ruajuni nga vrasësit e demokracisë.
Dhe kush shkruan per KRISHTIN , ky bashibozuk i diktatures , qe ishte nje nga me te devotcmit farisenje qe realizuan mbylljen e Kishave dhe Xhamijave ne kohen e diktatures.